{"id":281195,"date":"2022-09-02T13:01:50","date_gmt":"2022-09-02T11:01:50","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=281195"},"modified":"2022-09-02T13:01:50","modified_gmt":"2022-09-02T11:01:50","slug":"analiza-andi-bushati-pishina-e-irfanit-dosja-e-metes-dhe-ruspat-e-nje-bande-dallendyshesh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/analiza-andi-bushati-pishina-e-irfanit-dosja-e-metes-dhe-ruspat-e-nje-bande-dallendyshesh\/","title":{"rendered":"Analiza\/ Andi Bushati: Pishina e Irfanit, dosja e Met\u00ebs dhe ruspat e nj\u00eb bande dall\u00ebndyshesh"},"content":{"rendered":"<p>Nga Andi Bushati<\/p>\n<p>Nj\u00eb \u00e7et\u00eb bashibozuk\u00ebsh, me n\u00eb krye nj\u00eb dall\u00ebndyshe t\u00eb rikthyer, i jan\u00eb v\u00ebrsulur sot resortit \u201cPrestige\u201d t\u00eb Irfan Hysenbelliut, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe botuesi i Panorama, Balkanweb dhe News 24. Kjo m\u00ebsymje e shtetit vjen pas ruspave q\u00eb prish\u00ebn muret e k\u00ebtij kompleksi disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, pas kontrolleve t\u00eb shumta tatimore n\u00eb t\u00eb gjitha filjalet e k\u00ebtij biznesmeni, pra n\u00eb kuadrin e nj\u00eb sulmi fronal t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Dua ta them q\u00eb n\u00eb fillim. Sa her\u00eb kaloja n\u00eb r\u00ebr\u00ebn e bukur t\u00eb plazhit t\u00eb Golemit, gjithmon\u00eb m\u00eb ka shqet\u00ebsuar arroganca e nd\u00ebrtimit t\u00eb Irfanit, m\u00ebnyra se si muret e larta i kishin vjedhur qytetar\u00ebve t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb vijuar rrug\u00ebn p\u00ebrgjat\u00eb bregut dhe nd\u00ebrtimi i st\u00ebrmadh, natyrisht me lejen e qeveris\u00eb, i cili thyente nj\u00eb rregull q\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e Qeretit nuk mund t\u00eb kishte nd\u00ebrtime betoni mbi gjat\u00ebsin\u00eb e brezit t\u00eb pishave.<\/p>\n<p>Pra, p\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto, sot duhet t\u00eb isha i lumtur q\u00eb njer\u00ebzve po u rikthehej hapsira e munguar dhe se shteti ishte kujtuar p\u00ebr t\u00eb mbrojtur publiken n\u00eb d\u00ebm t\u00eb nj\u00eb milioneri.<\/p>\n<p>Por, fatkeq\u00ebsisht nuk \u00ebsht\u00eb aspak k\u00ebshtu. Madje mendoj se yryshi i tanish\u00ebm i qeveris\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i rreziksh\u00ebm se bashk\u00ebpunimi i saj i dikursh\u00ebm me biznesmenin, p\u00ebr t\u00eb zaptuar.<\/p>\n<p>Sepse n\u00eb koh\u00ebn kur shteti jepte leje p\u00ebr k\u00ebto nd\u00ebrtime, n\u00eb koh\u00ebn kur IKMT mbyllte syt\u00eb p\u00ebr privimin e qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb ecur n\u00eb bregun q\u00eb i p\u00ebrket t\u00eb gjith\u00ebve, Edi Rama drekonte me Irfan Hysenbelliun pik\u00ebrisht n\u00eb mjediset q\u00eb po shkallmon sot. N\u00eb mediat e tij i jepej hapsir\u00eb pa fund, sa her\u00eb q\u00eb ai donte, Taulant Ball\u00ebs. N\u00eb ekranet ku ai qe pronar, nd\u00ebrpritetj \u00e7do emision dhe program, qoft\u00eb dhe kur Erion Veliaj dilte live p\u00ebr t\u00eb l\u00ebshuar mufk\u00ebn m\u00eb t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsishme nga goja. Gazetat dhe TV-t\u00eb e Irfanit ishin politikisht t\u00eb pranueshme kur ato mb\u00ebshtesnin fushat\u00ebn e Bash\u00ebs, kund\u00ebr \u201cnon-grata-s\u201d, at\u00eb t\u00eb rilindjes p\u00ebr t\u00eb kapur FSHF-n\u00eb dhe at\u00ebher\u00eb, nd\u00ebrtimet q\u00eb sot po shkallmohen si t\u00eb paligjshme, lart\u00ebsoheshin arrogante dhe t\u00eb paprekshme buz\u00eb Adriatikut.<\/p>\n<p>Ende sot mbetet mister se \u00e7\u2019thyerje ndodhi mes biznesmenit dhe Edi Ram\u00ebs, kur mediat e t\u00eb parit filluan t\u00eb botojn\u00eb skandale p\u00ebr drejtuesit e tatimeve dhe t\u00eb doganave dhe menj\u00ebher\u00eb \u00e7eta e bashibozuk\u00ebve u v\u00ebrsul kund\u00ebr objekteve q\u00eb i kishte lejuar dhe mbrojtur prej vitesh. Dit\u00ebt e fundit ishte nj\u00eb sekret publik q\u00eb fadromat do ia behnin p\u00ebr t\u00eb prishur nj\u00eb nga pishinat e kompleksit \u201cPresige\u201d. Madje z\u00ebra brenda kupol\u00ebs konfirmonin se ish drejtori i IKMT, u shkarkua ngaq\u00eb nuk e mori p\u00ebrsip\u00ebr k\u00ebt\u00eb aksion dhe aty u rikthye dall\u00ebndyshja e preferuar e Ram\u00ebs, q\u00eb \u00ebsht\u00eb e aft\u00eb t\u00eb mbaj\u00eb gjith\u00e7ka mbi trup.