{"id":281529,"date":"2022-09-04T12:44:53","date_gmt":"2022-09-04T10:44:53","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=281529"},"modified":"2022-09-04T12:44:53","modified_gmt":"2022-09-04T10:44:53","slug":"cfare-e-nxori-shtetin-nga-celulari-i-rames-kunder-pronarit-te-mediave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/cfare-e-nxori-shtetin-nga-celulari-i-rames-kunder-pronarit-te-mediave\/","title":{"rendered":"\u00c7far\u00eb e nxori Shtetin nga celulari i Ram\u00ebs kund\u00ebr pronarit t\u00eb mediave"},"content":{"rendered":"<p>Nga Enton Abilekaj<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb Malin e Robit po prishen pishinat e resortit me 5 yje n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb pronarit t\u00eb News24, BalkanWeb e Panorama, t\u00eb dyja pal\u00ebt hedhin n\u00eb publik fakte q\u00eb tregojn\u00eb historin\u00eb e nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieje t\u00eb trisht\u00eb media \u2013 politik\u00eb, shpjegojn\u00eb konkretisht k\u00ebt\u00eb raport dhe arsyet pse media sot l\u00ebngon n\u00ebn pushtetin politik.<\/p>\n<p>Faktet, edhe ato q\u00eb publikon qeveria, tregojn\u00eb se Irfan Hysenbelliu \u00ebsht\u00eb rrethuar nga shteti i futur n\u00eb &#8216;Whatsappin&#8217; e Edi Ram\u00ebs, jo si biznesmen q\u00eb u \u00ebsht\u00eb shmangur taksave dhe ligjit, por si pronar i mediave me influenc\u00eb. Sepse, sipas dokumenteve q\u00eb po publikohen, kur Rama ishte i k\u00ebnaqur me linj\u00ebn editoriale, ka shkelur ligjin p\u00ebr t\u00eb favorizuar biznesmenin, ka dhuruar nj\u00eb tok\u00eb publike pa asnj\u00eb procedur\u00eb, ka lejuar mospagimin e taksave dhe qerave, duke mbyllur syt\u00eb n\u00eb dogana.<\/p>\n<p>Kur ishte i k\u00ebnaqur me mediat, e ka ulur n\u00eb preh\u00ebrin e tij dhe t\u00eb dy bashk\u00eb kan\u00eb sfiduar ligjin. Mes ligjit q\u00eb nuk t\u00eb jep asnj\u00eb privilegj dhe Kryeministrit q\u00eb t\u2019i jep t\u00eb gjitha, pronari i mediave, ka b\u00ebr\u00eb zgjedhjen e dyt\u00eb, pa e menduar at\u00eb q\u00eb po ndodh sot. Hysenbelliu ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb k\u00ebshtjell\u00eb r\u00ebre, ka ngritur bizneset dhe godinat duke sfiduar ligjin me pushtetin e Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Drekat me Kryeministrin, miq\u00ebsin\u00eb me kryetarin e grupit parlamentar t\u00eb PS, q\u00eb sipas shefit t\u00eb kuzhin\u00ebs, gatuante vet\u00eb n\u00eb resortin q\u00eb pushtuan rruspat, flirtimet e forta me Erion Veliajn edhe n\u00eb d\u00ebm t\u00eb mediave t\u00eb tjera, ishin pasuria e luajtshme q\u00eb sh\u00ebrbeu p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme n\u00eb kurriz t\u00eb publikut dhe t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>Rruspat sot po e prishin t\u00eb paluajtshmen sepse pasuria e luajtshme iku.<\/p>\n<p>Drekat u z\u00ebvend\u00ebsuan me sherre, gatimet me sulme helmuese dhe flirtimet me shantazhe. Kapitalizmi tipik i Rilindjes, ku biznesmen\u00ebt em\u00ebrohen, ku biznesi mund t\u00eb b\u00ebhet vet\u00ebm kur je servil i pushtetit, ku ligji nuk \u00ebsht\u00eb domosdoshm\u00ebri, madje ndjekja e procedurave ligjore t\u00eb b\u00ebn t\u00eb dyshuar p\u00ebr tradh\u00ebti ndaj pushtetit absolut. Pasurit\u00eb nd\u00ebrtohen mbi vullnetin politik, konkurenca n\u00eb treg \u00ebsht\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar me konkurenc\u00ebn n\u00eb oborrin e qeveris\u00eb, klima e biznesit po largon cdo dit\u00eb investitor\u00ebt e huaj q\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohen nga t\u00eb em\u00ebruarit.