{"id":280406,"date":"2022-08-29T07:16:11","date_gmt":"2022-08-29T05:16:11","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=280406"},"modified":"2022-08-29T07:16:11","modified_gmt":"2022-08-29T05:16:11","slug":"papunesia-ruse-ka-rene-ne-nivelin-me-te-ulet-post-sovjetik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/papunesia-ruse-ka-rene-ne-nivelin-me-te-ulet-post-sovjetik\/","title":{"rendered":"Papun\u00ebsia ruse ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb nivelin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt post-sovjetik"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb shikim t\u00eb par\u00eb shkalla e papun\u00ebsis\u00eb n\u00eb Rusi thjesht nuk duket se ka kuptim. Vendet per\u00ebndimore kan\u00eb vendosur sanksione gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse financiare dhe teknologjike ndaj Rusis\u00eb, duke goditur nj\u00eb s\u00ebr\u00eb sektor\u00ebsh ekonomik\u00eb, q\u00eb nga prodhimi i automjeteve dhe teknologjia e informacionit deri tek udh\u00ebtimet, duke e shtyr\u00eb vendin n\u00eb recesion.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, shum\u00eb kompani per\u00ebndimore q\u00eb pun\u00ebsojn\u00eb qindra dhe n\u00eb disa raste mij\u00ebra qytetar\u00eb rus\u00eb jan\u00eb t\u00ebrhequr nga Rusia, si protest\u00eb kund\u00ebr pushtimit t\u00eb Ukrain\u00ebs.<\/p>\n<p>Papun\u00ebsia ruse ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb nivelin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt post-sovjetik me vet\u00ebm 3.9 p\u00ebr qind n\u00eb maj \u2013 shum\u00eb n\u00ebn mesataren e Bashkimit Evropian dhe jo shum\u00eb mbi shifr\u00ebn e SHBA-s\u00eb prej 3.6 p\u00ebr qind \u2013 dhe mbetet n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin nivel edhe n\u00eb muajin qershor.<\/p>\n<p>Por, nd\u00ebrsa pak ekspert\u00eb nuk besojn\u00eb n\u00eb shifrat zyrtare ruse t\u00eb papun\u00ebsis\u00eb, shum\u00eb nga ta thon\u00eb se shpjegimi kryesor p\u00ebr shkall\u00ebn e ul\u00ebt nuk jan\u00eb statistikat e dyshimta.<\/p>\n<p>Sipas tyre, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kombinim i trendeve demografike n\u00eb r\u00ebnie, qeveris\u00eb me nj\u00eb preferenc\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb shkurtimin e or\u00ebve dhe pagave n\u00eb vendet e pun\u00ebs \u2013 pjes\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb mbajtur n\u00ebn kontroll papun\u00ebsin\u00eb me rrezik politik \u2013 dhe p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb trajtimin e trazirave ekonomike.<\/p>\n<p>Eksodi masiv i njer\u00ebzve n\u00eb mosh\u00eb pune nga Rusia pas pushtimit t\u00eb Ukrain\u00ebs n\u00eb shkurt, p\u00ebrqindja e madhe e vendeve t\u00eb pun\u00ebs t\u00eb cenueshme, t\u00eb mbajtura nga migrant\u00ebt e Azis\u00eb Qendrore dhe k\u00ebrkesa n\u00eb rritje p\u00ebr fuqi pun\u00ebtore, gjithashtu luajn\u00eb nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb uljen e papun\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Humbja e vendeve t\u00eb pun\u00ebs pritet t\u00eb rritet duke filluar nga vjeshta, pasi puna sezonale n\u00eb bujq\u00ebsi, nd\u00ebrtimtari dhe turiz\u00ebm po p\u00ebrfundon dhe recesioni i nxitur nga sanksionet po thellohet.<\/p>\n<p>\u201cFakt \u00ebsht\u00eb se Kremlini, pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit dhe njer\u00ebzit jan\u00eb t\u00eb m\u00ebsuar me kriz\u00ebn ekonomike\u201d, tha p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb Chris Weafer, themelues i grupit t\u00eb konsulenc\u00ebs Macro-Advisory.<\/p>\n<p>\u201cEkziston nj\u00eb sistem i mir\u00eb-zhvilluar i pun\u00ebsimit dhe mb\u00ebshtetjes sociale q\u00eb po fillon p\u00ebrs\u00ebri\u201d dhe ai e mban papun\u00ebsin\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, tha ai.