{"id":28635,"date":"2016-12-23T15:53:53","date_gmt":"2016-12-23T13:53:53","guid":{"rendered":"http:\/\/zjarr.tv\/?p=28635"},"modified":"2016-12-23T15:54:29","modified_gmt":"2016-12-23T13:54:29","slug":"kokedhima-dorehiqet-si-sekretar-do-vijoje-levizjen-brenda-ps","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/kokedhima-dorehiqet-si-sekretar-do-vijoje-levizjen-brenda-ps\/","title":{"rendered":"Kok\u00ebdhima dor\u00ebhiqet si sekretar: Do vijoj\u00eb l\u00ebvizjen brenda PS"},"content":{"rendered":"<p>Ish- deputeti socialist Ko\u00e7o Kok\u00ebdhima ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen nga pozicioni i sekretarit t\u00eb reform\u00ebs strukturore n\u00eb Partin\u00eb Socialiste.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb fakt e konfirmoi vet\u00eb Kok\u00ebdhima duke folur pas fjal\u00ebs s\u00eb mbajtur dit\u00ebn e sotme n\u00eb Asamblen\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Partis\u00eb Socialiste.<\/p>\n<p>\u201cShkarkimi im ishte nisur shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb. Argumenti se un\u00eb nuk merrja pjes\u00eb n\u00eb mbledhje \u00ebsht\u00eb diskreditues dhe i cek\u00ebt\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim b\u00ebri me dije se do vijoj\u00eb l\u00ebvizjen brenda Partis\u00eb Socialiste. Kok\u00ebdhima informoi se vijon t\u00eb jet\u00eb an\u00ebtar i Asambles\u00eb dhe Kongresit.<\/p>\n<p>An\u00ebtar\u00ebt e Asambles\u00eb s\u00eb Partis\u00eb Socialiste kishin b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr shkarkimin e tij, t\u00eb cil\u00ebn e gjeni m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>Mb\u00ebshtetur n\u00eb Statutin e Partis\u00eb, Neni 18 \u201cDetyrat e asambles\u00eb\u201d, Neni 22 \u201cMasat disiplinore\u201d, Neni 71 \u201cVot\u00ebbesimi\u201d si dhe n\u00eb Rregulloren e AK \u201cP\u00ebr vot\u00ebbesimin n\u00eb parti\u201d:<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb faktet se Sekretari p\u00ebr Reform\u00ebn Strukturore dhe Emigracionin Ko\u00e7o Kok\u00ebdhima, prej disa muajsh ka krijuar nj\u00eb shqet\u00ebsim konstant n\u00eb baz\u00ebn e partis\u00eb me retorik\u00ebn p\u00ebr\u00e7ar\u00ebse dhe me aktivitetin vetjak t\u00eb shk\u00ebputur nga kuadri i veprimtaris\u00eb s\u00eb partis\u00eb, t\u00eb p\u00ebrcaktuar nga Asambleja Komb\u00ebtare dhe Kryesia e Partis\u00eb Socialiste;<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb nenet 18, 22 dhe 71 t\u00eb Statutit t\u00eb PSH si dhe n\u00eb nenet 1, 2, 3 dhe 4 t\u00eb Rregullores p\u00ebr Vot\u00ebbesimin n\u00eb Parti\u201d, k\u00ebrkojm\u00eb:<\/p>\n<p>Shkarkimin e Ko\u00e7o Kok\u00ebdhim\u00ebs nga detyra e Sekretarit p\u00ebr Reform\u00ebn Strukturore dhe Emigracionin t\u00eb PSSH-s\u00eb.<\/p>\n<p>An\u00ebtar\u00ebt e Asambles\u00eb Komb\u00ebtare.<\/p>\n<p><b>Fjala e plot\u00eb e Kok\u00ebdhim\u00ebs n\u00eb Asamble<\/b><\/p>\n<p>T\u00eb nderuar an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Asambles\u00eb Komb\u00ebtare!<\/p>\n<p>Propozimi i Kryesis\u00eb s\u00eb Partis\u00eb Socialiste p\u00ebr shkarkimin tim nga Sekretar u justifikua publikisht me mungesat e mia n\u00eb mbledhje. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb un\u00eb kam munguar n\u00eb mbledhjet e qershorit dhe t\u00eb korrikut, nd\u00ebrsa nga gushti e k\u00ebtej, nuk jam njoftuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb q\u00ebllimt\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb asnj\u00eb mbledhje.<\/p>\n<p>N\u00eb 18 tetor i shkruajta kryetarit t\u00eb partis\u00eb k\u00ebt\u00eb mesazh: \u201cDje ishte mbledhja e radh\u00ebs e kryesis\u00eb s\u00eb PS-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk m\u00eb keni njoftuar dhe nuk m\u00eb keni mund\u00ebsuar pjes\u00ebmarrjen, nj\u00ebsoj si\u00e7 b\u00ebt\u00eb edhe n\u00eb shtator. Kjo ndodh me siguri me urdhrin tuaj. Edhe sh.p.k.-n\u00eb tuaj ta kishit at\u00eb parti, do ishit m\u00eb formal e m\u00eb institucional, edhe kur eliminoni ata q\u00eb i shpallni kund\u00ebrshtar\u00ebt tuaj\u201d!<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta situat\u00eb ndodhi edhe n\u00eb mbledhjen e dy jav\u00ebve m\u00eb par\u00eb, kur, megjith\u00ebse u diskutua p\u00ebr shkarkimin tim, drejtuesit e partis\u00eb nuk m\u00eb thirr\u00ebn q\u00eb t\u00eb m\u00eb d\u00ebgjonit, t\u00eb m\u00eb jepnit mund\u00ebsi p\u00ebr t\u2019u shpjeguar e p\u00ebr t\u2019u mbrojtur.