{"id":284792,"date":"2022-09-14T21:37:44","date_gmt":"2022-09-14T19:37:44","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=284792"},"modified":"2022-09-14T21:37:44","modified_gmt":"2022-09-14T19:37:44","slug":"reforma-territoriale-konsensuale-per-te-qene-e-qendrueshme-dhe-e-suksesshme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/reforma-territoriale-konsensuale-per-te-qene-e-qendrueshme-dhe-e-suksesshme\/","title":{"rendered":"Reforma territoriale, konsensuale p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb e q\u00ebndrueshme dhe e suksesshme!"},"content":{"rendered":"<p>Nga Kastriot Islami<\/p>\n<p>Reforma territoriale \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme sepse lidhet me organizimin e funksionimin e pushtetit vendor, pra t\u00eb pushtetit q\u00eb ndodhet pran\u00eb qytetarit por lidhet ngusht\u00eb me reform\u00ebn e zgjedhjeve vendore e t\u00eb p\u00ebrgjithshme&#8230;<\/p>\n<p>N\u00eb bot\u00ebn demokratike e per\u00ebndimore ndarja territoriale q\u00eb q\u00ebndron n\u00eb themel t\u00eb reform\u00ebs territoriale b\u00ebhet nd\u00ebr t\u00eb tjera bazuar n\u00eb dy kritere\/parime: i) identiteti kulturor e tradicional i nj\u00ebsis\u00eb administrative q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb merr parasysh traditat q\u00eb lidhin qytetar\u00ebt me territorin pra aty ku ata kan\u00eb lindur e vdesin, jetojn\u00eb, m\u00ebsojn\u00eb, punojn\u00eb&#8230; dhe ii) aft\u00ebsit\u00eb ekonomiko-financiare-t\u00eb burimeve njer\u00ebzore t\u00eb nj\u00eb nj\u00ebsie administrative p\u00ebr t\u00eb mbijetuar n\u00eb kuptimin e kryerjes s\u00eb pavarur t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb funksioneve themelore q\u00eb lidhen me territorin.<\/p>\n<p>Franca e ka bazuar ndarjen territoriale n\u00eb \u2018identitetin kulturor e tradicional\u2019 prandaj n\u00eb Franc\u00eb ekzistojn\u00eb shum\u00eb komuna me shum\u00eb pak apo disa banor\u00eb, me shum\u00eb pak ose aspak biznese apo industri, pra m\u00eb shum\u00eb pak t\u00eb ardhura vendore. N\u00eb k\u00ebto komuna t\u00eb vogla funksionet themelore t\u00eb pushtetit vendor kryhen vullnetarisht kurse investimet e nevojshme realizohen me parat\u00eb q\u00eb vijn\u00eb nga transferimi i kusht\u00ebzuar i mjeteve financiare nga buxheti qendror tek buxheti vendor.<\/p>\n<p>N\u00eb vendet anglo-saksone, por jo vet\u00ebm, ndarja territoriale bazohet n\u00eb kriterin ekonomik-financiar-burime njer\u00ebzore n\u00eb kuptimin q\u00eb nj\u00eb nj\u00ebsi vendore mund t\u00eb kryej\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur funksionet e saj vendore vet\u00ebm n\u00ebse zot\u00ebron t\u00eb ardhurat buxhetore nga burimet ekonomike, financiare e njer\u00ebzore prezente n\u00eb nj\u00ebsin\u00eb administrative, pra q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb kryer t\u00eb gjith\u00eb funksionet themelore n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nj\u00ebsia administrative p\u00ebrfiton nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb buxhetit vjetor nga transferimi i kusht\u00ebzuar i parave nga buxheti qendror drejt buxhetit vendor, vet\u00ebm p\u00ebr ato raste kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr investime t\u00eb veprave t\u00eb klasifikuara komb\u00ebtare apo rajonale, pra q\u00eb ndodhen mes komunave e bashkive..<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ka aktualisht, t\u00eb miratuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme nga Rilindja, nj\u00eb ndarje territoriale bazuar n\u00eb modelin e \u2018dyt\u00eb\u2019&#8230; Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ndarja e m\u00ebparshme territoriale ndon\u00ebse ishte m\u00eb af\u00ebr modelit t\u00eb \u2018par\u00eb\u2019 pamundur t\u00eb plot\u00ebsonte t\u00ebr\u00ebsisht k\u00ebrkesat e modelit t\u00eb \u2018par\u00eb\u2019 dhe realisht kishte shum\u00eb argumente n\u00eb favor t\u00eb ndryshimit t\u00eb tij, por argumentet e nj\u00ebansh\u00ebm t\u00eb (keq)p\u00ebrdorur nga Rilindja p\u00ebr miratimin e ndarjes aktuale administrative, rezultuan jo vet\u00ebm t\u00eb pamjaftueshme por edhe t\u00eb gabuara dhe inefikase p\u00ebr t\u00eb justifikuar ndarjen aktuale territoriale.