<\/p>\n<p>Rusia, e pasur me rezerva, p\u00ebrjetoi nj\u00eb zhvillim t\u00eb madh ekonomik gjat\u00eb dy mandateve t\u00eb para t\u00eb Putinit, nga viti 2000 deri m\u00eb 2008, e nxitur nga \u00e7mimet e larta bot\u00ebrore t\u00eb naft\u00ebs dhe gazit.<\/p>\n<p>Q\u00eb at\u00ebher\u00eb, vendi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me kat\u00ebr periudha turbulence ekonomike q\u00eb rezultojn\u00eb nga nj\u00eb s\u00ebr\u00eb shkaktar\u00ebsh: kriza financiare globale e viteve 2008-2009; rundi i par\u00eb i sanksioneve per\u00ebndimore p\u00ebr agresionin e Rusis\u00eb kund\u00ebr Ukrain\u00ebs n\u00eb vitin 2014, si dhe nj\u00eb r\u00ebnie e madhe e \u00e7mimeve t\u00eb energjis\u00eb; pandemia COVID m\u00eb 2020; dhe pushtimi n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb gjer\u00eb i Ukrain\u00ebs m\u00eb 24 shkurt 2022.<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7do goditje, Qeveria ka fituar p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb trajtimin e problemeve me pasoja t\u00eb mundshme politike, duke p\u00ebrfshir\u00eb papun\u00ebsin\u00eb. Autoritetet shtet\u00ebrore jan\u00eb t\u00eb fokusuara n\u00eb projektimin e vendeve t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ruajtur stabilitetin social, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb qytetet e larg\u00ebta t\u00eb vendit t\u00eb dominuara nga nj\u00eb pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i vet\u00ebm ose nj\u00eb pjes\u00eb e vog\u00ebl e nd\u00ebrmarrjeve, tha Weafer.<\/p>\n<p>\u201cKremlini ka pasur gjithmon\u00eb frik\u00eb nga papun\u00ebsia n\u00eb rajone dhe gjithmon\u00eb ka l\u00ebvizur shpejt p\u00ebr t\u00eb mbrojtur vendet e pun\u00ebs dhe p\u00ebr t\u00eb subvencionuar pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Goditja nga sanksionet<br \/>\nVendet per\u00ebndimore kryesisht e shk\u00ebput\u00ebn Rusin\u00eb nga tregjet e tyre financiare dhe sektor\u00ebt e teknologjis\u00eb pas pushtimit t\u00eb Ukrain\u00ebs, duke d\u00ebmtuar disa kompani \u2013 t\u00eb pakt\u00ebn fillimisht \u2013 q\u00eb vareshin nga importet p\u00ebr prodhim.<\/p>\n<p>Industria ruse e automobilave, e cila pun\u00ebson qindra mij\u00ebra njer\u00ebz, duke p\u00ebrfshir\u00eb pun\u00ebtor\u00eb n\u00eb kompanit\u00eb e furnizimit, puna e s\u00eb cil\u00ebs pothuajse u ndal e gjitha n\u00eb maj p\u00ebr shkak t\u00eb ndalimit t\u00eb eksportit per\u00ebndimor t\u00eb k\u00ebtyre pjes\u00ebve, dhe prodhimi ra n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 90 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb m\u00eb 15 gusht me gazet\u00ebn qeveritare Rossiiskaya Gazeta, ministri i Pun\u00ebs, Anton Kotyakov, tha se Qeveria nd\u00ebrmori menj\u00ebher\u00eb veprime p\u00ebr t\u00eb ndihmuar kompanit\u00eb, nd\u00ebrsa ata k\u00ebrkonin p\u00ebr furnizues t\u00eb rinj, duke p\u00ebrfshir\u00eb ofrimin e ristrukturimit t\u00eb borxhit, shtyrjen e pagesave buxhetore dhe programet e mb\u00ebshtetjes sektoriale.<\/p>\n<p>Sa e lart\u00eb do t\u00eb jet\u00eb shkalla e papun\u00ebsis\u00eb do t\u00eb varet nga ajo se sa shpejt kompanit\u00eb ruse mund t\u00eb gjejn\u00eb alternativa ndaj mallrave t\u00eb furnizuara nga Per\u00ebndimi dhe tregjeve per\u00ebndimore, tha ai.<\/p>\n<p>Qeveria po subvencionon kompanit\u00eb p\u00ebr t\u00eb pun\u00ebsuar kategori t\u00eb cenueshme, duke ndihmuar zhvendosjen e pun\u00ebtor\u00ebve nga kompanit\u00eb n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb kompani stabile, dhe duke rritur programet e trajnimit, tha Kotyakov. Ai tha, po ashtu, se grupet e pun\u00ebs n\u00eb nivel federal dhe rajonal takohen \u00e7do jav\u00eb p\u00ebr t\u00eb diskutuar situat\u00ebn e pun\u00ebsimit n\u00eb vend.<\/p>\n<p>\u201cKy \u00ebsht\u00eb kontroll manual [i ekonomis\u00eb], por kur ka nj\u00eb komponent pasigurie, \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm\u201d, tha ai, duke shtuar se qeveria kishte rritur aft\u00ebsin\u00eb e saj p\u00ebr t\u00eb monitoruar nga af\u00ebr sektor\u00ebt dhe rajonet gjat\u00eb kriz\u00ebs s\u00eb COVID-19, kur papun\u00ebsia ishte e lart\u00eb, ishte gjithashtu k\u00ebrc\u00ebnim.