{"id":281788,"date":"2022-09-05T18:03:50","date_gmt":"2022-09-05T16:03:50","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=281788"},"modified":"2022-09-05T18:03:50","modified_gmt":"2022-09-05T16:03:50","slug":"nisja-e-sezonit-te-ri-parlamentar-presidenti-bajram-begaj-mesazh-deputeteve-te-mbeshtesim-reformen-ne-drejtesi-korrupsioni-frenon-zhvillimin-ekonomik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/nisja-e-sezonit-te-ri-parlamentar-presidenti-bajram-begaj-mesazh-deputeteve-te-mbeshtesim-reformen-ne-drejtesi-korrupsioni-frenon-zhvillimin-ekonomik\/","title":{"rendered":"Nisja e sezonit \u00a0t\u00eb ri parlamentar, Presidenti Bajram Begaj mesazh deputet\u00ebve: T\u00eb mb\u00ebshtesim reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi, korrupsioni frenon zhvillimin ekonomik"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb nisje t\u00eb k\u00ebtij sesioni t\u00eb ri parlamentar, presidenti Bajram Begaj u \u00ebsht\u00eb drejtuar deputet\u00ebve t\u00eb parlament me nj\u00eb let\u00ebr, ku i uron pun\u00eb t\u00eb mbar\u00eb dhe i fton q\u00eb t\u00eb jen\u00eb sa m\u00eb bashk\u00ebpunues me institucionin e Presidenc\u00ebs.<\/p>\n<p>Kreu i shtetit thekson n\u00eb mesazhin e tij se dialogu politik, gjith\u00ebp\u00ebrfshirja dhe konsensusi duhet t\u00eb jen\u00eb lajtmotivi i pun\u00ebs parlamentare.<\/p>\n<p>Ai shton se parlamenti ka detyrim t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi pasi sipas tij korrupsioni frenon zhvillimin ekonomik t\u00eb vendit dhe vret shpres\u00ebn.<\/p>\n<p>MESAZHI I PRESIDENTIT BAJRAM BEGAJ<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar Zonja dhe zot\u00ebrinj deputet\u00eb!<\/p>\n<p>Nisja e sesionit t\u00eb ri t\u00eb punimeve t\u00eb Kuvendit, m\u00eb krijon mund\u00ebsin\u00eb, t\u2019ju drejtohem t\u00eb gjith\u00eb ju deputet\u00ebve, p\u00ebr t\u2019ju uruar pun\u00eb t\u00eb mbar\u00eb, angazhim t\u00eb frytsh\u00ebm dhe maksimal n\u00eb p\u00ebrmbushje t\u00eb t\u00eb gjitha detyrave dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsive tuaja t\u00eb larta, si p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb vullnetit politik t\u00eb popullit shqiptar.<\/p>\n<p>P\u00ebr mua si President i Republik\u00ebs, bashk\u00ebpunimi me Kuvendin \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebrgjegj\u00ebsi e p\u00ebrmbushjes s\u00eb detyr\u00ebs kushtetuese, por m\u00eb shum\u00eb se kaq \u00ebsht\u00eb shprehje e bindjes dhe e besimit se bashk\u00ebrisht mund t\u00eb shpalosim nj\u00eb dimension tjet\u00ebr qasjeje dhe sjelljeje politike, n\u00eb p\u00ebrputhje me at\u00eb q\u00eb pret shoq\u00ebria shqiptare nga klasa politike dhe nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e zgjedhur prej saj.<\/p>\n<p>Marrja e vendimit t\u00eb \u00e7eljes s\u00eb negociatava me Bashkimin Europian, domosdoshm\u00ebrisht imponon p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne, reflektim dhe m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrgjegjshm\u00ebri, seriozitet dhe m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrkushtim. Na duhet t\u00eb jemi po aq europian\u00eb p\u00ebr nga vizioni dhe standardet e sjelljes politike, e cila t\u00eb reflektoj\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb realitet t\u00eb ri t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me Bashkimin Europian.<\/p>\n<p>Dialogu politik, gjith\u00ebp\u00ebrfshirja dhe konsensusi duhet t\u00eb jen\u00eb lajtmotivi i pun\u00ebs parlamentare, sepse vendi nuk mund t\u00eb paguaj\u00eb koston e munges\u00ebs s\u00eb tyre. T\u00eb gjith\u00eb ne kemi detyrimin dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb t\u00eb ofrojm\u00eb bashk\u00ebpunim konstruktiv dhe dialog t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm. Historia na ka treguar se kur reformat jan\u00eb konsensuale, ndikimi pozitiv \u00ebsht\u00eb i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb integrimin e vendit, n\u00eb ekonomi, n\u00eb demokratizimin e institucioneve dhe n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e cil\u00ebsis\u00eb dhe standardeve t\u00eb jetes\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve. Fryma e bashk\u00ebpunimit, vendosm\u00ebria dhe kohezioni, jan\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb gjithmon\u00eb prezent n\u00eb pun\u00ebn ton\u00eb, si mbrojt\u00ebs t\u00eb interesave t\u00eb vendit dhe t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Reformat e m\u00ebdha dhe jetike p\u00ebr t\u00eb ardhmen europiane t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb inicuara me vullnetin e t\u00eb gjitha forcave politike t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuara n\u00eb Kuvend, kan\u00eb nevoj\u00eb q\u00eb t\u00eb mb\u00ebshteten edhe m\u00eb shum\u00eb nga t\u00eb gjith\u00eb ne, ndaj sfida e rradh\u00ebs do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrafrimi i legjislacionit ton\u00eb sipas standardeve europiane, q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb jemi \u00a0pararend\u00ebs t\u00eb p\u00ebrmbushjes s\u00eb aspirat\u00ebs komb\u00ebtare p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb Europiane.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar deputet\u00eb!