{"id":279726,"date":"2022-08-24T15:50:01","date_gmt":"2022-08-24T13:50:01","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=279726"},"modified":"2022-08-24T15:50:01","modified_gmt":"2022-08-24T13:50:01","slug":"pasaportat-e-arta-ish-ministri-i-brendshem-nuk-e-kemi-luksin-e-devijimit-nga-be-interesi-i-nje-investitori-per-shtetesine-shqiptare-nuk-lidhet-me-te-por-me","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/pasaportat-e-arta-ish-ministri-i-brendshem-nuk-e-kemi-luksin-e-devijimit-nga-be-interesi-i-nje-investitori-per-shtetesine-shqiptare-nuk-lidhet-me-te-por-me\/","title":{"rendered":"\u201cPasaportat e arta\u201d, ish-ministri i Brendsh\u00ebm: Nuk e kemi luksin e devijimit nga BE! Interesi i nj\u00eb investitori p\u00ebr shtet\u00ebsin\u00eb shqiptare nuk lidhet me t\u00eb, por me\u2026"},"content":{"rendered":"<p>VALENTINA MADANI\/ Ish-ministri i Brendsh\u00ebm Sand\u00ebr Lleshaj ka komentuar n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cPanorama\u201d ligjin e dh\u00ebnies s\u00eb shtet\u00ebsis\u00eb shqiptare \u00a0p\u00ebr personat e huaj q\u00eb do t\u00eb investojn\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb.<\/p>\n<p>Lleshaj thekson se interesi i nj\u00eb investitori p\u00ebr pasaport\u00ebn shqiptare nuk lidhet me t\u00eb, por me di\u00e7ka tjet\u00ebr. Ai shton se hartuesit e k\u00ebtij ligji mund t\u2019i ken\u00eb b\u00ebr\u00eb llogarit\u00eb e gabuara, pasi kjo metod\u00eb nuk mund t\u00eb sjell\u00eb ndonj\u00eb \u201cboom\u201d ekonomik apo p\u00ebrthithje t\u00eb investimeve t\u00eb huaja.<\/p>\n<p>Si e konsideroni projektin e Kryeministrit Rama p\u00ebr dh\u00ebnien e fuqis\u00eb s\u00eb pasaport\u00ebs shqiptare n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb investimeve t\u00eb huaja?\u00a0Kjo nism\u00eb, a p\u00ebrb\u00ebn rrezik p\u00ebr vendin ton\u00eb, ku mund t\u00eb futen spiun\u00eb t\u00eb kamufluar n\u00eb Shqip\u00ebri, sidomos nga Rusia?<\/p>\n<p>E kam ndjekur pak k\u00ebt\u00eb diskutim n\u00eb media. Kam par\u00eb se argumenti ky\u00e7 pas k\u00ebsaj iniciative \u00ebsht\u00eb interesi ekonomik q\u00eb pritet t\u00eb konkretizohet n\u00eb investime t\u00eb shtuara nga jasht\u00eb. P\u00ebr arsye se nuk kam pasur as koh\u00eb dhe informacion t\u00eb mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb analizuar k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, po mjaftohem vet\u00ebm me nj\u00eb p\u00ebrshtypje t\u00eb par\u00eb personale. Un\u00eb nuk besoj se pasaporta shqiptare do t\u00eb sjell\u00eb ndonj\u00eb bum investimesh serioze. Dihet edhe prej amator\u00ebve se investimet serioze jan\u00eb rezultat i strategjive ekonomike dhe jo reaksion ndaj ndonj\u00eb politike liberale n\u00eb fush\u00ebn e shtet\u00ebsis\u00eb. Sa u p\u00ebrket spiun\u00ebve rus\u00eb, nuk besoj se ata i ka penguar pasaporta p\u00ebr t\u00eb dep\u00ebrtuar n\u00eb Shqip\u00ebri apo dhe n\u00eb vende shum\u00eb m\u00eb t\u00eb zhvilluara se ajo.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb fshihet pas k\u00ebtij vendimi, a duhej transparenc\u00eb?<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb them n\u00ebse pas k\u00ebsaj iniciative fshihet ndonj\u00eb gj\u00eb. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, nuk besoj te konspiracit\u00eb. E vetmja gj\u00eb q\u00eb mund t\u00eb \u201cfshihet\u201d pas k\u00ebsaj iniciative, jan\u00eb llogarit\u00eb e gabuara apo pritshm\u00ebrit\u00eb e pabazuara t\u00eb autor\u00ebve t\u00eb saj p\u00ebr ndonj\u00eb efekt t\u00eb qen\u00ebsish\u00ebm ekonomik.<\/p>\n<p>Si mund t\u00eb delegohen hallkat procedurale t\u00eb shtet\u00ebsis\u00eb te privati?<\/p>\n<p>Nuk kam par\u00eb ndonj\u00eb delegim atributesh shtet\u00ebrore te privati n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, por as nuk shoh ndonj\u00eb vler\u00eb reale nga angazhimi privat n\u00eb k\u00ebto procedura. Me sa kam kuptuar, roli i privatit do t\u00eb jet\u00eb nj\u00ebfar\u00eb verifikimi paraprak i kritereve t\u00eb integritetit t\u00eb t\u00eb interesuarit, me pages\u00eb nga ky i fundit. Kjo zgjidhje m\u00eb duket pa lidhje. S\u00eb pari, privat\u00ebt, kushdo qofshin ato, nuk kan\u00eb t\u00eb dh\u00ebna sensitive p\u00ebr shtetasit e huaj q\u00eb supozohet t\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb, pasi k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna i disponojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ligjshme vet\u00ebm shtetet p\u00ebrkat\u00ebse, t\u00eb cilat ligj\u00ebrisht mund t\u2019i ndajn\u00eb ato me shtete t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb kushte rrept\u00ebsisht t\u00eb p\u00ebrcaktuara. S\u00eb dyti, p\u00ebrderisa privat\u00ebt do t\u00eb paguhen nga shtetasit e huaj t\u00eb interesuar p\u00ebr pasaport\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb verifikimet e nevojshme, kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ata jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb konflikt t\u00eb qart\u00eb interesi dhe se produkti i verifikimit mund t\u00eb kontestohet.