{"id":279945,"date":"2022-08-26T07:31:26","date_gmt":"2022-08-26T05:31:26","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=279945"},"modified":"2022-08-26T07:31:26","modified_gmt":"2022-08-26T05:31:26","slug":"blendi-fevziu-rrefen-miqesine-me-edvin-shvarc-zbulon-pse-e-larguan-pas-19-vitesh-nga-presidenca-me-thane-ska-njehsuar-diplomen-e-amerikes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/blendi-fevziu-rrefen-miqesine-me-edvin-shvarc-zbulon-pse-e-larguan-pas-19-vitesh-nga-presidenca-me-thane-ska-njehsuar-diplomen-e-amerikes\/","title":{"rendered":"Blendi Fevziu rr\u00ebfen miq\u00ebsin\u00eb me Edvin Shvarc, zbulon pse e larguan pas 19 vitesh nga Presidenca: M\u00eb than\u00eb, s\u2019ka njehsuar diplom\u00ebn e Amerik\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Edvin Shvarc, prej 19 vitesh mbante post n\u00eb institucionin e Presidenc\u00ebs, duke i sh\u00ebrbyer me p\u00ebrkushtim 5 krer\u00ebve t\u00eb shtetit shqiptar, nd\u00ebrsa me ardhjen e Bajram Begajt \u00ebsht\u00eb pushuar nga puna.<\/p>\n<p>Edvin Shvarc \u00ebsht\u00eb djali i p\u00ebrkthyesit t\u00eb madh me origjin\u00eb hebreje, Robert Shvarc, i cili ka sjell\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe kryevepra t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb bot\u00ebrore. Ai mbante postin e drejtorit t\u00eb informimit publik dhe marr\u00ebdh\u00ebnieve me jasht\u00eb n\u00eb Presidenc\u00eb.<\/p>\n<p>Gazetari Blendi Fevziu, student dikur me Edvin Shvarcin dhe mik i vjet\u00ebr, zbulon arsyen se p\u00ebrse ai \u00ebsht\u00eb shkarkuar. \u201cPyeta dhe me thane qe nuk ka njesuar diplomen qe ka marre ne Nju Jork me ate ne Shqiperi. Dhe me sa duket diploma amerikane nuk qenka e vlefshme sa ajo e Tiranes\u201d, shkruan ai.<\/p>\n<p>Sh\u00ebnimi i plot\u00eb i Blendi Fevizu:<\/p>\n<p>Per nje mik te vjeter qe e takoj kaq rralle<\/p>\n<p>Ishte studenti me i heshtur, por padyshim edhe nder me te miret e deges se letersise. Keshtu e njoha ne Fakultet, Edvin Shvarcin, djalin e Robert Shvarcit qe me kishte mahnitur me perkthimet e tij e me vone, kur e njoha, me formimin e tij intelektual. Edvini ishte kurioz, dinte pothuaj gjithcka dhe dilte tej perdes qe mundohej te na ndante nga bota.<\/p>\n<p>Ishte nga ata qe flisnin pak, por edhe nga ata qe nuk e donin komunizmin. Ne 9 Dhjetor 1990 ishim bashke ne demostraten e studenteve tek Liceu Artistik. Njeriu me fjalepak i fakultetit ishte ne rreshtat e para. Po ate mbremje solli ne Qytetin Studenti nje flamur pa yll. Ishte nje flamur i cetave patriotike qe zoti e di si kishte mbijetuar. Ishte flamuri i pare qe studentet valeviten dhe i pari pa yll publikisht pas 46 vitesh komunizem.<\/p>\n<p>Qe nga ajo kohe e pashe pak. Iku ne Nju Jork ku u ridiplomua dhe ku qendroi me shume se 10 vjet. E takoja here here atje. E donte shume Shqiperine dhe i mungonte Tirana. Kete ma thoshte gjithnje. Ne 2002 erdhi te percillte per ne banesen e fundit babain qe nderroi jete. Nje inteletual qe ende sot te gjithe e kujtojne me nderim.<\/p>\n<p>\u2013 Me tha nuk do kthehem me. Nuk jetoj dot ne Nju Jork, e dua shume Tiranen.<\/p>\n<p>Filloi pune ne stafin e Presidentit Moisiu. Qe nga ajo kohe e kam pare shume rralle. Zakonisht ne evente ku ishte prezent. Punoi pa ndalim per Presidentin Moisiu, Topi, Nishani, Meta. Ka 20 vjet ne ate detyre. Nje zyrtar perfekt, nga ata qe kaq shume i mungojne ketij vendi. Nje njeri qe dinte si sahat cdo sekonde te punes se tij. Nje zyrtar qe do ta kishte zili kushdo.<\/p>\n<p>Sot mora vesh qe e kane hequr. Pyeta dhe me thasne qe nuk ka njesuar diplomen qe ka marre ne Nju Jork me ate ne Shqiperi. Dhe me sa duket diploma amerikane nuk qenka e vlefshme sa ajo e Tiranes. Po a eshte diploma kaq e rendesishme per nje njeri qe ka 20 vjet qe eshte ikone e atij institucioni. Nuk e di! Di vetem qe Edvin Shvarc nuk do jete me aty dhe shpresoj qe sdo kthehet me mbrapsht. Ne Nju Jork. Sepse ne pune apo i larguar, ate do ta marre gjithnje malli shume per Tiranen. E do shume Shqiperine.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Edvin Shvarc, prej 19 vitesh mbante post n\u00eb institucionin e Presidenc\u00ebs, duke i sh\u00ebrbyer me p\u00ebrkushtim 5 krer\u00ebve t\u00eb shtetit shqiptar, nd\u00ebrsa me ardhjen e Bajram Begajt \u00ebsht\u00eb pushuar nga puna. Edvin Shvarc \u00ebsht\u00eb djali i p\u00ebrkthyesit t\u00eb madh me origjin\u00eb hebreje, Robert Shvarc, i cili ka sjell\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe kryevepra t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb bot\u00ebrore. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":179810,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-279945","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/279945","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=279945"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/279945\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/179810"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=279945"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=279945"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=279945"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}