{"id":283649,"date":"2022-09-12T07:03:07","date_gmt":"2022-09-12T05:03:07","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=283649"},"modified":"2022-09-12T07:03:07","modified_gmt":"2022-09-12T05:03:07","slug":"shqiperia-eshte-ne-lufte-por-shqiptaret-sherr-me-veten-si-ne-paqe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/shqiperia-eshte-ne-lufte-por-shqiptaret-sherr-me-veten-si-ne-paqe\/","title":{"rendered":"Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00eb luft\u00eb, por shqiptar\u00ebt sherr me veten si n\u00eb paqe"},"content":{"rendered":"<p>Nga Lorenc Vangjeli<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn hera e dyt\u00eb n\u00eb dy muaj e fundit q\u00eb vendi ndeshet me nj\u00eb sulm t\u00eb organizuar kibernetik q\u00eb synon sh\u00ebrbimet e tij dixhitale. N\u00eb fillim bllokimi i e-Albanias dhe tani edhe nd\u00ebrhyrja n\u00eb sistemin TIMS.<\/p>\n<p>N\u00eb korrik dhjet\u00ebra sh\u00ebrbime dixhitale u b\u00ebn\u00eb t\u00eb pamundura p\u00ebr shkak t\u00eb hakerimit t\u00eb tyre, kurse k\u00ebt\u00eb fundjav\u00eb, me dhjet\u00ebra mij\u00ebra drama vetjake u konsumuan n\u00eb pikat e kalimit kufitar, n\u00eb Rinas e gjetk\u00eb, sepse ra sistemi i kontrollit t\u00eb pasaportave. Pa p\u00ebrmendur k\u00ebtu v\u00ebrshimin n\u00eb publik t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave private t\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb vitin e kaluar, kur ende nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e qart\u00eb si ndodhi ajo gj\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb vet\u00ebm dy episode kulmore, por sulme t\u00eb ngjashme, n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl dhe me d\u00ebme m\u00eb pak t\u00eb dukshme, mund t\u00eb ken\u00eb ndodhur edhe m\u00eb her\u00ebt, nj\u00eblloj sic mund t\u00eb parashihet se ato mund t\u00eb p\u00ebrs\u00ebriten edhe m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>E konfirmuar me burime zyrtare lokale dhe gjithashtu, e certifikuar edhe nga aleat\u00ebt strategjik\u00eb t\u00eb vendit, SHBA, BE apo NATO, tani nuk ka m\u00eb dyshime: vendi \u00ebsht\u00eb n\u00ebn nj\u00eb agresion t\u00eb eg\u00ebr hakmarr\u00ebs q\u00eb vjen nga disa mij\u00ebra kilometra larg dhe konkretisht nga Republika Islamike e Iranit.<\/p>\n<p>E th\u00ebn\u00eb me fjal\u00eb t\u00eb tjera, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00ebn efektin e nj\u00eb lufte t\u00eb pashpallur, n\u00ebn pesh\u00ebn e nj\u00eb lufte hibride q\u00eb dihet sesi nisi, por \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb parashihet sesi do t\u00eb vijoj\u00eb m\u00eb tej.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria nd\u00ebrpreu marr\u00ebdh\u00ebniet diplomatike me Iranin, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb tensionuara q\u00eb prej gati nj\u00eb dekade, kur vendi u b\u00eb streh\u00eb e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb MEK, opozit\u00ebs iraniane. Paralelisht vijojn\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrforcuar sistemet e saj mbrojt\u00ebse n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn dixhitale, fillimisht duke k\u00ebrkuar rikthimin e normalitetit dhe m\u00eb pas, duke synuar identifikimin e mjeteve dhe m\u00ebnyrave p\u00ebr t\u00eb shmangur tentativa t\u00eb ngjashme n\u00eb t\u00eb nes\u00ebrmen.<\/p>\n<p>K\u00ebto nuk jan\u00eb thjesht veprime q\u00eb dikton protokolli q\u00eb duhet zbatuar n\u00eb raste t\u00eb tilla. Shqip\u00ebria nuk i ka marr\u00eb vet\u00ebm k\u00ebto hapa. Nj\u00eb vend q\u00eb prej koh\u00ebsh ka transferuar sovranitet, natyrisht nuk \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht sovran n\u00eb vendimmarrje dhe \u201ci vetmuar\u201d n\u00eb masat e planifikuara t\u00eb b\u00ebj\u00eb. Bashk\u00ebpunimi me aleat\u00ebt nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebshir\u00eb, por domosdoshm\u00ebri q\u00eb diktohet vec t\u00eb tjerash, edhe nga natyra e k\u00ebsaj lloj lufte moderne.