{"id":284837,"date":"2022-09-15T08:09:51","date_gmt":"2022-09-15T06:09:51","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=284837"},"modified":"2022-09-15T08:09:51","modified_gmt":"2022-09-15T06:09:51","slug":"vendimi-i-qeverise-rama-per-ndertimet-pa-leje-bardhi-do-ta-cojme-ne-kushtetuese-informojme-edhe-ambasadoret-vendosi-keshillin-e-ministrave-ne-dispozicion-te-kastratit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/vendimi-i-qeverise-rama-per-ndertimet-pa-leje-bardhi-do-ta-cojme-ne-kushtetuese-informojme-edhe-ambasadoret-vendosi-keshillin-e-ministrave-ne-dispozicion-te-kastratit\/","title":{"rendered":"Vendimi i qeveris\u00eb \u2018Rama\u2019 p\u00ebr nd\u00ebrtimet pa leje, Bardhi: Do ta \u00e7ojm\u00eb n\u00eb Kushtetuese, informojm\u00eb edhe ambasador\u00ebt! Vendosi K\u00ebshillin e Ministrave n\u00eb dispozicion t\u00eb \u201cKastratit\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti i PD-s\u00eb Gazment Bardhi paralajm\u00ebroi dje se Grupi Parlamentar i PD-s\u00eb do t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese vendimin e qeveris\u00eb, sipas tij, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb n\u00eb mbrojtje oligark\u00ebt e nd\u00ebrtimit t\u00eb kullave pa leje n\u00eb mes t\u00eb Tiran\u00ebs.<br \/>\nBardhi akuzoi dje Kryeministrin Edi Rama se ka vendosur qeverin\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb kompanis\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimit \u201cKastrati\u201d dhe se po ndryshon ligjin p\u00ebr t\u2019i legalizuar nd\u00ebrtimet pa leje.<\/p>\n<p>Bardhi deklaroi sot se 3304 shqiptar\u00eb jan\u00eb d\u00ebnuar me burg p\u00ebr nd\u00ebrtim pa leje k\u00ebto 5 vitet e fundit, edhe pse nuk kan\u00eb b\u00ebr\u00eb si nd\u00ebrtim as grada\u00e7ela dhe as biznes, por se shteti nuk shikon katet pa leje n\u00eb mes t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>DEKLARATA E PLOT\u00cb<\/p>\n<p>Jan\u00eb 3304 shqiptar\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar me burg p\u00ebr nd\u00ebrtim pa leje k\u00ebto 5 vitet e fundit, edhe pse nuk kan\u00eb b\u00ebr\u00eb si nd\u00ebrtim as grada\u00e7ela dhe as biznes. Secili prej qytetar\u00ebve t\u00eb d\u00ebnuar, ka rregulluar \u00e7atin\u00eb e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij t\u00eb rr\u00ebnuar, ka rregulluar murin rrethues, ka rregulluar dhom\u00ebn e gjumit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tyre apo ka ndryshuar pllakat e dyshemes\u00eb s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tyre si\u00e7 tha vet\u00eb Edi Rama disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb. Por, pavar\u00ebsisht se kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb maj\u00eb t\u00eb malit, n\u00eb zona t\u00eb thella apo t\u00eb izoluara, ato nuk i kan\u00eb shp\u00ebtuar syrit t\u00eb institucioneve. Menj\u00ebher\u00eb u ka shkuar Inspektorati i Mbrojtjes s\u00eb Territorit, Bashkia, Policia, Prokuroria, dhe n\u00eb fund ka hyr\u00eb n\u00eb loj\u00eb edhe Gjykata, duke i d\u00ebnuar.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn plenare t\u00eb dat\u00ebs 14 korrik, me k\u00ebt\u00eb foto n\u00eb dor\u00eb, iu drejtova qeveris\u00eb, prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe drejtuesit t\u00eb SPAK-ut, me pyetjen: \u201cPse \u00ebsht\u00eb i ndrysh\u00ebm pronari i k\u00ebtij nd\u00ebrtimi, nga 3304 qytetar\u00ebt e tjer\u00eb q\u00eb kan\u00eb shkuar n\u00eb burg p\u00ebr nd\u00ebrtime pa leje k\u00ebto 5 vitet e fundit? Pse ligji nuk \u00ebsht\u00eb i barabart\u00eb p\u00ebr 3304 qytetar\u00ebt e d\u00ebnuar p\u00ebr nd\u00ebrtim pa leje dhe pronarin