{"id":280821,"date":"2022-08-31T13:17:09","date_gmt":"2022-08-31T11:17:09","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=280821"},"modified":"2022-08-31T13:17:09","modified_gmt":"2022-08-31T11:17:09","slug":"rihapja-e-basteve-tabaku-hipokrizi-e-rames-per-interes-personal-merr-akte-drastike-e-me-pas-i-zhben-po-aq-kriminale-sa-korrupsioni-dhe-vjedhja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/rihapja-e-basteve-tabaku-hipokrizi-e-rames-per-interes-personal-merr-akte-drastike-e-me-pas-i-zhben-po-aq-kriminale-sa-korrupsioni-dhe-vjedhja\/","title":{"rendered":"Rihapja e basteve\/ Tabaku: Hipokrizi e Ram\u00ebs, p\u00ebr interes personal merr akte drastike e m\u00eb pas i zhb\u00ebn. Po aq kriminale sa korrupsioni dhe vjedhja"},"content":{"rendered":"<p>Deputetja e Partis\u00eb Demokratike Jorida Tabaku ka reaguar pas deklaratave t\u00eb kryeministrit Edi Rama n\u00eb nj\u00eb d\u00ebgjes\u00eb publike q\u00eb zhvilloi ku paralajm\u00ebroi hapjen e basteve online.<\/p>\n<p>Tabaku n\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb rrjetet sociale, akuzon qeverin\u00eb e Edi Ram\u00ebs p\u00ebr lidhje t\u00eb ngushta me loj\u00ebrat e fatit.<\/p>\n<p><strong>Postimi i deputetes demokrate Jorida Tabaku:<\/strong><\/p>\n<p><em>Hapja e basteve nga ai q\u00eb premtoi mbylljen p\u00ebrfundimtare t\u00eb tyre. <\/em><em>Me Edi Ram\u00ebn kam nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb gjykat\u00eb q\u00eb lidhet me nj\u00eb akuz\u00eb q\u00eb ai ka drejtuar ndaj meje. Fillesa e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje gjyq\u00ebsore nisi pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb Ligjit p\u00ebr Loj\u00ebrat e Fatit, nj\u00eb ligj q\u00eb Rama e miratoi p\u00ebr interesat e tij, e shtyu zbatimin p\u00ebr interesat e tij dhe q\u00eb m\u00eb von\u00eb i mbylli pikat e basteve po p\u00ebr interesin e tij.<\/em><\/p>\n<p><em>Nga viti 2013 e deri m\u00eb tani trajektorja e qeverive Rama dhe vet\u00eb kryeministrit me loj\u00ebrat <\/em><em>e fatit \u00ebsht\u00eb si vijon:<\/em><\/p>\n<p><em>\u2013 Nj\u00eb ligji klientelist q\u00eb n\u00eb vitin 2015 e ndryshuan n\u00eb seanc\u00ebn parlamentare p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur qokat e tyre elektorale.<\/em><br \/>\n<em>\u2013 E nj\u00ebjta mazhoranc\u00eb q\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb aksioni fasad\u00eb \u201cFundi Marr\u00ebzis\u00eb\u201d prodhuan marr\u00ebzin\u00eb e basteve pafund.<\/em><br \/>\n<em>\u2013 I nj\u00ebjti kryetar mazhorance q\u00eb megjith\u00ebse miratoi nj\u00eb ligj t\u00ebr\u00ebsisht klientelist nuk solli asnj\u00eb akt n\u00ebnligjor p\u00ebr ligjin q\u00eb miratoi p\u00ebr mbi 2 vite.<\/em><br \/>\n<em>\u2013 I nj\u00ebjti drejtues mazhorance q\u00eb s\u00eb paku heshti kur deputet\u00ebt e tij votuan shtyrjen e hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb Ligjit t\u00eb Loj\u00ebrave t\u00eb Fatit q\u00eb vet\u00eb votuan me ndryshimet q\u00eb vet\u00eb p\u00ebrcaktuan dhe me aktet normative q\u00eb po vet\u00eb nuk i soll\u00ebn n\u00eb kuvend.<\/em><br \/>\n<em>\u2013 I nj\u00ebjti njeri q\u00eb e gjeti Shqip\u00ebrin\u00eb me 938 pika bastesh dhe e \u00e7oi me 4230 t\u00eb tilla.<\/em><br \/>\n<em>\u2013 N\u00ebn k\u00ebt\u00eb mazhoranc\u00eb p\u00ebr nj\u00eb muaj rresht shqiptar\u00ebt u bombarduan me publicitetin edhe promocionin e loj\u00ebrave t\u00eb fatit edhe n\u00eb TVSH q\u00eb paguhet me taksat e shqiptar\u00ebve.