{"id":285882,"date":"2022-09-18T11:36:37","date_gmt":"2022-09-18T09:36:37","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=285882"},"modified":"2022-09-18T11:36:37","modified_gmt":"2022-09-18T09:36:37","slug":"pd-hap-dyert-per-qytetaret-denoncimi-i-familjes-teferici-ps-rikthen-persekutimet-kolektive-politike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/pd-hap-dyert-per-qytetaret-denoncimi-i-familjes-teferici-ps-rikthen-persekutimet-kolektive-politike\/","title":{"rendered":"PD hap dyert p\u00ebr qytetar\u00ebt\/ Denoncimi i familjes Teferi\u00e7i, PS rikthen persekutimet kolektive politike"},"content":{"rendered":"<p>Familja Teferi\u00e7i nga Kavaja, ka denoncuar nga foltorja e Partis\u00eb Demokratike, persekutimin kolektiv dhe diskriminimim politik t\u00eb dy bashk\u00ebshort\u00ebve arsimtar\u00eb. Nga selia blu, Bledar Teferi\u00e7i ka zbuluar me prova dhe fakte, se si jan\u00eb nd\u00ebshkuar nga drejtuesi i bashkis\u00eb s\u00eb Kavaj\u00ebs, Redjan Krali, vet\u00ebm e vet\u00ebm se jan\u00eb simpatizant\u00eb dhe mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb PD-s\u00eb.<\/p>\n<p>Bledar Teferi\u00e7i ka denoncuar se ai dhe bashk\u00ebshortja e tij jan\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar me militant\u00eb t\u00eb PS. Ai ka b\u00ebr\u00eb edhe nj\u00eb kall\u00ebzim administrativ ndaj Bashkis\u00eb Kavaj\u00eb.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/ads1.medium.al\/www\/delivery\/ck.php?oaparams=2__bannerid=1554__zoneid=232__cb=48082f0c11__oadest=https%3A%2F%2Fbankacredins.com%2Findivide%2Fprodukte-dhe-sherbime%2Ffinancime%2Fkredi-konsumatore%2F\"><br \/>\n<\/a><strong>Denoncimi i m\u00ebsuesit Bledar Teferi\u00e7i:<\/strong><\/p>\n<p><em>Denoncimi i ish-drejtorit t\u00eb shkoll\u00ebs n\u00eb Kavaj\u00eb, Bledar Teferi\u00e7i.<\/em><\/p>\n<p><em>Un\u00eb jam Bledar Teferi\u00e7i. N\u00eb em\u00ebr t\u00eb familjes Teferi\u00e7i, timin dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes time, Alma, dua t\u00eb denoncoj sot nj\u00eb rast persekutimi dhe diskriminimi politik.<\/em><\/p>\n<p><em>Ky veprim ka pasur pasoja te renda ekonomike, profesionale, sociale, sh\u00ebndet\u00ebsore. Ka cenuar \u00e7do t\u00eb drejt\u00eb, q\u00eb \u00e7do qytetar i Republik\u00ebs se Shqip\u00ebris\u00eb, duhet t\u2019i ket\u00eb te garantuara me ligj.<\/em><\/p>\n<p><em>Ne e drejtojm\u00eb k\u00ebt\u00eb denoncim kund\u00ebr Kryetarit t\u00eb falimentuar, t\u00eb bashkise s\u00eb falimentuar t\u00eb Kavaj\u00ebs, Redjan Krali dhe patronazhisteve t\u00eb tij servil\u00eb, firmosin ne pap\u00ebrgjegjshm\u00ebri totale ligjore e profesionale, praktika transferimi e shkarkimi nga puna p\u00ebr te trysnuar kund\u00ebrshtaret politik\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>-N\u00ebnkryetarit t\u00eb Bashkise se falimentuar Kavaj\u00eb, Guxim Kola.<\/em><\/p>\n<p><em>-Drejtorit t\u00eb Burimeve Njer\u00ebzore te Bashkise se falimentuar Kavaj\u00eb, Denis Haveriku.<\/em><\/p>\n<p><em>\u2013 Drejtoresh\u00ebs s\u00eb Arsimit Parashkollor ne bashkine e falimentuar Kavaje, Xhorxhina Germajsi.<\/em><\/p>\n<p><em>\u2013 Drejtoresh\u00ebn e Kopshtit nr.1 \u2018Hap Pas Hapi\u2019, ne Bashkine e falimentuar Kavaje, Enigreta Reseli.