{"id":283850,"date":"2022-09-12T15:10:35","date_gmt":"2022-09-12T13:10:35","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=283850"},"modified":"2022-09-12T15:10:35","modified_gmt":"2022-09-12T13:10:35","slug":"brizida-gjikondi-politikanet-e-korruptuar-te-goditen-aty-ku-u-dhemb-me-shume-tu-konfiskohen-pasurite-qe-u-kane-grabitur-shqiptareve-spak-mos-bej-qoka","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/brizida-gjikondi-politikanet-e-korruptuar-te-goditen-aty-ku-u-dhemb-me-shume-tu-konfiskohen-pasurite-qe-u-kane-grabitur-shqiptareve-spak-mos-bej-qoka\/","title":{"rendered":"Brizida Gjikondi: Politikan\u00ebt e korruptuar t\u00eb goditen aty ku u dh\u00ebmb m\u00eb shum\u00eb, t\u2019u konfiskohen pasurit\u00eb q\u00eb u kan\u00eb grabitur shqiptar\u00ebve, SPAK mos b\u00ebj qoka"},"content":{"rendered":"<p>Aktivistja dhe juristja e njohur, Brizida Gjikondi ka komentuar situat\u00ebn politike dhe jovet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri. Gjat\u00eb nj\u00eb interviste p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cSOT\u201d, zonja Gjikondi shprehet se ka ardhur koha q\u00eb politikan\u00ebt e korruptuar n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb goditen aty ku ju dh\u00ebmb m\u00eb shum\u00eb dhe madje t\u2019u konfiskohen pasurit\u00eb q\u00eb u kan\u00eb grabitur shqiptar\u00ebve, nd\u00ebrsa thekson se Struktura e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Krimit t\u00eb Organizuar dhe Korrupsionit duhet t\u00eb dal\u00eb nga \u201cletargjia\u201d dhe tregoj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e interesuar t\u00eb godas\u00eb korrupsionit dhe krimin q\u00eb ka mb\u00ebrthyer vendin ton\u00eb. Sipas aktivistes s\u00eb njohur, SPAK nuk duhet t\u00eb b\u00ebj qoka, por t\u00eb nis ofensiv\u00ebn ndaj politikan\u00ebve t\u00eb korruptuar n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>-Zonja Gjikondi, Autoriteti i Dosjeve aludon se ish-Presidenti Ilir Meta ka qen\u00eb spiun i ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit. Sa q\u00ebndron ky pretendim sipas jush?<\/p>\n<p>Mbetet p\u00ebr t\u2019u provuar dhe p\u00ebr ti shkuar deri n\u00eb fund k\u00ebsaj historie q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb jo vet\u00ebm me nj\u00eb ish President Republike por me shum\u00eb figura t\u00eb larta t\u00eb shtetit shqiptar k\u00ebto 30 vjet. Do t\u00eb doja t\u00eb besoja q\u00eb kjo nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb fushat\u00eb politike jo serioze q\u00eb p\u00ebrfundon kur arrihet pazari po v\u00ebrtet nj\u00eb vizion dhe shk\u00ebputje nga e kaluara q\u00eb aq shum\u00eb e p\u00ebrgojojn\u00eb, por nuk e d\u00ebnojn\u00eb me vepra.<\/p>\n<p>-Ish-presidenti Meta e ka mohuar se ka qen\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor i ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit, nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre ka pranuar ekzistenc\u00ebn e 2 mbiemrave, &#8220;Meta&#8221; dhe &#8220;Metaj&#8221;. Keni nj\u00eb koment?<\/p>\n<p>Si t\u00eb quhet Meta ose dhe Metaj, ai mbetet nj\u00eb figur\u00eb e zymt\u00eb e historis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb post diktatoriale. Asnj\u00eb operacion plastik, nd\u00ebrrim emir partie ose mbiemri nuk i heq atij personazhi thelbin e tij t\u00eb err\u00ebt.