{"id":285155,"date":"2022-09-15T21:09:10","date_gmt":"2022-09-15T19:09:10","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=285155"},"modified":"2022-09-15T21:09:10","modified_gmt":"2022-09-15T19:09:10","slug":"shehaj-mungesa-e-drejtesise-dhe-pandeshkueshmeria-jane-arsyeja-themelore-pse-shqiptaret-ikin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/shehaj-mungesa-e-drejtesise-dhe-pandeshkueshmeria-jane-arsyeja-themelore-pse-shqiptaret-ikin\/","title":{"rendered":"Shehaj: Mungesa e drejt\u00ebsis\u00eb dhe pand\u00ebshkueshm\u00ebria jan\u00eb arsyeja themelore pse shqiptar\u00ebt ikin"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti i Partis\u00eb Demokratike, Agron Shehaj nga foltorja e Kuvendit ngriti shqet\u00ebsimin e largimit masiv t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Ligjv\u00ebn\u00ebsi demokrat tha se mungesa e drejt\u00ebsis\u00eb dhe pand\u00ebshkueshm\u00ebria jan\u00eb arsyeja themelore pse shqiptar\u00ebt kan\u00eb zgjedhur t\u00eb ikin nga vendi. <\/p>\n<p>&#8220;Sot duhet t\u00eb votojm\u00eb marr\u00ebveshjen midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar dhe Irland\u00ebs s\u00eb Veriut n\u00eb lidhje me emigracionin e paligjsh\u00ebm t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Britani. Un\u00eb jam absolutisht dakord q\u00eb ne ta votojm\u00eb k\u00ebt\u00eb ligj, por nga tjet\u00ebr ne nuk mund t\u00eb mos diskutojm\u00eb mbi arsyet pse shqiptar\u00ebt ikin masivisht nga Shqip\u00ebria, sepse n\u00ebse p\u00ebr Britanin\u00eb ky \u00ebsht\u00eb problem, p\u00ebr ne largimi i shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dram\u00eb komb\u00ebtare. T\u00eb gjith\u00eb presin q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e opozit\u00ebs t\u00eb thon\u00eb se arsyeja pse shqiptar\u00ebt ikin \u00ebsht\u00eb se sipas t\u00eb gjitha raporteve nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Shqip\u00ebri korrupsioni dhe krimi i organizuar po lul\u00ebzon, sepse qeveria \u00ebsht\u00eb e korruptuar, sepse Rama dhe Veliaj po vjedhin parat\u00eb e shqiptar\u00ebve n\u00ebp\u00ebrmjet incenerator\u00ebve, sepse ministrja Xha\u00e7ka falsifikoi dokumentat p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb me nj\u00eb resort n\u00eb Dh\u00ebrmi, apo sepse Gjiknuri b\u00ebri t\u00eb af\u00ebrmit ortak me biznesmenin t\u00eb cilit i dha tendera, e t\u00eb tjera me radh\u00eb. <\/p>\n<p>Por n\u00eb fakt duhet t\u00eb themi t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn; Arsyet kryesore nuk jan\u00eb vet\u00ebm k\u00ebto. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se shqiptar\u00ebt kan\u00eb humbur shpres\u00ebn dhe ikin sepse n\u00eb Shqip\u00ebri nuk ka drejt\u00ebsi. Drejt\u00ebsia nuk funksionon. Ky \u00ebsht\u00eb thelbi i problemit. Shqiptar\u00ebt nuk humb\u00ebn shpres\u00ebn kur zbuluan se inceneratori i Tiran\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vjedhje gjigante, por u bind\u00ebn se ky vend nuk b\u00ebhet, sepse pavar\u00ebsisht provave publike, drejt\u00ebsia nuk vepron. Nuk habitet nj\u00ebri nga vjedhja prej 430 mln euro, shqiptar\u00ebt zhg\u00ebnjehen nga mosveprimi i drejt\u00ebsis\u00eb. Nuk habiten nga vjedhja n\u00ebp\u00ebrmjet koncesioneve me kompani quack\u00eb, shqiptar\u00ebt humbasin besimin dhe ikin sepse drejt\u00ebsia as nuk heton, jo m\u00eb t\u00eb nd\u00ebrshkoj\u00eb pushtetar\u00ebt q\u00eb vjedhin haptas&#8221;, u shpreh Shehaj. <\/p>\n<p>Deputeti i PD renditi rastet si pushtetar\u00ebt dhe qeveritar\u00ebt e p\u00ebrdorin drejt\u00ebsin\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb interesave t\u00eb tyre. Kullat pa leje n\u00eb Tiran\u00eb, tha Shehaj, jan\u00eb t\u00eb pushtetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrtimet pa leje t\u00eb qeveritar\u00ebve, shtoi Shehaj, as nuk hetohen dhe