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmi tjet\u00ebr se shkarkimi im kishte nisur shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, pik\u00ebrisht kur Gjykata Kushtetuese hoqi mandatin tim n\u00eb dat\u00ebn 9 maj 2016. Vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb pas, u mblodh kryesia e partis\u00eb. Mua, q\u00ebllimisht, nuk m\u00eb njoftuan q\u00eb t\u00eb marr pjes\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb mbledhje u z\u00ebvend\u00ebsova nga funksionet e mia n\u00eb Vlor\u00eb, pa asnj\u00eb diskutim paraprak, pa asnj\u00eb njoftim, pa asnj\u00eb k\u00ebshillim. Shoqja Mimi Kodheli q\u00eb u caktua n\u00eb vendin tim n\u00eb Vlor\u00eb, n\u00eb vizit\u00ebn e par\u00eb q\u00eb b\u00ebri n\u00eb K\u00ebshillin Koordinativ t\u00eb Qarkut dhe n\u00eb asamblen\u00eb e partis\u00eb, deklaroi: \u201cUn\u00eb jam Edi Rama me flok\u00eb\u201d dhe \u201ctani e mbrapa k\u00ebtu drejtoj vet\u00ebm un\u00eb\u201d! Pasi drejtuesit e partis\u00eb e kuptuan se sa i cek\u00ebt e vet\u00ebdiskreditues ishte argumenti i mungesave t\u00eb mia n\u00eb mbledhje, dje dhe pardje b\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb mocion duke u marr\u00eb firmat 150 an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb asambles\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk jam duke ju treguar nj\u00eb histori personale, jam duke ju shpjeguar nj\u00eb situat\u00eb politike shum\u00eb t\u00eb mpreht\u00eb p\u00ebr ju dhe p\u00ebr gjith\u00eb veprimtar\u00ebt an\u00eb e k\u00ebnd Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb kan\u00eb ambicie q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb karrier\u00eb politike n\u00eb Partin\u00eb Socialiste. T\u00eb gjith\u00eb e din\u00eb se vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vendim i urdh\u00ebruar politikisht. Un\u00eb nuk kam kryer asnj\u00eb veprim t\u00eb gabuar dhe asnj\u00eb shkelje ligjore. Megjithat\u00eb, u gjenda pothuajse krejt\u00ebsisht i vet\u00ebm p\u00ebrball\u00eb sulmeve t\u00eb Saliut dhe t\u00eb opozit\u00ebs. Gjat\u00eb gjith\u00eb vitit t\u00eb fundit t\u00eb mandatit isha vazhdimisht mes dy zjarresh, nga brenda Partis\u00eb Socialiste dhe nga opozita.<\/p>\n<p>Gjyqi n\u00eb Kushtetuese nuk ishte nj\u00eb betej\u00eb ligjore, nuk ishte as betej\u00eb politike mes meje dhe Saliut. Gjyqi im n\u00eb Kushtetuese ishte vazhdim i luft\u00ebs s\u00eb brendshme politike n\u00eb Partin\u00eb Socialiste, me duar e me mjete t\u00eb tjera nga jasht\u00eb partis\u00eb.<\/p>\n<p>Drejtuesit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb partis\u00eb son\u00eb komplotuan kund\u00ebr mandatit tim me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb eleminonin rolin, ndikimin dhe funksionet e mia si deputet dhe si drejtues partie. Qeveria jon\u00eb ishte n\u00eb dijeni p\u00ebrpara se t\u00eb shqyrtohej \u00e7\u00ebshtja n\u00eb Kushtetuese, p\u00ebr vendimin q\u00eb do t\u00eb merrej nga kjo gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>Thelb\u00ebsore \u00ebsht\u00eb t\u00eb kuptohet se n\u00eb partin\u00eb ton\u00eb ka kaq shum\u00eb intriga, keqdashje dhe pabesi. N\u00eb baz\u00eb kemi militant\u00eb t\u00eb devotsh\u00ebm e njer\u00ebz t\u00eb shk\u00eblqyer, por kultur\u00eb t\u00eb keqe e t\u00eb mbrapsht\u00eb n\u00eb drejtim. N\u00eb vend t\u00eb saj duhet t\u00eb mbret\u00ebroj\u00eb solidariteti parimor dhe puna e p\u00ebrgjegjshme p\u00ebr t\u00eb zgjidh\u00eb problemet e m\u00ebdha t\u00eb vendit. Nuk mund t\u00eb vazhdojn\u00eb k\u00ebto luft\u00ebra t\u00eb paprincipta kund\u00ebr nj\u00ebri-tjetrit. Vet\u00ebm puna, rezultatet, sjelljet dhe kontributet duhet t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb ecurin\u00eb n\u00eb karrier\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse sot goditet mandati i nj\u00eb deputeti dhe nd\u00ebrpritet aktiviteti i tij politik, mendoni sa shum\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve n\u00eb parti e n\u00eb popull, ju shkelen brutalisht lirit\u00eb e t\u00eb drejtat, ju shkat\u00ebrrohet jeta e karriera. Ja pse k\u00ebtu nuk diskutohet fati i karrier\u00ebs s\u00eb nj\u00eb njeriu, por diskutohet fati, liria dhe siguria e karrier\u00ebs s\u00eb seicilit nga ju dhe t\u00eb secilit prej atyre q\u00eb nuk jan\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb, diskutohen fatet dhe t\u00eb drejtat e t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk lig\u00ebshtohem nga k\u00ebto veprime. E kam jet\u00ebn plot dhe e shijoj pun\u00ebn \u00e7do dit\u00eb. Jam i majt\u00eb n\u00eb rr\u00ebnj\u00eb, n\u00eb gjak, n\u00eb bindje e n\u00eb q\u00ebndrime. Nuk shkoj n\u00eb parti tjet\u00ebr, nuk krijoj parti tjet\u00ebr. Partia ime \u00ebsht\u00eb Partia Socialiste.