<\/em><\/p>\n<p><em>Kalvari i persekutimit dhe diskriminimit politik t\u00eb familjes tone fillon her\u00ebt, qe ne maj te vitit 2018&#8230; e deri sot.<\/em><\/p>\n<p><em>I- Un\u00eb largohem nga puna si drejtor i shkolles se Mesme Profesionale, me nj\u00eb shkrese antiligjore te ish-ministrit te koh\u00ebs, Arben Ahmetaj, me motivacionin \u2018mosplot\u00ebsim i kritereve te pun\u00ebs\u2019. Ju b\u00ebj me dije se: kam nj\u00eb karriere 18-vje\u00e7are ne arsim (6 vjet si m\u00ebsues, 12 vjet si drejtues, sakt\u00ebsisht ne shkoll\u00ebn 26 Marsi&#8230;).<\/em><\/p>\n<p><em>Ju bej me dije se, dosja ime, p\u00ebrve\u00e7 karrier\u00ebs se gjate arsimore, pa asnj\u00eb v\u00ebrejtje te asnj\u00eb lloji, p\u00ebrfshin: master Profesional p\u00ebr Administrim dhe Menaxhim Arsimi, si trajnime te shumta nga Ministrit\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse dhe projektet e BE-se, te gjitha ne funksion te detyr\u00ebs qe mbaja.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0II \u2013 Si qytetar qe beson ne ligjshm\u00ebrin\u00eb e institucioneve te shtetit, i drejtohem gjykat\u00ebs, e cila shume shpejt me jep te drejt\u00ebn e d\u00ebmshp\u00ebrblimit dhe te rikthimit ne pune. Por, nuk \u00ebsht\u00eb e th\u00ebn\u00eb. Verb\u00ebria politike Ben qe te sorollatem p\u00ebr 3 vite neper dyert e ministris\u00eb, ku ne pap\u00ebrgjegjshm\u00ebri totale ligjore e profesionale, nuk zbatojn\u00eb vendimet e gjykatave.<\/em><\/p>\n<p><em>(Te nderuar bashk\u00ebqytetare, ju bej me dije se d\u00ebmshp\u00ebrblimi prej 28 pagash nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se r\u00ebndese ne xhepat tuaj, pasi ne te nj\u00ebjtin vend pune p\u00ebr 3 vite me radhe jam paguar un\u00eb dhe nj\u00eb delirante politike e vene ne pozicionin e drejtoresh\u00ebs nga zot\u00ebrinjt\u00eb ne fjale&#8230;)<\/em><\/p>\n<p><em>III-Kalvari i problemeve me MFE-ne merr fund vet\u00ebm fale emisionit \u2018Stop\u2019. Investimi dinjitoz dhe profesional, si dhe k\u00ebmb\u00ebngulja e redaksis\u00eb se k\u00ebtij emisioni b\u00ebjn\u00eb te mundur rikthimin tim ne pune. Fal\u00ebnderim pafund p\u00ebr emisionin \u2018Stop\u2019.<\/em><\/p>\n<p><em>IV-Per periudhen Maj 2018-Gusht 2019 pun\u00ebsohem si k\u00ebshilltar p\u00ebr arsimin, kultur\u00ebn dhe trash\u00ebgimin\u00eb kulturore pran\u00eb kryetarit te Bashkise Kavaj\u00eb (p\u00ebrfaq\u00ebsues i forc\u00ebs politike PDSH)\u2026<\/em><\/p>\n<p><em>V &#8211; Ne Gusht 2019, fill pas zgjedhjeve aq shume te diskutueshme vendore, fillon nj\u00eb sage e re, sa e \u00e7uditshme aq edhe kriminale, qe do t\u00eb cenoj\u00eb rende familjen tone.<\/em><\/p>\n<p><em>Ne krye te Bashkise Kavaj\u00eb vendoset kandidati i vetem i zgjedhjeve vendore te 2019, me vet\u00ebm 5.8% te votave, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi PSSH, Redjan Krali.