{"id":282442,"date":"2022-09-08T09:25:44","date_gmt":"2022-09-08T07:25:44","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=282442"},"modified":"2022-09-08T09:25:44","modified_gmt":"2022-09-08T07:25:44","slug":"territorialja-bashkite-e-ps-kerkojne-zmadhimin-e-tyre-maxhoranca-dhe-opozita-me-qendrime-te-kunderta-per-efektet-e-reformes-se-2014","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/territorialja-bashkite-e-ps-kerkojne-zmadhimin-e-tyre-maxhoranca-dhe-opozita-me-qendrime-te-kunderta-per-efektet-e-reformes-se-2014\/","title":{"rendered":"Territorialja, Bashkit\u00eb e PS k\u00ebrkojn\u00eb zmadhimin e tyre! Maxhoranca dhe opozita me q\u00ebndrime t\u00eb kund\u00ebrta p\u00ebr efektet e reform\u00ebs s\u00eb 2014"},"content":{"rendered":"<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs q\u00eb zgjati mbi 5 or\u00eb, Arb\u00ebn Mazniku, Prejin Ndreu dhe G\u00ebzim Top\u00e7iu than\u00eb se ndarja aktuale ka probleme t\u00eb vogla n\u00eb krahasim me p\u00ebrmir\u00ebsimet financiare dhe kompetencat q\u00eb sot bashkit\u00eb kan\u00eb, duke k\u00ebrkuar edhe zmadhim t\u00eb tyre. Nga ana e saj p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e opozit\u00ebs p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebn q\u00ebndrimin se reforma nuk e arriti q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb ulur shpenzimet dhe afruar sh\u00ebrbimet p\u00ebr qytetar\u00ebt sa m\u00eb pran\u00eb tyre. Kryetar\u00ebt socialist\u00eb hodh\u00ebn posht\u00eb pretendimet se personeli i tyre \u00ebsht\u00eb rritur, duksh\u00ebm me q\u00ebndrime t\u00eb kund\u00ebrta me opozit\u00ebn. Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, nuk munguan edhe debatet politike mes pal\u00ebve.<\/p>\n<p>DEBATI<\/p>\n<p>Anila Denaj: Nuk kemi debat p\u00ebr radh\u00ebn, por \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00eb q\u00eb opozita s\u2019ka prezenc\u00eb sot, jan\u00eb bosh karriget e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Dhurata \u00c7upi: Do ta vler\u00ebsonim shum\u00eb n\u00ebse do t\u00eb fokusoheshit te reforma, \u00e7far\u00eb u synua dhe ku jemi sot. Un\u00eb jam e qart\u00eb se nuk do ta pranoni se \u00ebsht\u00eb e d\u00ebshtuar, por mos thoni se \u00ebsht\u00eb e jasht\u00ebzakonshme. \u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm propagand\u00eb.<\/p>\n<p>Pjerin Ndreu: Me reform\u00ebn territoriale p\u00ebrfaq\u00ebsimi \u00ebsht\u00eb realizuar, ndryshe nga sa kam d\u00ebgjuar n\u00eb tavolina t\u00eb ndryshme. \u00c7do nj\u00ebsi vendore, \u00e7do cep i territorit \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebsuar jo vet\u00ebm me nj\u00eb, por edhe me dy apo tre persona n\u00eb K\u00ebshillin Bashkiak. N\u00ebse ka institucione q\u00eb jan\u00eb produktive n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet, jan\u00eb bashkit\u00eb. Bashkit\u00eb kan\u00eb ulur borxhin 50%. N\u00eb Bashkin\u00eb Lezh\u00eb e mora me 4.6 miliard\u00eb t\u00eb vjetra borxh, sot afro 1 miliard.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb s\u2019ka sh\u00ebrbime n\u00eb zonat rurale, n\u00ebse ndodh \u00ebsht\u00eb mungesa menaxheriale e kreut t\u00eb Bashkis\u00eb. Kemi nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb rrug\u00eb rurale 300 km, 60% e buxhetit p\u00ebr zonat rurale. Nj\u00eb problematik\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb duhet decentralizim m\u00eb i fort\u00eb. Strukturat e qeveris\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb m\u00eb pak prezente n\u00eb disa funksione. Duhet m\u00eb pak burokraci n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien e qeveris\u00eb me pushtetin lokal.