{"id":282155,"date":"2022-09-07T12:27:21","date_gmt":"2022-09-07T10:27:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=282155"},"modified":"2022-09-07T12:27:21","modified_gmt":"2022-09-07T10:27:21","slug":"tre-strategjite-e-rames-per-te-mbajtur-me-thonj-pushtetin-nga-agim-nesho","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/tre-strategjite-e-rames-per-te-mbajtur-me-thonj-pushtetin-nga-agim-nesho\/","title":{"rendered":"Tre strategjit\u00eb e Ram\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mbajtur me thonj pushtetin &#8211; Nga Agim Nesho"},"content":{"rendered":"<p>Nga Agim Nesho<\/p>\n<p>Pushteti politik i Rilindjes ka vdekur moralisht. Situata reale n\u00eb Shqip\u00ebri sot \u00ebsht\u00eb m\u00eb keq se n\u00eb Sri Lanka, ku qeveria ishte e paaft\u00eb p\u00ebr t\u00eb qeverisur vendin, por Shqip\u00ebria vuan nga sistemi qeveris\u00ebs klientelist-korruptiv q\u00eb po e \u00e7on vendin drejt nj\u00eb katastrofe t\u00eb paralajm\u00ebruar, por akoma t\u00eb pakonceptuar realisht nga komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Flluska e krijuar nga propaganda e shfrenuar e Rilindjes dhe nga ndihma e konsiderueshme e lobist\u00ebve t\u00eb mir\u00ebpaguar n\u00eb Per\u00ebndim ka krijuar nj\u00eb realitet paralel, t\u00eb ndrysh\u00ebm nga perceptimi i opinionit publik n\u00eb vend. Realitetet paralele k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb verifikohen, prandaj komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar, i cili sot po v\u00ebren vet\u00eb dhe po informohet nga institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr kapjen e shtetit, lidhjen e krimit me politik\u00ebn, korrupsionin galopant q\u00eb ka kapur vendin, po pret rezultatet e zgjedhjeve t\u00eb ardhshme p\u00ebr t\u00eb kuptuar situat\u00ebn por edhe p\u00ebr ta korrigjuar at\u00eb. Prandaj, zgjedhjet e ardhshme jan\u00eb p\u00ebr regjimin kleptokratik t\u00eb zotit Rama nj\u00eb luft\u00eb p\u00ebr jet\u00eb a vdekje p\u00ebr pushtetin e tij.<\/p>\n<p>Procesi i zgjedhjeve t\u00eb ardhshme nuk do t\u00eb jet\u00eb di\u00e7ka e leht\u00eb p\u00ebr regjimin Rama. P\u00ebr opinionin nd\u00ebrkomb\u00ebtar tashm\u00eb jan\u00eb t\u00eb njohura zgjedhjet e vitit 2017 dhe dosjet 339 dhe 184, si dhe problematika skandaloze e zgjedhjeve t\u00eb 25 Prillit 2021, q\u00eb \u00ebsht\u00eb pasqyruar nga raportet e OSBE-ODHIR, Departamenti i Shtetit, etj., t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb evidentuar fakte t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb shtetit p\u00ebr t\u00eb ndryshuar vullnetin e lir\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb zgjedhur p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tyre. K\u00ebsaj radhe nuk e shp\u00ebton as klientelizmi i tij, as retorika boshe, as patronazhist\u00ebt t\u00eb kolektivizuar n\u00eb detashmente militante p\u00ebr t\u00eb kontrolluar votuesit e lir\u00eb. N\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb veprimi si n\u00eb rastin e afgan\u00ebve, t\u00eb cilin ai e p\u00ebrdori p\u00ebr t\u00eb certifikuar zgjedhjet problematike t\u00eb 25 Prillit, ai ka krijuar nj\u00eb strategji m\u00eb komplekse.<\/p>\n<p>Strategjia e par\u00eb \u00ebsht\u00eb sulmi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb d\u00ebmtuar opozit\u00ebn. K\u00ebt\u00eb sulm ai e ka projektuar n\u00eb disa plane, duke goditur dy lider\u00ebt e frontit opozitar p\u00ebr t\u00eb krijuar konfuzion, pasiguri dhe p\u00ebr\u00e7arje n\u00eb gjirin e opozit\u00ebs. P\u00ebr Ram\u00ebn, Dr. Berisha dhe zoti Meta nuk jan\u00eb vet\u00ebm lider\u00ebt popullor\u00eb me mb\u00ebshtetje t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb popull, q\u00eb kan\u00eb provuar veten n\u00eb qeverisje, por edhe shkaktar\u00ebt e makthit t\u00eb tij makbethian se jan\u00eb ata q\u00eb do ta rr\u00ebzojn\u00eb nga