{"id":284796,"date":"2022-09-14T21:40:17","date_gmt":"2022-09-14T19:40:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=284796"},"modified":"2022-09-14T21:40:17","modified_gmt":"2022-09-14T19:40:17","slug":"patronazhistet-i-shkruajne-ne-telegram-hakerave-iraniane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/patronazhistet-i-shkruajne-ne-telegram-hakerave-iraniane\/","title":{"rendered":"Patronazhist\u00ebt i shkruajn\u00eb (n\u00eb telegram) hakerave iranian\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Nga Lutfi Dervishi<\/p>\n<p>V\u00ebmendja q\u00eb keni marr\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe p\u00ebrtej saj k\u00ebto dit\u00eb \u00ebsht\u00eb krejt e pamerituar.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb po flasin p\u00ebr ju a thua se \u00e7far\u00eb keni b\u00ebr\u00eb.<br \/>\nT\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb ju i keni nxjerr\u00eb n\u00eb shitje, ne i kemi patur prej 18 muajsh. Madje kemi m\u00eb shum\u00eb t\u00eb dh\u00ebna se ju. Madje ju keni marr\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb kemi.<\/p>\n<p>Jeni p\u00ebrpjekur me muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb, por nuk ja keni dal\u00eb t\u00eb keni pagat e shqiptar\u00ebve. Ne i kemi ato t\u00eb detajuar, madje kemi edhe pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit strategjik\u00eb q\u00eb kan\u00eb paguar pun\u00ebtor\u00ebt n\u00ebn minimumin e parashikuar nga ligji shqiptar.<\/p>\n<p>Jeni rrekur t\u00eb merrni adresat e banimit. Nuk ja keni dal\u00eb dot. Ne i kemi t\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsuar or\u00eb pas ore. Keni k\u00ebrkuar targat e makinave dhe nuk ja keni dal\u00eb. Ne i kemi t\u00eb gjith\u00eb targat shqiptare dhe madje edhe t\u00eb hujave q\u00eb vijn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Ju mburreni se keni sistemin TIMS dhe kontrolloni se kush hyn e kush del nga Shqip\u00ebria. Ne, kemi m\u00eb shum\u00eb se ju. Kemi edhe emrat e t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb po ikin n\u00eb Angli n\u00eb rrug\u00eb ilegale pa l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb n\u00eb sistemin TIMS.<\/p>\n<p>Edhe po t\u2019i merrni pagat, targat, adresat, vendet e pun\u00ebs, ne kemi di\u00e7ka q\u00eb ju nuk do ta hakeroni dot kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Ju bashk\u00eb me rus\u00ebt harxhoni miliona euro p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb zgjedhjet e vendeve per\u00ebndimore. Ne e dim\u00eb rezultatin e zgjedhjeve pa u b\u00ebr\u00eb votimet. Ne e dim\u00eb p\u00ebr k\u00eb votojn\u00eb shqiptar\u00ebt. Ne dim\u00eb se \u00e7far\u00eb mendojn\u00eb shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Ju, pas disfat\u00ebs q\u00eb keni p\u00ebsuar 10 vite m\u00eb par\u00eb nga Mossad-i, keni vrar\u00eb trurin p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb hakera profesionist\u00eb. Keni thartuar trut\u00eb me studime. Po ju themi se ne nuk marrim vesh, si i thon\u00eb nga hakerimi, nga teknologjia informacionit, nga sulmet kibernetike, por pa ditur asgj\u00eb nga elektronika, interneti, viruset dhe kibernetika ne kemi t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e AKSH-it.<\/p>\n<p>Ju, keni nxjerr\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e AKSH-it n\u00eb shitje p\u00ebr 400 dollar\u00eb. Hiqni dor\u00eb se nuk do t\u00eb shisni asnj\u00eb kopje. Ne nuk do t\u2019iu ulim pazarin, por do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb q\u00eb ju t\u00eb mos merrni asnj\u00eb cent, asnj\u00eb bitcoin asgj\u00eb prej gj\u00ebje. Ne i ofrojm\u00eb falas k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna.<\/p>\n<p>Na vjen keq p\u00ebr ju se jeni munduar dhe jeni zbuluar faqe gjith\u00eb shqiptar\u00ebve dhe mbar\u00eb rruzullit tok\u00ebsor. Tani gjith\u00eb bota e di se kush jeni. N\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb botuar portretet e kat\u00ebr prej jush.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb prej nesh nuk \u00ebsht\u00eb identifikuar. Nuk na gjejn\u00eb jo portalet, por as vet\u00eb Google. K\u00ebta jemi ne.<\/p>\n<p>Ju keni mbetur jetim. Ju nuk ju del p\u00ebr Zot askush. As Ajatollahu. Ne na ka dale p\u00ebr zot dora vet\u00eb i pari i vendit, Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>E fundit, por jo nga r\u00ebnd\u00ebsia.<\/p>\n<p>Po ju paralajm\u00ebrojm\u00eb.<\/p>\n<p>Hiqni dor\u00eb nga tentativa p\u00ebr shitje t\u00eb dh\u00ebnash personale t\u00eb shqiptar\u00ebve. Databaza e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb AKSH-it \u00ebsht\u00eb prona jon\u00eb intelektuale. P\u00ebr t\u2019u bindur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb po ju vem\u00eb n\u00eb dispozicion deklarimet e kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb gjat\u00eb fushat\u00ebs elektorale, si dhe nj\u00eb kopje t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb tregon se ne i kemi patur ato t\u00eb dh\u00ebna para jush.<\/p>\n<p>Ju b\u00ebjm\u00eb me dije se databaza e t\u00eb dh\u00ebnave tona mbrohet nga ligji n\u00eb Shqip\u00ebri dhe direktiva europiane p\u00ebr tregtin\u00eb elektronike.<\/p>\n<p>Pa respekt p\u00ebr ju<\/p>\n<p>Grup Patronazhist\u00ebsh<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Lutfi Dervishi V\u00ebmendja q\u00eb keni marr\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe p\u00ebrtej saj k\u00ebto dit\u00eb \u00ebsht\u00eb krejt e pamerituar. T\u00eb gjith\u00eb po flasin p\u00ebr ju a thua se \u00e7far\u00eb keni b\u00ebr\u00eb. T\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb ju i keni nxjerr\u00eb n\u00eb shitje, ne i kemi patur prej 18 muajsh. Madje kemi m\u00eb shum\u00eb t\u00eb dh\u00ebna se ju. Madje [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":284797,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[],"class_list":{"0":"post-284796","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/284796","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=284796"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/284796\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/284797"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=284796"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=284796"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=284796"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}