{"id":284920,"date":"2022-09-15T12:51:38","date_gmt":"2022-09-15T10:51:38","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=284920"},"modified":"2022-09-15T12:51:38","modified_gmt":"2022-09-15T10:51:38","slug":"jemi-bere-si-nje-klub-fshati-fjalimi-ndryshe-i-flutura-ackes-rreshtohen-ketu-ministra-qe-hapin-gojen-kruajne-mjekren-dhe-zgjohen-kur-vjen-rama","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/jemi-bere-si-nje-klub-fshati-fjalimi-ndryshe-i-flutura-ackes-rreshtohen-ketu-ministra-qe-hapin-gojen-kruajne-mjekren-dhe-zgjohen-kur-vjen-rama\/","title":{"rendered":"\u201cJemi b\u00ebr\u00eb si nj\u00eb klub fshati\u201d, fjalimi ndryshe i Flutura A\u00e7k\u00ebs: Rreshtohen k\u00ebtu ministra q\u00eb hapin goj\u00ebn, kruajn\u00eb mjekr\u00ebn dhe zgjohen kur vjen Rama"},"content":{"rendered":"<p>Deputetja demokrate, Flutura A\u00e7ka ka kritikuar sot n\u00eb Kuvend m\u00ebnyr\u00ebn se si po zhvillohen seancat plenare. Ajo tha se Parlamenti i Shqip\u00ebris\u00eb nuk ka asnj\u00eb lidhje me at\u00eb Europian, ku ministrat shajn\u00eb opozit\u00ebn dhe qeshin, kur kryeministri ofendon deputet\u00ebt e pakic\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Fjala e A\u00e7k\u00ebs<\/strong><br \/>\n<em>N\u00eb seanc\u00ebn e shkuar v\u00ebrejta se mjaft koleg\u00eb u p\u00ebrpoq\u00ebn t\u2019i b\u00ebnin nj\u00eb t\u00ebrthorje vitit q\u00eb kemi ndar\u00eb bashk\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u201cngrehin\u00eb fajtore\u201d, ku ndonj\u00ebher\u00eb vetja m\u00eb \u00ebsht\u00eb dukur vet\u00ebm orendi, p\u00ebr nj\u00eb arsye t\u00eb thjesht\u00eb: kam qen\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebse, qoft\u00eb edhe pasive, n\u00eb faj.<\/em><\/p>\n<p><em>\u201cEuropa\u201d \u00ebsht\u00eb fjala m\u00eb e shpesht\u00eb q\u00eb p\u00ebrdorim k\u00ebtu, dhe p\u00ebr fat po mbushen dy muaj q\u00eb Shqip\u00ebria i hapi negociatat me Bashkimin Europian, nj\u00eb nd\u00ebr ngjarjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb 32 vite demokraci, por, si\u00e7 edhe e vut\u00eb re, pavar\u00ebsisht petkave q\u00eb vesh\u00ebm p\u00ebr fest\u00eb, g\u00ebzimi yn\u00eb nuk qe ve\u00e7 nj\u00eb stoli e ftoht\u00eb, ne ishim m\u00eb armiq se kurr\u00eb, armiq\u00ebsi q\u00eb e ka prodhuar kjo ngrehin\u00eb fajtore.<\/em><\/p>\n<p><em>Europa?! Po \u00e7\u2019lidhje kemi ne me Europ\u00ebn?!<\/em><\/p>\n<p><em>\u2013 Ja shihni. Ku ndodh n\u00eb Europ\u00eb kjo? Renditen me radh\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ministrat k\u00ebtu, d\u00ebgjojn\u00eb me or\u00eb t\u00eb t\u00ebra, iu hapet goja, pastaj bezdisen, kruajn\u00eb kok\u00ebn, mjekr\u00ebn, ia fusin me muhabet, p\u00ebrd\u00ebllehen kur vjen kryeministri, duatrokasin kur kryeministri shkel \u00e7do etik\u00eb, madje kur thot\u00eb edhe fjal\u00eb q\u00eb nuk i p\u00ebrmban dot nga nevoja p\u00ebr t\u00eb l\u00ebnduar, fjal\u00eb q\u00eb po t\u2019i shpjegosh me ligj\u00ebsit\u00eb e subkoshienc\u00ebs, n\u00eb fakt e ka me ata\/ato, pastaj ikin e shkojn\u00eb te kafja dhe n\u00eb sall\u00ebn bosh bluan si mulli kafeje vet\u00ebm nj\u00ebri prej nesh n\u00eb foltore. Por gj\u00ebja q\u00eb nuk mungon kurr\u00eb \u00ebsht\u00eb sharja e Opozit\u00ebs, ngaq\u00eb b\u00ebn detyr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar llogari.