<\/p>\n<p>Reforma territoriale duhet gjithnj\u00eb t\u00eb b\u00ebhet me \u2018konsensus substancial\u2019&#8230; gj\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb pranuar asnj\u00ebher\u00eb pas vitit 2013 kur Rilinda ka ardhur n\u00eb pushtet, prandaj dhe shum\u00eb nga reformat e kryera n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme kan\u00eb d\u00ebshtuar, duke pranuar nd\u00ebrkoh\u00eb se as reformat e m\u00ebparshme bazuar n\u00eb kriterin strikt t\u00eb \u2018konsensusit formal substancial\u2019 nuk kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb rezultatet e d\u00ebshiruara afatgjata, sepse ndon\u00ebse kan\u00eb gjeneruar nj\u00eb ndarje territoriale shum\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe m\u00eb efikase se ndarja aktuale territoriale me 61 bashki, e cila \u00ebsht\u00eb miratuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme nga Rilindja..por defektet e saj kan\u00eb ardhur m\u00eb shum\u00eb jo nga konceptimi i reform\u00ebs sesa (keq)zbatimi i saj.<\/p>\n<p>\u2018Konsensusi substancial\u2019 realizohet duke ngritur nj\u00eb \u2018komision konsensual t\u00eb reform\u00ebs\u2019 territoriale, politikisht t\u00eb ballancuar n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje dhe q\u00eb funksionon gjat\u00eb t\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs me konsensusin e par\u00ebve; kjo do t\u00eb thot\u00eb komisioni formohet me num\u00ebr t\u00eb barabart\u00eb an\u00ebtar\u00ebsh nga maxhoranca e opozita, pavar\u00ebsisht konfiguracionit t\u00eb kuvendit, dhe komisioni merr vendime me shumic\u00eb t\u00eb cil\u00ebsuar pra duke k\u00ebrkuar edhe votat e an\u00ebtar\u00ebve p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb pakic\u00ebs parlamentare dhe m\u00eb tej vendimet e marra nga komisioni konsensual miratohen pa debate nga kuvendi i cili e ka pranuar k\u00ebt\u00eb rregull (p\u00ebr t\u00eb kryer reform\u00eb t\u00eb suksesshme) duke miratuar q\u00eb n\u00eb fillim me nj\u00eb vendim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ngritjen e komisionit konsensual t\u00eb reform\u00ebs, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb ballancuar maxhoranc\u00eb-opozit\u00eb dhe t\u00eb funksionoj\u00eb me \u2018konsensus substancial\u2019&#8230;<\/p>\n<p>Ky mekaniz\u00ebm ka vet\u00ebm nj\u00eb problem q\u00eb kuvendi mund tja gjej\u00eb zgjidhjen q\u00eb s\u00eb bashku me realizimin e konsensusit substancial \u2018shumic\u00eb-pakic\u00eb\u2019 t\u00eb mos lejoj\u00eb pakic\u00ebn t\u00eb bllokoj\u00eb funksionimin e komisionit, pra edhe t\u00eb reform\u00ebs po pa hequr dor\u00eb n\u00eb asnj\u00eb rast nga \u2018konsensusi substancial\u2019. Kjo gj\u00eb mund t\u00eb realizohet n\u00eb momentin kur miratohet nga kuvendi afati i funksionimit t\u00eb komisionit konsensual apo kalendari i punimeve t\u00eb komisionit konsensual&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Kastriot Islami Reforma territoriale \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme sepse lidhet me organizimin e funksionimin e pushtetit vendor, pra t\u00eb pushtetit q\u00eb ndodhet pran\u00eb qytetarit por lidhet ngusht\u00eb me reform\u00ebn e zgjedhjeve vendore e t\u00eb p\u00ebrgjithshme&#8230; N\u00eb bot\u00ebn demokratike e per\u00ebndimore ndarja territoriale q\u00eb q\u00ebndron n\u00eb themel t\u00eb reform\u00ebs territoriale b\u00ebhet nd\u00ebr t\u00eb tjera bazuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":195626,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-284792","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/284792","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=284792"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/284792\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/195626"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=284792"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=284792"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=284792"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}