{"id":282922,"date":"2022-09-09T11:25:24","date_gmt":"2022-09-09T09:25:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=282922"},"modified":"2022-09-09T11:25:24","modified_gmt":"2022-09-09T09:25:24","slug":"mbreteresha-e-madhe-elizabeth-dhe-ne","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/mbreteresha-e-madhe-elizabeth-dhe-ne\/","title":{"rendered":"Mbret\u00ebresha e Madhe Elizabeth dhe ne!"},"content":{"rendered":"<p><strong>NGA ARTAN FUGA<\/strong><\/p>\n<p><em>Un\u00eb nuk jam asfare ruajalist kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr rastin shqiptar. Nuk kemi k\u00ebllqe si komb numerikisht i vog\u00ebl, vend me territor t\u00eb vog\u00ebl, t\u00eb kemi nj\u00eb mbret-mbret\u00ebruc, sepse do t\u00eb ishte nj\u00eb lolo i t\u00eb huajve, kaq, nj\u00eb pordhac narcist, asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb!<\/em><\/p>\n<p><em>Por kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb nga shkencat dhe filozofia politike, nisur nga Makiaveli, nga Hobessi, nga k\u00ebta filozof\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb Rilindjes Evropiane, t\u00eb mos vler\u00ebsoj madh\u00ebshtin\u00eb e nj\u00eb mbret\u00ebrie t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, n\u00eb nj\u00eb komunuelth popujsh ku Dielli nuk per\u00ebndon kurr\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebto m\u00eb erdh\u00ebn nd\u00ebrmend mbr\u00ebm\u00eb kur n\u00eb \u00e7ast, i zgjuar ende, mora vesh ndarjen nga jeta, nga ne, t\u00eb Mbret\u00ebresh\u00ebs s\u00eb Madhe, Elisabeth II. Trishtim, e dija t\u00eb pavdekshme, kisha d\u00ebshir\u00eb q\u00eb t\u00eb ishte e pamund\u00ebshmja, ajo q\u00eb thoshin mitologjit\u00eb urbane, sikur ajo kishte origjina jasht\u00ebtok\u00ebsore!!!<\/em><\/p>\n<p><em>Trishtim i madh! Por edhe moment reflektimi!<\/em><\/p>\n<p><em>Nuk mungojn\u00eb sot gazetar\u00eb n\u00eb mediat nd\u00ebrkomb\u00ebtare ta paraqesin me t\u00eb gjith\u00eb madh\u00ebshtin\u00eb 70 vje\u00e7are t\u00eb mbret\u00ebrimit t\u00eb saj. Nj\u00eb Mbret nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb demagog rruge q\u00eb sa m\u00eb pak t\u00eb rrij\u00eb n\u00eb pushtet aq m\u00eb mir\u00eb \u00ebsht\u00eb. Nj\u00eb mbret\u00ebresh\u00eb e madhe b\u00ebhet aq m\u00eb e mir\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb vite kalon n\u00eb fronin e vet mbret\u00ebror. Esht\u00eb si vera e vjet\u00ebr q\u00eb finsik\u00ebrohet!<\/em><\/p>\n<p><em>Por ka edhe ndonj\u00eb gazetaruce t\u00eb huaj q\u00eb nuk kupton asgj\u00eb \u00e7far\u00eb ishte e madhja Mbret\u00ebresh\u00eb, dhe thot\u00eb se ajo ishte si nj\u00eb gjyshe bona\u00e7one e kombit. Po, patjet\u00ebr, kishte zem\u00ebr t\u00eb madhe, por ajo nuk ishte atje si gjyshe e vjet\u00ebr q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb deputete p\u00ebr ta tallur, apo thjesht p\u00ebr demagogji dhe ajo nuki e kupton dot!