<\/p>\n<p>Korrupsioni frenon zhvillimin ekonomik dhe vret shpres\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Modeli i zyrtarit duhet t\u00eb jet\u00eb ai i llogaridh\u00ebnies, i respektimit t\u00eb ndarjes s\u00eb pushteteve, i respektimit t\u00eb ligjit dhe p\u00ebrmbushjes s\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb publike. Ne kemi detyrimin t\u00eb mb\u00ebshtesim zbatimin e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, pun\u00ebn dhe rolin e \u00e7do aktori institucional n\u00eb ushtrimin e detyrave t\u00eb tyre n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit p\u00ebr forcimin e besimit qytetar tek institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Sesioni i ri i Kuvendit, q\u00eb ju t\u00eb nderuar deputet\u00eb nisni sot, i paraprin periudh\u00ebs kur do t\u00eb mbahen edhe zgjedhjet e rradh\u00ebs p\u00ebr organet e qeverisjes vendore, t\u00eb cilat jan\u00eb k\u00ebsisoj edhe nj\u00eb mund\u00ebsi e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar pjekurin\u00eb dhe p\u00ebrgjegjshm\u00ebrin\u00eb politike, seriozitetin dhe p\u00ebrkushtimin e t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebve politik\u00eb p\u00ebr t\u00eb realizuar zgjedhje sipas standarteve europiane edhe n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Reforma zgjedhore k\u00ebrkon bashk\u00ebpunim, transparenc\u00eb, gjith\u00ebp\u00ebrfshirje, seriozitet dhe p\u00ebrputhshm\u00ebri t\u00eb plot\u00eb me parimet e sugjeruara nga Komisioni i Venecias si dhe zbatimin e rekomandimeve t\u00eb OSBE\/ODIHR-it.<\/p>\n<p>Qeverisja ka nevoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebndv\u00ebshtrim kritik dhe oponenc\u00eb, sepse mendimi kritik sjell debat konstruktiv dhe debati konstruktiv sjell p\u00ebrmir\u00ebsim. N\u00eb k\u00ebt\u00eb frym\u00eb, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme gjith\u00ebp\u00ebrfshirja n\u00eb ligjb\u00ebrje sidomos p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e m\u00ebdha si mbrojtja\u00a0 e t\u00eb drejtave dhe lirive themelore te njeriut, \u00e7\u00ebshtjet e siguris\u00eb komb\u00ebtare e t\u00eb integrimit europian, si edhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb luft\u00ebs kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit te organizuar etj.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar zonja dhe zot\u00ebrinj deputet\u00eb!<\/p>\n<p>Situatat globale, koniunkturat politike dhe k\u00ebrc\u00ebnimet gjithnj\u00eb n\u00eb rritje, si\u00e7 u d\u00ebshmuan edhe nga agresioni rus n\u00eb Ukrain\u00eb, e kan\u00eb v\u00ebn\u00eb bot\u00ebn p\u00ebrball\u00eb sfidave shum\u00eb delikate.<\/p>\n<p>Vendi dhe rajoni yn\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb n\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnimin e vazhduesh\u00ebm t\u00eb faktor\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb riskut, ndikimeve t\u00eb reja e t\u00eb vjetra, q\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsohen edhe m\u00eb tej nga kriza ekonomike, rritja e \u00e7mimeve, pasiguria ushqimore dhe energjetike, k\u00ebrc\u00ebnimet kibernetike, pandemit\u00eb dhe epidemit\u00eb. Ne duhet t\u00eb jemi t\u00eb kujdessh\u00ebm dhe t\u00eb ndjekim me v\u00ebmendje zhvillimet n\u00eb t\u00eb gjitha vendet e rajonit e sidomos n\u00eb Kosov\u00eb. T\u2019iu ofrojm\u00eb institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs mb\u00ebshtetje n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet, dhe ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr rritjen e numrit t\u00eb njohjeve, p\u00ebr liberalizimin e vizave dhe an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb organizmat nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte, ju takon juve t\u00eb nderuar deputet\u00eb, i takon Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb jet\u00eb modeli i sjelljes dhe veprimit si patriot\u00eb, ku interesat e grupit apo t\u00eb partis\u00eb, nuk mund t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb m\u00eb lart se interesat e popullit dhe ato komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>N\u00eb prag t\u00eb festimeve t\u00eb 110 vjetorit t\u00eb themelimit t\u00eb Shtetit Shqiptar ju uroj pun\u00eb t\u00eb mbar\u00eb n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve dhe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb son\u00eb t\u00eb dashur!<\/p>\n<p>Faleminderit! Presidenti i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nisje t\u00eb k\u00ebtij sesioni t\u00eb ri parlamentar, presidenti Bajram Begaj u \u00ebsht\u00eb drejtuar deputet\u00ebve t\u00eb parlament me nj\u00eb let\u00ebr, ku i uron pun\u00eb t\u00eb mbar\u00eb dhe i fton q\u00eb t\u00eb jen\u00eb sa m\u00eb bashk\u00ebpunues me institucionin e Presidenc\u00ebs. Kreu i shtetit thekson n\u00eb mesazhin e tij se dialogu politik, gjith\u00ebp\u00ebrfshirja dhe konsensusi duhet t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":281793,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-281788","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/281788","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=281788"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/281788\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/281793"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=281788"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=281788"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=281788"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}