{"id":279958,"date":"2022-08-26T08:08:26","date_gmt":"2022-08-26T06:08:26","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=279958"},"modified":"2022-08-26T08:08:26","modified_gmt":"2022-08-26T06:08:26","slug":"gjekmarkaj-thirrje-begajt-zoti-president-ktheje-shvarcin-aty-ku-ishte-korrigjimi-i-gabimit-nuk-eshte-dobesi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/gjekmarkaj-thirrje-begajt-zoti-president-ktheje-shvarcin-aty-ku-ishte-korrigjimi-i-gabimit-nuk-eshte-dobesi\/","title":{"rendered":"Gjekmarkaj thirrje Begajt: Zoti president ktheje Shvarcin aty ku ishte, korrigjimi i gabimit nuk \u00ebsht\u00eb dob\u00ebsi"},"content":{"rendered":"<p>Andi Bejtja dhe Agron Gjekmarkaj jan\u00eb nd\u00ebr figurat e para publike q\u00eb kan\u00eb reaguar n\u00eb lidhje me largimin nga detyra t\u00eb Edvin Shvarc, i cili prej rreth 19 vitesh mbante postin e drejtorit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve me jasht\u00eb n\u00eb Presidenc\u00eb.<\/p>\n<p>Deputeti demokrat i k\u00ebrkon Begajt ta rikthej\u00eb n\u00eb detyr\u00eb, duke u shprehur se korrigjimi i gabimit nuk merret p\u00ebr dob\u00ebsi, por mund t\u00eb shihet si nj\u00eb gjest i mir\u00eb.<\/p>\n<p>Shkrimi i Gjekmarkajt:<\/p>\n<p>Duke lexuar nj\u00eb shkrim t\u00eb Andi Bejtjes mora vesh q\u00eb presidenti i Republikes Bajram Begaj kishte liruar nga detyra ose me qart\u00eb t\u00eb themi e kishte hequr nga puna Edvin Shvarcin, i cili ka punuar aty me kater nga krer\u00ebt e shtetit!<\/p>\n<p> Nuk e di cili \u00ebsht\u00eb motivi po n\u00eb vendin ton\u00eb n\u00eb pergjithesi ato jan\u00eb subjektive p\u00ebr t\u00eb hequr dik\u00eb q\u00eb ti hapet vend dikujt!<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se tre vjet kam q\u00ebn\u00eb pjes\u00eb e stafit t\u00eb presidentit Bamir Topi, aty e kam gjetur dhe aty e kam l\u00ebn\u00eb Shvarcin! Nuk e kam patur as mik, sepse ai nuk afrohej shum\u00eb, por as antipasti jo, sepse ai ishte korrekt dhe i respektueshem me t\u00eb gjith\u00eb pa i ikur tentacionit per humor elegant. Ai t\u00eb linte pershtypjen si pakukush tjeter q\u00eb at\u00eb e mbron puna e tij dhe ligjet e shtetit, jo raportet personale dhe miqesit\u00eb. Nj\u00eb qasje hebraike ndaj t\u00eb dyjave kishte.<\/p>\n<p>E b\u00ebnte si askush tjeter punen e vet, at\u00eb t\u00eb perkthyesit po  e po por edhe t\u00eb drejtorit. Solid n\u00eb kultur\u00eb jo thjesht si biri i Shvarcit t\u00eb madh por i studimeve n\u00eb Shqiperi e Amerik\u00eb, leximeve, perkthimeve, ngulmimit t\u00eb tij. Nj\u00eb anglishtfoles i persosur. Pa droj\u00eb i b\u00ebnt\u00eb nder zyres ku punonte, i jepte asaj dinjitet dhe rracionalitet, rregull e korrektesi.<\/p>\n<p>Sot \u00ebsht\u00eb i papun\u00eb. Sa keq. Edvini do ta gjej\u00eb nj\u00eb pun\u00eb me siguri por Presidenca e Republikes zor e ka ta zevendesoj\u00eb me nj\u00eb t\u00eb ngjashem sepse realisht ai ska t\u00eb ngjashem n\u00eb perpikmerin\u00eb dhe skrupolozitetin q\u00eb e krakterizon.<\/p>\n<p>Persona me kaq eksperienc\u00eb n\u00eb \u00e7do vend t\u00eb Europes mbeshteten, promovohem ndersa tek ne i hedhim n\u00eb rrug\u00eb. Pershtypje b\u00ebn e dhemb m\u00eb shum\u00eb kur k\u00ebt\u00eb e ben presidenti i Republikes t\u00eb cilin nuk e pershkruajn\u00eb p\u00ebr burr\u00eb t\u00eb keq nga pikpamja njerzore se nga ajo publike nuk po merrem.<\/p>\n<p>Dikush mund ti thote Shvarci nuk \u00ebsht\u00eb i yni, nj\u00eb tjeter me gjej nj\u00eb vend pune per djalin, nusen, motren etj por Presidenca e Republikes nuk duhet t\u00eb jete vend qokash t\u00eb rendomta, po simbol i shum\u00eb ekulibrave t\u00eb Kushtetutes, t\u00eb respektimit t\u00eb shtetit, t\u00eb dinjitetit t\u00eb zyrtarit, t\u00eb tradites, t\u00eb krahinave, t\u00eb feve, t\u00eb minorancave e shum\u00eb\u00e7kje q\u00eb shfaqet si komponent i shoqeris\u00eb son\u00eb!<\/p>\n<p>Zoti president ktheje Shvarcin aty ku ishte, ky gjest mund t\u00eb t\u00eb merret per mir\u00eb, si gjest i njeriut q\u00eb di t\u00eb kuptoj\u00eb gabimet e veta, keshillat e keqia dhe kerkesat mujshare. Korigjimi i gabimit nuk \u00ebsht\u00eb dobesi. Kur shembulli mungon n\u00eb Presidenc\u00eb, kur shteti goditet bash aty n\u00eb ligj por edhe n\u00eb mistiken e tij mbrojtese p\u00ebr m\u00eb posht\u00eb mbetesh pa tekst!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Andi Bejtja dhe Agron Gjekmarkaj jan\u00eb nd\u00ebr figurat e para publike q\u00eb kan\u00eb reaguar n\u00eb lidhje me largimin nga detyra t\u00eb Edvin Shvarc, i cili prej rreth 19 vitesh mbante postin e drejtorit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve me jasht\u00eb n\u00eb Presidenc\u00eb. Deputeti demokrat i k\u00ebrkon Begajt ta rikthej\u00eb n\u00eb detyr\u00eb, duke u shprehur se korrigjimi i gabimit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":183072,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-279958","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/279958","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=279958"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/279958\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/183072"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=279958"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=279958"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=279958"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}