pushteti. Ai ishte i bindur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebkur filloi lufta pa princip kund\u00ebr Presidentit Meta, t\u00eb cilin e luftoi me gjith\u00eb parlamentin kukull p\u00ebr ta hequr nga pushteti, kur shpalli luft\u00ebn kund\u00ebr partis\u00eb s\u00eb tij p\u00ebr ta nxjerr\u00eb nga Parlamenti, kur nd\u00ebrhyri hapur ndaj organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe SPAK dhe i vuri detyr\u00eb, n\u00ebn presion, q\u00eb ai duhej t\u00eb hiqej nga skena politike. Si autokrat ai po shtyn dhe shp\u00ebrdoron institucionet e shtetit ti realizojn\u00eb d\u00ebshir\u00ebn e tij, pavar\u00ebsisht n\u00ebse ajo vjen nga falsifikimet, denoncuesit e inkriminuar apo nga diskreditimi i institucioneve t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>P\u00ebr zotin Berisha skenari tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr e Ram\u00ebs dhe lobist\u00ebve t\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb d\u00ebmtuar figur\u00ebn e tij dhe p\u00ebr t\u00eb vazhduar projektet e tij fam\u00ebkeqe me Vu\u00e7i\u00e7 dhe padron\u00ebt e tij. Ringritja e tij legjendare ka trembur Ram\u00ebn, prandaj k\u00ebrkon ta pengoj\u00eb PD me procese gjyq\u00ebsore, me ligje t\u00eb turpshme personale kund\u00ebr nj\u00eb lideri q\u00eb ka shkruar historin\u00eb n\u00eb tranzicionin demokratik Shqiptar. Ai po p\u00ebrdor mekanizmat e gjith\u00eb shtetit p\u00ebr ti mohuar popullit t\u00eb zgjedh\u00eb i lir\u00eb drejtuesit e tij. Si frikacak ai po mban me thonj pushtetin e tij t\u00eb korruptuar, pa pasur turp p\u00ebr rrjepjet q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb vendit me afer\u00ebn e incenerator\u00ebve, PPP-t\u00eb, tenderat e rrug\u00ebve apo abuzimet e tjera me fondet publike.<\/p>\n<p>Strategjia e dyt\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me p\u00ebrgatitjen e procesit t\u00eb zgjedhjeve p\u00ebr t\u00eb realizuar rezultatin e d\u00ebshiruesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb. Prandaj ai do t\u00eb jet\u00eb i kujdessh\u00ebm ndaj presionit t\u00eb hapur kundrejt administrat\u00ebs publike n\u00eb blerjen direkte t\u00eb vot\u00ebs, tek patronazhist\u00ebt dhe lidhjen direkt me krimin e organizuar. Ai ka shtuar numrin e punonj\u00ebsve t\u00eb administrat\u00ebs n\u00eb afro 200,000 &#8211; nj\u00eb num\u00ebr artificial dhe i panevojsh\u00ebm, por q\u00eb i sh\u00ebrben atij p\u00ebr t\u00eb rritur \u2018p\u00ebrkrah\u00ebsit\u2019 e tij, si\u00e7 v\u00ebrehet edhe n\u00eb trendin rrit\u00ebs t\u00eb pun\u00ebsimeve para zgjedhjeve t\u00eb vitit 2019 dhe 2021. Gjat\u00eb vitit elektoral ai po planifikon edhe censusin komb\u00ebtar ku ai mund t\u00eb pun\u00ebsoj\u00eb edhe 20-30 mij\u00eb vet\u00eb sezonal\u00eb q\u00eb mund t\u2019i shtohen votuesve. Marr\u00ebveshja me Vu\u00e7i\u00e7 dhe ofrimi i 30 mij\u00eb vendeve pune n\u00eb Serbi nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr shqiptar\u00ebt, por thjesht nj\u00eb demagogji p\u00ebr regjimin p\u00ebr t\u00eb treguar mund\u00ebsit\u00eb e bashk\u00ebpunimit n\u00eb kuadrin e Ballkanit t\u00eb Hapur. Por kjo mund\u00ebsi tregon m\u00eb tep\u00ebr munges\u00ebn e vizionit t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb d\u00ebshtuar t\u00eb Rilindjes, q\u00eb nuk ka thithur investitor\u00eb t\u00eb huaj, hapur teknologji t\u00eb reja p\u00ebrpunuese n\u00eb vend dhe krijimin e nj\u00eb vasaliteti t\u00eb ri ndaj Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Pik\u00ebsynimi i Rilindjes \u00ebsht\u00eb shpopullimi i Shqip\u00ebris\u00eb nga rinia, si pjesa m\u00eb e interesuar e shoq\u00ebris\u00eb p\u00ebr ndryshim dhe zgjatjen e jet\u00ebgjat\u00ebsis\u00eb s\u00eb regjimit me pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb ardhur nga Afrika dhe Bangladeshi. Zoti Rama do t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u00e7do gj\u00eb dhe do t\u00eb gjej\u00eb \u00e7do form\u00eb q\u00eb klientelist\u00ebt e rinj q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfituar nga fondet publike, nga nd\u00ebrtimet n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs, nga p\u00ebrfitimet e pronave n\u00eb bregdet, t\u00eb angazhohet n\u00eb ccdo form\u00eb me fonde dhe punonj\u00ebsit e nd\u00ebrmarrjeve t\u00eb tyre t\u00eb p\u00ebrkrahin autokratin n\u00eb betej\u00ebn e tij jetike.