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu biznesi nd\u00ebrtohet mbi pasurin\u00eb publike, mbi pron\u00ebn publike, mbi pron\u00ebn private, i pambrojtur nga ligji, i ekspozuar ndaj Shtetit. Sot kur Shteti doli nga &#8216;Whatsappi&#8217; i Ram\u00ebs p\u00ebr t\u2019ju v\u00ebrsulur biznesit, ai \u00ebsht\u00eb i pambrojtur nga ligji, publiku \u00ebsht\u00eb konfuz, mes mbrojtjes s\u00eb liris\u00eb s\u00eb medias dhe mbrojtjes s\u00eb shkeljes s\u00eb ligjit. Sepse media \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb shkelur. Kjo dilem\u00eb \u00ebsht\u00eb avantazhi i represionit t\u00eb pushtetit.<\/p>\n<p>Faktet q\u00eb hedh qeveria, p\u00ebrball\u00eb atyre q\u00eb hedh kompania e sulmuar, e ndajn\u00eb publikun n\u00eb q\u00ebndrimin ndaj bizneseve t\u00eb pronarit t\u00eb medias, por ato konfirmojn\u00eb q\u00eb jetojm\u00eb n\u00eb shtetin personal t\u00eb Edi Ram\u00ebs, q\u00eb ligji dmth Shteti nuk ka m\u00eb asnj\u00eb vler\u00eb, bashk\u00eb me institucionet e tij, q\u00eb Drejt\u00ebsia nuk vepron kur i shikon shkeljet e inkurajuara nga Kryeministri, sepse nuk ka urdh\u00ebr, kur media vihet si hipotek\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb shp\u00ebrblimin politik dhe kur hipoteka hiqet, biznesi merr tat\u00ebpjet\u00ebn. Nuk kishte dyshime n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien okulte politik\u00eb \u2013 media, p\u00ebr ajo q\u00eb po nxjerrin n\u00eb drit\u00eb g\u00ebrmimet e rruspave, \u00ebsht\u00eb rruga se si ndodh, p\u00ebrgj\u00ebgj\u00ebsia personale e Kryeministrit n\u00eb shkat\u00ebrrimin e thelemeve t\u00eb shtetit, n\u00eb degradimin e tij, n\u00eb sfumimin dhe injorimin derisa b\u00ebhet aq i vog\u00ebl e i pap\u00ebrfillsh\u00ebm, sa t\u00eb duket si aplikacion n\u00eb telefonin e Edi Ram\u00ebs. Ata q\u00eb po e p\u00ebsojn\u00eb sot, jan\u00eb kontribues p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Shteti duket sikur ka dal\u00eb nga celulari i kryeministrit, si xhindi nga llampa e Aladinit q\u00eb i merr urdh\u00ebrat vet\u00ebm nga i zoti i llamp\u00ebs, ata q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe po b\u00ebjn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb, p\u00ebr nd\u00ebrtimin e bizneseve t\u00eb em\u00ebruara, p\u00ebr pushtimin e vendit nga nj\u00eb person, duhet t\u00eb shohin n\u00eb Malin e Robit t\u00eb ardhmen e tyre. Nd\u00ebrsa publiku, \u00ebsht\u00eb viktima e pafajshme, q\u00eb n\u00eb grahmat e fundit, zbulon historin\u00eb e vet\u00eb tragjike.\/Dosja.al<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Enton Abilekaj Nd\u00ebrsa n\u00eb Malin e Robit po prishen pishinat e resortit me 5 yje n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb pronarit t\u00eb News24, BalkanWeb e Panorama, t\u00eb dyja pal\u00ebt hedhin n\u00eb publik fakte q\u00eb tregojn\u00eb historin\u00eb e nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieje t\u00eb trisht\u00eb media \u2013 politik\u00eb, shpjegojn\u00eb konkretisht k\u00ebt\u00eb raport dhe arsyet pse media sot l\u00ebngon n\u00ebn pushtetin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":281536,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-281529","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/281529","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=281529"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/281529\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/281536"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=281529"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=281529"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=281529"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}