e k\u00ebtij nd\u00ebrtimi dhe dhjet\u00ebra nd\u00ebrtimeve t\u00eb tjera n\u00eb mes t\u00eb Tiran\u00ebs ku kan\u00eb mbir\u00eb kate shtes\u00eb pa leje? P\u00ebrgjigjen e k\u00ebsaj pyetjeje e dhash\u00eb po vet\u00eb n\u00eb at\u00eb seanc\u00eb ku theksova se 3304 qytetar\u00ebt q\u00eb jan\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr nd\u00ebrtim pa leje k\u00ebto 5 vjet nuk jan\u00eb pjes\u00eb e oborrit t\u00eb Kryeministrit, nuk ndajn\u00eb para m\u00eb t\u00eb, nuk kan\u00eb mbrojtjen e Kryeministrit. N\u00ebse je pjes\u00eb e oborrit t\u00eb Edi Ram\u00ebs, n\u00ebse ndan para me t\u00eb apo ministrat e tij, n\u00ebse ke mbrojtjen e tij, institucionet dhe drejt\u00ebsia ulin kok\u00ebn, mbyllin syt\u00eb dhe nuk shikojn\u00eb. N\u00ebse je pjes\u00eb e oborrit t\u00eb Kryeministrit mund t\u00eb nd\u00ebrtosh, jo nj\u00eb mur apo \u00e7ati t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb t\u00ebnde, por plot 5 kate pa leje, n\u00eb mes t\u00eb Tiran\u00ebs, me vler\u00eb tregu 30 miliona euro, dhe t\u00eb gjitha institucionet ulin kok\u00ebn, nuk shikojn\u00eb, nuk veprojm\u00eb, por p\u00ebrkundrazi p\u00ebrfshihen t\u00eb gjitha n\u00eb gar\u00eb kush t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb m\u00eb par\u00eb p\u00ebr t\u00eb fshehur shkeljen e ligjit. Ky nd\u00ebrtim q\u00eb un\u00eb mora si shembull p\u00ebr t\u00eb denoncuar fenomenin kriminal t\u00eb nd\u00ebrtimeve t\u00eb paligjshme n\u00eb kullat n\u00eb mes t\u00eb Tiran\u00ebs ku kan\u00eb mbir\u00eb kate shtes\u00eb pa leje, rezultonte se kishte leje zhvillimi dhe nd\u00ebrtimi p\u00ebr 37 kate mbi tok\u00eb dhe 5 kate n\u00ebntok\u00eb.<\/p>\n<p>Pasi nd\u00ebrton 5 kate shtes\u00eb pa leje, Edi Rama i firmos, pa kryer asnj\u00eb verifikim apo pa marr\u00eb asnj\u00eb konfirmim n\u00ebse \u00ebsht\u00eb respektuar apo jo leja e par\u00eb e zhvillimit, nj\u00eb leje t\u00eb dyt\u00eb zhvillimi p\u00ebr disa kate shtes\u00eb dhe urdh\u00ebron Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs t\u00eb miratoj\u00eb lejen e nd\u00ebrtimit p\u00ebr shtes\u00eb t\u00eb disa kateve. Bashkia e Tiran\u00ebs q\u00eb ishte njoftuar zyrtarisht prej meje p\u00ebr katet shtes\u00eb pa leje, por q\u00eb prej 8 muajsh b\u00ebn sikur nuk kupton dhe nuk vepron p\u00ebr t\u00eb zbatuar ligjin, detyrohet t\u00eb mos miratoj\u00eb leje nd\u00ebrtimi p\u00ebr kate shtes\u00eb, t\u00eb cilat n\u00eb fakt ishin nd\u00ebrtuar, duke argumentuar se ndryshimi i projektit t\u00eb propozuar nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me nenin 17 t\u00eb Vendimit nr. 408\/2015 t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, ku theksohet se nuk mund t\u00eb shtohen m\u00eb shum\u00eb se 2 % e sip\u00ebrfaqes totale t\u00eb nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>10 dit\u00eb pasi Bashkia e Tiran\u00ebs detyrohet t\u00eb mos e miratoi lejen e nd\u00ebrtimit p\u00ebr shtimin e disa kateve, Edi Rama vendos qeverin\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb kompanis\u00eb nd\u00ebrtuese \u201cKastrati\u201d sh.p.k., duke ndryshuar pik\u00ebrisht nenin 17 t\u00eb VKM-s\u00eb, q\u00eb pengonte Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs n\u00eb ligj\u00ebrimin e 5 kateve q\u00eb ishin nd\u00ebrtuar pa leje, duke hequr kriterin q\u00eb shtesa nuk mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 2 %. \u00cbsht\u00eb VKM nr. 457\/ 29 Qershor 2022. Ky \u00ebsht\u00eb rasti tipik i korrupsionit, q\u00eb literatura e njeh si \u201ckapje e shtetit\u201d ose ndryshe p\u00ebrcaktimi i rregullave shtet\u00ebrore sipas interesave klienteliste t\u00eb nj\u00eb