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto tre vjet si deputet, jetova pothuajse gjith\u00eb koh\u00ebn me socialist\u00ebt e baz\u00ebs dhe qytetar\u00ebt e thjesht\u00eb, fshat m\u00eb fshat e qytet m\u00eb qytet. Takuam e d\u00ebgjuam me mij\u00ebra njer\u00ebz, ju p\u00ebrgjigja \u00e7do letre, telefonate e sms-je. Trajtuam me v\u00ebmendje e drejt\u00ebsi \u00e7do k\u00ebrkes\u00eb, ankes\u00eb e sugjerim, e mbajt\u00ebm der\u00ebn hapur p\u00ebr \u00e7do nevojtar. B\u00ebm\u00eb pa u lodhur avokatin\u00eb e njer\u00ebzve t\u00eb thjesht\u00eb dhe q\u00ebndruam me vendosm\u00ebri n\u00eb an\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>Iniciuam dhe zhvilluam qindra programe dhe projekte zhvillimi dhe vum\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje shum\u00eb pun\u00eb me t\u00eb gjitha institucionet shtet\u00ebrore, p\u00ebr t\u00eb zgjidhur problemet e pazgjidhura n\u00eb vite n\u00eb bregdetin e jugut.<\/p>\n<p>Jam shum\u00eb krenar p\u00ebr qindra e mij\u00ebra socilist\u00eb e qytetar\u00eb me t\u00eb cil\u00ebt kemi bashk\u00ebpunuar gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve. Krah p\u00ebr krah me ta, fituam t\u00eb gjitha betejat elektorale e politike n\u00eb 5 bashkit\u00eb e jugut dhe n\u00eb qarkun e Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb komunikim t\u00eb madh hartuam projektin p\u00ebr ta reformuar dhe demokratizuar Partin\u00eb Socialiste. Struktura politike ishte e mbuluar nga fiktiviteti, e marr\u00eb peng nga nj\u00eb grusht njer\u00ebzish, me organizata socialiste pa antar\u00eb dhe me kryetar\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm, q\u00eb nuk zgjidheshin, por e kishin OS-n\u00eb si pron\u00eb private. Asnj\u00eb profesionist dhe zyrtar nuk kishte partia, asnj\u00eb raport nuk prodhohej, nuk kishte regjistra e rekorde t\u00eb antar\u00ebsis\u00eb dhe as baza t\u00eb dh\u00ebnash t\u00eb tjera. Nj\u00eb struktur\u00eb politike e shpartalluar, q\u00eb nuk garantonte asnj\u00eb standard e t\u00eb drejt\u00eb statutore n\u00eb zbatim.<\/p>\n<p>Un\u00eb udh\u00ebhoqa nj\u00eb pun\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe, t\u00eb b\u00ebr\u00eb s\u00eb bashku me koleg\u00ebt e mi, ku u angazhuan me mij\u00ebra vet\u00eb. E hap\u00ebm dhe tre-kat\u00ebr fishuam partin\u00eb. T\u00eb rinjt\u00eb v\u00ebrshuan si kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb. An\u00ebtar\u00ebsuam 16 mij\u00eb djem e vajza. U ngrit struktura rajonale dhe u trainuan shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb prodhonin raporte \u00e7do dit\u00eb. P\u00ebrpunuam e trajtuam 20 deri n\u00eb 30 mij\u00eb komunikime n\u00eb muaj me qytetar\u00ebt. Njer\u00ebzit e p\u00eblqenin k\u00ebt\u00eb. Kudo flitej p\u00ebr Partin\u00eb Socialiste.<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi yn\u00eb ishte q\u00eb \u00e7do qytetar t\u00eb mos ndihej vet\u00ebm, asnj\u00eb njeri t\u00eb mos abuzohej nga zyrtar\u00ebt, t\u00eb krijonim nj\u00eb mjedis demokratik n\u00eb parti dhe t\u00eb zhdukeshin sekser\u00ebt e em\u00ebrimeve, kullotave, hipotekave, ALUIZNI-t, sh\u00ebrbimeve etj. Ja dol\u00ebm q\u00eb t\u00eb eleminonim p\u00ebrgjith\u00ebsisht em\u00ebrimet me pages\u00eb, nepotike, me diploma false dhe pa merit\u00eb. Nga nj\u00eb proces em\u00ebrimesh personale t\u00eb funksionar\u00ebve t\u00eb partis\u00eb, seicili n\u00eb \u201c\u00e7ifligun\u201d e vet, ai u kthye n\u00eb nj\u00eb proces lobimi kolegjial, q\u00eb p\u00ebrgatitej nga profesionist\u00eb, me kritere dhe metoda shum\u00eb transparente dhe me feedback t\u00eb gjer\u00eb nga publiku dhe partia.