{"id":282145,"date":"2022-09-07T12:14:24","date_gmt":"2022-09-07T10:14:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=282145"},"modified":"2022-09-07T12:14:24","modified_gmt":"2022-09-07T10:14:24","slug":"sulmet-kibernetike-qeveria-ngrin-marredheniet-diplomatike-me-iranin-ambasada-24-ore-afat-per-tu-larguar-nga-shqiperia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/sulmet-kibernetike-qeveria-ngrin-marredheniet-diplomatike-me-iranin-ambasada-24-ore-afat-per-tu-larguar-nga-shqiperia\/","title":{"rendered":"Sulmet kibernetike, Qeveria ngrin marr\u00ebdh\u00ebniet diplomatike me Iranin, ambasada 24 or\u00eb afat p\u00ebr tu larguar nga Shqip\u00ebria"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se sulmi kibernetik ndaj faqeve qeveritare n\u00eb vendin ton\u00eb \u00ebsht\u00eb sponsorizuar nga republika e Iranit.<\/p>\n<p><strong>Pjes\u00eb nga fjala e tij:<\/strong><\/p>\n<p><em>N\u00eb 15 korrikun e shkuar vendi yn\u00eb u b\u00eb objekt i nj\u00eb sulmi t\u00eb r\u00ebnd\u00eb kibernetik, i cili kishte si objektiv shkat\u00ebrrimin e infrastruktur\u00ebs digjitale t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, paralizimin e sh\u00ebrbimeve publike, si edhe grabitjen e t\u00eb dh\u00ebnave dhe t\u00eb komunikimeve elektronike nga sistemet qeveritare. Sulmi nuk ia arriti q\u00ebllimit. Krahasimisht me objektivat e agresorit, d\u00ebmet mund t\u00eb konsiderohen t\u00eb vogla. Sistemet u rivun\u00eb t\u00eb gjitha n\u00eb pun\u00eb dhe asgj\u00eb nuk u zhduk pa kthim.<\/em><\/p>\n<p><em> P\u00ebr jav\u00eb t\u00eb t\u00ebra u punua paralelisht, dit\u00eb-nat\u00eb, qoft\u00eb p\u00ebr riv\u00ebnien e t\u00eb gjitha sistemeve n\u00eb pun\u00eb, qoft\u00eb p\u00ebr hetimin e thell\u00eb p\u00ebr gjetjen e agresorit. N\u00eb bashk\u00ebpunim me agjenci t\u00eb specializuara partnere t\u00eb anti-terrorit digjital, t\u00eb cilat soll\u00ebn n\u00eb Tiran\u00eb skuadrat e tyre, u arrit t\u00eb zbulohej fillimisht, pa asnj\u00eb hije dyshimi, se sulmi i 15 korrikut mbi Shqip\u00ebrin\u00eb nuk ishte nj\u00eb operacion individ\u00ebsh apo grupesh t\u00eb pavarura n\u00eb bot\u00ebn e krimit t\u00eb organizuar kibernetik, por nj\u00eb agresion shtet\u00ebror. <\/em><\/p>\n<p><em>Hetimi i thelluar na vuri n\u00eb dispozicion prova t\u00eb pakund\u00ebrshtueshme, se agresioni kibernetik ndaj vendit ton\u00eb \u00ebsht\u00eb orkestruar dhe sponsorizuar nga Republika Islamike e Iranit, e cila ka angazhuar kat\u00ebr grupe p\u00ebr sulmin ndaj Shqip\u00ebris\u00eb. Nd\u00ebr to edhe nj\u00eb nd\u00ebr grupet m\u00eb fam\u00ebkeqe t\u00eb terrorizmit kibernetik nd\u00ebrkomb\u00ebtar, autor apo bashk\u00ebautor i sulmeve t\u00eb m\u00ebparshme kibernetike mbi Izraelin, Arabin\u00eb Saudite, Jordanin\u00eb, Emiratet e Bashkuara, Kuvajtin dhe Qipron.\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>Ne kemi informuar aleat\u00ebt tan\u00eb strategjik\u00eb, vendet partnere t\u00eb NATO-s dhe disa vende t\u00eb tjera mike, me t\u00eb cilat kemi ndar\u00eb edhe rezultatet e pakund\u00ebrshtueshme t\u00eb hetimit q\u00eb provon burimin e agresionit ndaj vendit ton\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Nisur nga sa m\u00eb lart, K\u00ebshilli i Ministrave, ka vendosur me efekt te menj\u00ebhersh\u00ebm nd\u00ebrprerjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike me Republik\u00ebn Islamike te Iranit. Ky vendim i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i ditur me note zyrtare Ambasad\u00ebs se Republik\u00ebs Islamike te Iranit, t\u00eb cil\u00ebs i \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar largimi brenda 24 or\u00ebve nga territori i Republik\u00ebs se Shqip\u00ebris\u00eb i t\u00eb gjith\u00eb personelit diplomatik dhe tekniko-administrativ, p\u00ebrshir\u00eb edhe personelin e siguris\u00eb.\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>Kjo mas\u00eb ekstreme, aspak e d\u00ebshiruar po krejt\u00ebsisht e detyruar, \u00ebsht\u00eb n\u00eb proporcion t\u00eb plot\u00eb me seriozitetin dhe rrezikshm\u00ebrin\u00eb e sulmit kibernetik, i cili k\u00ebrc\u00ebnoi paralizimin e sh\u00ebrbimeve publike, fshirjen e sistemeve dhe grabitjen e t\u00eb dh\u00ebnave shtet\u00ebrore, vjedhjen e komunikimeve elektronike brenda sistemit qeveritar dhe nxitjen e pasiguris\u00eb e t\u00eb kaosit n\u00eb vend.<\/em><\/p>\n<p><em>D\u00ebshtimi i k\u00ebtij sulmi masiv mbi vendin ton\u00eb, fal\u00eb rezistenc\u00ebs s\u00eb sistemeve q\u00eb kemi ngritur dhe ndihm\u00ebs s\u00eb grupeve speciale q\u00eb na u bashkuan n\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb fundi i k\u00ebrc\u00ebnimit kibernetik, po thjesht\u00eb prova se tanim\u00eb edhe Shqip\u00ebria ka hyr\u00eb fal\u00eb zhvillimit digjital n\u00eb hart\u00ebn e gjer\u00eb t\u00eb luft\u00ebs p\u00ebr sigurin\u00eb kibernetike. Por lajmi i mir\u00eb \u00ebsht\u00eb se ne e dim\u00eb se \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb e si duhet ta b\u00ebjm\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos na prekur dot askush, ashtu si\u00e7 dim\u00eb edhe se do t\u2019i b\u00ebjm\u00eb si\u00e7 duhet gj\u00ebrat e duhura, sepse kemi partner\u00ebt e duhur.\u00a0<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se sulmi kibernetik ndaj faqeve qeveritare n\u00eb vendin ton\u00eb \u00ebsht\u00eb sponsorizuar nga republika e Iranit. Pjes\u00eb nga fjala e tij: N\u00eb 15 korrikun e shkuar vendi yn\u00eb u b\u00eb objekt i nj\u00eb sulmi t\u00eb r\u00ebnd\u00eb kibernetik, i cili kishte si objektiv shkat\u00ebrrimin e infrastruktur\u00ebs digjitale t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":282147,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-282145","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/282145","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=282145"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/282145\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/282147"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=282145"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=282145"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=282145"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}