apo disa personave t\u00eb identifikuar. Mir\u00ebpo, pas denoncimit t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb seanc\u00ebn plenare t\u00eb dat\u00ebs 14 Korrik, vendimi i qeveris\u00eb i dat\u00ebs 29 qershor, nuk ia zgjidhte dot m\u00eb problemin nd\u00ebrtuesve t\u00eb grada\u00e7elave pa leje n\u00eb Tiran\u00eb, sepse miratimi i nj\u00eb shtes\u00eb leje nd\u00ebrtimi nga Bashkia Tiran\u00eb k\u00ebrkon paraprakisht verifikimin e nd\u00ebrtimit p\u00ebr efekt t\u00eb respektimit t\u00eb lejes s\u00eb par\u00eb, dhe n\u00ebse ndiqej procedura pas publikimit t\u00eb pamjes s\u00eb nd\u00ebrtimit, rezultonte i provuar denoncimi i b\u00ebr\u00eb q\u00eb katet shtes\u00eb ishin shtuar paraprakisht dhe ky fakt ishte tashm\u00eb publik.<\/p>\n<p>Pas denoncimit n\u00eb Kuvend, n\u00eb rrug\u00eb zyrtare informova p\u00ebrs\u00ebri me shkrim Kryeministrin, prokurorin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm; ministrin e Brendsh\u00ebm; drejtorin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit; Inspektoratin Komb\u00ebtar t\u00eb Mbrojtjes s\u00eb Territorit; Inspektoratin e Mbrojtjes s\u00eb Territorit pran\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, duke i k\u00ebrkuar informacion edhe p\u00ebr masat q\u00eb kishin marr\u00eb. Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit dhe institucioni n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb tij, IKMT-ja, n\u00eb kushtet e shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs, kan\u00eb refuzuar jo vet\u00ebm t\u00eb marrin masa p\u00ebr t\u00eb zbatuar ligjin n\u00eb rastin konkret, por kan\u00eb refuzuar edhe t\u00eb d\u00ebrgojn\u00eb informacionin zyrtar t\u00eb k\u00ebrkuar. Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm m\u00eb ka kthyer p\u00ebrgjigje dhe e dini \u00e7far\u00eb m\u00eb thot\u00eb: Nuk kam d\u00ebgjuar gj\u00eb, nuk e ngre dot kok\u00ebn t\u00eb shoh paligjshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb num\u00ebroj katet pa leje n\u00eb grada\u00e7elat e Tiran\u00ebs, sepse nuk \u00ebsht\u00eb puna ime. Pra praktikisht m\u00eb konfirmon at\u00eb q\u00eb un\u00eb paralajm\u00ebrova paraprakisht, q\u00eb nuk vepron dot pa lejen e Edi Ram\u00ebs, nuk e ngre dot kok\u00ebn t\u00eb shoh paligjshm\u00ebrin\u00eb e oligark\u00ebve q\u00eb Edi Rama i ka dh\u00ebn\u00eb statusin \u201ci papreksh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>Edhe pse n\u00eb fakt un\u00eb kam b\u00ebr\u00eb nj\u00eb kall\u00ebzim t\u00eb nj\u00eb vepre penale, n\u00eb prezenc\u00ebn e Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe ai si zyrtar i shtetit, ka detyrimin ligjor q\u00eb kall\u00ebzimin tim verbal p\u00ebrpara tij dhe informacionin e marr\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb tij shtet\u00ebrore n\u00eb seanc\u00ebn plenare t\u00eb dat\u00ebs 14 korrik, ta referoj\u00eb n\u00eb prokurorin\u00eb kompetente p\u00ebr verifikim. Ministri i Brendsh\u00ebm, ekzakt\u00ebsisht i nj\u00ebjti q\u00eb pozon me kamera e fotograf\u00eb p\u00ebr propagand\u00eb p\u00ebrpara nj\u00eb pallati n\u00eb Fark\u00eb, me kthen p\u00ebrgjigje dhe e dini \u00e7far\u00eb thot\u00eb: M\u00eb duhen m\u00eb shum\u00eb t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb t\u00eb kem mund\u00ebsi ta gjej, sepse nuk e gjen dot se ku ndodhet kjo grada\u00e7el\u00eb n\u00eb mes t\u00eb Tiran\u00ebs. Edhe ai b\u00ebn sikur nuk ka d\u00ebgjuar, b\u00ebn sikur nuk ka par\u00eb, sepse nuk vepron dot pa lejen e Edi Ram\u00ebs, nuk zbaton dot ligjin p\u00ebr oligark\u00ebt q\u00eb Edi Rama q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb statusin \u201ct\u00eb papreksh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>I kam kthyer p\u00ebrgjigje zyrtare me shkrim, por nj\u00eb p\u00ebrgjigje po ia jap edhe publikisht: Meqen\u00ebse nuk e ke gjetur dot, meqen\u00ebse nuk e ke par\u00eb, ngrihu tani nga karrigia e zyr\u00ebs t\u00ebnde, dil n\u00eb dritaren e zyr\u00ebs, ngrije kok\u00ebn dhe e ke p\u00ebrpara syve t\u00eb tu. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Edi Rama, nuk kthen p\u00ebrgjigje, sepse si \u201cshtetar\u201d ai shprehet me akte, me vendime qeverie. Dhe p\u00ebrgjigjen e dha m\u00eb dat\u00eb 7 Shtator 2022, ku miratoi vendimin nr. 589, duke konfirmuar se milioner\u00ebt, miq t\u00eb tij, g\u00ebzojn\u00eb statusin \u201ct\u00eb papreksh\u00ebm\u201d dhe jan\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm nga 3 milion\u00eb shqiptar\u00ebt e tjer\u00eb, q\u00eb nuk jan\u00eb pjes\u00eb e oborrit t\u00eb interesave t\u00eb tij financiare. K\u00ebt\u00eb akt p\u00ebr favorizimin e oligark\u00ebve apo milioner\u00ebve, miq t\u00eb Edi Ram\u00ebs, zyra e tij e propagand\u00ebs e shiti si \u201cluft\u00eb t\u00eb papar\u00eb kund\u00ebr milioner\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb q\u00eb akti provon q\u00eb milioner\u00ebt e Edi Ram\u00ebs q\u00eb kan\u00eb nd\u00ebrtuar kulla pa leje n\u00eb mes t\u00eb Tiran\u00ebs, jan\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm nga 3 milion shqiptar\u00ebt e tjer\u00eb dhe ve\u00e7an\u00ebrisht jan\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm nga 3304 qytetar\u00eb q\u00eb kan\u00eb shkuar n\u00eb burg pse kan\u00eb rregulluar pa leje \u00e7atin\u00eb e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tyre. Vendimi i qeveris\u00eb parashikon q\u00eb kushdo q\u00eb nd\u00ebrton kulla pa leje apo kate shtes\u00eb pa leje, duhet ta deklaroj\u00eb, t\u2019ia shes shtetit p\u00ebr 1 euro, me pas mund ta blej\u00eb dhe e g\u00ebzon nd\u00ebrtimin e paligjsh\u00ebm i pashqet\u00ebsuar. Ky akt \u00ebsht\u00eb legalizim pa ligj i nd\u00ebrtimeve pa leje, \u00ebsht\u00eb amnisti penale pa ligj, duke i p\u00ebrjashtuar nga d\u00ebnimi me burg, \u00ebsht\u00eb certifikim i pabarazis\u00eb mes qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb akt Edi Rama ka kthyer paligjshm\u00ebrin\u00eb n\u00eb sistem, me k\u00ebt\u00eb akt Edi Rama i dhan\u00eb leje shtet\u00ebrore \u00e7do oligarku q\u00eb t\u00eb shtoj\u00eb pa leje sa kate t\u00eb doj\u00eb, t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb pa leje ku t\u00eb duan, mjafton t\u00eb paguajn\u00eb ca para m\u00eb shum\u00eb, dhe pron\u00ebn e g\u00ebzojn\u00eb t\u00eb pashqet\u00ebsuar. Ky vendim \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt nj\u00eb nxitje p\u00ebr milioner\u00ebt e Edi Ram\u00ebs p\u00ebr t\u00eb vijuar t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb kate pa leje. Edhe pretendimi se milioner\u00ebt do ta blen\u00eb nd\u00ebrtimin e paligjsh\u00ebm me \u00e7mimin e tregut, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mashtrim. \u00c7mimi i tregut q\u00eb merret n\u00eb konsiderat\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb \u00e7mimi i referenc\u00ebs q\u00eb miratohet me VKM. P\u00ebr ta thjeshtuar, shembullin po e japim me k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrtim t\u00eb paligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb \u00e7mimi i tregut apo \u00e7mimi i referenc\u00ebs \u00ebsht\u00eb rreth 1500 euro m2 . Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00ebse sot shkon n\u00eb zyr\u00ebn e shitjeve t\u00eb k\u00ebsaj kompanie, \u00e7mimi real i shitjes \u00ebsht\u00eb 5000 euro m2 . Pra ajo q\u00eb b\u00ebn Edi Rama \u00ebsht\u00eb q\u00eb i jep leje shtet\u00ebrore oligark\u00ebve t\u00eb shtojn\u00eb kate pa leje sa t\u00eb duan, dhe n\u00eb fund nuk do t\u00eb fitojn\u00eb 4500 euro p\u00ebr m2 , por do t\u00eb fitojn\u00eb 2500 euro p\u00ebr m2 , meqen\u00ebse 1500 euro p\u00ebr m2 do ia paguajn\u00eb shtetit p\u00ebr blerjen dhe 500 m2 euro do paguajn\u00eb gjob\u00eb. Ky vendim i Qeveris\u00eb \u00ebsht\u00eb i paligjsh\u00ebm. \u00cbsht\u00eb marrje n\u00eb mbrojtje shtet\u00ebrore t\u00eb paligjshm\u00ebris\u00eb. \u00cbsht\u00eb cenimi m\u00eb brutal q\u00eb i b\u00ebhet shtetit ligjor.<\/p>\n<p>Ligji e rregullon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shteruese se \u00e7far\u00eb ndodh n\u00ebse kryhen shtesa pa leje p\u00ebr q\u00ebllime fitimi, duke parashikuar 4 masa:<\/p>\n<p>1- Gjob\u00eb t\u00eb barabart\u00eb me vler\u00ebn e punimeve t\u00eb kryera pa leje;<\/p>\n<p>2- Prishje ose konfiskim p\u00ebr interes publik t\u00eb punimeve t\u00eb kryera pa leje, pra kalimin n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie;<\/p>\n<p>3- Mos dh\u00ebnien e lejes s\u00eb shfryt\u00ebzimit dhe p\u00ebr pasoj\u00eb pamund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr ta tjet\u00ebrsuar edhe pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb pron\u00ebs.<\/p>\n<p>4- Referim n\u00eb prokurori dhe d\u00ebnimin me burgim p\u00ebr nd\u00ebrtim t\u00eb paligjsh\u00ebm; Edi Rama ka detyrimin t\u00eb shpjegoj\u00eb pse nuk zbatohet ligji p\u00ebr milioner\u00ebt e tij, nj\u00eblloj si\u00e7 zbatohet p\u00ebr qytetar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb k\u00ebtij vendi. Pse nuk ka asnj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi penal p\u00ebr nd\u00ebrtuesit e paligjsh\u00ebm dhe pse nuk ka asnj\u00eb mas\u00eb p\u00ebr zyrtar\u00ebt q\u00eb nuk kan\u00eb vepruar? Pse policia shkon n\u00eb mal tek nj\u00eb fshatar\u00eb q\u00eb po rregullon \u00e7atin\u00eb, por nuk shikon Kullat pa leje n\u00eb mes t\u00eb Tiran\u00ebs? Ligji \u00ebsht\u00eb i mjaftuesh\u00ebm dhe vet\u00ebm duhet t\u00eb zbatohet. Nuk ka autorizuar dhe as nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr miratimin e nj\u00eb vendimi qeverie.<\/p>\n<p>Pasuria konfiskohet dhe m\u00eb pas ajo tjet\u00ebrsohet sipas rregullave t\u00eb legjislacionit n\u00eb fuqi, me gar\u00eb dhe transparenc\u00eb. N\u00ebse duhet t\u00eb shitet, shitet me gar\u00eb, kush ofron m\u00eb shum\u00eb fiton pron\u00ebsin\u00eb mbi at\u00eb pasuri. Ligji nuk njeh as mund\u00ebsin\u00eb e legalizimin, as mund\u00ebsin\u00eb e parablerjes, as mund\u00ebsin\u00eb e shmangies nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia penale. E vetmja gj\u00eb q\u00eb njeh ligji \u00ebsht\u00eb detyrimi i Edi Ram\u00ebs dhe institucioneve n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb tij p\u00ebr ta zbatuar. Grupi Parlamentar i Partis\u00eb Demokratike ka vendosur dje t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese k\u00ebt\u00eb vendim, p\u00ebr shpalljen e tij antikushtetuese, p\u00ebr shkak se vendimi i qeveris\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb n\u00eb mbrojtje oligark\u00ebt e nd\u00ebrtimit t\u00eb Kullave pa leje n\u00eb mes t\u00eb Tiran\u00ebs:<\/p>\n<p>\u2022 \u00cbsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn, sepse cenon barazin\u00eb e shtetasve p\u00ebrpara ligjit, cenon hierarkin\u00eb e akteve normative dhe nuk \u00ebsht\u00eb autorizuar nga ligji;<\/p>\n<p>\u2022 \u00cbsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kodin Penal, sepse i jep amnisti penale nj\u00eb kategorie