<\/p>\n<p>Ne punuam n\u00eb kushte shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira dhe n\u00eb afate shum\u00eb t\u00eb ngushta kohe. Nd\u00ebrsa un\u00eb punoja dit\u00eb-nat\u00eb, disa k\u00ebtu n\u00eb udh\u00ebheqjen e partis\u00eb e shkonin koh\u00ebn duke thurur intriga dhe shpifje. Reforma q\u00eb zhvilluam kishte kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb eg\u00ebr, ata funksionar\u00eb e zyrtar\u00eb t\u00eb partis\u00eb q\u00eb e kan\u00eb shaluar sistematikisht pushtetin dhe Partin\u00eb Socialiste p\u00ebr interesat e tyre personale.<\/p>\n<p>Mbas largimit tim, n\u00eb qarkun e Vlor\u00ebs u shp\u00ebrb\u00ebn\u00eb institucionet e reform\u00ebs, u mbyll struktura rajonale, po hiqen drejtues me arsim t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e integritet dhe po vendosen drejtor\u00eb pa arsim e me diploma t\u00eb blera; \u00ebsht\u00eb rikthyer arroganca n\u00eb institucione, paraja n\u00eb em\u00ebrime dhe n\u00eb sh\u00ebrbimet shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht PS-ja n\u00eb k\u00ebto vite i ka p\u00ebrkeq\u00ebsuar standardet dhe kapacitetet si parti politike moderne. Ajo, paradoksalisht, po shkon gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb drejt nj\u00eb bashk\u00ebsie parapolitike.<\/p>\n<p>Kongresi i marsit t\u00eb sivjetsh\u00ebm, i vetmi n\u00eb k\u00ebto 3,5 vite, ishte nj\u00eb shans i humbur, ishte nj\u00eb d\u00ebshtim. N\u00eb kongres nuk miratuam dot asnj\u00eb dokument, asnj\u00eb program, asnj\u00eb vizion, asnj\u00eb plan. Edhe statuti i partis\u00eb u votua n\u00eb parim. Draftin do e miratonte Asambleja Komb\u00ebtare n\u00eb mbledhjen e par\u00eb pas kongresit. Sot kaloi dhe mbledhja e dyt\u00eb. Tani kemi tre draftet e p\u00ebrgatitur nga Xhafa, Gjiknuri dhe Alket Hyseni, por asnj\u00eb statut.<\/p>\n<p>PS-ja ka nj\u00eb an\u00ebtar\u00ebsi t\u00eb shk\u00eblqyer, njer\u00ebz besnik\u00eb e atdhetar\u00eb, qytetar\u00eb shembullor\u00eb dhe familjar\u00eb t\u00eb dhimbsur. Ajo vuan nga mungesa e demokracis\u00eb s\u00eb brendshme, nuk ka debat t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parti autokratike dhe drejtimi i saj \u00ebsht\u00eb arbitrar. \u00cbsht\u00eb e mbyllur p\u00ebr debatin, p\u00ebr mendimin ndryshe, nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb qytetar\u00ebt n\u00eb politik\u00ebb\u00ebrje e n\u00eb mir\u00ebqeverisje. Nuk funksionon me rregulla, nuk garanton t\u00eb drejtat e an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u2019u zgjedhur e p\u00ebr t\u00eb zgjedhur, nuk ka ekspertiz\u00eb. P\u00ebrfaq\u00ebsuesit em\u00ebrohen nga lart, nuk zgjidhen nga posht\u00eb, drejtuesit nuk japin llogari dhe nuk kontrollohen n\u00eb asnj\u00eb form\u00eb, drejtuesit e partis\u00eb jan\u00eb t\u00eb shk\u00ebputur nga baza, e shfryt\u00ebzojn\u00eb baz\u00ebn e partis\u00eb dhe elektoratin, por nuk e p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb dhe nuk e sh\u00ebrbejn\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>Aseti m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb nj\u00eb parti nuk \u00ebsht\u00eb \u201cudh\u00ebheq\u00ebsi karizmatik\u201d, as \u201cmesazhi i goditur\u201d dhe as \u201cshum\u00eb para\u201d. Nj\u00eb parti q\u00eb ka vet\u00ebm k\u00ebto tri asete nuk ka shanse suksesi p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Sukses afatgjat\u00eb e t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm ka nj\u00eb parti me demokraci t\u00eb lart\u00eb dhe me nj\u00eb an\u00ebtar\u00ebsi t\u00eb madhe e n\u00eb rritje. Kjo parti nuk e lejon udh\u00ebheqjen t\u00eb shk\u00ebputet nga populli, nga elektorati, nga qytetar\u00ebt. An\u00ebtar\u00ebsia e k\u00ebsaj lloj partie e pengon udh\u00ebheqjen q\u00eb t\u00eb katapultoj\u00eb njer\u00ebz nga hi\u00e7i, nga askushi, q\u00eb s\u2019kan\u00eb b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb jet\u00eb, njer\u00ebz t\u00eb paaft\u00eb, t\u00eb paformuar e t\u00eb paedukuar dhe t\u2019i b\u00ebj\u00eb ministra, funksionar\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr pun\u00ebt e shtetit.<\/p>\n<p>Partia Socialiste nuk mund t\u00eb reformohet nga lart, sepse nuk kan\u00eb vullnet drejtuesit e saj. Ajo mund t\u00eb reformohet vet\u00ebm me ligj dhe nga posht\u00eb, me vullnetin, energjin\u00eb dhe presionin e socialist\u00ebve t\u00eb baz\u00ebs dhe qytetar\u00ebve t\u00eb vendit. L\u00ebvizja jon\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb reformim nga posht\u00eb. Pa demokratizimin e Partis\u00eb Socialiste, s\u2019ka demokratizim t\u00eb qeverisjes. Pa demokratizim t\u00eb qeverisjes, s\u2019ka p\u00ebrparim ekonomik.