<\/p>\n<p>Agron Kapllanaj: Sa i p\u00ebrket menaxhimit t\u00eb financave, duhet t\u00eb marr\u00eb fund preferenca e nj\u00eb Kryeministri. Duhet t\u00eb b\u00ebhet me nj\u00eb reform\u00eb n\u00eb Parlament se nuk mundet q\u00eb Bashkia t\u00eb mbetet n\u00eb oreksin e nj\u00eb Kryeministri apo qeverie, financoj apo jo un\u00eb. Kur kam drejtuar Mallakastr\u00ebn, kam qen\u00eb i diskriminuar. Ia kam th\u00ebn\u00eb edhe Kryeministrit. Numri i punonj\u00ebsve t\u00eb Bashkis\u00eb t\u00eb jet\u00eb me ligj, jo me urdh\u00ebr partie sipas oreksit gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore.<\/p>\n<p>Shum\u00eb s\u2019vijn\u00eb n\u00eb pun\u00eb dhe marrin rrog\u00ebn e rrin\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi se k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb interesi i partis\u00eb. K\u00ebshillat e qarqeve p\u00ebr mua jan\u00eb inekzistent\u00eb, nuk kan\u00eb asnj\u00eb lloj roli dhe duhen reformuar. Duhet gjetur nj\u00eb formul\u00eb apo mekaniz\u00ebm q\u00eb qarqet t\u00eb ndryshojn\u00eb dhe t\u00eb jen\u00eb t\u00eb vlefshme dhe japin nj\u00eb kontribut p\u00ebr qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Arb\u00ebr Mazniku: Pas 8 viteve, mendimi im \u00ebsht\u00eb q\u00eb reforma jo vet\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb e suksesshme por duhet t\u00eb kishte qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb nivel m\u00eb t\u00eb thell\u00eb. Ish-komuna K\u00ebrrab\u00eb me 100% t\u00eb ardhurave t\u00eb veta dhe grandit t\u00eb marre nga Qeveria do t\u2019i duheshin 113 vjet p\u00ebr t\u00eb paguar rrug\u00ebn q\u00eb e lidh me Tiran\u00eb. Nd\u00ebrsa ishKomuna Zall-Bastar do ti duheshin 77 vjet p\u00ebr t\u00eb paguar rrug\u00ebn q\u00eb lidh k\u00ebt\u00eb ish- komun\u00eb me Tiran\u00ebn.<\/p>\n<p>P\u00ebrpara reform\u00ebs, t\u00eb gjitha komunat ishin me borxhe t\u00eb m\u00ebdha dhe detyrime ndaj pal\u00ebve t\u00eb treta sot situata \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht ndryshe. Un\u00eb e them me shum\u00eb siguri q\u00eb Bashkimi i Vor\u00ebs dhe Kamz\u00ebs n\u00eb territorin e Tiran\u00ebs do jepte cil\u00ebsi m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt. K\u00ebto jan\u00eb dy nj\u00ebsi q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb organike jan\u00eb t\u00eb lidhura me ekonomin\u00eb e Tiran\u00ebs. K\u00ebta t\u00eb fundit do t\u00eb merrnin sh\u00ebrbime m\u00eb t\u00eb mira dhe kishin mund\u00ebsi p\u00ebr m\u00eb t\u00eb mos kishin nj\u00eb ndjesi si pjes\u00eb e nj\u00eb qyteti t\u00eb nivelit t\u00eb dyt\u00eb. Nj\u00eb problematik\u00eb \u00ebsht\u00eb se ne sot nuk kemi asnj\u00eb mund\u00ebsi si t\u00eb kontrollojm\u00eb hapjen apo jo t\u00eb aktiviteteve t\u00eb caktuara ekonomike n\u00eb territor.<\/p>\n<p>Xhelal Mziu: Jo po merr edhe portin e Durr\u00ebsit!<\/p>\n<p>Dhurata \u00c7upi: E mira do ishte t\u00eb merrnit edhe Rom\u00ebn dhe Parisin dhe t\u00eb b\u00ebnit disa kulla 24-kat\u00ebshe se ata nuk i kan\u00eb. K\u00ebtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb komision ka pasur p\u00ebrfaq\u00ebsues q\u00eb e kan\u00eb konsideruar k\u00ebt\u00eb reform\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme por n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>G\u00ebzim Top\u00e7iu: T\u00eb ardhurat nuk jan\u00eb t\u00eb fragmentizuara, por t\u00eb p\u00ebrqendruara. S\u2019do paguhen rroga p\u00ebr shtat\u00eb financier, por p\u00ebr nj\u00eb. N\u00eb k\u00ebto tet\u00eb vite kemi realizuar 198 projekte, 14 shkolla t\u00eb rehabilituara, 172 km kanale n\u00eb fush\u00ebn e Maliqit t\u00eb rehabilituara. Duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb transfert\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr investimin, sipas pesh\u00ebs dhe % q\u00eb i takon \u00e7do bashkie.<\/p>\n<p>Dhurata \u00c7upi: Sot keni 788 t\u00eb pun\u00ebsuar n\u00eb Bashkin\u00eb e Lezh\u00ebs, 659 dhe 129. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkres\u00eb e Ministris\u00eb s\u00eb Financave.<\/p>\n<p>Pjerin Ndreu: \u00cbsht\u00eb shif\u00ebr q\u00eb fut bashk\u00eb dhe ka 2 shtylla. M\u00eb vjen shum\u00eb keq. Nuk po e kupton. \u00cbsht\u00eb shif\u00ebr e gabuar.<\/p>\n<p>Dhurata \u00c7upi: Nuk t\u00eb lejoj t\u00eb m\u00eb flas\u00ebsh k\u00ebshtu q\u00eb nuk e kuptoj. Kam k\u00ebrkuar informacion nga Ministria p\u00ebr numrin e punonj\u00ebsve t\u00eb bashkive.<\/p>\n<p>Pjerin Ndreu: M\u00eb vjen keq, Ministria e Financave nuk \u00ebsht\u00eb e pagabueshme. Un\u00eb jam kryetari i Bashkis\u00eb. Ministria e Financave ja ka futur kot n\u00ebse ta ka sjell\u00eb at\u00eb, \u00e7far\u00eb problem ka? Je duke b\u00ebr\u00eb debat q\u00eb nuk ekziston.<\/p>\n<p>Xhelal Mziu: Kryetari i Bashkis\u00eb Ndreu dhe z\u00ebvend\u00ebskryetari Mazniku ran\u00eb n\u00eb kurthin e demonstrimit t\u00eb sukseseve personale. Kjo u kthye n\u00eb nj\u00eb aren\u00eb politike q\u00eb nuk ju sh\u00ebrben juve. Ne duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb reform\u00eb q\u00eb duhet t\u2019u sh\u00ebrbej\u00eb qytetar\u00ebve dhe dy jan\u00eb shtyllat kryesore, kompetenca dhe autonomia. Nuk t\u00eb shkon ajo e zg\u00ebrdhima, e kupton. Mos kalo n\u00eb rolin e policit ordiner tani se ke post. Mos m\u00eb b\u00ebj mua si papagall. M\u00eb l\u00ebr t\u00eb flas, o shoku Pjerin. O shoku polic. Ku merr vesh nga shifrat ti. Ti je dru fare nga kjo pjes\u00eb.<\/p>\n<p>Fadil Nasufi: Un\u00eb mendoj q\u00eb qeveria duhet t\u00eb shikoj\u00eb qytetet q\u00eb kan\u00eb pamund\u00ebsi zhvillimi dhe jan\u00eb t\u00eb vogla nga pik\u00ebpamja e zhvillimit ekonomik p\u00ebr t\u00eb korrigjuar formul\u00ebn e mb\u00ebshtetjes financiare q\u00eb trash\u00ebgimin\u00eb sociale ta kompensoj\u00eb shteti, sepse nuk gjenerojn\u00eb t\u00eb ardhura.<\/p>\n<p>Erisa Xhixho: Kjo reform\u00eb territoriale ka pasur nj\u00eb rritje t\u00eb numrit t\u00eb punonj\u00ebsve. Nga 18 mij\u00eb un\u00eb e di n\u00eb 32 mij\u00eb n\u00eb 2018. Q\u00ebllimi i reform\u00ebs \u00ebsht\u00eb decentralizimi n\u00eb kompetenca dhe financa q\u00eb ju t\u00eb jeni t\u00eb pavarur. Thelbi i reform\u00ebs q\u00eb duhet t\u00eb ishte ulja e shpenzimeve, dh\u00ebnia e sh\u00ebrbimeve p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe var\u00ebsi m\u00eb t\u00eb pakta nga qeveria. Qytetar\u00ebt duhet ta gjejn\u00eb zgjidhje e problemit tek nj\u00ebsia vendore s\u2019ka pse t\u00eb shkoj\u00eb tek bashkia qendrore. Un\u00eb nuk p\u00ebrfaq\u00ebsoj as PD-n\u00eb dhe as PS-n\u00eb, por nj\u00eb parti tjet\u00ebr dhe 30 mij\u00eb vota.<\/p>\n<p>Territorialja, Kume: Nd\u00ebrhyrje n\u00eb Kushtetut\u00eb, jo vet\u00ebm n\u00eb hart\u00eb<\/p>\n<p>Ish-kryetari i Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve, Kristaq Kume, u shpreh dje n\u00eb Komisionin e Reform\u00ebs Territoriale se Reforma ka nevoj\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrhyrje n\u00eb Kushtetut\u00eb p\u00ebr riorganizimin e pushtetit lokal dhe jo vet\u00ebm ndryshime n\u00eb hart\u00eb.<\/p>\n<p>I ftuar p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb mendimin e tij n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore n\u00eb Komisionin p\u00ebr Reform\u00ebn Administrativo-Territoriale, Kume vuri n\u00eb dukje se harta e re q\u00eb mund t\u00eb dal\u00eb nga ky komision nuk duhet t\u00eb kusht\u00ebzohet nga gara politike n\u00eb zgjedhjet e 2023. Ai b\u00ebri t\u00eb ditur se p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb e gjith\u00ebpranuar ajo duhet t\u00eb votohet me konsensus politik dhe jo shumic\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb, megjith\u00ebse duke nisur nga konteksti politik aktual k\u00ebt\u00eb e konsideroi si t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr momentin.