<\/em><\/p>\n<p><em>\u2013 Meq\u00eb jemi te llogaria, si\u00e7 ndodh n\u00eb parlamentet e Europ\u00ebs, k\u00ebtu duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm vet\u00ebm ata ministria me t\u00eb cil\u00ebt e kemi debatin sot. \u00c7\u2019duan t\u00eb tjer\u00ebt k\u00ebtu q\u00eb rrin\u00eb k\u00ebtu si matrioshkat e mezi presin t\u00eb hedhin rropullit\u00eb e tyre, sapo dikush prej nesh guxon t\u2019i kritikoj\u00eb, vijn\u00eb k\u00ebtu dhe hyjn\u00eb koh\u00eb e pa koh\u00eb n\u00eb debatin parlamentar dhe na e marrin koh\u00ebn me bro\u00e7kullat e tyre.<\/em><br \/>\n<em>K\u00ebtu t\u00eb rrin\u00eb ministrat me t\u00eb cil\u00ebt kemi pun\u00eb, t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb pun\u00eb e t\u00eb mos vijn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>\u2013 E meq\u00eb jemi te kjo sall\u00eb, ndryshe nga Parlamentet n\u00eb Europ\u00eb, kjo plateja k\u00ebtu me shkall\u00eb ngjan si nd\u00ebrtim pa leje, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt ky parlament, i gjithi nd\u00ebrtim pa leje sepse ka ardhur me vota t\u00eb vjedhura.<\/em><br \/>\n<em>Shiheni me kujdes sall\u00ebn, k\u00ebtu ka nj\u00eb problem t\u00eb madh konceptimi, qeveria rri n\u00eb podium, deputet\u00ebt m\u00eb ul\u00ebt se qeveria n\u00eb plate dhe nuk merret vesh se kush \u00ebsht\u00eb kush.<\/em><br \/>\n<em>N\u00eb krye lart, si\u00e7 e shihni, rri lideri n\u00eb rrug\u00ebn e tij n\u00eb tentativ\u00eb p\u00ebr t\u2019u kthyer n\u00eb Zeus dhe hedh nga andej shigjeta dhe e humb fare lidhjen me realitetin.<\/em><\/p>\n<p><em>\u201cPor, p\u00ebrgjegj\u00ebsia e par\u00eb e liderit\u201d, thot\u00eb Max DePree, \u201c\u00ebsht\u00eb t\u00eb kuptoj\u00eb realitetin. E fundit, t\u00eb thot\u00eb faleminderit. Mes k\u00ebtyre t\u00eb dyjave, ai \u00ebsht\u00eb ve\u00e7se nj\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor.\u201d Pra, t\u00eb sillet si europian.<\/em><\/p>\n<p><em>\u2013 E meq\u00eb jemi te sjellja, vet\u00ebm institucionale nuk \u00ebsht\u00eb sjellja juaj dhe ngjani si nj\u00eb klub fshati. E kuptoj q\u00eb familjarizimi i madh me pushtetin ju ka b\u00ebr\u00eb t\u2019ju duket si shtepia juaj shteti dhe silleni me t\u00eb si n\u00eb sht\u00ebpi. T\u2019ju jap nj\u00eb shembull, kur prezantuat projektin tuaj t\u00eb Portit t\u00eb Durr\u00ebsit me dubaist\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebve nuk e kuptova p\u00ebrse iu desh vall\u00eb tre vjet t\u2019ju bindnin se sa burra t\u00eb mir\u00eb ishin, ministrja iu drejtua disa prej kolegeve me em\u00ebr se po p\u00ebrfshiheshin n\u00eb projekt edhe ato, si t\u2019u shkelte syrin se kishte nga nj\u00eb cop\u00eb p\u00ebr secilin. Q\u00eb t\u00eb mos flas p\u00ebr protozoarin e bashkis\u00eb q\u00eb i th\u00ebrret kryeministrit shqiptar kudo e n\u00ebp\u00ebr studiot televizive me em\u00ebr e me nj\u00eb serviliz\u00ebm bataku.<\/em><\/p>\n<p><em>Nuk besoj se do t\u00eb nd\u00ebrroni m\u00eb sjellje, por thjesht p\u00ebr ca paragonata minimaliste me Europ\u00ebn, meqen\u00ebse po kalojm\u00eb sot projektligjin q\u00eb lidhet me paraan\u00ebtar\u00ebsimin ton\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian.<\/em><\/p>\n<p><em>Q\u00eb nga 29 tetor 2021 me VKM-n\u00eb tuaj keni krijuar Agjencin\u00eb Shtet\u00ebrore t\u00eb Programimit Strategjik dhe Bashk\u00ebrendimit t\u00eb Ndihm\u00ebs ose SASPAC, si i thon\u00eb shkurt, dhe drejtori i k\u00ebsaj agjencie \u00ebsht\u00eb edhe koordinatori q\u00eb e programon dhe e monitoron programin IPA (nga 2014), q\u00eb p\u00ebrgjigjet p\u00ebr harmonizimin dhe p\u00ebrdorimin e instrumentave t\u00eb paraaderimit me strategjin\u00eb komb\u00ebtare p\u00ebr zhvillim dhe integrim dhe strategjin\u00eb sektoriale dhe koordinimin e ndihm\u00ebs s\u00eb huaj.