{"id":284564,"date":"2022-09-14T13:20:49","date_gmt":"2022-09-14T11:20:49","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=284564"},"modified":"2022-09-14T13:20:49","modified_gmt":"2022-09-14T11:20:49","slug":"misteri-per-ndertimin-e-kullave-pa-leje-ne-tirane-ministri-i-rames-fajeson-opoziten-i-ka-quajtur-energjia-e-qyteterimit-ne-nuk-e-heqim-kemben-nga-gazi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/misteri-per-ndertimin-e-kullave-pa-leje-ne-tirane-ministri-i-rames-fajeson-opoziten-i-ka-quajtur-energjia-e-qyteterimit-ne-nuk-e-heqim-kemben-nga-gazi\/","title":{"rendered":"Misteri p\u00ebr nd\u00ebrtimin e kullave pa leje n\u00eb Tiran\u00eb\/ Ministri i Ram\u00ebs faj\u00ebson opozit\u00ebn: I ka quajtur energjia e qytet\u00ebrimit! Ne nuk e heqim k\u00ebmb\u00ebn nga gazi\u2026"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb kulmin e debateve p\u00ebr nd\u00ebrtimet pa leje, ku qeveria ka miratuar nj\u00eb VKM per konfiskimin e nd\u00ebrtimeve pa leje, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka faj\u00ebsuar opozit\u00ebn q\u00eb sipas tij i ka favorizuar k\u00ebto nd\u00ebrtime kur ka qene ne pushtet.<\/p>\n<p>Edhe pse qeveria ka hyr\u00eb n\u00eb vitin e 10 t\u00eb saj, s\u00ebrish akuzon opozit\u00ebn, e cila koh\u00ebt e fundit ka b\u00ebr\u00eb shum\u00eb denoncime p\u00ebr nd\u00ebrtimet e kullave pa leje n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas ministrit, opozita e sotme kur ka qen\u00eb n\u00eb pushtet jo vet\u00ebm nuk ka zbatuar forc\u00ebn e ligjit, por i ka motivuar nd\u00ebrtimet pa leje dhe i ka quajtur ato energjia e qytet\u00ebrimit.<\/p>\n<p>Ai thote se shpesh jane kritikuar se kane qene tolerant ne zbatimin e ligjit.<\/p>\n<p>\u201cNe ndahemi me opozit\u00ebn shqiptare, e cila kur ka qen\u00eb n\u00eb pushtet jo vet\u00ebm nuk ka p\u00ebrdorur forc\u00ebn e ligjit, por i ka inkurajuar dhe i\u00a0 ka lavd\u00ebruar dhe i ka quajtur energjia e qytet\u00ebrimit. Kjo na i ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, sepse kemi trash\u00ebguar shum\u00eb nd\u00ebrtime pa leje. Ju siguroj q\u00eb e nj\u00ebjta temeperatur\u00eb diskutim \u00ebsht\u00eb edhe sot n\u00eb cdo mbledhje qeverie\u201d, u shpreh Peleshi.<\/p>\n<p>Pyetje: A ka nisur qeveria pun\u00ebn p\u00ebr t\u00eb zbuluar misteret si jan\u00eb nd\u00ebrtuar pallatet pa leje n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb biznesmen\u00ebve Salillari dhe Morina q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfituar kontrata publike?<\/p>\n<p>Niko Peleshi: Nuk besoj se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pyetje q\u00eb mund t\u00eb m\u00eb b\u00ebhet mua, por si p\u00ebrfaq\u00ebsues i qeveris\u00eb mund t\u2019ju them se qeveria nuk e ka hequr nga 2013 edhe n\u00eb vazhdim k\u00ebmb\u00ebn nga gazi p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb kapitull t\u00eb ri t\u00eb territorit, t\u00eb raporteve t\u00eb shtetit me territorin.<\/p>\n<p>Ju e mbani mend mir\u00eb sesa nd\u00ebrtime pa leje jan\u00eb prishur sapo ne kemi nisur pun\u00ebn nga viti 2013. Shum\u00eb t\u00eb kritikuar kemi qen\u00eb, sic e quante opozita agresivitetin ndaj k\u00ebtyre zhvillimeve.<\/p>\n<p>Ne ndahemi me opozit\u00ebn shqiptare, e cila kur ka qen\u00eb n\u00eb pushtet jo vet\u00ebm nuk ka p\u00ebrdorur forc\u00ebn e ligjit, por i ka inkurajuar dhe i\u00a0 ka lavd\u00ebruar dhe i ka quajtur energjia e qytet\u00ebrimit. Kjo na i ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, sepse kemi trash\u00ebguar shum\u00eb nd\u00ebrtime pa leje. Ju siguroj q\u00eb e nj\u00ebjta temeperatur\u00eb diskutim \u00ebsht\u00eb edhe sot n\u00eb cdo mbledhje qeverie.<\/p>\n<p>Nuk ka kompromis as n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs, apo n\u00eb qytete t\u00eb tjera. Shpesh her\u00eb na kritikojn\u00eb pse jemi tolerant n\u00eb periferi le m\u00eb pastaj n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Un\u00eb rikonfirmoj edhe nj\u00ebher\u00eb q\u00eb qeveria shqiptare do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb sic ka qen\u00eb n\u00eb k\u00ebto 8 vite e papajtueshme me veprimtarit\u00eb e paligjshme n\u00eb fush\u00ebn e territorit. Jemi kritikuar se kemi qen\u00eb tolerant.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb kulmin e debateve p\u00ebr nd\u00ebrtimet pa leje, ku qeveria ka miratuar nj\u00eb VKM per konfiskimin e nd\u00ebrtimeve pa leje, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka faj\u00ebsuar opozit\u00ebn q\u00eb sipas tij i ka favorizuar k\u00ebto nd\u00ebrtime kur ka qene ne pushtet. Edhe pse qeveria ka hyr\u00eb n\u00eb vitin e 10 t\u00eb saj, s\u00ebrish akuzon opozit\u00ebn, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":284568,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366,5380,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-284564","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/284564","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=284564"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/284564\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/284568"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=284564"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=284564"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=284564"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}