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00ebp\u00ebrmjet nje praktike antihumane e antiligjore un\u00eb largohem nga puna si K\u00ebshilltar i kryetarit te Bashkise Kavaj\u00eb. (Un\u00eb vazhdoj betej\u00ebn ligjore, \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb ne gjyq)<\/em><\/p>\n<p><em>&#8211; Kryetari Redjan Krali dhe sufleria e tij, nuk mjaftohen me heqjen time nga puna, por vazhdojn\u00eb trysnin\u00eb dhe k\u00ebrc\u00ebnimet p\u00ebr 3 vite me radhe (p\u00ebr heqje nga puna apo p\u00ebr transferim ne \u00e7erdhe ose ne fshat&#8230;) ndaj bashk\u00ebshortes time. Edukatore e vler\u00ebsuar dhe e respektuar, me eksperience 16-vje\u00e7are ne te nj\u00ebjtin vend pune, kopshti \u2018Hap Pas Hapi\u2019, Kavaj\u00eb, me kategorin\u00eb e dyte te kualifikimit pa asnj\u00eb mase disiplinore, qe disponon te gjith\u00eb dokumentacionin dhe karrier\u00ebn e duhur p\u00ebr pozicionin e pun\u00ebs qe mban me dinjitet prej kaq shume vitesh&#8230;<\/em><\/p>\n<p><em>&#8211; Ne mars 2022, em\u00ebrohet drejtoreshe e arsimit parashkollor Xhorxhina Germajsi, nje rishtare dhe militante kokulur, e cila nj\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb vuri ne zbatim planin e shkarkimit te bashk\u00ebshortes time nga puna.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebr ket\u00eb japim shpjegimet e m\u00ebposhtme :<\/em><\/p>\n<ol>\n<li><em> Me date 11.04.2022 na vjen urdh\u00ebr transferimi ku bashk\u00ebshortja ime, pa asnj\u00eb njoftim paraprak, transferohet nga edukatore e kopeshtit \u2018Hap Pas Hapi\u2019 ne kujdestare te \u00e7erdhes se qytetit. Arsyet e k\u00ebsaj l\u00ebvizje, zbritje ne page e detyre, i dine vet\u00ebm kryetari i bashkise dhe drejtoresha e arsimit parashkollor.<\/em><\/li>\n<li><em> Ne ndjekim rrug\u00ebn ligjore: D\u00ebrgojm\u00eb shkrese me date 11.04.2022 \u2018Refuzim i Urdhrit per Transferim\u2019 nr.138.<\/em><\/li>\n<li><em> Si p\u00ebrgjigje marrim shkres\u00ebn numer 1307\/1 me dat\u00eb 13.04.2022, dh\u00ebnie mase \u2018V\u00ebrejtje me shkrim\u2019 per mosshkuarje ne pozicionin e ri te pun\u00ebs, te cilin ne ligj\u00ebrisht e kishim refuzuar tanim\u00eb. Habi te tilla juridike mund t\u2019i hartoje vet\u00ebm pseudojuristi, drejtor i burimeve njer\u00ebzore, Denis Haveriku dhe rishtarja e paeksperience Xhorxhina Germajsi.<\/em><\/li>\n<li><em> Ne respekt te ligjit vazhdojm\u00eb me shkresa ligjore, po ne te nj\u00ebjt\u00ebn date 13.04.2022, d\u00ebrgojm\u00eb shkrese nr.1263\/1: Ankim kund\u00ebr urdhrit per transferim.<\/em><\/li>\n<\/ol>\n<p><em>(Duhet te theksojm\u00eb se p\u00ebr asnj\u00eb nga shkresat tona nuk kemi p\u00ebrgjigje apo reagim nga ana e bashkise).<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb periudh\u00ebn disa ditore te k\u00ebtyre veprimeve antiligjore, bashk\u00ebshortja ime shkon rregullisht ne pune, por kryetari i bashkise d\u00ebrgon police bashkiake te pengojn\u00eb hyrjen e saj ne vendin e pun\u00ebs. Per ket\u00eb disponojm\u00eb video dhe foto.<\/em><\/p>\n<p><em>&#8211; Per k\u00ebto arsye dhe te tjera inkurajojm\u00eb organet ligjzbatuese te verifikojn\u00eb dosjen e transferimit, em\u00ebrimit dhe te gjith\u00eb dokumentacionin tjet\u00ebr mbi te cilin \u00ebsht\u00eb bazuar kryetari i Bashkise. Gjithashtu inkurajojm\u00eb edhe hetimin e ligjshm\u00ebris\u00eb apo jo te veprimeve te policis\u00eb bashkiake.<\/em><\/p>\n<p><em>&#8211; \u00c7udia vazhdon: Kujdestarja e \u00e7erdhes, tanim\u00eb e em\u00ebruar edukatore, q\u00ebndron ne vendin e pun\u00ebs vet\u00ebm 4 ore, pasi drejtoresha e kopshtit Enigreta Reseli, ka marre nj\u00eb urdh\u00ebr tjet\u00ebr \u2018P\u00ebr shfuqizimin e urdh\u00ebr transferimit nr.138\u2019 me nr.1263\/2 dhe rikthen bashk\u00ebshorten time ne detyr\u00ebn e m\u00ebparshme.