{"id":280288,"date":"2022-08-28T06:54:20","date_gmt":"2022-08-28T04:54:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=280288"},"modified":"2022-08-28T06:54:20","modified_gmt":"2022-08-28T04:54:20","slug":"percarja-e-pd-malltezi-permend-emra-keqardhje-per-disa-ish-miq-demokrate-qe-humben-udhen-shtatori-do-sjelle-dhe-figura-te-reja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/percarja-e-pd-malltezi-permend-emra-keqardhje-per-disa-ish-miq-demokrate-qe-humben-udhen-shtatori-do-sjelle-dhe-figura-te-reja\/","title":{"rendered":"P\u00ebr\u00e7arja e PD, Malltezi p\u00ebrmend emra: Keqardhje p\u00ebr disa ish miq demokrat\u00eb q\u00eb humb\u00ebn udh\u00ebn, shtatori do sjell\u00eb dhe figura t\u00eb reja"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb nj\u00eb shkrim t\u00eb publikuar n\u00eb rrjetet sociale, An\u00ebtari i K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb PD, Abi Malltezi shpreh keqardhjen e tij p\u00ebr disa \u201cmiq demokrat\u00eb\u201d p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt thot\u00eb se \u201chumb\u00ebn udh\u00ebn\u201d gjat\u00eb k\u00ebsaj vorbulle mes t\u00eb cil\u00ebs kaloi Partia Demokratike q\u00eb nga shpallja non-grata e m\u00eb pas p\u00ebrjashtimi i Sali Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>Dh\u00ebndri i Berish\u00ebs shprehet se shum\u00eb nga k\u00ebta demokrat\u00eb u g\u00ebnjyen me pak, apo si\u00e7 shprehet ai, u lumturuan me ndonj\u00eb takim n\u00eb \u201ckryeqendr\u00ebn e perandoris\u00eb\u201d, apo me ndonj\u00eb foto me zyrtar\u00eb amerikan\u00eb.<\/p>\n<p>Malltezi p\u00ebrmend Ina Zhup\u00ebn si nj\u00eb deputete demokrate q\u00eb \u201creflektoi\u201d dhe u kthye n\u00eb PD-n\u00eb e Berish\u00ebs, nd\u00ebrsa thot\u00eb se 4 apo 5 t\u00eb tjer\u00eb, duke p\u00ebrmendur Bardhin e Alibeajn t\u00eb cil\u00ebt i quan ish miq humb\u00ebn rrug\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb fund ai shprehet se PD do t\u00eb vijoj\u00eb me protesta n\u00eb shtator, dhe do t\u00eb nxjerr\u00eb figura t\u00eb reja dhe t\u00eb lira.<\/p>\n<p>Shkrimi i plot\u00eb:<\/p>\n<p>P\u00ebr disa miq demokrat\u00eb q\u00eb humb\u00ebn udh\u00ebn<\/p>\n<p>M\u00eb vjen keq q\u00eb disa demokrat\u00eb q\u00eb u b\u00ebn\u00eb deputet\u00eb kan\u00eb humbur udh\u00ebn. N\u00eb publik deklarohen se \u201cjan\u00eb me aleat\u00ebt\u201c pa\u00e7ka se kjo ishte e nj\u00ebjta parrull\u00eb q\u00eb thonin \u201ck\u00ebp\u00ebratat\u201c aksidentale t\u00eb parlamentit t\u00eb vjetsh\u00ebm. Disa lumturohen me nj\u00eb rrug\u00eb jasht\u00eb shtetit, apo me nj\u00eb takim n\u00eb kryeqendr\u00ebn e perandoris\u00eb, pa\u00e7ka se ngjash\u00ebm u tall\u00ebn ata q\u00eb shkonin para 60 vitesh n\u00eb kryeqendren e perandorise se asaj kohe. Disa shiten lire e turpshem me nje pritje ne ambasade apo me nje foto.<\/p>\n<p>Per gjynah jane ata qe shpresojne se duke e pasur mire me te huajt \u201cdo vijme ne pushtet\u201d apo \u201cdo vijojme si deputete\u201d. Sa per kujtese: 5 ambasadore shkuan ne 2021 per fushate ne Elbasan tek nje ish demokrate qe garonte me nje parti te re e kinse \u201cpa gjynahe\u201d por ne fund nuk mori as 5% te votave qe mori Luciano Boci.<\/p>\n<p>Disa nga ish miqte demokrate shkuan deri aty sa i bene Zotit shok, duke deklaruar se \u201cZotit ne qiell dhe Amerikes ne toke nuk i thuhet jo\u201d duke mos perdorur as mendimin kritik si intelektuale, dhe duke injoruar se parimet baze kushtetuese te Amerikes jane liria e individit, pavaresia e pushteteve, pafajesia derisa nuk ke aktgjykim te vleresuar ne nje proces te rregullt, etj. Me erdhi keq se disa prej tyre e mbanin veten per besimtare.<\/p>\n<p>Kane mbi 1 vit qe nuk kane prodhuar dot asnje veprim kundra edi rames por ama kane share dhe kane aktivitet kundra-opozitar me shume se mjero qe ndan pazaret e rames.<\/p>\n<p>Shajne demokratet, i quajne inferiore, dhe deliri i madheshtise i ben te enderrojne se jane udheheqesit e medhenj por ju ka rene per hise ca njerez qe nuk marrin vesh. Keta nuk pranojne te degjojne anetaret, por vec te urdherojne dhe te japin mend, se jane per te udhehequr e jo te ndjekin militantet qe u ka ikur koha. A nuk ju ka thene keshtu edhe ambasadorja X apo diplomati i sherbimeve Y?