{"id":284594,"date":"2022-09-14T13:58:20","date_gmt":"2022-09-14T11:58:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=284594"},"modified":"2022-09-16T17:15:18","modified_gmt":"2022-09-16T15:15:18","slug":"xhon-bolton-jep-alarmin-edi-rama-i-rrezikuar-per-tu-eleminuar-fizikisht-nga-regjimi-iranian","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/xhon-bolton-jep-alarmin-edi-rama-i-rrezikuar-per-tu-eleminuar-fizikisht-nga-regjimi-iranian\/","title":{"rendered":"Xhon Bolton jep alarmin, Edi Rama i rrezikuar p\u00ebr t\u2019u eleminuar fizikisht nga regjimi iranian"},"content":{"rendered":"<p>Ish-K\u00ebshilltari p\u00ebr Siguri Komb\u00ebtare i Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, John Bolton, n\u00eb vitet 2018-2019, gjat\u00eb Administrat\u00ebs s\u00eb Donald Trump ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cSOT\u201d, teksa ka komentuar situat\u00ebn politike n\u00eb SHBA, Shqip\u00ebri dhe Rajon, si dhe sulmin kibernetik t\u00eb Iranit ndaj sistemit digjital n\u00eb vendin ton\u00eb. Zoti Bolton jep alarmin, nd\u00ebrsa thot\u00eb se kryeministri Edi Rama \u00ebsht\u00eb i rrezikuar p\u00ebr t\u2019u eleminuar fizikisht nga regjimi iranian, pas prishjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike Shqip\u00ebri-Iran. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ambasadori Bolton ka treguar edhe arsyet se p\u00ebrse ish-presidenti Trump nuk do kandidoj\u00eb n\u00eb zgjedhjet presidenciale t\u00eb vitit 2024 n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>-Robert Papa: Ambasador ju urojm\u00eb jet\u00eb t\u00eb gjat\u00eb pas orvatjes p\u00ebr t\u2019ju vrar\u00eb.\u00a0 Qeveria e Iranit pagoi dik\u00eb ndaj jush. A ishte normale q\u00eb pas k\u00ebsaj vazhduan bisedimet me Iranin n\u00eb Vjen\u00eb?<\/p>\n<p>Ambasador Xhon Bolton: Qeveria e Iranit ka vijuar p\u00ebrpjekjet ndaj qytetar\u00ebve amerikan\u00eb p\u00ebr koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb me m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme, por duke k\u00ebrc\u00ebnuar ende pas nj\u00eb vit e gjysm\u00eb, kur SHBA negocion t\u00eb kthehet te marr\u00ebveshja b\u00ebrthamore 2015, p\u00ebr shum\u00eb arsye, nuk pas t\u00eb b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb. Nj\u00ebra nga arsyet q\u00eb qeveria n\u00eb Teheran p\u00ebrpiqet t\u00eb vras\u00eb amerikan\u00eb n\u00eb tok\u00ebn amerikane.<\/p>\n<p>-Robert Papa: Jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 3000 iranian\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, MEK. \u00c7do ndodh\u00eb me ata, pasi t\u00eb firmoset marr\u00ebveshja mes SHBA dhe Iranit? A do k\u00ebrc\u00ebnohen?<\/p>\n<p>-Xhon Bolton: Ata do kishin Konferenc\u00ebn e tyre vjetore jasht\u00eb Tiran\u00ebs, por qeveria e Iranit k\u00ebrc\u00ebnoi me aktivitete terroriste si\u00e7 b\u00ebri n\u00eb rastin e Parisit dhe Konferenca u anulua prej k\u00ebrc\u00ebnimeve edhe ndaj siguris\u00eb s\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb. Nj\u00eb tjet\u00ebr shembull se si sillet Irani karshi kombeve t\u00eb qytet\u00ebruara. K\u00ebshtu nuk habitem qe aktiviteti vazhdon se nuk marrin nd\u00ebshkim. Po vazhdojn\u00eb dhe pse Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb po iu lutet t\u00eb kthehen te marr\u00ebveshja. Qeveria e Iranit mendon se nuk do nd\u00ebshkohet.<\/p>\n<p>Robert Papa: N\u00ebse Irani k\u00ebrc\u00ebnon ju dhe Pompeon, a mund t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnoj\u00eb me jet\u00eb, Kryeministrin Rama, apo liderin e opozit\u00ebs shqiptare Berisha?