personash, pa ligj t\u00eb miratuar me 3\/5 e votave n\u00eb Kuvend;<\/p>\n<p>\u2022 \u00cbsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin p\u00ebr planifikimin dhe zhvillimin e territorit; Grupi Parlamentar i PD-s\u00eb do t\u00eb informoj\u00eb Trupin Diplomatik t\u00eb akredituar n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb praktik\u00eb t\u00eb paligjshme t\u00eb qeveris\u00eb, q\u00eb nxit, favorizon dhe i hap rrug\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb Kullave n\u00eb mes t\u00eb Tiran\u00ebs, duke favorizuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nj\u00eb skem\u00eb t\u00eb mundshme pastrimi t\u00eb parave t\u00eb pista, nisur nga fakti se si\u00e7 ka pohuar vet\u00eb prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, ka dyshime t\u00eb forta q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e parave q\u00eb jan\u00eb investuar n\u00eb nd\u00ebrtim n\u00eb qytetin e Tiran\u00ebs kan\u00eb si burim aktivitetet kriminale jasht\u00eb territorit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb em\u00ebr t\u00eb GPPD, gjejm\u00eb rastin t\u00eb paralajm\u00ebrojm\u00eb se asnj\u00eb cm shtes\u00eb pa leje nga oligark\u00ebt nuk do t\u00eb legalizohet dhe \u00e7do p\u00ebrfshirje e tyre apo zyrtar\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb t\u00eb paligjshme do t\u00eb shkoj\u00eb d\u00ebm. Pasuria sipas ligjit do t\u00eb konfiskohet dhe do ti kaloj\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi shtetit. Kushdo q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb apo ka lejuar paligjshm\u00ebrin\u00eb do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi ligjore. Grupi Parlamentar i PD k\u00ebrkon nga Prokuroria q\u00eb t\u00eb veproj\u00eb pa vonesa, t\u00eb zbatoj\u00eb Kodin Penal, jo vet\u00ebm ndaj nd\u00ebrtuesve t\u00eb paligjsh\u00ebm, por edhe ndaj Edi Ram\u00ebs dhe \u00e7do zyrtari tjet\u00ebr q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb praktik\u00ebn e paligjshme p\u00ebr t\u00eb legalizuar kullat e nd\u00ebrtuara pa leje n\u00eb mes t\u00eb Tiran\u00ebs, pa ligj dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn. Prokuroria duhet t\u00eb hetoj\u00eb dhe vendos para p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb Edi Ram\u00ebn dhe zyrtar\u00ebt e tjer\u00eb shtet\u00ebrore q\u00eb me veprimet dhe mosveprimet e tyre kan\u00eb lejuar favorizimin e nj\u00eb grushti oligark\u00ebsh, p\u00ebr q\u00ebllime klienteliste dhe t\u00eb dyshuara si korruptive.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i PD-s\u00eb Gazment Bardhi paralajm\u00ebroi dje se Grupi Parlamentar i PD-s\u00eb do t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese vendimin e qeveris\u00eb, sipas tij, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb n\u00eb mbrojtje oligark\u00ebt e nd\u00ebrtimit t\u00eb kullave pa leje n\u00eb mes t\u00eb Tiran\u00ebs. Bardhi akuzoi dje Kryeministrin Edi Rama se ka vendosur qeverin\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb kompanis\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":284838,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-284837","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/284837","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=284837"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/284837\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/284838"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=284837"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=284837"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=284837"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}