as nuk nd\u00ebshkohen. <\/p>\n<p>&#8220;\u00cbsht\u00eb mungesa e drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb i jep mund\u00ebsi ministrave t\u00eb tallen me shqiptar\u00ebt duke thene se tani kane zbuluar se ne Tirane ka ndertime pa leje, dhe qe per ata mbetet nje mister se si u ndertuan. E verteta eshte qe per ndertimet pa leje ligji parashikon burgim deri ne tete vjet. Ku eshte prokuroria?! Nuk ka kulle ne Tirane qe nuk ka shtuar kate, dhe nderkohe Prokuroria con ne gjyq nje qytetare tetedhjete vjecare nga Narta e Vlores per nje kotec pulash pa leje. E verteta eshte se katet pa leje ne kullat ne Tirane jane te pushtetareve. Po kalojme nga pandershkueshmeria ne tallje, dhe nga tallja ne amnisti. Pushtetaret po amnistojne veten e tyre.  <\/p>\n<p>Ne keto kushte, si mundet nje i ri te mos largohet nga Shqiperia sapo ti dal mundesia?! Problemi nuk eshte se Xha\u00e7ka dhe Gjiknuri behen me resorte, apo se Rama pasurohet me kompani offshore, por problemi eshte se ata as nuk hetohen, as nuk ndershkohen per vjedhjet. Problemi eshte se ata nuk i tremben drejtesise, jane mbi ligjin. Nuk kane asnje vlere denoncimet ne Parlament apo ne media persa kohe drejtesia nuk vepron. <\/p>\n<p>Mungesa e drejtesise dhe pandeshkueshmeria jane arsyeja themelore pse shqiptaret ikin. Ne si opozite kemi shume te meta. Por me shume se te denoncojme me fakte korrupsionin ne parlament dhe ne media, cfare mund te bejme?!  Marim rastin e inceneratorit te Tiranes. Provat jane jane sheshit qe te njejtet njerez po vjedhin ne te tre inceneratoret dhe prap drejtesia nuk vepron. Tani une e kuptoj qe presionet politike jane te jashtezakonshme, por organet e drejtesise duhet te vendosin; ose ta cojne deri ne fund detyren qe kane marre persiper, ose te largohen sepse demi qe po i bejne ketij vendi eshte i jashtezakonshem. <\/p>\n<p>Kur prokuroria lejon qe parate e qytetareve te vidhen te inceneratori i Tiranes nga te njejtet njerez qe vete Prokuroria ka shpallur ne kerkim se kane vjedhur te inceneratori i Elbasanit, nuk kemi thjesht nje dem material, por po shuhet perfundimisht edhe ajo pak shprese qe shqiptaret kishin te institucionet e drejtesise. Ndaj si deputet, por m\u00eb shum\u00eb si qytetar dua t\u2019ju b\u00ebj nj\u00eb thirrje t\u00eb gjith\u00eb atyre zyrtar\u00ebve, q\u00eb drejtojn\u00eb institucionet e zbatimit t\u00eb ligjit; Gjeni forc\u00ebn dhe ngrihuni mbi presionet apo joshjet e qeveris\u00eb. Sepse kur ju tradh\u00ebtoni detyr\u00ebn q\u00eb u ka v\u00ebn\u00eb ligji, jeni duke shkat\u00ebrruar t\u00eb ardhmen e Shqip\u00ebris\u00eb. P\u00ebrfshir\u00eb at\u00eb t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve tuaj&#8221;, theksoi Shehaj.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i Partis\u00eb Demokratike, Agron Shehaj nga foltorja e Kuvendit ngriti shqet\u00ebsimin e largimit masiv t\u00eb shqiptar\u00ebve. Ligjv\u00ebn\u00ebsi demokrat tha se mungesa e drejt\u00ebsis\u00eb dhe pand\u00ebshkueshm\u00ebria jan\u00eb arsyeja themelore pse shqiptar\u00ebt kan\u00eb zgjedhur t\u00eb ikin nga vendi. &#8220;Sot duhet t\u00eb votojm\u00eb marr\u00ebveshjen midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar dhe Irland\u00ebs s\u00eb Veriut n\u00eb lidhje me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":187853,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-285155","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/285155","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=285155"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/285155\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/187853"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=285155"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=285155"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=285155"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}