<\/p>\n<p>Strategjia e tret\u00eb e Rilindjes do t\u00eb jet\u00eb propaganda e shfrenuar, keqinformimi, lobimi i bler\u00eb nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb se opozita \u00ebsht\u00eb anti-per\u00ebndimore dhe se ai \u00ebsht\u00eb i vetmi aktor q\u00eb sjell paqen dhe stabilitetin n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb gjeopolitike q\u00eb ka sot per\u00ebndimi. Ai ka harxhuar me miliona dollar\u00eb p\u00ebr lobim n\u00eb firma t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta lobimi n\u00eb SHBA me qeverin\u00eb Turke, apo kur emri i tij promovohet n\u00eb artikujt e sponsorizuar t\u00eb York Town Solutions t\u00eb financuara nga Beogradi. Propaganda e shfrenuar rreth figur\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb pathyeshme dhe q\u00ebndrimi i regjimit p\u00ebr vazhdim\u00ebsin\u00eb e tij edhe p\u00ebr 4 apo 5 mandate \u00ebsht\u00eb nj\u00eb presion i hapur ndaj gjith\u00eb pjes\u00ebs gri t\u00eb elektoratit q\u00eb k\u00ebrkon ndryshim por nuk mund ta sjell\u00eb ndryshimin se Rama ka kapur shtetin dhe vota e tyre nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb ka r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm mbajtja e regjimit pa menduar se ku po e \u00e7ojn\u00eb vendin politikat e tij aventureske dhe t\u00eb rrezikshme.<\/p>\n<p>Prandaj zgjedhjet jan\u00eb tep\u00ebr t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb ardhmen demokratike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Prandaj Opozita e Bashkuar insiston q\u00eb ky regjim duhet t\u00eb ik\u00eb sa m\u00eb shpejt dhe zgjedhjet parlamentare t\u00eb afrohen me zgjedhjet lokale. N\u00eb qoft\u00eb se nuk mposhtet ky regjim, i cili po p\u00ebrdor \u00e7do mjet p\u00ebr t\u00eb mbajtur pushtetin, e ardhmja e vendit do t\u00eb jet\u00eb e err\u00ebt dhe drejt nj\u00eb diktature t\u00eb re. Populli duhet t\u00eb jet\u00eb i nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm q\u00eb k\u00ebto zgjedhje nuk jan\u00eb p\u00ebr klas\u00ebn politike, por p\u00ebr t\u00eb ardhmen e tyre per\u00ebndimore.\/\u00a0SYRI.net<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Agim Nesho Pushteti politik i Rilindjes ka vdekur moralisht. Situata reale n\u00eb Shqip\u00ebri sot \u00ebsht\u00eb m\u00eb keq se n\u00eb Sri Lanka, ku qeveria ishte e paaft\u00eb p\u00ebr t\u00eb qeverisur vendin, por Shqip\u00ebria vuan nga sistemi qeveris\u00ebs klientelist-korruptiv q\u00eb po e \u00e7on vendin drejt nj\u00eb katastrofe t\u00eb paralajm\u00ebruar, por akoma t\u00eb pakonceptuar realisht nga komuniteti [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":282156,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,364,5380,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-282155","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-koment-opinion","10":"category-kryesore","11":"category-lajme","12":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/282155","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=282155"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/282155\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/282156"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=282155"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=282155"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=282155"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}