{"id":281411,"date":"2022-09-03T14:57:55","date_gmt":"2022-09-03T12:57:55","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=281411"},"modified":"2022-09-03T14:57:55","modified_gmt":"2022-09-03T12:57:55","slug":"komuniteti-politik-europian-dhe-qendrimi-gjerman-ndaj-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/komuniteti-politik-europian-dhe-qendrimi-gjerman-ndaj-tij\/","title":{"rendered":"Komuniteti Politik Europian dhe q\u00ebndrimi gjerman ndaj tij"},"content":{"rendered":"<p>Kancelari gjerman Olaf Scholz mb\u00ebshteti n\u00eb Prag\u00eb iden\u00eb e Presidentit francez Macron p\u00ebr nj\u00eb Komunitet Politik Europian. Por Gjermania e pranon at\u00eb jo si alternativ\u00eb ndaj zgjerimit t\u00eb BE, shkruan Auron Dodi.<\/p>\n<p>Kancelari gjerman, Olaf Scholz mb\u00ebshteti t\u00eb h\u00ebn\u00ebn (29.08.) n\u00eb fjalimin p\u00ebr Europ\u00ebn n\u00eb Prag\u00eb propozimin p\u00ebr nj\u00eb Komunitet Politik Europian, t\u00eb prezantuar n\u00eb maj nga presidenti francez Emmanuel Macron. Scholzi tha se v\u00ebrtet ekzistojn\u00eb tashm\u00eb disa forume n\u00eb Europ\u00eb, ku evropian\u00ebt bashk\u00ebpunojn\u00eb p\u00ebrtej BE, si\u00e7 jan\u00eb \u201cOSBE, OECD, Partneriteti Lindor, Zona Ekonomike Evropiane dhe NATO\u201d. Por deri tani ka munguar nj\u00eb forum i lider\u00ebve politik\u00eb me BE. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rol\u00a0e kupton Scholzi\u00a0Komunitetin Politik Europian.<\/p>\n<p>Kancelari i Gjermanis\u00eb tha se kryetar\u00ebt e shteteve dhe t\u00eb qeverive t\u00eb BE mund t\u00eb takohen me ata jasht\u00eb BE n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb forumi, \u201cnj\u00eb her\u00eb apo dy her\u00eb n\u00eb vit\u201d. Ai u shpreh edhe p\u00ebr temat, q\u00eb mendon se ka kuptim t\u00eb diskutohen n\u00eb forum. Jan\u00eb \u201etema q\u00eb prekin kontinentin n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi: siguria, energjia, klima ose konektiviteti\u201d.<\/p>\n<p>Mb\u00ebshtetja q\u00eb i jep kancelari gjerman iniciativ\u00ebs franceze ndikon\u00a0q\u00eb ajo t\u00eb mbetet n\u00eb diskutim. Gjermania tregon solidaritet me nj\u00eb ide franceze, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn K\u00ebshilli Europian u pozicionua n\u00eb qershor. Pozicionimi i kancelarit gjerman \u00ebsht\u00eb i ngjash\u00ebm me konkluzionet e K\u00ebshillit Europian, por t\u00eb dyja dallohen nga idet\u00eb, sidomos fillestare t\u00eb presidentit francez.<\/p>\n<p>Komuniteti Politik Europian \u2013 pa struktura fikse institucionale<\/p>\n<p>Komuniteti Politik Europian (KPE) th\u00ebrret n\u00eb kujtes\u00eb Komunitetin Europian (t\u00eb themeluar m\u00eb 1993 me Marr\u00ebveshjen e Mastrihtit e q\u00eb p\u00ebrfundoi m\u00eb 2009 me Marr\u00ebveshjen e Lisbon\u00ebs), por nuk \u00ebsht\u00eb i ngjash\u00ebm me t\u00eb. Ai nuk ka struktura fikse institucionale ose nj\u00eb korniz\u00eb juridike, si\u00e7 kishte Komuniteti Evropian.