<\/p>\n<p>BE i ka k\u00ebrkuar qeveris\u00eb t\u00ebrheqjen nga skema e shtet\u00ebsis\u00eb p\u00ebr investitor\u00eb q\u00eb, sipas Brukselit, bie ndesh me legjislacionin e Bashkimit Europian dhe p\u00ebrb\u00ebn rrezik p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebr Unionin. A duhet rishikuar ky projekt?<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb pyetja themelore. E gjith\u00eb kjo iniciativ\u00eb duket se synon t\u00eb siguroj\u00eb investime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb Shqip\u00ebri, duke k\u00ebmbyer fuqin\u00eb dhe atraktivitetin e pasaport\u00ebs shqiptare, me nj\u00eb investim t\u00eb caktuar nga marr\u00ebsi i ri i saj. Por k\u00ebtu duhet t\u00eb jemi shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb dhe shum\u00eb t\u00eb ndersh\u00ebm. Interesi i nj\u00eb investitori potencial p\u00ebr pasaport\u00ebn shqiptare nuk lidhet me t\u00eb, por me di\u00e7ka tjet\u00ebr. P\u00ebrve\u00e7se pasaport\u00eb shqiptare, ajo \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb \u201cpasaport\u00eb Shengen\u201d. Ndaj vlera dhe interesi real n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb \u201cSH-ja\u201d e dyt\u00eb, Shengeni dhe jo \u201cSHja\u201d e par\u00eb Shqip\u00ebria. N\u00eb k\u00ebto kushte, ne thjesht nuk mund t\u00eb jemi aq \u201csovran\u00eb\u201d sa t\u00eb shesim di\u00e7ka q\u00eb nuk e kemi. Sovranitetin p\u00ebr zon\u00ebn Shengen e kan\u00eb vendet an\u00ebtare t\u00eb saj, ndaj pa konsensusin e tyre, kjo gj\u00eb nuk mund t\u00eb b\u00ebhet.<\/p>\n<p>Shitja e pasaport\u00ebs shqiptare tek investitor\u00ebt e huaj, a \u00ebsht\u00eb \u201cnj\u00eb devijim\u201d nga angazhimi i Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrafruar legjislacionin e saj me BE-n\u00eb?<\/p>\n<p>Integrimi i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian dhe p\u00ebrmbushja e p\u00ebrgjegj\u00ebsive t\u00eb vendit si an\u00ebtar n\u00eb NATO jan\u00eb e vetmja politik\u00eb e jashtme p\u00ebr ne. Ndjekja e politik\u00ebs europiane dhe p\u00ebrafrimi i legjislacionit ton\u00eb me at\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb tashm\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb opsion politik, por nj\u00eb detyrim ligjor. Un\u00eb as nuk mund ta imagjinoj q\u00eb ne t\u00eb mund t\u2019i lejojm\u00eb vetes as edhe nj\u00eb milimet\u00ebr devijim nga ky kurs jetik p\u00ebr t\u00eb ardhmen ton\u00eb, e cila gjithsesi nuk duket se do t\u00eb jet\u00eb edhe aq e thjesht\u00eb n\u00eb kontekstin e zhvillimeve bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>A rrezikojm\u00eb t\u00eb kemi infiltrim t\u00eb krimit t\u00eb organizuar, pastrimit t\u00eb parave, evazionit fiskal dhe korrupsionin n\u00ebp\u00ebrmjet \u201caplikant\u00ebve t\u00eb mundsh\u00ebm nga vendet e treta n\u00eb nj\u00eb skem\u00eb t\u00eb ardhshme shqiptare\u201d?<\/p>\n<p>E thash\u00eb edhe m\u00eb sip\u00ebr se nga kjo iniciativ\u00eb nuk duket se mund t\u00eb pritet realisht realizimi i q\u00ebllimeve t\u00eb mira t\u00eb saj. Dhe p\u00ebrderisa p\u00ebrfitimi prej k\u00ebsaj duket pa gjasa reale, nuk shoh ndonj\u00eb kuptim p\u00ebr t\u00eb insistuar n\u00eb t\u00eb. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi aty ku mungojn\u00eb p\u00ebrfitimet, nuk mungojn\u00eb d\u00ebmet<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>VALENTINA MADANI\/ Ish-ministri i Brendsh\u00ebm Sand\u00ebr Lleshaj ka komentuar n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cPanorama\u201d ligjin e dh\u00ebnies s\u00eb shtet\u00ebsis\u00eb shqiptare \u00a0p\u00ebr personat e huaj q\u00eb do t\u00eb investojn\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb. Lleshaj thekson se interesi i nj\u00eb investitori p\u00ebr pasaport\u00ebn shqiptare nuk lidhet me t\u00eb, por me di\u00e7ka tjet\u00ebr. Ai shton se hartuesit e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":279729,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-279726","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/279726","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=279726"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/279726\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/279729"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=279726"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=279726"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=279726"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}