<\/em><\/p>\n<p><em>&#8211; Menduam se saga e problemeve tona mbaroi.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0Kryetari i bashkis\u00eb dhe shpura e tij v\u00ebn\u00eb n\u00eb pun\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr skem\u00eb djall\u00ebzore: Drejtoresha e arsimit parashkollor ka bere \u2018gjetje shkencore\u2019: Me shkrese nr.1454, date 22.04.2022 em\u00ebrtuar \u2018K\u00ebrkese per transferim\u2019, i k\u00ebrkon kryetarit te Bashkise qe, ne em\u00ebr te p\u00ebrmir\u00ebsimit te kopshteve te fshatrave: \u2018Disa edukatore me eksperience nga qyteti te transferohen ne kopshtet e fshatrave dhe disa edukatore te reja te fshatrave te transferohen e te marrin eksperience ne kopshtet e qytetit.\u2019<\/em><\/p>\n<p><em>&#8211; Kaq iu desh kryetarit te bashkise dhe me shpejt\u00ebsi, me date 26.04.2022 n\u00ebnshkruan \u2018Urdh\u00ebr p\u00ebr transferim\u2019 nr.138\/2, ku bashk\u00ebshortja ime transferohet nga edukatore e \u2018Hap Pas Hapi\u2019 ne edukatore ne fshatin Karpen.<\/em><\/p>\n<p><em>Stisja e k\u00ebtij transferimi ka te beje me munges\u00ebn e numrit te f\u00ebmij\u00ebve ne k\u00ebt\u00eb kopsht, gj\u00eb e cila do te sillte prezumimin e vendit te pun\u00ebs dhe bashk\u00ebshortja ime do te mbetej ne rruge te madhe.<\/em><\/p>\n<p><em>-Hakmarrja konkretizohet ne hapin p\u00ebrfundimtar: Me urdher nr.1263\/4 \u2018P\u00ebr lirim nga detyra\u2019 me nr.138\/3 date 07.06.2022 bashk\u00ebshortja ime, nene e 2 f\u00ebmij\u00ebve lirohet nga detyra dhe hidhet ne rruge te madhe.<\/em><\/p>\n<p><em>T\u00eb nderuar bashk\u00ebqytetar\u00eb, sidomos ju koleg\u00eb edukator\u00eb, m\u00ebsues, pedagog\u00eb, ju inkurajoj t\u00eb denonconi \u00e7do padrejt\u00ebsi, nga individ\u00eb apo dikastere kriminale q\u00eb rrezikojn\u00eb \u00e7do dit\u00eb ekzistenc\u00ebn ton\u00eb n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Ju ftoj n\u00eb p\u00ebrballje direkte me t\u00eb keqen dhe rrezikun e sot\u00ebm, pasi kjo p\u00ebrballje do jet\u00eb mburoj\u00eb dhe garanci p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Familja Teferi\u00e7i nga Kavaja, ka denoncuar nga foltorja e Partis\u00eb Demokratike, persekutimin kolektiv dhe diskriminimim politik t\u00eb dy bashk\u00ebshort\u00ebve arsimtar\u00eb. Nga selia blu, Bledar Teferi\u00e7i ka zbuluar me prova dhe fakte, se si jan\u00eb nd\u00ebshkuar nga drejtuesi i bashkis\u00eb s\u00eb Kavaj\u00ebs, Redjan Krali, vet\u00ebm e vet\u00ebm se jan\u00eb simpatizant\u00eb dhe mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb PD-s\u00eb. Bledar Teferi\u00e7i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":285883,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-285882","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/285882","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=285882"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/285882\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/285883"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=285882"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=285882"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=285882"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}