<\/p>\n<p>-Si ju duket nisma e qeveris\u00eb p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb pasaporta p\u00ebr ata q\u00eb investojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/p>\n<p>Nuk i vjen Shqip\u00ebris\u00eb e keqja nga shp\u00ebrndarja e k\u00ebtyre pasaportave, agresiviteti dhe filozofia diskriminuese q\u00eb komenton k\u00ebt\u00eb projekt m\u00eb duket pak e pavend n\u00eb nj\u00eb shtet si Shqip\u00ebria q\u00eb \u00ebnd\u00ebrr ka patur daljen nga izolimi.<\/p>\n<p>-Shum\u00eb afera koncesionare, ku jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb ish-ministra dhe ministra t\u00eb qeveris\u00eb &#8220;Rama&#8221; jan\u00eb duke u hetuar nga SPAK. A besoni se do t\u00eb shkohet tek arrestimi u atyre q\u00eb kan\u00eb abuzuar?<\/p>\n<p>Jam skeptike p\u00ebr moralin, ritmin dhe forc\u00ebn godit\u00ebse t\u00eb SPAK. Ashtu si\u00e7 thot\u00eb populli, dita e mir\u00eb duket q\u00eb n\u00eb m\u00ebngjes, jam e zhg\u00ebnjyer dhe e pezmatuar nga kjo struktur\u00eb parazitare, q\u00eb ka vet\u00ebm shashka dhe asnj\u00eb rezultat.<\/p>\n<p>-Nd\u00ebrkoh\u00eb, ka pasur disa thirrje nga qytetar\u00ebt q\u00eb SPAK t\u00eb arrestoj\u00eb Berish\u00ebn. Por nga ana tjet\u00ebr ky i fundit po e sulmon fort prokurorin\u00eb? Mendoni se do marr\u00eb fund paprekshm\u00ebria e Berish\u00ebs dhe a ka sot prova p\u00ebr korrupsionin e tij?<\/p>\n<p>SPAK s\u2019ka nevoj\u00eb p\u00ebr thirrje popullore, pavar\u00ebsisht se morali komb\u00ebtar \u00ebsht\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfyes i qeverisjes dhe drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb nj\u00eb shteti, jo vet\u00ebm ndaj Berish\u00ebs por edhe shum\u00eb e shum\u00eb personazheve t\u00eb politik\u00ebs dhe qeverisjes shqiptare majtas e djathtas q\u00eb k\u00ebtij vendi ja kan\u00eb ven\u00eb shqelmin n\u00eb fyt SPAK ka zero rezultat, p\u00ebrkundrazi ju ka dh\u00ebn\u00eb k\u00ebtyre personazheve koh\u00ebn dhe imunitetin e duhur q\u00eb t\u00eb fshehin provat dhe t\u00eb mbyllin pazaret m\u00eb nj\u00ebri-tjetrin.<\/p>\n<p>-Nj\u00eb zhvillim i fort\u00eb ishte ai i d\u00ebshmive t\u00eb Nuredin Dumanit, ku \u00ebsht\u00eb zbuluar se ky i fundit akuzon Met\u00ebn si t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb vrasjen e v\u00ebllait t\u00eb nj\u00eb ish deputeti. Si ka mund\u00ebsi q\u00eb emri i Met\u00ebs del kudo kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr vrasje edhe ekzekutime?<\/p>\n<p>Botimi i d\u00ebshmive t\u00eb Dumanit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga skandalet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda q\u00eb nxjerr zbuluar SPAK dhe tregon p\u00ebrpara shqiptar\u00ebve se sa jo serioz \u00ebsht\u00eb si institucion, si dhe me k\u00ebt\u00eb administrim kriminal t\u00eb d\u00ebshmive mund t\u00eb amplifikoj\u00eb krimin dhe vet\u00ebgjyq\u00ebsin\u00eb n\u00eb mes t\u00eb shqiptar\u00ebve. Sa p\u00ebr pyetjen n\u00eb lidhje me Met\u00ebn, duhet par\u00eb se mos i ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebto krime Ilir Metaj, jo Ilir Meta.