<\/p>\n<p>Sipas p\u00ebrfytyrimeve aktuale, ai do t\u00eb ishte i ngjash\u00ebm m\u00eb tep\u00ebr me forume ekonomike si G7-a apo G-20. N\u00eb to takohen lider\u00ebt e shteteve an\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb diskutuar temat e m\u00ebdha t\u00eb politik\u00ebs. Komuniteti Politik Europian do t\u00eb ofronte po ashtu \u201ctakime n\u00eb nivelin e lider\u00ebve\u201d: n\u00eb nj\u00eb version t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb tij ,\u201dt\u00eb t\u00eb gjitha shteteve me t\u00eb cilat BE ka marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb ngushta\u201d; ose n\u00eb nj\u00eb version m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb tij, ai do t\u00eb ishte \u201cplatform\u00eb p\u00ebr koordinimin e politikave t\u00eb vendeve evropiane n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kontinentin\u201d. K\u00ebshtu u tha n\u00eb konkluzionet e K\u00ebshillit Evropian n\u00eb qershor. Pas nj\u00eb \u201cshk\u00ebmbimi t\u00eb par\u00eb mendimesh\u201d p\u00ebr nj\u00eb or\u00eb e gjys\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb, K\u00ebshilli Evropian tha at\u00ebher\u00eb se diskutimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt mund t\u00eb vazhdoj\u00eb.<\/p>\n<p>Kur e p\u00ebrmendi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb maj Komunitetin Politik Europian n\u00eb Parlamentin Europian, Presidenti Macron e paraqiti at\u00eb si nj\u00eb mjet tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb strukturuar Europ\u00ebn. Macroni tha se Bashkimi Evropian nuk mund t\u00eb jet\u00eb i vetmi mjet, p\u00ebr t\u00eb strukturuar kontinentin. Kjo p\u00ebr shkak t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb integrimit dhe ambicjeve t\u00eb BE. Por forumi, p\u00ebr t\u00eb cilin po diskutohet tani, nuk duket i mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr synimin fillestar\u00a0t\u00eb Macronit.<\/p>\n<p>P\u00ebrfytyrimet franceze p\u00ebr Komunitetin Politik Europian<\/p>\n<p>Synimi i Macronit ishte t\u2019i shtonte Bashkimit Europian nj\u00eb nivel tjet\u00ebr, apo nj\u00eb rreth tjet\u00ebr. Ve\u00e7 shteteve an\u00ebtare n\u00eb BE dhe rrath\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb si\u00e7 jan\u00eb shtetet e Eurozon\u00ebs dhe ato t\u00eb Shengenit, do t\u00eb shtohej edhe nj\u00eb rreth i jasht\u00ebm shtetesh: shtete me t\u00eb cilat sipas Macronit BE \u201cndan t\u00eb nj\u00ebjtat vlera.\u201d Macroni k\u00ebrkoi m\u00eb tej q\u00eb bashk\u00ebpunimi t\u00eb mos jet\u00eb vet\u00ebm n\u00eb politik\u00eb. Por edhe n\u00eb siguri, n\u00eb energji, n\u00eb transport, n\u00eb investime, n\u00eb infrastruktur\u00eb, n\u00eb l\u00ebvizjen e lir\u00eb t\u00eb personave dhe te rinia.<\/p>\n<p>Lider\u00ebve t\u00eb shteteve ballkanike kandidate n\u00eb BE, Macroni u tha n\u00eb qershor se n\u00eb platform\u00ebn q\u00eb propozonte ai, ata nuk do t\u00eb ishin vet\u00ebm formalisht t\u00eb barabart\u00eb me BE, si\u00e7 jan\u00eb aktualisht, kur n\u00eb fakt zbatojn\u00eb vet\u00ebm rregullat juridike t\u00eb BE dhe respektojn\u00eb k\u00ebrkesat e t\u00eb tjer\u00ebve. Frankfurter Allgemeine Zeitung e komentoi k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb Macronit p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb p\u00ebr vete lider\u00ebt ballkanik\u00eb.<\/p>\n<p>Ai dhe m\u00eb von\u00eb Presidenti\u00a0i K\u00ebshillit Europian, belgu Charles Michel fol\u00ebn edhe p\u00ebr nj\u00eb integrim s<em>elektiv n\u00eb fusha t\u00eb caktuara<\/em>\u00a0t\u00eb shteteve kandidate n\u00eb BE. Nj\u00eb shtet q\u00eb p.sh., i kishte reformuar tregjet energjetike, mund t\u00eb ftohej n\u00eb samitet e ministrave t\u00eb Energjis\u00eb t\u00eb BE.