<\/p>\n<p>\u201cDuhet nd\u00ebrhyrje n\u00eb Kushtetuese p\u00ebr riorganizim t\u00eb pushtetit lokal, jo ndryshim vet\u00ebm n\u00eb hart\u00eb. Nuk mjafton rind\u00ebrtimi n\u00eb hart\u00eb, duke u kusht\u00ebzuar nga gara politik\u00eb elektorale e ardhshme. Reforma e fundit \u00ebsht\u00eb produkt i vet\u00ebm nj\u00eb krahu politik, mazhoranc\u00ebs socialiste me mund\u00ebsi p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrdorur. Nuk e gjykojm\u00eb, por sot \u00ebsht\u00eb e nevojshme ta rishikojm\u00eb.<\/p>\n<p>Reforma t\u00eb votohet me dakord\u00ebsin\u00eb e t\u00eb t\u00ebr\u00ebve, jo vet\u00ebm me shumic\u00eb t\u00eb cil\u00ebsuar apo shumic\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb. Kjo duket e v\u00ebshtir\u00eb po t\u00eb shoh\u00ebsh kontekstin politik ku ndodhemi. Ndryshe nga hera e kaluar, kjo e tanishmja t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb miratohet me sa m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues politik\u00eb. Reforma e re duhet t\u00eb jet\u00eb mbi standarde q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb sa m\u00eb t\u00eb mir\u00eb qeverisjen e qytetar\u00ebve\u201d, tha Kume. Njoh\u00ebsi i mir\u00eb i \u00e7\u00ebshtje zgjedhore, por edhe funksionimit t\u00eb pushtet lokal dhe qendror, eksperti b\u00ebri edhe propozimet e tij n\u00eb lidhje me qarqet apo si\u00e7 PS-ja po e k\u00ebrkon, rajonet. Kristaq Kume foli p\u00ebrpara deputet\u00ebve se gjat\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit ka pasur takime n\u00eb disa qarqe t\u00eb vendit me qytetar\u00eb, punonj\u00ebs t\u00eb administrat\u00ebs dhe drejtues lokale p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb edhe mendimet e tyre.<\/p>\n<p>Ai propozoi nj\u00eb ulje t\u00eb numrit t\u00eb rajoneve dhe ai t\u00eb administrohet nga nj\u00eb k\u00ebshill q\u00eb duhet t\u00eb zgjidhet nj\u00eb her\u00eb n\u00eb 4 vjet nga qytetar\u00ebt. Sipas tij, kjo do t\u00eb jap\u00eb garanci p\u00ebr nj\u00eb funksionim sa m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb tij n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb qytetar\u00ebve. \u201cMendimi jon\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb rajonet pas k\u00ebsaj reforme, q\u00eb dhe si num\u00ebr duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i vog\u00ebl se 12, ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme dhe q\u00eb k\u00ebrkon diskutime dhe dakord\u00ebsi politike. Rajoni t\u00eb administrohet nga K\u00ebshilli i Rajonit q\u00eb do t\u00eb zgjidhet nga qytetar\u00ebt nj\u00eb her\u00eb n\u00eb 4 vjet\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs q\u00eb zgjati mbi 5 or\u00eb, Arb\u00ebn Mazniku, Prejin Ndreu dhe G\u00ebzim Top\u00e7iu than\u00eb se ndarja aktuale ka probleme t\u00eb vogla n\u00eb krahasim me p\u00ebrmir\u00ebsimet financiare dhe kompetencat q\u00eb sot bashkit\u00eb kan\u00eb, duke k\u00ebrkuar edhe zmadhim t\u00eb tyre. Nga ana e saj p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e opozit\u00ebs p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebn q\u00ebndrimin se reforma nuk e arriti q\u00ebllim p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":282443,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-282442","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/282442","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=282442"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/282442\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/282443"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=282442"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=282442"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=282442"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}