<\/p>\n<p>E kemi nisur k\u00ebt\u00eb l\u00ebvizje pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb. Drejtuesit e partis\u00eb son\u00eb kan\u00eb reaguar n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb keqe. Me urdhrin e Kryeministrit Rama jan\u00eb flakur nga puna dhe ju \u00ebsht\u00eb hequr buka e goj\u00ebs shum\u00eb njer\u00ebzve, vet\u00ebm sepse ata besojn\u00eb, se Partia Socialiste duhet t\u00eb demokratizohet. Tedi Nasto \u00ebsht\u00eb shkarkuar nga detyrat n\u00eb parti dhe \u00ebsht\u00eb pushuar nga puna. \u00cbsht\u00eb an\u00ebtar i Asambles\u00eb Komb\u00ebtare. Nertila Selimi, u pushua nga puna dhe u shkarkua nga funksioni n\u00eb parti. \u00cbsht\u00eb an\u00ebtare e Asambles\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Partis\u00eb Socialiste. Ardit Xhafaj u pushua nga puna. \u00cbsht\u00eb an\u00ebtar i Asambles\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Partis\u00eb Socialiste.<\/p>\n<p>Pse i keni pushuar nga puna k\u00ebta tre an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Asambles\u00eb Komb\u00ebtare, zoti Kryeminist\u00ebr? E quani pjes\u00eb t\u00eb loj\u00ebs politike k\u00ebt\u00eb? Thoma Kordha u shkarkua si n\u00ebnkryetar i bashkis\u00eb Finiq n\u00ebn presionin e qeveris\u00eb. Silvana Islami u pushua nga puna dhe u shkarkua nga funksioni q\u00eb mbante n\u00eb parti. Gjergji Robo u pushua nga puna, nga ju personalisht. Elton Luto nuk u lejua q\u00eb t\u00eb konkuroj\u00eb p\u00ebr kryetar FRESSH-i n\u00eb Vlor\u00eb, nd\u00ebrsa Marinela Zotaj u p\u00ebrjashtua nga gara n\u00eb Finiq. Alban Alikaj n\u00eb Sarand\u00eb \u00ebsht\u00eb shantazhuar me p\u00ebrjashtim nga partia. Jan\u00eb me qindra ata socialist\u00eb q\u00eb k\u00ebrc\u00ebnohen p\u00ebr t\u2019i larguar nga puna.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb kultura e Saliut, nuk \u00ebsht\u00eb kultura e s\u00eb majt\u00ebs. Vet\u00ebm Saliu i ka pushuar socialist\u00ebt pa m\u00ebshir\u00eb nga puna, p\u00ebr arsye politike. Dua t\u2019a pyes kryetarin e Partis\u00eb Socialiste: \u00c7far\u00eb jeni duke b\u00ebr\u00eb? Ku jeni duke e \u00e7uar Partin\u00eb Socialiste?<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb burgosen dhe shantazhohen idet\u00eb. L\u00ebrini t\u00eb lir\u00eb njer\u00ebzit se jeni b\u00ebr\u00eb gazi i bot\u00ebs. N\u00eb Kinoteatrin e Vlor\u00ebs, kryetar\u00ebt e OS-ve soll\u00ebn grat\u00eb, n\u00ebnat e familjar\u00ebt e tyre q\u00eb t\u2019u shp\u00ebtonin nd\u00ebshkimeve tuaja. Merru me qeverisjen e vendit se ajo \u00ebsht\u00eb detyra jote. Mos i p\u00ebrndiq socialist\u00ebt e thjesht\u00eb.<\/p>\n<p>Mua nuk m\u00eb izolon dot. Jemi vet\u00ebm 6 muaj p\u00ebrpara zgjedhjeve dhe k\u00ebto veprime e sjellje e p\u00ebr\u00e7ajn\u00eb Partin\u00eb Socialiste. Ju k\u00ebrkoj t\u2019i ktheni n\u00eb pun\u00eb dhe n\u00eb detyrat q\u00eb kishin n\u00eb parti, k\u00ebta socialist\u00eb t\u00eb nderuar. \u00c7far\u00eb do t\u00eb mendojn\u00eb k\u00ebta, familjar\u00ebt dhe fiset e tyre, miqt\u00eb, krushqit, bashk\u00ebfshatar\u00ebt p\u00ebr ju si kryetari i Partis\u00eb Socialiste, kur i pushoni nga puna me dor\u00ebn tuaj dhe i flakni dhe i posht\u00ebroni si armiq t\u00eb partis\u00eb, si shkel\u00ebs t\u00eb vij\u00ebs s\u00eb saj?<\/p>\n<p>Ju nd\u00ebshkoni njer\u00ebzit tan\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb ideve t\u00eb tyre politike. K\u00ebt\u00eb kultur\u00eb, Shqip\u00ebria e ka kap\u00ebrcyer q\u00eb me p\u00ebrmbysjen e diktatur\u00ebs komuniste. Ata jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb rinj dhe do t\u00eb jetojn\u00eb gjat\u00eb. Sa t\u00eb jetojn\u00eb ata, do t\u00eb mbahen mend e do t\u00eb tregohen k\u00ebto historit\u00eb tuaja.<\/p>\n<p>Vija e partis\u00eb nuk jan\u00eb urdhrat tuaja n\u00eb telefon p\u00ebr t\u00eb pushuar socialist\u00ebt nga puna. Vija e partis\u00eb \u00ebsht\u00eb Kushtetuta e Shqip\u00ebris\u00eb, jan\u00eb ligjet e vendit, \u00ebsht\u00eb e drejta e popullit shqiptar q\u00eb t\u00eb jetoj\u00eb i lumtur e n\u00eb mir\u00ebqenie n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e lir\u00eb, t\u00eb pavarur dhe sovrane, jan\u00eb normat e statutit t\u00eb munguar t\u00eb partis\u00eb.