<\/p>\n<p>Kjo duket e pranueshme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, por nga p\u00ebrvoja projekte si k\u00ebto duan koh\u00eb q\u00eb t\u00eb nisin. Nj\u00eb difekt i procesit t\u00eb tanish\u00ebm t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE \u00ebsht\u00eb padyshim q\u00eb shtetet kandidate i g\u00ebzojn\u00eb vet\u00ebm n\u00eb fund shum\u00eb rezultate p\u00ebr t\u00eb cilat p\u00ebrpiqen me vite.<\/p>\n<p>Projekti i Macronit ec\u00ebn n\u00eb drejtimin e duhur, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk ka dyshim. Kjo shpjegon edhe mb\u00ebshtetjen e Gjermanis\u00eb. Ia vlen q\u00eb n\u00eb procesin e zgjerimit t\u00eb ecet n\u00eb dy shina, me KPE ose me nj\u00eb Hap\u00ebsir\u00eb Evropiane Politike dhe Ekonomike, konkludoi n\u00eb maj Fondacioni Shkenca dhe Politika, q\u00eb k\u00ebshillon qeverin\u00eb gjermane.<\/p>\n<p>Megjith\u00eb deklarat\u00ebn e t\u00ebrhequr t\u00eb qershorit t\u00eb K\u00ebshillit Europian, ministri francez i Evrop\u00ebs, Laurence Boone deklaroi jav\u00ebn e kaluar (26.08.) se Komuniteti Politik Europian duhet t\u00eb p\u00ebrq\u00ebndrohet \u201cn\u00eb politik\u00ebn e jashtme dhe t\u00eb siguris\u00eb\u201d dhe \u201cn\u00eb tregti, k\u00ebrkime dhe arsim\u201d.<\/p>\n<p>Kancelari Scholz skicon kufijt\u00eb e \u201cEurop\u00ebs gjeopolitike\u201d<\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb maj, kancelari Olaf Scholz e quajti n\u00eb Berlin propozimin e Macronit propozim \u201cshprehimisht interesant\u201d. Por linja t\u00eb qarta si e p\u00ebrfytyron Gjermania Komunitetin Politik Europian Scholzi\u00a0p\u00ebrcaktoi n\u00eb fjalimin e tij t\u00eb h\u00ebn\u00ebn n\u00eb Prag\u00eb.<\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb krye ai b\u00ebri t\u00eb qart\u00eb se zgjerimi i BE\u00a0<em>duhet<\/em>\u00a0t\u00eb ndodh\u00eb. \u201cUn\u00eb angazhohem p\u00ebr zgjerimin e BE me shtetet e Ballkanit Per\u00ebndimor, me Ukrain\u00ebn, Moldavin\u00eb dhe n\u00eb perspektiv\u00eb edhe me Gjeorgjin\u00eb\u201d. Komuniteti Politik Europian \u00ebsht\u00eb p\u00ebr kancelarin \u201cnj\u00eb forum\u201d p\u00ebr tema t\u00eb caktuara t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>Takimi i G-7 n\u00eb K\u00ebshtjell\u00ebn Elmau, 26.06.2022<\/p>\n<p>Kancelari Scholz i p\u00ebrmendi me arsye kufijt\u00eb e nj\u00eb \u201eEurope gjeopolitike\u201d, sipas p\u00ebrfytyrimit gjerman. Komuniteti Politik Europian\u00a0nuk \u00ebsht\u00eb \u201calternativ\u00eb ndaj zgjerimit t\u00eb ardhsh\u00ebm t\u00eb BE\u201d, tha\u00a0ai. \u201cSepse u kemi dh\u00ebn\u00eb fjal\u00ebn kandidat\u00ebve tan\u00eb p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim \u2013 vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor madje q\u00eb prej 20 vjet\u00ebsh.\u201d Kancelari e\u00a0theksoi \u00e7\u00ebshtjen e zgjerimit, sepse k\u00ebtu kan\u00eb qen\u00eb pik\u00ebpyetjet p\u00ebr synimin final apo shoq\u00ebrues t\u00eb propozimit francez.<\/p>\n<p>Shkaqet p\u00ebr rezervat ndaj propozimit francez<\/p>\n<p>Kur e paraqiti propozimin e tij Macroni n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn frym\u00eb ai tha se p\u00ebr shtete si Ukraina do t\u00eb duhen dekada q\u00eb t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohen n\u00eb BE. Pasi Ukraina dhe Moldavia e mor\u00ebn n\u00eb qershor statusin e kandidatit t\u00eb BE, Macroni u shpreh se n\u00eb plan afatgjat\u00eb kjo nuk \u00ebsht\u00eb strategjia e duhur. As p\u00ebr shtetet kandidate, q\u00eb lodhen nga procesi i gjat\u00eb, dhe as p\u00ebr Bashkimin Europian, i cili thellohet dhe zhvillon nj\u00eb \u201cintimitet strategjik\u201d \u201cq\u00eb nuk duhet ta sakrifikojm\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb\u201d.