<\/em><\/p>\n<p><em>Froni i Elizabet\u00ebs k\u00ebt\u00eb shekull mb\u00ebshtetej n\u00eb nj\u00eb tradit\u00eb kat\u00ebrqindvje\u00e7are, kur n\u00eb shekullin e 17-t\u00eb landlord\u00ebt, pronar\u00ebt e tokave, n\u00eb Angli, nis\u00ebn t\u2019i japin tokat p\u00ebr t\u00eb mbjell\u00eb bar p\u00ebr delet, dhe me leshin e deleve, t\u00eb punonin fabrikat tjer\u00ebse n\u00eb qytete. Pak a shum\u00eb! Q\u00eb k\u00ebtu u thurr edhe kompromisi i madh midis fisnik\u00ebve t\u00eb tokave dhe burger\u00ebve, tregtar\u00ebve, industrialist\u00ebve t\u00eb qyteteve. K\u00ebtu ndodhi kompromisi i madh midis q\u00eb n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre ruajti edhe mbret\u00ebrin\u00eb, por edhe nj\u00eb parlament t\u00eb fort\u00eb t\u00eb zgjedhur. K\u00ebtej edhe fakti q\u00eb puntor\u00ebt e qyteteve nuk ran\u00eb preh e ideologjive totalitare naziste, fashiste, bolshevike p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar n\u00eb diktatura. Klasa sunduese ishte e fort\u00eb, kurse puntor\u00ebt nuk gjenin dot aleat\u00ebt n\u00eb fshatar\u00ebsi, sepse fshatar\u00ebt kishin vajtur n\u00eb qytet.<\/em><\/p>\n<p><em>Mbret\u00ebresha Elizabeth ishte simboli i ndarjes s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb pushteteve n\u00eb bot\u00ebn moderne, nuk ishte thjjesht nj\u00eb gjyshe e mir\u00eb q\u00eb kryeministrat e vet ta merrnin p\u00ebr hunde a ta tallnin duke e b\u00ebr\u00eb lolo!<\/em><\/p>\n<p><em>Ajo nuk zgjidhej nga shumicxa parlamentare, nuk ckatohej nga paria n\u00eb format m\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuara, qesharake, dhe groteske, nuk ishte pushtet q\u00eb lind\u00ebte nga allishverishe politikan\u00ebsh q\u00eb shkonin gjenin ndonj\u00eb gjyshe duke luajtur y\u00e7 p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb t\u00eb parin e shtetit, nuk kishte asnj\u00eb pushtet ekzekutiv; por ama kishte tjet\u00ebr. E para, pavar\u00ebsin\u00eb q\u00eb i vinte nga tradita e trash\u00ebgimis\u00eb t\u00eb padiskutueshme, nga fakti q\u00eb ishte mb\u00ebshtetur mbi nj\u00eb status social dhe ekonomik q\u00eb nuk kishte Zot t\u2019ja trondiste, nga arsyeja q\u00eb ajo jepte bekimin e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb nj\u00eb kryeminist\u00ebr ta merrte mandatin gjyqtar\u00ebt e lart\u00eb, etj.<\/em><\/p>\n<p><em>Ajo kishte aq shum\u00eb saq\u00eb nuk mund t\u00eb arrihej nga demagog\u00ebt n\u00eb luft\u00ebn e tyre p\u00ebr pushtet. K\u00ebta mund t\u00eb kishin parlamentin, qeverisjen, por kurr\u00eb fronin e paluejtsh\u00ebm t\u00eb pushtetit. Por, edhe Mbret\u00ebresha e Madhe i kishte t\u00eb gjitha, por nuk kishte di\u00e7ka: Nuk mund t\u00eb qeveriste, pra asnj\u00eb pushtet ekzekutiv! Kjo ishte ndarja e madhe, reale, e pushtetit!<\/em><\/p>\n<p><em>Ekzistenca e saj b\u00ebnte q\u00eb asnj\u00eb kryeminist\u00ebr t\u00eb mos kujtonte se ishte Zot! Mbi t\u00eb kishte nj\u00eb Diell q\u00eb ishte Zot, por q\u00eb nuk kishte pushtet ekzekutiv. Kishte nj\u00eb pushtet shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madh sesa aq! Dhe pushteti ekzekutiv t\u00eb b\u00ebn t\u00eb kujtosh se je Zot, servil\u00ebt t\u00eb shohin si Zot, duke t\u00eb urryer thell\u00eb thell\u00eb. Dhe aty p\u00ebrfundon pastaj gjith\u00e7ka!<\/em><\/p>\n<p><em>Thash\u00eb un\u00eb nuk jam ruajalist n\u00eb Shqip\u00ebri, por kjo nuk m\u00eb b\u00ebn q\u00eb t\u00eb mos vler\u00ebsoj nj\u00eb mbret t\u00eb v\u00ebrtet m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb milion demagog\u00eb mistrec\u00eb histerik\u00eb q\u00eb manipulojn\u00eb turma p\u00a8\u00a3er t\u00eb marr\u00eb pushtet dhe u b\u00ebr\u00eb Zot!