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, shteti ka k\u00ebrkuar gjithashtu t\u00eb menaxhoj\u00eb efektet e eksodit t\u00eb kompanive t\u00eb huaja me fuqi t\u00eb madhe pun\u00ebtor\u00ebsh vendas, p\u00ebr t\u00eb siguruar humbje minimale t\u00eb vendeve t\u00eb pun\u00ebs. Ajo ka krijuar pengesa p\u00ebr t\u00eb dekurajuar ato firma q\u00eb t\u00eb pushojn\u00eb nga puna pun\u00ebtor\u00ebt dhe shum\u00eb \u2013 duke p\u00ebrmendur shqet\u00ebsimet p\u00ebr punonj\u00ebsit e tyre rus\u00eb \u2013 kan\u00eb vazhduar t\u2019i paguajn\u00eb ata edhe pas p\u00ebrfundimit t\u00eb funksionimit.<\/p>\n<p>Kompania McDonald\u2019s me baz\u00eb n\u00eb SHBA, e cila kishte 62.000 punonj\u00ebs n\u00eb Rusi, ia shiti biznesin nj\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebsi siberian me nj\u00eb klauzol\u00eb q\u00eb pronari i ri t\u00eb mbaj\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt p\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebn dy vjet me kushte t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse McDonald\u2019s d\u00ebshiron ndonj\u00ebher\u00eb t\u00eb kthehet n\u00eb Rusi, do t\u00eb ndihmohet dhe mir\u00ebpritet, sepse u largua si\u00e7 duhet dhe kjo kryesisht do t\u00eb thot\u00eb se mbronte vendet e pun\u00ebs\u201d, tha Weafer.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb qershorit, Qendra p\u00ebr K\u00ebrkime Strategjike, nj\u00eb institut i politikave publike me baz\u00eb n\u00eb Mosk\u00eb, vler\u00ebsoi se 350.000 njer\u00ebz \u2013 ose rreth 0.5 p\u00ebr qind e t\u00eb gjith\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve \u2013 ishin t\u00eb pun\u00ebsuar n\u00eb firmat e huaja q\u00eb, ose kishin ndaluar, ose kufizuar operacionet e tyre n\u00eb Rusi.<\/p>\n<p>\u201cBiznesi i huaj p\u00ebrb\u00ebn drejtp\u00ebrdrejt 2 deri n\u00eb 3 p\u00ebr qind t\u00eb vendeve t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb ekonomin\u00eb ruse dhe, n\u00eb fakt, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebs me r\u00ebnd\u00ebsi kritike n\u00eb shkall\u00eb komb\u00ebtare\u201d, thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Ekonomist\u00ebt tani presin q\u00eb papun\u00ebsia ruse ta mbyll\u00eb vitin n\u00eb 5.6 p\u00ebr qind, nga nj\u00eb parashikim i m\u00ebparsh\u00ebm prej 6.5 p\u00ebr qind, sipas nj\u00eb sondazhi t\u00eb kryer nga Banka Qendrore e vendit n\u00eb korrik.<\/p>\n<p>Ministri i Ekonomis\u00eb, Maksim Reshetnikov, paralajm\u00ebroi kund\u00ebr \u201cdramatizimit\u201d t\u00eb rritjes s\u00eb pritshme t\u00eb papun\u00ebsis\u00eb k\u00ebt\u00eb vit, duke th\u00ebn\u00eb se \u201csituata \u00ebsht\u00eb e kontrollueshme\u201d.<\/p>\n<p>Ministria e tij tani parashikon q\u00eb t\u00eb ardhurat nga eksporti i energjis\u00eb t\u00eb rriten me 100 miliard\u00eb dollar\u00eb k\u00ebt\u00eb vit, duke i dh\u00ebn\u00eb qeveris\u00eb fuqi m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr t\u00eb ndihmuar kompanit\u00eb t\u00eb p\u00ebrballen me sanksionet.<\/p>\n<p>R\u00ebnia demografike<br \/>\nDerisa shkalla e ul\u00ebt e papun\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr qeverin\u00eb, shifrat mb\u00ebshteten nga nj\u00eb lajm i keq p\u00ebr Rusin\u00eb: P\u00ebrkrahja e t\u00eb gjitha p\u00ebrpjekjeve t\u00eb shtetit p\u00ebr t\u00eb mbajtur njer\u00ebzit n\u00eb pun\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prirje demografike negative q\u00eb \u00ebsht\u00eb thelluar vet\u00ebm nga lufta.