<\/p>\n<p>Populli yn\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb gjendje shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. Ai vuan nga varf\u00ebria, papun\u00ebsia, sjelljet e k\u00ebqija, arroganca dhe paaft\u00ebsia e zyrtar\u00ebve p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer dhe zgjidhur pun\u00ebt. T\u00eb vjetrit jan\u00eb t\u00eb lodhur e t\u00eb dekurajuar. T\u00eb rinjt\u00eb nuk kan\u00eb asnj\u00eb shpres\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb duan t\u00eb ikin sapo t\u2019u krijohet nj\u00eb mund\u00ebsi. \u00c7do vit e l\u00ebn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb jo m\u00eb pak se 60 mij\u00eb forca t\u00eb afta p\u00ebr pun\u00eb, kryesisht t\u00eb rinj. Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, niveli i papun\u00ebsis\u00eb q\u00ebndron nj\u00ebsoj i lart\u00eb. Populli \u00ebsht\u00eb i m\u00ebrzitur masivisht, perceptimi negativ p\u00ebr ekonomin\u00eb, gjithashtu. T\u00eb lumtur jan\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb grusht njer\u00ebzish t\u00eb elit\u00ebs politike dhe t\u00eb bizneseve t\u00eb lidhura me ta.<\/p>\n<p>Pas 25 vitesh demokracie, akoma vidhen, trafikohen, shiten e blihen vota. N\u00ebse nuk garantohen zgjedhje t\u00eb lira e t\u00eb ndershme, vendi do t\u00eb vazhdoj\u00eb q\u00eb t\u00eb vuaj\u00eb nga skamja dhe varf\u00ebria ekstreme. Pastrimi i zgjedhjeve k\u00ebrkon votimin dhe num\u00ebrimin elektronik n\u00eb qendrat e votimit dhe nj\u00eb paket\u00eb masash ligjore. Partia Socialiste ka mund\u00ebsin\u00eb dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb ta zgjidh\u00eb k\u00ebt\u00eb problem jetik p\u00ebr vendin.<\/p>\n<p>Sot populli shqiptar nuk zgjedh drejtp\u00ebrdrejt asnj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues, as presidentin, as kryeministrin, as deputetin, as kryetarin e bashkis\u00eb, as k\u00ebshilltarin, as gjyqtar\u00eb, as prokuror\u00eb, asnj\u00eb p\u00ebr be.<\/p>\n<p>N\u00eb se populli nuk e do nj\u00eb deputet, nuk ndodh asgj\u00eb, ai do jet\u00eb prap\u00eb deputet, sepse e do kryetari i partis\u00eb. N\u00eb se deputeti diskreditohet, nuk ndodh asgj\u00eb. Kryetari e riciklon duke e transferuar n\u00eb nj\u00eb qark tjet\u00ebr n\u00eb zgjedhjet e radh\u00ebs. N\u00ebse populli t\u00eb do, nuk ndodh asgj\u00eb, deputet b\u00ebhesh vet\u00ebm kur t\u00eb do kryetari. Po s\u2019t\u00eb do kryetari, nuk ke vend n\u00eb parti. Populli voton, kryetari i partis\u00eb zgjedh. Kryetari \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb si pronar i partis\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb sistemi i partitokracis\u00eb, nj\u00eb sistem i kalbur e i d\u00ebshtuar.<\/p>\n<p>Drejtuesit e partis\u00eb jan\u00eb pran\u00eb popullit vet\u00ebm n\u00eb fushata elektorale. Pastaj nuk e njohin m\u00eb, nuk e d\u00ebgjojn\u00eb, nuk i hapin telefonin, nuk e respektojn\u00eb, nuk e kuptojn\u00eb, nuk e konsiderojn\u00eb. Qytetar\u00ebt duan nj\u00eb Shqip\u00ebri ku t\u00eb ken\u00eb shpres\u00eb dhe t\u00eb ndihen mir\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb varfrit, edhe elitat, edhe t\u00eb rinjt\u00eb edhe t\u00eb moshuarit, edhe punonj\u00ebsit edhe sip\u00ebrmarr\u00ebsit q\u00eb nuk kan\u00eb miq\u00ebsi me qeveritar\u00ebt.<\/p>\n<p>L\u00ebvizja jon\u00eb k\u00ebrkon q\u00eb n\u00eb parti t\u00eb mos denigrohet askush, por t\u00eb debatohet p\u00ebr idet\u00eb, projektet dhe platformat. Q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb parti t\u00eb mos d\u00ebgjohet vet\u00ebm kryetari, por t\u00eb d\u00ebgjohen edhe qytetar\u00ebt e thjesht\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe an\u00ebtar\u00ebsia e partis\u00eb, t\u00eb d\u00ebgjohen dhe pyeten edhe forumet e saj, edhe kjo Asamble Komb\u00ebtare q\u00eb nuk pyetet p\u00ebr asgj\u00eb; q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb parti t\u00eb mos i mbyllet goja njeriut, t\u00eb mos jen\u00eb t\u00eb lumtur vet\u00ebm ata q\u00eb marrin pushtet, por t\u00eb luftohet p\u00ebr lumturin\u00eb e t\u00eb gjith\u00ebve, t\u00eb mos manipulohet e intimidohet an\u00ebtar\u00ebsia, por t\u00eb lejohet kjo e fundit t\u2019i zgjedh\u00eb vet\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit, t\u2019i zgjedh\u00eb vet\u00eb kandidat\u00ebt p\u00ebr deputet\u00eb, k\u00ebshilltar\u00eb e kryetar\u00eb bashkish p\u00ebrmes zgjedhjeve paraprake etj.