<\/em><\/p>\n<p><em>Problemi i madh p\u00ebr ne shqiptar\u00ebt nuk \u00ebsht\u00eb t\u00eb kujisemi dhe vajtojm\u00eb me hipokrizi p\u00ebr ndarjen nga jeta t\u00eb Mbret\u00ebresh\u00ebs s\u00eb Madhe. Vepra e Saj nuk humbet kurr\u00eb, ve\u00e7 sa mbulohet nga tekste shkolle mizerab\u00ebl n\u00eb histori dhe filozofi q\u00eb i kan\u00eb shplar\u00eb trut\u00eb rinis\u00eb dhe gjith\u00eb popullit.<\/em><\/p>\n<p><em>Sot \u00ebsht\u00eb dita t\u00eb mendojm\u00eb sesa e trisht\u00ebt \u00ebsht\u00eb p\u00ebr ne shqiptar\u00ebt, ajo q\u00eb po na shkat\u00ebrron si komb, mosndarja reale e pushteteve. Kryetari i partis\u00eb q\u00eb ka shumic\u00ebn n\u00eb zgjedhje, kryetari i parlamentit, kryeministri, presidenti, shefi i policis\u00eb, kryegjykat\u00ebsi, ai q\u00eb drejton mediat, kryetari akademis\u00eb t\u00eb shkencave, avokati i popullit, etj.etj., jan\u00eb n\u00eb thelb i njejti person. Thash\u00eb person jo njeri, sepse ky person p\u00ebrb\u00ebhet fizikisht nga shum\u00eb njer\u00ebz, por n\u00eb thelb \u00ebsht\u00eb i njejti. K\u00ebshtu ka qen\u00eb dhe k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb. Ka qen\u00eb jo vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebto tridhjet\u00eb vjet, por edhe n\u00eb 50 vjet para k\u00ebtyre 30 vjet\u00ebve, edhe m\u00eb par\u00eb, edhe m\u00eb par\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Shqip\u00ebria nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb mret\u00ebruc q\u00eb n\u00eb nj\u00eb \u00e7ast tha apo thot\u00eb: Tani mbreti jam un\u00eb! Pavar\u00ebsisht se mbreti ka b\u00ebr\u00eb edhe plot gj\u00ebra t\u00eb mira. Shqip\u00ebria nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr mbretuc, por ka nevoj\u00eb p\u00ebr mbret\u00ebri. Mbret\u00ebri mund t\u00eb kemi, por nuk kemi dot nj\u00eb mbret! Nuk po flas si Elizabeth e Madhe sepse ajo ishte gati hyjnore, por edhe dik\u00eb nj\u00ebmij\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl!<\/em><\/p>\n<p><em>E pamundur! Sepse te ne nuk \u00ebsht\u00eb ajo tradit\u00eb e kompromisit t\u00eb madh midis finsik\u00ebve dhe burger\u00ebve, etj, etj!<\/em><\/p>\n<p><em>Thomas Hobbesi gjigand ka v\u00ebrtetuar, po ashtu si Njutoni i madh v\u00ebrtoi ligjin matematik t\u00eb t\u00ebrheqjes universale, se nj\u00eb shtet \u201cdridhet\u201d si qen i t\u00ebrbuar, kurr\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr mbret\u00ebri, por nuk b\u00ebhet dot mbret\u00ebri. Si qeni q\u00eb do uj\u00eb, por nuk pi dot uj\u00eb dhe \u00e7mendet, kafshon t\u00eb Zotin, sp\u00ebrdridhet rreth bishtit t\u00eb vet, dhe pastaj plandoset n\u00eb tok\u00eb me jarg\u00eb n\u00eb buz\u00eb. Jarg\u00eb t\u00eb bardha!