<\/p>\n<p>Ka t\u00eb pakt\u00ebn dy dekada q\u00eb mjedisi i siguris\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare k\u00ebrc\u00ebnohet nga kjo ndeshje me mjete jo konvencionale, q\u00eb nuk p\u00ebrfshin trupa n\u00eb tok\u00eb dhe avion\u00eb n\u00eb qiell, q\u00eb e sfumon kufirin mes ndeshjes dhe paqes, por q\u00eb \u00ebsht\u00eb po aq e rrezikshme dhe fatale sa lufta klasike. Dezinformacioni, p\u00ebrdorimi i mediave dhe rrjeteve sociale si mjete dhe popullsia civile dhe k\u00ebrc\u00ebnimet jo ushtarake si objektiv i agresionit, jan\u00eb disa nga tiparet e k\u00ebsaj lufte t\u00eb ndyr\u00eb, q\u00eb n\u00eb thelb k\u00ebrkojn\u00eb krijimin e vakuumeve mes institucioneve dhe qytetar\u00ebve, q\u00eb synojn\u00eb trazira dhe kaos. Vet\u00ebm naiv\u00ebt duhet t\u00eb ken\u00eb para syve nj\u00eb kallashnikov q\u00eb ta quajn\u00eb arm\u00eb, pa kuptuar se nj\u00eb kompiuter mund t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb her\u00eb m\u00eb i friksh\u00ebm sesa nj\u00eb ushtri me kallashnikov\u00eb p\u00ebrball\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj lufte moderne, n\u00eb luft\u00ebn hibride q\u00eb k\u00ebrc\u00ebnon t\u00eb gjith\u00eb nj\u00eblloj e pa p\u00ebrjashtim, pavar\u00ebsisht ngjyr\u00ebs s\u00eb teser\u00ebs n\u00eb xhep, pavar\u00ebsisht parap\u00eblqimeve politike, ideologjike, simpative personale apo inateve individuale, ka nj\u00eb nevoj\u00eb ul\u00ebrit\u00ebse q\u00eb edhe p\u00ebrgjigja t\u00eb jet\u00eb kolektive. Nuk do shum\u00eb mend e mund p\u00ebr t\u00eb kuptuar se n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn publike t\u00eb Tiran\u00ebs, Irani ka aleat\u00ebt e tij t\u00eb pashpallur shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Disa madje edhe t\u00eb paguar dhe shum\u00eb shtrenjt\u00eb, madje. Ata individ\u00eb e grupime, q\u00eb nga nj\u00ebra an\u00eb d\u00ebnojn\u00eb agresorin dhe nga ata tjet\u00ebr luten p\u00ebr suksesin e tij i bashkon bindja idiote se d\u00ebshtimi i qeverisjes n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrpjekje, \u00ebsht\u00eb automatikisht fitore e tyre. k\u00ebt\u00eb ngaz\u00ebllim nuk e fshehin goxha \u201cpolitikan\u00eb\u201d dhe i jepen me gaz t\u00eb nj\u00ebjtit ngaz\u00ebllim, shum\u00eb gazetar\u00eb.<\/p>\n<p>Asgj\u00eb nuk ka ndryshuar as n\u00eb ngutin opozitar p\u00ebr revolucionin e stin\u00ebs q\u00eb pritet t\u00eb nis\u00eb dhe as n\u00eb ndeshjen e maxhoranc\u00ebs me t\u00eb q\u00eb i kujton kund\u00ebrshtarit vet\u00ebm der\u00ebn nga do t\u00eb duhet t\u00eb dal\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mend\u00ebsi e frikshme, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb s\u00ebpat\u00eb tmerri q\u00eb bie mbi deg\u00ebn ku jemi ulur t\u00eb gjith\u00eb dhe q\u00eb artikulohet nga politika dhe n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e rrjeteve sociale. Ajo kujton lutjen tipike ballkanase p\u00ebr nxjerrjen e nj\u00eb syri, me kusht q\u00eb tjetri t\u00eb humbas\u00eb t\u00eb dy syt\u00eb.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb momenti p\u00ebr t\u00eb kujtuar se shpesh, t\u00eb shtyr\u00eb m\u00eb shum\u00eb nga lig\u00ebsia se padija, si t\u00eb yshtur nga nj\u00eb mallkim i paprer\u00eb, shqiptar\u00ebt i kan\u00eb gjetur armiqt\u00eb e tyre m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr, n\u00eb mes t\u00eb vet\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Apeli q\u00eb do t\u00eb k\u00ebrkonte qoft\u00eb dhe minutin e vet\u00ebm t\u00eb paqes brenda vendit sa koh\u00eb q\u00eb vendi \u00ebsht\u00eb n\u00eb luft\u00eb, do t\u00eb ishte akt normal. Nj\u00eb paqe e p\u00ebrkohshme n\u00eb Tiran\u00eb, as nuk do t\u00eb conte n\u00eb harres\u00eb b\u00ebmat e qeverisjes dhe as do t\u00eb ishte riblerje e opozit\u00ebs. Do t\u00eb ishte veprim patriot\u00ebsh, n\u00eb nj\u00eb vend ku shpesh tradhtar\u00ebt jan\u00eb nderuar si heronj. Ndryshe, padyshim q\u00eb k\u00ebto dit\u00eb do t\u00eb kujtohen duke th\u00ebn\u00eb: ishte nj\u00eb koh\u00eb kur Shqip\u00ebria ishte n\u00eb luft\u00eb, por shqiptar\u00ebt vazhdonin armiq\u00ebsit\u00eb me veten si n\u00eb paqe. \/abcnews.al<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Lorenc Vangjeli \u00cbsht\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn hera e dyt\u00eb n\u00eb dy muaj e fundit q\u00eb vendi ndeshet me nj\u00eb sulm t\u00eb organizuar kibernetik q\u00eb synon sh\u00ebrbimet e tij dixhitale. N\u00eb fillim bllokimi i e-Albanias dhe tani edhe nd\u00ebrhyrja n\u00eb sistemin TIMS. N\u00eb korrik dhjet\u00ebra sh\u00ebrbime dixhitale u b\u00ebn\u00eb t\u00eb pamundura p\u00ebr shkak t\u00eb hakerimit t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":159120,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364],"tags":[],"class_list":{"0":"post-283649","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/283649","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=283649"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/283649\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/159120"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=283649"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=283649"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=283649"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}