<\/p>\n<p>\u00c7do individ q\u00eb k\u00ebnaq kriteret e supozuara, duhet t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb zgjedhjet paraprake, pavar\u00ebsisht n\u00eb se kryetari e p\u00eblqen ose jo.<\/p>\n<p>Partia Socialiste nuk \u00ebsht\u00eb prona personale e Edi Ram\u00ebs. Ai em\u00ebron deputet\u00ebt, edhe k\u00ebshilltar\u00ebt, edhe kandidat\u00ebt p\u00ebr kryetar\u00eb bashkie, edhe drejtor\u00ebt, edhe \u00e7do pozicion n\u00eb parti. Me demokratizimin e PS-s\u00eb ajo do t\u00eb b\u00ebhet parti e t\u00eb gjith\u00ebve dhe nuk do b\u00ebj\u00eb premtime sa p\u00ebr t\u2019u hedhur hi syve votuesve, por do ju q\u00ebndroj\u00eb k\u00ebtyre premtimeve deri n\u00eb fund.<\/p>\n<p>N\u00ebse kandidat\u00ebt p\u00ebr deputet\u00eb do t\u2019i zgjedh\u00eb baza e partis\u00eb, deputet\u00ebt do t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb dhe mbrojn\u00eb qytetar\u00ebt dhe nuk do lejonin kurr\u00eb q\u00eb t\u00eb mbushej Shqip\u00ebria me incenerator\u00eb e t\u00eb kthehej n\u00eb parajs\u00ebn e plehrave t\u00eb dynjas\u00eb. Edhe inceneratorin e Bechetit, Rama po e v\u00eb n\u00eb jet\u00eb. Incenerator\u00ebt jan\u00eb e vetmja gj\u00eb e re n\u00eb rrethanat e pas vitit 2013. U kthye ligji i importit t\u00eb mbetjeve vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ushqyer k\u00ebto monstra me plehra t\u00eb valorizuara t\u00eb Italis\u00eb. Rama i preu n\u00eb bes\u00eb qytetar\u00ebt dhe ambientalist\u00ebt dhe i ka l\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u00eb gdhihen jasht\u00eb n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto net\u00eb dimri. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb turp i madh.<\/p>\n<p>N\u00ebse duam q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb luftohet varf\u00ebria dhe papun\u00ebsia, duhet t\u00eb pastrojm\u00eb zgjedhjet; n\u00ebse duam q\u00eb t\u00eb marr\u00eb fund ekonomia kriminale e hashashit, duhet q\u00eb kandidat\u00ebt p\u00ebr deputet\u00eb t\u2019i zgjedh\u00eb baza, n\u00ebse duam q\u00eb t\u00eb pastrohen t\u00eb inkriminuarit e tutkun\u00ebt e paaft\u00eb nga pun\u00ebt e shtetit, nuk duhet q\u00eb t\u00eb lejohet m\u00eb tej q\u00eb kandidat\u00ebt p\u00ebr deputet\u00eb t\u2019i zgjedh\u00eb kryetari; n\u00ebse duam q\u00eb t\u00eb ndalim emigrimin e friksh\u00ebm dhe t\u2019u japim nj\u00eb shans p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00eb Shqip\u00ebri emigrant\u00ebve q\u00eb kthehen, duhet t\u00eb pranojm\u00eb nj\u00eb sistem primaresh p\u00ebr kandidat\u00ebt p\u00ebr deputet\u00eb.<\/p>\n<p>L\u00ebvizja jon\u00eb do t\u00eb filloj\u00eb k\u00ebto dit\u00eb n\u00ebnshkrimin e peticionit: Un\u00eb e zgjedh deputetin q\u00eb dua! Kjo l\u00ebvizje \u00ebsht\u00eb edhe shkaku q\u00eb sot po k\u00ebrkohet shkarkimi formal nga funksioni i sekretarit. Kjo po k\u00ebrkohet sepse drejtuesit e partis\u00eb i shqet\u00ebson komunikimi im me qytetar\u00ebt dhe socialist\u00ebt e baz\u00ebs. I keni par\u00eb si mbushen sallat plot e p\u00ebrplot edhe pse qeveria paguan gjith\u00eb ata njer\u00ebz q\u00eb t\u00eb sabotojn\u00eb k\u00ebto takime. Njer\u00ebzit jan\u00eb entuziazt\u00eb dhe i p\u00eblqejn\u00eb idet\u00eb e k\u00ebsaj l\u00ebvizjeje. N\u00eb pak jav\u00eb do kemi n\u00eb dor\u00eb programin e plot\u00eb t\u00eb saj. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb interesante kjo q\u00eb po ndodh.<\/p>\n<p>Qeverit\u00eb nuk e luftojn\u00eb korrupsionin, ato e prodhojn\u00eb korrupsionin. T\u00eb gjitha plag\u00ebt q\u00eb ka n\u00eb trup e n\u00eb shpirt ky popull i jan\u00eb shkaktuar nga qeverit\u00eb e k\u00ebqia t\u00eb tranzicionit. Qytetari i thjesht\u00eb \u00ebsht\u00eb i vetmi Zot q\u00eb mund ta ndryshoj\u00eb rrjedh\u00ebn e historis\u00eb dhe t\u2019i sh\u00ebroj\u00eb k\u00ebto plag\u00eb. Kjo ide \u00ebsht\u00eb themeli i l\u00ebvizjes ton\u00eb. Kryetari yn\u00eb shqet\u00ebsohet se kjo po z\u00eb vend n\u00eb popull. Prandaj, dit\u00ebn q\u00eb ne b\u00ebm\u00eb bashk\u00ebbisedimin me qytetar\u00ebt e Vlor\u00ebs, vendosi t\u00eb ma hiqte edhe formalisht funksionin e sekretarit. \u00cbsht\u00eb