<\/p>\n<p>Por rizgjimi i PD ishte moment madhor demokratik pikerisht sespe nuk ndodhi me emerime, me kulisa por me zgjimin e demokrateve qe nuk pranuan me genjeshtrat e servirura. Mbi 60% e te mandatuarve te kuvendit firmosen kerkesen per mbledhjen e kuvendit. Plot 4935 te mandatuar erdhen ne stadium ne Kuvendin Kombetar te PD dhe gati 4500 votuan shkarkimin e ish kryetarit dhe kryesise se pavotuar por te emeruar. Vendime qe u ratifikuan nga thuajse 44,000 anetare ne referendumin e pare te PD. Disa deputete zgjodhen te injoronin anetaresine, te benin sikur nuk shikonin, biles deri te talleshin me anetaresine si te shitur per nje teke raki, etj.<\/p>\n<p>Me 8 janar 2022, dhjetera mijera demokrate shkuam ne shtepine tone te demokrateve qe e kishin bllokuar me blinda ca te marre apo te korruptuar (apo te dyja bashke), por na helmuan me gaz lotsjelles shume here me keq se Edvin Rama. 27 demokrate perfunduan te helmuar ne spital, por asnje polic. Ata ne pazare me Ramen futen policet bandite te Rames qe te dhunonin demokratet. Kurre nuk kish ndodhur nje shitje e tille.<\/p>\n<p>Por ne zgjedhjet e pjesshme te 6 Marsit 2022, ndonese rregjimi i Edvin Rames i siguroi seline, vulen, logon, hapesire mediatike, mbeshtetje masive nga diplomatet, biles edhe para nga banditet e inceneratoreve (partneri i De Mare qe grabiten 15 miljone \u20ac pa tender per porto romanon), te gjitha keto nuk bene dot as 30% te opozites. Megjithe kete rezultat dermues, ish kryetari deklaroi me 7 Mars se \u201cune nuk kam humbur ndonjehere\u201d duke vertetuar zerat se ai kishte gjithnje pazare dhe fitonte edhe kur PD humbte. Pazarxhinjte me Rramen ndonese te humbur dolen me tezen \u201ceja shtyjme cdo proces ne PD deri pas 2 vitesh\u201d pra vijojme vegjetojme duke ndare ndonje placke me pushtetin.<\/p>\n<p>Demokratet shtyne me 1 muaj kuvendin kombetar qe te mundesonin bashkimin e te gjitheve. Pati deputete qe reflektuan dhe u bene pjese e procesit dhe u mirepriten nga demokratet dhe u zgjodhen edhe ne kryesi te PD si psh deputetja Ina Zhupa.<\/p>\n<p>Vetem pak muaj me vone, ne procesin gjyqsor qe nje bandit i Soros-reformes ne drejtesi ka hapur kunder deputetit Salianji (qe fliste kundra Berishes ne cdo media), Berisha coi ne gjykate figurat me te larta te PD, perfshi Nenkryetarin, Sekretarin e Pergjithshem dhe disa deputete duke i treguar se opozita tashme nuk shitet, se do jemi te gjithe bashke ne te mire e ne te keq.<\/p>\n<p> Disa nga te helmuarit me gaz me 8 Janar mbetem pa tekst. Por mendimi i ftohte kritik te kujton se duhet reflekim nga te gjithe, duke respektuar mendimin ndryshe qofte kur nuk te pelqen, dhe duke mos harruar se armik nuk kemi asnje demokrat, por Edi Ramen qe e varferoi vendin, vrau shpresen dhe po syrgjynos ne azil shqiptaret. (Me shume kerkesa per azil ne BE ka nga shqiptaret sesa nga ukrainas dhe siriane te marre se bashku!)<\/p>\n<p>Berisha shkoi ne seli dhe ftoi ne bashkepunim edhe te emeruarit (dhe jo te zgjedhurit) Alibeaj dhe Bardhi, por keta nuk pranuan pasi preferuan te terhiqen nga dora prej Taulant Balles.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb nj\u00eb shkrim t\u00eb publikuar n\u00eb rrjetet sociale, An\u00ebtari i K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb PD, Abi Malltezi shpreh keqardhjen e tij p\u00ebr disa \u201cmiq demokrat\u00eb\u201d p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt thot\u00eb se \u201chumb\u00ebn udh\u00ebn\u201d gjat\u00eb k\u00ebsaj vorbulle mes t\u00eb cil\u00ebs kaloi Partia Demokratike q\u00eb nga shpallja non-grata e m\u00eb pas p\u00ebrjashtimi i Sali Berish\u00ebs. Dh\u00ebndri i Berish\u00ebs shprehet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":186074,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-280288","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/280288","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=280288"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/280288\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/186074"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=280288"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=280288"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=280288"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}