<\/p>\n<p>Xhon Bolton: \u00c7dokush n\u00eb Per\u00ebndim \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrezik. Kur mendon se tani edhe\u00a0 OKB dhe Britania jan\u00eb pjes\u00eb e\u00a0 marr\u00ebveshjes b\u00ebrthamore bashk\u00eb me Rusin\u00eb dhe Kin\u00ebn. N\u00eb Europ\u00eb duhet t\u00eb pyesin veten se, \u00e7far\u00eb p\u00ebrfitojm\u00eb nga kjo? Ne rrezikohemi n\u00eb vendin ton\u00eb. Kemi zhvillime me Liz Truss kryeministre e Britanis\u00eb. Ajo nuk e mb\u00ebshtet marr\u00ebveshjen b\u00ebrthamore. Mb\u00ebshtet\u00ebsit e saj jan\u00eb kund\u00ebr marr\u00ebveshjes. K\u00ebsisoj me\u00a0 Britanin\u00eb jasht\u00eb BE, ata mund t\u00eb marrin q\u00ebndrim tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Robert Papa: Kush jan\u00eb faktor\u00ebt n\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm p\u00ebr Ballkanin: Rusia, Kina apo mungesa e Demokracis\u00eb?<\/p>\n<p>Xhon Bolton: Dizinformacioni rus dhe \u00e7do p\u00ebrpjekje t\u00eb p\u00ebr\u00e7anin NATO-n, t\u00eb dob\u00ebsonin mb\u00ebshtetjen ton\u00eb p\u00ebr Ukrain\u00ebn, \u00ebsht\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimi m\u00eb i madh. Rus\u00ebt p\u00ebrfitojn\u00eb prej qeverive t\u00eb dob\u00ebta, ashtu si Kina mes ryshfeteve dhe mjeteve financiare t\u00eb godasin legjitimitetin demokratik. Kina dhe Rusia\u00a0 p\u00ebrpiqen t\u00eb p\u00ebr\u00e7ajn\u00eb per\u00ebndimin me mekanizma t\u00eb ndryshme. K\u00ebshtu nj\u00eb nga pasojat e luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb, \u00ebsht\u00eb se Rusia dhe Kina jan\u00eb bashk\u00eb, lidhjet\u00a0 m\u00eb t\u00eb forta pas Luft\u00ebs s\u00eb II Bot\u00ebrore. Tash \u00ebsht\u00eb Kina, partneri dominant.<\/p>\n<p>Robert Papa: N\u00ebse firmoset marr\u00ebveshja, a do kemi ulje t\u00eb \u00e7mimit ta naft\u00ebs n\u00eb SHBA?<\/p>\n<p>Xhon Bolton: Nuk mendoj se do t\u00eb ket\u00eb ndikim shum\u00eb tregues se sa administrata e Bidenit t\u00eb lejoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb puse n\u00eb SHBA, t\u00eb lejoj\u00eb rritjen e prodhimit t\u00eb naft\u00ebs k\u00ebtu n\u00eb Amerik\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb Irani k\u00ebrkon m\u00eb shum\u00eb investime kinez\u00eb n\u00eb infrastruktur\u00ebn e tij t\u00eb naft\u00ebs. Eksportet e tij m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb naft\u00ebs jane drejt Kin\u00ebs dhe po p\u00ebrpiqen t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb me Rusin\u00eb.<\/p>\n<p>Robert Papa: Presdeinti Trump do jet\u00eb kandidat p\u00ebr zgjedhjet presidencial t\u00eb vitit 2024?<\/p>\n<p>Xhon Bolton: Un\u00eb them se ai nuk do garoj\u00eb m\u00eb 2024. Mendoj se ai e di q\u00eb humbi m\u00eb 2020. Nuk e thot\u00eb, nuk e pranon publikisht, por e di q\u00eb humbi. Ka frik\u00eb t\u00eb humbas\u00eb p\u00ebrs\u00ebri m\u00eb 2024. Pasi te fitoj\u00eb nominimin republikan, mund t\u00eb humbas\u00eb n\u00eb zgjedhje. Ai e urren ta quajn\u00eb humb\u00ebs. Besoj se ai do flas\u00eb se do t\u00eb garoj\u00eb por n\u00eb fund nuk do t\u00eb garoj\u00eb. Do p\u00ebrpiqet t\u00eb jet\u00eb kingmaker tek republikan\u00ebt. P\u00ebr sa i p\u00ebrket kandidat\u00ebve e tjer\u00eb republikan\u00eb, kemi 15-16, t\u00eb cil\u00ebt po konsiderojn\u00eb t\u00eb garojn\u00eb p\u00ebr nominimin. Kemi nje list\u00eb shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Debati p\u00ebr cil\u00ebsit\u00eb dhe t\u00eb mir\u00ebn ndaj vendit, do ishte gj\u00ebja e duhur sot.<\/p>\n<p>Robert Papa: A mundet t\u00eb kemi akuza nga departamenti i Drejt\u00ebsis\u00eb me at\u00eb q\u00eb ndodhi n\u00eb Mara Lago?