<\/p>\n<p>Rusia ka nj\u00eb popullsi n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr pun\u00eb prej rreth 75 milion\u00eb njer\u00ebzish, rreth 3 milion\u00eb prej t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb aktualisht t\u00eb papun\u00eb. Por, forca e saj e pun\u00ebtore po zvog\u00eblohet nga 500.000 deri n\u00eb nj\u00eb milion n\u00eb vit, pasi numri i njer\u00ebzve q\u00eb dalin n\u00eb pension tejkalon ata q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb tregun e pun\u00ebs, vler\u00ebsojn\u00eb ekspert\u00ebt.<\/p>\n<p>Ky fenomen \u00ebsht\u00eb kryesisht p\u00ebr shkak t\u00eb r\u00ebnies s\u00eb natalitetit n\u00eb vitet 1990 dhe fillim t\u00eb viteve 2000, e shkaktuar pjes\u00ebrisht nga trazirat ekonomike q\u00eb shoq\u00ebruan dhe pasuan r\u00ebnien e Bashkimit Sovjetik. Thjesht, m\u00eb pak njer\u00ebz do t\u00eb thot\u00eb m\u00eb pak njer\u00ebz t\u00eb papun\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cTrendet e pafavorshme demografike, me m\u00eb pak hyrje t\u00eb reja n\u00eb fuqin\u00eb pun\u00ebtore, me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb luajn\u00eb nj\u00eb rol t\u00eb madh t\u00eb tregut rus t\u00eb pun\u00ebs\u201d, tha p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb Tatiana Orlova, nj\u00eb analiste n\u00eb Oxford Economics.<\/p>\n<p>Rusia po humbet, gjithashtu, nj\u00eb num\u00ebr n\u00eb rritje t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr pun\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb emigrimit mes nj\u00eb goditjeje n\u00eb rritje t\u00eb lirive politike dhe nj\u00eb perspektive t\u00eb zymt\u00eb p\u00ebr rritjen ekonomike.<\/p>\n<p>Emigracioni \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshpejtuar vet\u00ebm pas pushtimit t\u00eb Ukrain\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb marsit, Shoqata Ruse p\u00ebr Komunikimet Elektronike vler\u00ebsoi se rreth 70.000 punonj\u00ebs t\u00eb IT-s\u00eb u larguan nga vendi nj\u00eb muaj pas pushtimit. Ai paralajm\u00ebroi se 100.000 t\u00eb tjer\u00eb mund t\u00eb ndjekin rrug\u00ebn e nj\u00ebjt\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb frenuar daljen e pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb kualifikuar, Putin n\u00ebnshkroi disa masa ekonomike, duke p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb pushim tatimor tre-vje\u00e7ar dhe kredi t\u00eb subvencionuara p\u00ebr kompanit\u00eb e IT-s\u00eb. Ai ka miratuar gjithashtu hipoteka t\u00eb subvencionuara p\u00ebr punonj\u00ebsit e IT-s\u00eb dhe ka dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsi nga heqja dor\u00eb nga sh\u00ebrbimi ushtarak p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ekspert\u00ebt e teknologjis\u00eb n\u00eb mosh\u00eb pune.<\/p>\n<p>Nj\u00eb aspekt tjet\u00ebr i tregut rus t\u00eb pun\u00ebs q\u00eb po parandalon nj\u00eb rritje t\u00eb papun\u00ebsis\u00eb zyrtare \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorimi i gjer\u00eb i migrant\u00ebve nga Azia Qendrore. Ato sh\u00ebrbejn\u00eb si nj\u00eb valvul\u00eb presioni p\u00ebr tregun rus t\u00eb pun\u00ebs \u2013 kur koh\u00ebt jan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, ata jan\u00eb nd\u00ebr t\u00eb par\u00ebt q\u00eb humbasin pun\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>\u201cEmigrant\u00ebt nuk regjistrohen n\u00eb regjistrin e papun\u00ebsis\u00eb. Ata shkojn\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi\u201d, tha Weafer.<\/p>\n<p>Rusia ka deri n\u00eb 10 milion\u00eb pun\u00ebtor\u00eb migrant\u00eb, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb gati nj\u00eb n\u00eb tet\u00eb pun\u00ebtor\u00eb, tha Weafer.<\/p>\n<p>Shum\u00eb prej tyre jan\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar n\u00eb nd\u00ebrtim, transport dhe shitje me pakic\u00eb, sektor\u00eb q\u00eb priren t\u00eb goditen r\u00ebnd\u00eb kur ekonomia tkurret.<\/p>\n<p>Tregu i pun\u00ebs dhe burrat n\u00eb luft\u00eb<br \/>\nPushtimi rus i Ukrain\u00ebs po largon gjithashtu dhjet\u00ebra mij\u00ebra qytetar\u00eb, shumica burra, nga tregu i pun\u00ebs, duke p\u00ebrfshir\u00eb nga rajone ku papun\u00ebsia ka qen\u00eb tradicionalisht e lart\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Kaukazi i Veriut.