duke m\u00eb d\u00ebnuar si\u00e7 d\u00ebnuan grek\u00ebt Sokratin 2400 vjet m\u00eb par\u00eb, vet\u00ebm se ky i fundit besonte se populli qe i vetmi Zot. Ai e kishte humbur besimin te per\u00ebndit\u00eb e Olimpit. Rama \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i keqkuptuar kur e mendon veten si zot n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb kjo q\u00eb po ndodh \u00ebsht\u00eb vazhdimi i nj\u00eb plani gjakftoht\u00eb p\u00ebr t\u00eb m\u00eb likuiduar politikisht. Kjo nuk ka lidhje me ju si an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Asambles\u00eb Komb\u00ebtare. Ka lidhje vet\u00ebm me drejtuesit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb PS-s\u00eb, Edi Ram\u00ebn e Gramoz Ru\u00e7in. Prandaj nuk do ju vendos n\u00eb pozit\u00eb dhe do ju liroj nga presioni i tyre. K\u00ebta dy shok\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs kan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb politike dhe njer\u00ebzore dhe duhet t\u00eb mbajn\u00eb autor\u00ebsin\u00eb e plot\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj historie.<\/p>\n<p>Un\u00eb b\u00ebj dor\u00ebheqjen e parevokueshme nga funksioni i sekretarit t\u00eb Reform\u00ebs Strukturore dhe Emigracionin. Nuk e k\u00ebrkova k\u00ebt\u00eb post n\u00eb Asamblen\u00eb e 23 prillit. Propozimi i Ram\u00ebs p\u00ebr t\u2019u zgjedhur un\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb funksion nuk ishte i sinqert\u00eb, por u b\u00eb thjesht dhe vet\u00ebm si mbules\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb po p\u00ebrgatitej me Gjykat\u00ebn Kushtetuese. Mua nuk m\u00eb shton gj\u00eb n\u00eb komunikimin publik dhe politik asnj\u00eb titull e funksion. Do t\u00eb vazhdoj luft\u00ebn time si an\u00ebtar i Kongresit dhe i Asambles\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb PS-s\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb mbi tre vje\u00e7are u njoha me njer\u00ebz shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb Grupin Parlamentar t\u00eb PS-s\u00eb, n\u00eb kryesin\u00eb e partis\u00eb, n\u00eb asamble dhe kongres. I fal\u00ebnderoj nga zemra dhe u jam shum\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs p\u00ebr mb\u00ebshtetjen. Me p\u00ebrunj\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe dua t\u00eb fal\u00ebnderoj socialist\u00ebt dhe qytetar\u00ebt e thjesht\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, k\u00ebtu dhe n\u00eb emigracion, q\u00eb besojn\u00eb tek un\u00eb dhe m\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb gjith\u00eb at\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb madhe dhe emocionuese, gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs, por sidomos k\u00ebto 6 muajt e fundit.<\/p>\n<p>Ju uroj t\u00eb gjith\u00eb socialist\u00ebve dhe qytetar\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, G\u00ebzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri! Faleminderit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish- deputeti socialist Ko\u00e7o Kok\u00ebdhima ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen nga pozicioni i sekretarit t\u00eb reform\u00ebs strukturore n\u00eb Partin\u00eb Socialiste. K\u00ebt\u00eb fakt e konfirmoi vet\u00eb Kok\u00ebdhima duke folur pas fjal\u00ebs s\u00eb mbajtur dit\u00ebn e sotme n\u00eb Asamblen\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Partis\u00eb Socialiste. \u201cShkarkimi im ishte nisur shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb. Argumenti se un\u00eb nuk merrja pjes\u00eb n\u00eb mbledhje [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2044,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,1,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-28635","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-lajme","8":"category-uncategorized-sq","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28635","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2044"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=28635"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28635\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=28635"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=28635"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=28635"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}