<\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebshtu kur n\u00eb vitin 2018 Edi Rama fliste si i paditur p\u00ebr bandat kriminale q\u00eb ishin t\u00eb lidhura me Loj\u00ebrat e Fatit, ishte nj\u00eb ironi e madhe. P\u00ebr mbi 2 vite nga Foltorja e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb kam folur dhe lexuar paragraf\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb nga raportet nd\u00ebrkomb\u00ebtare se si parat\u00eb e pista pastroheshin tek Loj\u00ebrat e Fatit.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb po t\u00eb nj\u00ebjtin vend kam debatuar me kryeministrin dhe ministrin e financave (ish zv kryeministrin e deridjesh\u00ebm) n\u00eb lidhje me \u201cincentivat\u201d q\u00eb kjo mazhoranc\u00eb socialiste i jepte loj\u00ebrave t\u00eb fatit deri n\u00eb p\u00ebrjashtimet nga TVSH-ja t\u00eb vitit 2014. Sikund\u00ebr kam debatuar me po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt persona kur Ligji nuk respektohej dhe pikat e basteve mbin\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin deri ngjitur me xhamit\u00eb, kishat dhe shkollat.<\/em><\/p>\n<p><em>Nuk e zhvillova k\u00ebt\u00eb debat n\u00eb kushtet e nj\u00eb puritaneje, por n\u00eb kushtet e nj\u00eb qytetareje e angazhuar p\u00ebr t\u00eb zbatuar ligjin. Por sa m\u00eb shum\u00eb denoncimet vazhdonin aq m\u00eb shum\u00eb shtohej propaganda.al e qeveris\u00eb q\u00eb as nuk zbatonin ligjet dhe as nuk godisnin parat\u00eb e pista q\u00eb kishin p\u00ebrfshir\u00eb Loj\u00ebrat e Fatit.<\/em><\/p>\n<p><em>Ironikisht vet\u00eb qeveria p\u00ebrmes firmave t\u00eb mazhoranc\u00ebs socialiste k\u00ebrkoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme q\u00eb t\u00eb zgjaste moszbatimin e nj\u00eb ligji q\u00eb kishin shkruar dhe miratuar po vet\u00eb. Kush qe arsyeja? Lidhjet e ngushta t\u00eb qeveris\u00eb me loj\u00ebrat e fatit.<\/em><\/p>\n<p><em>Shkrime t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme investigative treguan se si kompani t\u00eb lidhura me loj\u00ebrat e fatit kan\u00eb nisur nd\u00ebrtimet n\u00eb Tiran\u00eb. Shqiptar\u00ebt ndoshta i kan\u00eb harruar por media me gjas\u00eb do t\u2019i ri publikoj\u00eb p\u00ebr t\u2019ua rikujtuar se si loj\u00ebrat e fatit u p\u00ebrdor\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb lavatri\u00e7e t\u00eb madhe.<\/em><br \/>\n<em>Raportet nd\u00ebrkomb\u00ebtare shkruanin p\u00ebrher\u00eb e m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr lidhjen e ngusht\u00eb mes pastrimit t\u00eb parave dhe loj\u00ebrave t\u00eb fatit. Nj\u00eb lidhje q\u00eb u stis dhe u forcua si pasoj\u00eb e sy mbylljes s\u00eb qeveris\u00eb dhe institucioneve shtet\u00ebrore m\u00eb shum\u00eb se sa nga mungesa e legjislacionit.<\/em><\/p>\n<p><em>Mjafton t\u00eb p\u00ebrmend raportin e Transparency International t\u00eb botuar as m\u00eb larg se dy vite m\u00eb par\u00eb q\u00eb e trajtoi \u201cLigjin p\u00ebr Loj\u00ebrat e Fatit\u201d miratuar nga mazhoranca e drejtuar prej Ram\u00ebs, si nj\u00eb ligj t\u00eb shkruar me porosi. Nj\u00eb akuz\u00eb q\u00eb nga foltorja e kuvendit Edi Rama e ka d\u00ebgjuar nga un\u00eb dhe padyshim edhe nga deputet\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Demokratike.<\/em><\/p>\n<p><em>E kur kupa u mbush dhe \u00e7menduria doli jasht\u00eb kontrollit, Edi Rama vendosi q\u00eb t\u00eb shnd\u00ebrrohej n\u00eb \u201cpuritan\u201d duke urdh\u00ebruar mbylljen e Loj\u00ebrave t\u00eb Fatit. T\u00eb lexoje fjalimin e tij n\u00eb kuvend, do t\u00eb lexoje argumentet e asaj opozite q\u00eb ai kishte sulmuar aq ethsh\u00ebm p\u00ebr vite me radh\u00eb. Madje shkoi deri aty sa t\u00eb citonte \u201cKuranin dhe Bibl\u00ebn\u201d vet\u00ebm e vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb vetes atribute gati hyjnore n\u00eb luft\u00ebn e tij kund\u00ebr Loj\u00ebrave t\u00eb Fatit.