<\/p>\n<p>Orlova tha se ekonomia e Rusis\u00eb karakterizohet nga nj\u00eb shp\u00ebrndarje e pabarabart\u00eb e niveleve t\u00eb papun\u00ebsis\u00eb, me tregjet e pun\u00ebs n\u00eb qytete t\u00eb forta dhe rajone si Kaukazi i Veriut q\u00eb vuajn\u00eb.<\/p>\n<p>Ekonomia e Rusis\u00eb karakterizohet gjithashtu nga pron\u00ebsia e madhe shtet\u00ebrore, gj\u00eb q\u00eb ndikon n\u00eb trendet e pun\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Rreth 40 p\u00ebr qind e rus\u00ebve jan\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar nga shteti, kompanit\u00eb shtet\u00ebrore ose kompanit\u00eb private, pronar\u00ebt e s\u00eb cilave kan\u00eb lidhje t\u00eb ngushta me qeverin\u00eb \u2013 t\u00eb gjith\u00eb ngurrojn\u00eb t\u00eb shkurtojn\u00eb numrin e punonj\u00ebsve n\u00eb koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira. E nj\u00ebjta gj\u00eb vlen edhe p\u00ebr pronar\u00ebt e nd\u00ebrmarrjeve, ku nj\u00eb kompani e vetme \u00ebsht\u00eb burimi kryesor i vendeve t\u00eb pun\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cKur nj\u00eb fabrik\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi m\u00eb i madh, pronar\u00ebt e uzin\u00ebs do t\u00eb mendohen dy her\u00eb p\u00ebrpara se t\u2019i pushojn\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt. Ata mund t\u00eb ulin or\u00ebt e pun\u00ebs ose t\u2019i ulin pagat, por pushimet nga puna do t\u00eb kund\u00ebrshtohen nga qeveria\u201d, tha Orlova.<\/p>\n<p>Kur kriza kalon, pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit duhet t\u00eb rivendosin pagat e m\u00ebparshme dhe t\u00eb kompensojn\u00eb pagat e humbura, tha Weafer.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb gjith\u00eb e pranojn\u00eb sistemin\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Por, nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm presioni i qeveris\u00eb q\u00eb i b\u00ebn pronar\u00ebt privat\u00eb t\u00eb hezitojn\u00eb t\u00eb shkurtojn\u00eb numrin e punonj\u00ebsve: mungesa e pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb kualifikuar \u00ebsht\u00eb faktor kryesor.<\/p>\n<p>N\u00ebse nj\u00eb kompani i l\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt e aft\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, mund t\u00eb mos jet\u00eb n\u00eb gjendje t\u2019i kthej\u00eb ata kur ekonomia t\u00eb rritet, tha Weafer.<\/p>\n<p>\u201cRusia nuk ka probleme papun\u00ebsie, ka problem me munges\u00ebn e pun\u00ebtor\u00ebve, problem me munges\u00ebn e aft\u00ebsive\u201d, tha ai.\/REL<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb shikim t\u00eb par\u00eb shkalla e papun\u00ebsis\u00eb n\u00eb Rusi thjesht nuk duket se ka kuptim. Vendet per\u00ebndimore kan\u00eb vendosur sanksione gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse financiare dhe teknologjike ndaj Rusis\u00eb, duke goditur nj\u00eb s\u00ebr\u00eb sektor\u00ebsh ekonomik\u00eb, q\u00eb nga prodhimi i automjeteve dhe teknologjia e informacionit deri tek udh\u00ebtimet, duke e shtyr\u00eb vendin n\u00eb recesion. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, shum\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":280407,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-280406","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/280406","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=280406"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/280406\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/280407"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=280406"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=280406"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=280406"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}