{"id":28223,"date":"2016-12-16T12:48:34","date_gmt":"2016-12-16T10:48:34","guid":{"rendered":"http:\/\/zjarr.tv\/?p=28223"},"modified":"2016-12-16T12:48:49","modified_gmt":"2016-12-16T10:48:49","slug":"zbulohet-shifra-qato-mbi-40-police-te-lidhur-me-drogen-po-i-hetojme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/zbulohet-shifra-qato-mbi-40-police-te-lidhur-me-drogen-po-i-hetojme\/","title":{"rendered":"Zbulohet shifra, Qato: Mbi 40 polic\u00eb t\u00eb lidhur me drog\u00ebn, po i hetojm\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>2,5 milion\u00eb bim\u00eb kanabisi u asgj\u00ebsuan n\u00eb 2016-n. Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr Sigurin\u00eb Publike n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit, Altin Qato thot\u00eb per DW se p\u00ebrfshirja e polic\u00ebve n\u00eb kultivimin e drog\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb fenomen.<\/p>\n<p>Deutsche Welle: Gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtij viti u vu re nj\u00eb shtrirje e gjeografis\u00eb s\u00eb drog\u00ebs n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb. Si e shpjegoni ju k\u00ebt\u00eb masivizim t\u00eb mbjelljes s\u00eb kanabisit?<\/p>\n<p>Altin Qato: Policia si \u00e7do aktivitet kriminal q\u00eb e vler\u00ebson n\u00eb maksimum p\u00ebr ta goditur q\u00eb t\u00eb sjell\u00eb m\u00eb shum\u00eb siguri publike e konsideron edhe kultivimin e bim\u00ebve si nj\u00eb aktivitet kriminal t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb q\u00eb do nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb mir\u00eborganizuar p\u00ebr t\u00eb parandaluar, goditur dhe zbuluar autor\u00ebt. Ne b\u00ebjm\u00eb edhe pun\u00eb sensibilizuese q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb vitit. Rezultatet flasin p\u00ebr nj\u00eb shkat\u00ebrrim masiv. K\u00ebt\u00eb vit, deri p\u00ebr periudh\u00ebn kur flasim, kemi shkat\u00ebrruar m\u00eb shum\u00eb se 2,5 milion\u00eb bim\u00eb narkotike. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb num\u00ebr m\u00eb i madh se viti i kaluar, kjo ka krijuar nj\u00eb kontekst sikur situata mund t\u00eb ket\u00eb dal\u00eb jasht\u00eb kontrollit. Ne e argumentojm\u00eb k\u00ebt\u00eb me nj\u00eb organizim m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb policis\u00eb p\u00ebr kontrollin e territorit, duke rritur numrin e forcave t\u00eb policis\u00eb, t\u00eb aktivizuar p\u00ebr t\u00eb goditur k\u00ebt\u00eb aktivitet, kemi rritur bashk\u00ebpunimin me partner\u00eb t\u00eb tjer\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, qeverin\u00eb italiane. N\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshjeje mes dy Ministrive t\u00eb Brendshme ne b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb monitorim t\u00eb kontrolluar nga ajri me ndihm\u00ebn e Guardia di Finanza.<\/p>\n<p>Kaq shum\u00eb drog\u00eb e shkat\u00ebrruar, po sa vet\u00eb jan\u00eb kapur?<\/p>\n<p>Vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit kemi rreth 1670 procedime penale t\u00eb nisura t\u00eb referuara n\u00eb prokurori, ku b\u00ebjm\u00eb veprime t\u00eb rregullta proceduriale. Nga k\u00ebta 400 autor\u00eb jan\u00eb t\u00eb identifikuar si kultivues, rreth 252 prej tyre jan\u00eb t\u00eb arrestuar, por puna fokusohet edhe tek grupe t\u00eb organizuara q\u00eb merren me trafikimin e drog\u00ebs n\u00eb vendet e Bashkimit Europian. Pjesa tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb e shpallur n\u00eb k\u00ebrkim. Pra nga k\u00ebto 1600 procedime, 20% jan\u00eb zbuluar, por puna p\u00ebr gjetjen e autor\u00ebve vazhdon.<\/p>\n<p>Nuk ju duket shif\u00ebr e ul\u00ebt p\u00ebr nj\u00eb problem kaq t\u00eb madh?<\/p>\n<p>Por krahasuar me vitin e kaluar kemi rritje t\u00eb procedimeve. Ne vazhdojm\u00eb bashk\u00ebpunimin me prokurorin\u00eb q\u00eb b\u00ebn hetimet p\u00ebr zbulimin e plot\u00eb t\u00eb k\u00ebtij aktiviteti kriminal p\u00ebr t\u00eb gjetur kush jan\u00eb pronar\u00ebt e tokave, kush jan\u00eb p\u00ebrdoruesit, por duhet nj\u00eb koh\u00eb derisa t\u00eb mbyllet kuadri i plot\u00eb me dokumentimin e zbulimin e autor\u00ebve.<\/p>\n<p>Ku fokusohet puna juaj aktualisht tek shkat\u00ebrrimi i parcelave apo zbulimi i vendeve ku \u00ebsht\u00eb fshehur droga?<\/p>\n<p>Bima narkotike ka periudh\u00ebn e vet. Kultivimi n\u00eb parcela t\u00eb hapura fillon diku nga fundi i marsit dhe prillit, sipas t\u00eb dh\u00ebnave tona. N\u00eb shtator e tetor p\u00ebrfundon cikli i bim\u00ebs narkotike, varet edhe nga lloji i saj. Tani ne jemi fokusuar n\u00eb masat p\u00ebr t\u00eb goditur trafikimin. E gjith\u00eb kjo sasi q\u00eb mund t\u00eb kultivohet e q\u00eb i ka shp\u00ebtuar kontrollit policor \u00ebsht\u00eb e destinuar p\u00ebr tregun nd\u00ebrkomb\u00ebtar, kryesisht at\u00eb europian. Kjo sasi nuk p\u00ebrdoret n\u00eb tregun shqiptar, sepse \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i vog\u00ebl.