<\/em><\/p>\n<p><em>Sot, \u00e7udit\u00ebrisht ky njeri q\u00eb nga Foltorja e Kuvendit lexonte \u201cskedat penale t\u00eb pronar\u00ebve t\u00eb Kompanive t\u00eb Basteve\u201d (citoj Edi Ram\u00ebn nga fjalimi n\u00eb kuvend), i nj\u00ebjti kryeminist\u00ebr q\u00eb nga po e nj\u00ebjta foltore deklaroi \u201cndalimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb bixhozit\u201d ka vendosur q\u00eb t\u00eb rikthej\u00eb \u201cloj\u00ebrat e fatit\u201d.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00c7dokush q\u00eb ka pak respekt p\u00ebr integritetin dhe pesh\u00ebn e fjal\u00ebs, secili q\u00eb ka pak respekt mbi \u00e7far\u00eb ka th\u00ebn\u00eb duhet t\u00eb pyes\u00eb veten se si ka mund\u00ebsi q\u00eb njeriu q\u00eb n\u00eb sy t\u00eb mij\u00ebra shqiptar\u00ebve ka deklaruar se \u201cBixhozi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ves shkat\u00ebrrues. Edhe Kurani e ndalon bixhozin. E kam lexuar dhe shpjegohet n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb t\u00eb bukur\u201d tanim\u00eb \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb rihap k\u00ebt\u00eb ves shkat\u00ebrrues?<\/em><\/p>\n<p><em>Hipokrizia e kryeministrit q\u00eb na drejton q\u00eb kur interesi i tij personal, politik dhe t\u00ebr\u00ebsisht jo publik e th\u00ebrret t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb akte drastike q\u00eb m\u00eb pas i zhb\u00ebn po p\u00ebr interesin e tij personale \u00ebsht\u00eb po aq kriminale sa korrupsioni dhe vjedhja.<\/em><\/p>\n<p><em>Arsyeja se p\u00ebrse sot jam n\u00eb nj\u00eb gjyq me Edi Ram\u00ebn \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht akuza ime se ky kryeminist\u00ebr ka p\u00ebrdorur Loj\u00ebrat e Fatit p\u00ebr interesin e tij personal. Aksioni i tij kund\u00ebr tyre (q\u00eb n\u00eb fakt i forcoi m\u00eb shum\u00eb ato), lufta e tij kund\u00ebr tyre (q\u00eb n\u00eb fakt i stimuloi n\u00eb vende t\u00eb tjera) e deri tentativat e tij p\u00ebr t\u2019i rihapur ato pasi \u00ebsht\u00eb zotuar si nj\u00eb hero puritan p\u00ebr t\u2019i mbyllur \u00ebsht\u00eb prov\u00eb e qart\u00eb se akuzat e dh\u00ebna prej meje nuk ishin sajesa dhe as shpifje.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputetja e Partis\u00eb Demokratike Jorida Tabaku ka reaguar pas deklaratave t\u00eb kryeministrit Edi Rama n\u00eb nj\u00eb d\u00ebgjes\u00eb publike q\u00eb zhvilloi ku paralajm\u00ebroi hapjen e basteve online. Tabaku n\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb rrjetet sociale, akuzon qeverin\u00eb e Edi Ram\u00ebs p\u00ebr lidhje t\u00eb ngushta me loj\u00ebrat e fatit. Postimi i deputetes demokrate Jorida Tabaku: Hapja e basteve [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":280822,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,364,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-280821","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-koment-opinion","10":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/280821","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=280821"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/280821\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/280822"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=280821"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=280821"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=280821"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}