<\/p>\n<p>Dhe pik\u00ebrisht k\u00ebtu, kjo histori q\u00eb nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb fare me Irfan Hysenbelliun, por me t\u00eb gjith\u00eb ne dhe me shtetin arbitrar q\u00eb kemi mbi kok\u00eb, ngjan si dy pika uji me at\u00eb q\u00eb po zhvillohet kund\u00ebr Ilir Met\u00ebs. Deri dje, spiuni i sot\u00ebm I.M. ishte bashk\u00ebkryetari i koalicionit qeveris\u00ebs, aksioneri i 1 milion\u00eb shuplakave q\u00eb rr\u00ebzuan regjimin e Berish\u00ebs, madje atij i ishte falur edhe video p\u00ebrgjimi i Dritan Priftit, pasi sipas Ram\u00ebs, fajin nuk e pask\u00ebsh pasur njeriu por sistemi.<\/p>\n<p>Por, sapo u pozicionua kund\u00ebr kryeministrit, ai u b\u00eb menj\u00ebher\u00eb, i lajthitur, qesharak, me fjalor t\u00eb pa kontrolluar, pastruesh parash p\u00ebr lobim, shkel\u00ebs i r\u00ebnd\u00eb i kushtetut\u00ebs. Porsa mor\u00ebn urdhrin nga kongrsi i PS-s\u00eb: \u201cgjith\u00eb Shqip\u00ebria e do Met\u00ebn n\u00eb burg\u201d, dall\u00ebndyshet e SPAK filluan \u00e7\u00ebshtje kund\u00ebr tij, nd\u00ebrsa dall\u00ebndyshet pa autoritet t\u00eb dosjeve, zbuluan papritmas nga nj\u00eb email anonim, pik\u00ebrish dit\u00ebn q\u00eb Meta u rikthye n\u00eb politik\u00eb, se ish presidenti kishte punuar p\u00ebr sigurimin e shtetit tre dekada m\u00eb par\u00eb. Sikur mos mjaftonte ky inskenim qesharak, parlamenti ndermori menj\u00ebher\u00eb nisma ligjore p\u00ebt ti ndaluar atij rikandidimin dhe drejtimin e forces s\u00eb vet politike.<\/p>\n<p>Pra, mjafton hipokrizia e padurueshme e k\u00ebtyre dy fabulave p\u00ebr t\u00eb kuptuar se problemi yn\u00eb sot nuk \u00ebsht\u00eb as tek zaptimet e Irfanit, as te e shkuara e Met\u00ebs, as ata t\u00eb cil\u00ebve u prishen sht\u00ebpit\u00eb tek 5 maji apo unaza e re, se gjoja kan\u00eb nd\u00ebrtuar pa leje, n\u00eb nj\u00eb qytet ku vija e verdh\u00eb po shtyhet pafund dhe ku copa nga parku i liqenit po kafshohen p\u00ebrdhunnsh\u00ebm prej atyre t\u00eb cil\u00ebt mediat i kan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Halli yn\u00eb real \u00ebsht\u00eb me nj\u00eb shtet personal q\u00eb po fshtisizohet p\u00ebrdit\u00eb. Me nj\u00eb administrt\u00eb q\u00eb shkel syt\u00eb p\u00ebr zbatimin e ligjit, kur ti i vardisesh Edi Ram\u00ebs dhe turr rruspat n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij, kur dikush i del kund\u00ebr. Me nj\u00eb tuf\u00eb dallandyshesh, n\u00eb IKMT, n\u00eb SPAK, n\u00eb \u00e7autoritetin e dosjeve, n\u00eb tatime, q\u00eb shtegtojn\u00eb kuturu sipas humoreve t\u00eb \u00e7ekuilibruara t\u00eb autokratit q\u00eb i jep urdhra. Pa zgjidhur pun\u00eb me nj\u00eb regjim si ky, askush nuk do \u00e7lirohet dot, as nga garniturra p\u00ebr reth tij, q\u00eb sa her\u00eb duhet na shitet si e bardh\u00eb dhe her\u00ebn tjet\u00ebr si e zez\u00eb.\/ Lapsi.al<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Andi Bushati Nj\u00eb \u00e7et\u00eb bashibozuk\u00ebsh, me n\u00eb krye nj\u00eb dall\u00ebndyshe t\u00eb rikthyer, i jan\u00eb v\u00ebrsulur sot resortit \u201cPrestige\u201d t\u00eb Irfan Hysenbelliut, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe botuesi i Panorama, Balkanweb dhe News 24. Kjo m\u00ebsymje e shtetit vjen pas ruspave q\u00eb prish\u00ebn muret e k\u00ebtij kompleksi disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, pas kontrolleve t\u00eb shumta tatimore [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":281203,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-281195","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/281195","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=281195"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/281195\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/281203"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=281195"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=281195"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=281195"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}