<\/p>\n<p><em>Honi soit qui mal y pense<\/em>\u00a0(= E mbuloft\u00eb turpi, at\u00eb q\u00eb mendon keq) kur d\u00ebgjoi k\u00ebto deklarata\u00a0dhe kujt iu kujtua ftesa e francezit tjet\u00ebr, presidentit Fran\u00e7ois Mitterrand n\u00eb vitet 1990, p\u00ebr shtetet ish-komuniste lindore (dhe Rusin\u00eb): ato ftoheshin t\u00eb hynin n\u00eb nj\u00eb \u201ckonfederat\u00eb evropiane\u201d. Por k\u00ebt\u00eb ftes\u00eb shtetet lindore\u00a0e kuptuan si nj\u00eb truk p\u00ebr t\u00eb mos hyr\u00eb kurr\u00eb brenda, n\u00eb Bashkimin Evropian. Edhe presidentit Macron i njihet aft\u00ebsia p\u00ebr t\u2019i shprehur me narrativ\u00eb\u00a0t\u00ebrheq\u00ebse evropiane synimet franceze.<\/p>\n<p>Kur foli p\u00ebr integrimin e shteteve q\u00eb kryejn\u00eb reformat energjitike n\u00eb BE, mb\u00ebshtet\u00ebsi tjet\u00ebr i ides\u00eb s\u00eb Komunitetit Politik Europian, Charles Michel tha se ata q\u00eb i braktisin reformat mund t\u00eb p\u00ebrjashtohen. Te disa v\u00ebzhgues kjo ushqeu edhe m\u00eb tep\u00ebr dyshimin se platforma mund t\u00eb p\u00ebrdoret m\u00eb tep\u00ebr si mjet p\u00ebrjashtues, madje edhe p\u00ebr shtete q\u00eb jan\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga grupet potenciale p\u00ebrfituese t\u00eb nj\u00eb Komuniteti Politik Europian, Britania e Madhe deklaroi se nuk ka interes p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Kandidatja p\u00ebr kryeministre e Britanis\u00eb s\u00eb Madhe, Liz Truss deklaroi jav\u00ebn e kaluar (27.08.) p\u00ebr propozimin e Macronit se nuk e kan\u00eb mb\u00ebshtetur dhe personalisht nuk beson n\u00eb \u201ckomunitetin e tij\u00a0politik dhe ekonomik.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb qershor, Emmanuel Macroni shtoi se, n\u00ebse forumi do t\u00eb mbetet vet\u00ebm takim p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb kafe me kryetar\u00ebt e shteteve dhe t\u00eb qeverive, apo do t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb shum\u00eb, k\u00ebt\u00eb do ta vendosin shtetet. Gjasat q\u00eb ky forum t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb shum\u00eb, p\u00ebr momentin, nuk duken t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>DW<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kancelari gjerman Olaf Scholz mb\u00ebshteti n\u00eb Prag\u00eb iden\u00eb e Presidentit francez Macron p\u00ebr nj\u00eb Komunitet Politik Europian. Por Gjermania e pranon at\u00eb jo si alternativ\u00eb ndaj zgjerimit t\u00eb BE, shkruan Auron Dodi. Kancelari gjerman, Olaf Scholz mb\u00ebshteti t\u00eb h\u00ebn\u00ebn (29.08.) n\u00eb fjalimin p\u00ebr Europ\u00ebn n\u00eb Prag\u00eb propozimin p\u00ebr nj\u00eb Komunitet Politik Europian, t\u00eb prezantuar n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":281416,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-281411","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/281411","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=281411"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/281411\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/281416"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=281411"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=281411"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=281411"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}