<\/p>\n<p>-Meta \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00ebn hetim nga SPAK. Mendoni se Prokuroria Speciale do t&#8217;i \u00e7oj\u00eb deri n\u00eb fund k\u00ebto 2 hetime apo n\u00eb fund do mjaftohet me fjal\u00ebt lapidar: &#8220;Nuk konstatuam element\u00eb t\u00eb vepr\u00ebs penale&#8221;.<\/p>\n<p>Nuk do \u00e7uditesha t\u00eb ndodh kjo q\u00eb ju shkruani, n\u00eb fund t\u00eb pyetjes. Ka ndodhur dhe her\u00eb t\u00eb tjera, forca dhe goditja e ligjit ekziston vet\u00ebm p\u00ebr shqiptar\u00ebt e thjesht\u00eb dhe t\u00eb ndersh\u00ebm, jo p\u00ebr autor\u00ebt dhe regjisor\u00ebt e pla\u00e7kitjes s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>-Sali Berisha s\u00eb fundmi \u00ebsht\u00eb shfaj\u00ebsuar p\u00ebr vrasjet e \u201c21 janarit\u201d, duke akuzuar Ram\u00ebn se donte t\u2019i merrte pushtetin me dhun\u00eb, a mendoni se SPAK do i shkoj\u00eb deri n\u00eb fund k\u00ebsaj dosjeje?<\/p>\n<p>Jam skeptike.<\/p>\n<p>&#8211; Mendoni se vizita e krer\u00ebve t\u00eb\u00a0 SPAK dhe BKH n\u00eb Uashington do t\u00eb sjell\u00eb arrestime n\u00eb nivele t\u00eb larta n\u00eb politik\u00ebn shqiptare?<\/p>\n<p>Jo, nuk mendoj se \u00ebsht\u00eb USA q\u00eb i jep kurajon SPAK t\u00eb b\u00ebj detyr\u00ebn q\u00eb duhet t\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb prej 3 vjet\u00ebsh.<\/p>\n<p>-Britania ka paralajm\u00ebruar nj\u00eb tjet\u00ebr &#8220;list\u00eb t\u00eb zez\u00eb&#8221;, mendoni se emri i Ilir Met\u00ebs ndodhet aty?<\/p>\n<p>Ndoshta, por mendoj q\u00eb k\u00ebto personazhe duhet t\u00eb shpallen non grata nga morali komb\u00ebtar, jo nga shtetet e ndryshme ku ndoshta kan\u00eb dhe pasurit\u00eb dhe investimet e tyre t\u00eb ndryshme. Personazheve q\u00eb kan\u00eb rrjepur Shqip\u00ebrin\u00eb un\u00eb nuk do ju uroja burgun sa do ju uroja konfiskimin qilizm\u00eb t\u00eb \u00e7do pla\u00e7kitjeje q\u00eb i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb shqiptar\u00ebve. Ata duhet t\u00eb nd\u00ebshkohen aty ku ju dh\u00ebmb m\u00eb shum\u00eb dhe p\u00ebr aq sa vlejn\u00eb.\/sot.com<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Aktivistja dhe juristja e njohur, Brizida Gjikondi ka komentuar situat\u00ebn politike dhe jovet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri. Gjat\u00eb nj\u00eb interviste p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cSOT\u201d, zonja Gjikondi shprehet se ka ardhur koha q\u00eb politikan\u00ebt e korruptuar n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb goditen aty ku ju dh\u00ebmb m\u00eb shum\u00eb dhe madje t\u2019u konfiskohen pasurit\u00eb q\u00eb u kan\u00eb grabitur shqiptar\u00ebve, nd\u00ebrsa thekson se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":283851,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366,5380,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-283850","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/283850","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=283850"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/283850\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/283851"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=283850"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=283850"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=283850"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}