<\/p>\n<p>Xhon Bolton: Miqt\u00eb por edhe armiqt\u00eb e Amerik\u00ebs duhet ta kuptojn\u00eb s\u00eb Trump nuk p\u00ebrfaq\u00ebson interesash afatgjat\u00eb amerikan. Sjellja e tij ndaj informacionit t\u00eb klasifikuar, ka qen\u00eb gjithmon\u00eb nj\u00eb shqet\u00ebsim. Nuk e dim\u00eb se \u00e7far\u00eb d\u00ebmi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb. Gjithkush duhet t\u00eb ler\u00eb sistemin ligjor t\u00eb vijoj\u00eb pun\u00eb e tij. Trump po mbrohet por duhet t\u00eb sqaroj\u00eb se si jan\u00eb nxjerr\u00eb dokumentet nga Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb. Dikush duhet ta mbaj\u00eb mend. K\u00ebshilltari juridik, konsulli i Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb duhet ta mbaj\u00eb mend. Deklasifikimi i dokumenteve nuk b\u00ebhet ve\u00e7 nga Trump. Mungesa e nj\u00eb inventari t\u00eb dokumentuar p\u00ebr deklasifikimin, tregon se sa t\u00eb shqet\u00ebsuar jan\u00eb k\u00ebshilltar\u00ebt e tij. N\u00eb nj\u00eb administruat normale, presidenti shkruan kujtime dhe duhet t\u00eb ket\u00eb akses te dokumentet e klasifikuara dhe t\u00eb deklasifikuar, por nuk ka asnj\u00eb shpjegim si dhe pse ka mbajtur ato dokumente sekrete n\u00eb rezidenc\u00ebn e tij. Tani kemi nj\u00eb betej\u00eb ligjore dhe nj\u00eb politike. Departamenti po vijon betej\u00ebn ligjore , por n\u00eb betej\u00ebn politike Trump i ka mundur. Departamenti i Drejt\u00ebsis\u00eb po vijon nj\u00eb proces ligjor, por p\u00ebrballet me dik\u00eb q\u00eb as nuk don t\u2019ia dij\u00eb p\u00ebr procesin normal. Departamenti ende nuk po shpjegon aq sa duhet pse duhej b\u00ebr\u00eb bastisja. Q\u00eb t\u00eb ngresh nj\u00eb akuz\u00eb kriminale ndaj tij, duhet t\u00eb jeni t\u00eb sigurt q\u00eb do t\u00eb arrini ta d\u00ebnoni, ndryshe nuk ka pse t\u00eb ngrihet akuza. N\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb amerikane ju duhet t\u00eb provoni fajin p\u00ebrtej nj\u00eb dyshimi t\u00eb arsyesh\u00ebm. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb standard i lart\u00eb. Nuk mendoj se ai kishte aft\u00ebsit\u00eb p\u00ebr president. Kjo sjellje me dokumentet \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fakt m\u00eb shum\u00eb rreth k\u00ebsaj. Kjo po d\u00ebmton partin\u00eb republikane sepse nuk po flitet p\u00ebr inflacionin por p\u00ebr Donald Trump.\/sot.com.al<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-K\u00ebshilltari p\u00ebr Siguri Komb\u00ebtare i Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, John Bolton, n\u00eb vitet 2018-2019, gjat\u00eb Administrat\u00ebs s\u00eb Donald Trump ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cSOT\u201d, teksa ka komentuar situat\u00ebn politike n\u00eb SHBA, Shqip\u00ebri dhe Rajon, si dhe sulmin kibernetik t\u00eb Iranit ndaj sistemit digjital n\u00eb vendin ton\u00eb. Zoti Bolton jep alarmin, nd\u00ebrsa thot\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":284602,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-284594","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment","9":"category-kryesore","10":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/284594","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=284594"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/284594\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/284602"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=284594"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=284594"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=284594"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}