<\/p>\n<p>Kam d\u00ebgjuar z\u00ebra kritik\u00eb q\u00eb thon\u00eb se nuk dihet ku shkon kjo drog\u00eb e shkat\u00ebrruar? Nuk ka mbikqyrje p\u00ebr nj\u00eb proces t\u00eb till\u00eb asgj\u00ebsimi?<\/p>\n<p>Faktikisht ne jemi shum\u00eb transparent\u00eb. Asgj\u00ebsimi b\u00ebhet n\u00eb vend, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rregull procedurial, nuk \u00ebsht\u00eb se policia e merr sasin\u00eb e gjetur n\u00eb nj\u00eb parcel\u00eb dhe e transporton diku. Merren mostrat e nevojshme q\u00eb lejohen p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb sipas rregullat, pjesa tjet\u00ebr asgj\u00ebsohet, e kjo dokumentohet me pamje filmike e duke u fotografuar.<\/p>\n<p>Ka investigime q\u00eb kan\u00eb treguar se pa mb\u00ebshtetje nga policia, ky zinxhir nuk funksionon. A keni ju raste t\u00eb identifikuara?<\/p>\n<p>Puna e policis\u00eb \u00ebsht\u00eb e pun\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb k\u00ebtij aktiviteti, sepse element\u00eb q\u00eb merren me k\u00ebt\u00eb aktivitet shfryt\u00ebzojn\u00eb zona t\u00eb larg\u00ebta malore, ku \u00ebsht\u00eb e pamundur vajtja me mjete, pra n\u00eb harxhojm\u00eb energji e shum\u00eb forca p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb vend. Kjo i ndihmon k\u00ebta autor\u00eb q\u00eb t\u2019i shmangen kontaktit vizual me policin\u00eb, t\u00eb shp\u00ebtojn\u00eb. Ne kemi b\u00ebr\u00eb pun\u00eb shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb me Guardia di Finanza, jan\u00eb 99% e parcelave t\u00eb identifikuar nga ata e t\u00eb shkat\u00ebrruara nga ne.<\/p>\n<p>Po a ka lidhje t\u00eb policis\u00eb me rrjetet e drog\u00ebs?<\/p>\n<p>Kemi hasur edhe raste, kur element\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb kan\u00eb bashk\u00ebpunim, por ky nuk \u00ebsht\u00eb fenomen. Nuk \u00ebsht\u00eb i gjer\u00eb si fenomen, ne i kemi ndjekur edhe penalisht. Ne nuk e shmangim p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e punonj\u00ebsve t\u00eb policis\u00eb, ka punonj\u00ebs t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, t\u00eb implikuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb aktivitet por kund\u00ebrshtojm\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb si fenomen.<\/p>\n<p>Sa raste polic\u00ebsh t\u00eb implikuar keni zbuluar?<\/p>\n<p>P\u00ebr momentin q\u00eb flasim kemi rreth 40 procedime penale t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb policis\u00eb, 8 prej tyre jan\u00eb t\u00eb arrestuar, jan\u00eb rreth 43 procedime displinore q\u00eb sipas informacioneve tona, ata nuk kan\u00eb vepruar, ose nuk kan\u00eb kryer detyr\u00ebn si duhet p\u00ebr goditjen e k\u00ebtij aktiviteti. E theksoj nuk \u00ebsht\u00eb fenomen, po t\u00eb kujtojm\u00eb numrin e lart\u00eb t\u00eb bim\u00ebve t\u00eb asgj\u00ebsuara, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kemi vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit q\u00eb flasim kemi rreth 9000 forca policie t\u00eb angazhuara p\u00ebr goditjen e k\u00ebtij aktiviteti, me nj\u00eb kosto rreth 6 milion\u00eb dollar\u00eb q\u00eb shpenzon policia nga buxheti i saj. Ne jemi t\u00eb motivuar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>2,5 milion\u00eb bim\u00eb kanabisi u asgj\u00ebsuan n\u00eb 2016-n. Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr Sigurin\u00eb Publike n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit, Altin Qato thot\u00eb per DW se p\u00ebrfshirja e polic\u00ebve n\u00eb kultivimin e drog\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb fenomen. Deutsche Welle: Gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtij viti u vu re nj\u00eb shtrirje e gjeografis\u00eb s\u00eb drog\u00ebs n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb. Si e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2044,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,1,235,201],"tags":[],"class_list":{"0":"post-28223","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-lajme","8":"category-uncategorized-sq","9":"category-vendi","10":"category-zbardhi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28223","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2044"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=28223"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28223\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=28223"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=28223"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=28223"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}