<\/em><\/p>\n<p><em>Ne n\u00eb fakt jemi rasti m\u00eb i tmerrsh\u00ebm! N\u00eb dekada t\u00eb t\u00ebra q\u00eb nga 1912 nuk kemiq en\u00eb formalisht mbret\u00ebri, por n\u00eb fakt pushteti ka qen\u00eb mbret\u00ebri jo kushtetuese. Kemi pasur n\u00eb pushtet mbret\u00ebr t-\u00eb pashpallur. Pra kemi pasur mbi shpin\u00eb dhe luft\u00ebn p\u00ebr pushtet, edhe pushtetarin e zgjedhur q\u00eb pastaj ka p\u00ebrvet\u00ebsuar pushtetin si me qen\u00eb Monark, por i paligjsh\u00ebm, kemi pasur edhe revolt\u00ebn e demagog\u00ebve ose t\u00eb sinqert\u00ebve q\u00eb kan\u00eb dashur t\u00eb hedhin me kok\u00ebposht\u00eb monarkun jokushtetues. Prandaj udh\u00ebheq\u00ebsit tan\u00eb shpesh kan\u00eb p\u00ebrfunduar duke u p\u00ebrmbysur, duke u urryer, duke u gremisur shkall\u00ebve t\u00eb pallateve t\u00eb brigadave (hahahaha edhe pallat mbret\u00ebror edhe i brigadave), dhe jo duke u ndar\u00eb nga jeta mes respektit t\u00eb thell\u00eb, p\u00ebruljes, kujtimit hyjnor, sikurse anglez\u00ebt, popujt e komunuelthit, popujt e m\u00ebn\u00e7ur t\u00eb bot\u00ebs ndahen k\u00ebto dit\u00eb nga Elizabeth e Madhe!<\/em><\/p>\n<p><em>Cfar\u00eb kombi, \u00e7far\u00eb shteti, \u00e7far\u00eb Mbret\u00ebreshe!<\/em><\/p>\n<p><em>Qani pra, por jo p\u00ebr t\u00eb! Nuk e arrijn\u00eb dot lot\u00ebt tona At\u00eb, Hyjnoren, At\u00eb jasht\u00ebtok\u00ebsoren! Jemi shum\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl q\u00eb piskamat tona t\u00eb vogla t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb \u201cvesh\u00ebt \u201d Shirtit t\u00eb Saj! Si n\u00eb \u00e7do vdekje hajde qajm\u00eb p\u00ebr fatin ton\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr.<\/em><\/p>\n<p><em>Por, nuk \u00ebsht\u00eb fatalitet! E ardhmja del nga dit\u00ebt e trishtimit! N\u00eb dit\u00ebt e zis\u00eb njeriu nis t\u00eb mendoj\u00eb q\u00eb sigurisht nuk e arrin dot perfekten, por ka mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet. Hapi i par\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb kuptoj\u00eb ku fle lepuri.<\/em><\/p>\n<p><em>Sot, me ikjen e Saj Madh\u00ebshtore, t\u00eb qet\u00eb, fisnike, Elizabeth e Madhe na th\u00ebrret: O ndarje reale pushtetesh, ose do t\u00eb vuani si qen\u00ebr t\u00eb t\u00ebrbuar. Ashtu sikurse e ka parashikuar Njutoni i Madh i shkencave politike, Sir Thomas Hobbes!<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NGA ARTAN FUGA Un\u00eb nuk jam asfare ruajalist kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr rastin shqiptar. Nuk kemi k\u00ebllqe si komb numerikisht i vog\u00ebl, vend me territor t\u00eb vog\u00ebl, t\u00eb kemi nj\u00eb mbret-mbret\u00ebruc, sepse do t\u00eb ishte nj\u00eb lolo i t\u00eb huajve, kaq, nj\u00eb pordhac narcist, asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb! Por kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":280336,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,191,364,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-282922","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-bota","9":"category-koment-opinion","10":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/282922","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=282922"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/282922\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/280336"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=282922"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=282922"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=282922"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}