<\/em><\/p>\n<p><em>Dhe t\u00eb gjitha k\u00ebto i b\u00ebn vet\u00ebm nj\u00eb njeri: ish-ministri i sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Ilir Beqja, dora vet\u00eb, qysh nga koha e t\u00eb cilit n\u00eb Shqip\u00ebri ka m\u00eb shum\u00eb farmaci se furra buke.<\/em><br \/>\n<em>Pra, IPA-ku q\u00eb gllab\u00ebrohet nga SASPAC-u, q\u00eb drejtohet nga NIPAC-u, me kryesuperagjentin Aspaku, i cili duhet t\u00eb ishte te SPAK-u.<\/em><br \/>\n<em>Kjo vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri ndodh, me nj\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb si t\u2019ia var\u00eb ujkut m\u00ebl\u00e7it\u00eb n\u00eb qaf\u00eb, p\u00ebr t\u00eb na marr\u00eb m\u00eb qaf\u00eb ne shqiptar\u00ebt e t\u00eb na e nxjerr\u00eb boj\u00ebn me Europ\u00ebn.<\/em><\/p>\n<p><em>Pra, drejtori i SASPAC b\u00ebhet edhe menaxheri i IPA-k. Nj\u00eblloj si ish-drejtori i policis\u00eb s\u00eb shtetit, nga vjedhjet e zgjedhjeve t\u00eb Elbasanit, n\u00eb z\u00ebvendminist\u00ebr p\u00ebr fondet e rrug\u00ebs s\u00eb Elbasanit. I shkartisni pak letrat se ka Shqip\u00ebria plot djem e vajza t\u00eb zot, k\u00ebtu e atje.<\/em><\/p>\n<p><em>\u201cE b\u00ebm\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrirje\u201d, shpjegojn\u00eb ekspert\u00ebt tuaj rrafinato, \u201cn\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos humbim koh\u00eb. E n\u00eb fakt mir\u00eb b\u00ebni, se duke nxituar ju duket se sa ngadal\u00eb ec\u00ebn SPAK-u.<\/em><\/p>\n<p><em>\u2013 E meq\u00eb ra fjala te SPAK-u do t\u2019i b\u00ebja thirrje z. Arben Kraja, q\u00eb t\u00eb mos merret m\u00eb me cironka, por t\u00eb iki nga ajo zyr\u00eb me nder, me ndonj\u00eb peshk t\u00eb madh, q\u00eb t\u00eb mbahet mend.<\/em><\/p>\n<p><em>Pra, q\u00eb ta mbyll:<\/em><br \/>\n<em>Superdrejtori,<\/em><br \/>\n<em>superagjenti,<\/em><br \/>\n<em>supernegociatori,<\/em><br \/>\n<em>superkoordinatori,<\/em><br \/>\n<em>ky supermeni q\u00eb na mban me zell hejbet p\u00ebr n\u00eb Europ\u00eb, \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet i ri n\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb, por i vjet\u00ebr n\u00eb zanat.<\/em><br \/>\n<em>K\u00ebshtu q\u00eb jemi me fat. Ne, dhe ve\u00e7an\u00ebrisht Europa, me gjith\u00eb fondet q\u00eb e pat.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputetja demokrate, Flutura A\u00e7ka ka kritikuar sot n\u00eb Kuvend m\u00ebnyr\u00ebn se si po zhvillohen seancat plenare. Ajo tha se Parlamenti i Shqip\u00ebris\u00eb nuk ka asnj\u00eb lidhje me at\u00eb Europian, ku ministrat shajn\u00eb opozit\u00ebn dhe qeshin, kur kryeministri ofendon deputet\u00ebt e pakic\u00ebs. Fjala e A\u00e7k\u00ebs N\u00eb seanc\u00ebn e shkuar v\u00ebrejta se mjaft koleg\u00eb u p\u00ebrpoq\u00ebn t\u2019i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":284921,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-284920","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-lajme","10":"category-politike","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/284920","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=284920"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/284920\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/284921"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=284920"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=284920"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=284920"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}