{"id":286388,"date":"2022-09-20T14:27:29","date_gmt":"2022-09-20T12:27:29","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=286388"},"modified":"2022-09-20T14:27:29","modified_gmt":"2022-09-20T12:27:29","slug":"analiza-e-rel-pezullimi-i-buxhetit-7-5-mld-euro-a-po-funksionon-presioni-i-be-se-mbi-hungarine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/analiza-e-rel-pezullimi-i-buxhetit-7-5-mld-euro-a-po-funksionon-presioni-i-be-se-mbi-hungarine\/","title":{"rendered":"Analiza e REL: Pezullimi i buxhetit 7.5 mld euro, a po funksionon presioni i BE-s\u00eb mbi Hungarin\u00eb?"},"content":{"rendered":"<p>M\u00eb 18 shtator, Komisioni Evropian propozoi pezullimin e 7.5 miliard\u00eb eurove nga buxheti i BE-s\u00eb, t\u00eb caktuara p\u00ebr Hungarin\u00eb, nj\u00eb p\u00ebrgjigje ndaj asaj q\u00eb blloku e sheh si performanc\u00eb t\u00eb dob\u00ebt t\u00eb Budapestit mbi respektimin e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe sundimin e ligjit.<\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Ky vendim \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm akti m\u00eb i fundit i nj\u00eb beteje shum\u00ebvje\u00e7are midis Brukselit dhe Budapestit dhe nj\u00eb tregues q\u00eb situata nuk pritet t\u00eb qet\u00ebsohet s\u00eb shpejti.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Pavar\u00ebsisht propozimit t\u00eb Komisionit, asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e vendosur dhe Budapesti mund s\u00ebrish t\u00eb marr\u00eb shum\u00ebn financiare. Komisioni Evropian e ka l\u00ebn\u00eb t\u00eb hapur der\u00ebn p\u00ebr kompromis, duke pranuar se Qeveria e udh\u00ebhequr nga partia e djatht\u00eb, Fidesz, ka premtuar reforma serioze dhe, n\u00eb disa raste, ka p\u00ebrgatitur legjislacionin p\u00ebrkat\u00ebs gjat\u00eb muajve t\u00eb ver\u00ebs p\u00ebr t\u2019i adresuar disa nga shqet\u00ebsimet e BE-s\u00eb rreth korrupsionit dhe mang\u00ebsive n\u00eb sistemin hungarez t\u00eb prokurimeve publike.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">N\u00ebse b\u00ebhet m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrparim n\u00eb k\u00ebto fusha deri n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij viti, ekziston mund\u00ebsia q\u00eb Hungaria t\u00eb marr\u00eb parat\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">T\u00eb tri aspektet kryesore t\u00eb k\u00ebsaj historie jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlidhura.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">S\u00eb pari, t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnosh se do t\u00eb d\u00ebmtosh Hungarin\u00eb aty ku \u00ebsht\u00eb m\u00eb e cenueshme \u2013financiarisht \u2013 mund t\u00eb jet\u00eb m\u00ebnyra m\u00eb efikase p\u00ebr BE-n\u00eb p\u00ebr t\u00eb nxitur nj\u00eb ndryshim nga ana e Budapestit.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">S\u00eb dyti, Hungaria, tashm\u00eb duke ndier efektet ekonomike t\u00eb atij q\u00eb ka t\u00eb ngjar\u00eb t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb dim\u00ebr i gjat\u00eb dhe i ftoht\u00eb, mund t\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb afrohet s\u00ebrish me bllokun evropian.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Dhe s\u00eb treti, nd\u00ebrsa Hungaria mund t\u00eb duket si e vendosur me shpatulla p\u00ebr muri, ka ende shans q\u00eb Qeveria t\u00eb arrij\u00eb t\u00eb dal\u00eb nga kjo situat\u00eb dhe t\u00eb marr\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb p\u00ebrfitimeve financiare.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">\u201cRregullorja e kusht\u00ebzimit\u201d, nj\u00eb mekaniz\u00ebm q\u00eb ka qen\u00eb i zbatuesh\u00ebm q\u00eb nga viti 2021, i lejon Komisionit Evropian t\u00eb propozoj\u00eb shkurtime n\u00eb buxhetet e vendeve an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb n\u00ebse mendon se ekziston nj\u00eb rrezik sistematik mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si jan\u00eb shpenzuar parat\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Jo t\u00eb gjitha vendet an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb ishin t\u00eb k\u00ebnaqura me k\u00ebt\u00eb mekaniz\u00ebm t\u00eb ri, kur u diskutua dhe u ra dakord n\u00eb ver\u00ebn e vitit 2020 gjat\u00eb negociatave mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si duhet t\u00eb ndahet buxheti prej 1.8 trilion eurosh i BE-s\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 2021-2027.<\/span><\/p>\n<p>Madje, Hungaria dhe Polonia e sfiduan ligjshm\u00ebrin\u00eb e k\u00ebtij mekanizmi n\u00eb Gjykat\u00ebn Evropiane t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, me qend\u00ebr n\u00eb Luksemburg \u2013 por ato humb\u00ebn. Ato kontestime n\u00ebnkuptuan q\u00eb mekanizmi \u00ebsht\u00eb disi i kufizuar. Komisioni Evropian nuk mund t\u00eb synonte thjesht fondet e destinuara p\u00ebr nj\u00eb vend me arsyetimin se ai besonte se prej nj\u00eb dekade po minohej\u00a0sundimi i ligjit.\u00a0KE-ja duhej t\u00eb provonte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb specifike se mang\u00ebsit\u00eb ndikuan drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si shpenzoheshin fondet specifike t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Hapi i par\u00eb i duksh\u00ebm ishte nj\u00eb mbik\u00ebqyrje m\u00eb e af\u00ebrt e sistemit hungarez t\u00eb prokurimeve publike, zakonisht n\u00ebp\u00ebrmjet auditimeve, sidomos pas raportimeve t\u00eb p\u00ebrhapura mbi keqp\u00ebrdorimin e fondeve publike p\u00ebr t\u00eb pasuruar figura pran\u00eb kryeministrit nacionalist t\u00eb krahut t\u00eb djatht\u00eb, Viktor Orban.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Nj\u00eb statistik\u00eb befasuese e v\u00ebrejtur nga Brukseli ishte se 50 p\u00ebr qind e t\u00eb gjitha kontratave t\u00eb prokurimit publik, ku p\u00ebrfshiheshin fondet e BE-s\u00eb, kishin vet\u00ebm nj\u00eb kandidat n\u00eb Hungari. N\u00eb t\u00eb gjitha 26 vendet e tjera an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb kjo shif\u00ebr ishte 15 p\u00ebr qind ose m\u00eb e ul\u00ebt.<\/span><\/p>\n<p>Prandaj, nuk ishte befasi kur, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, n\u00eb muajin prill Komisioni\u00a0aktivizoi mekanizmin ndaj Hungaris\u00eb. E, nd\u00ebrsa pati shk\u00ebmbime t\u00eb shumta mes Brukselit dhe Budapestit, ky i fundit nuk mundi t\u00eb b\u00ebnte aq sa duhej p\u00ebr t\u00eb ulur mosbesimin e Komisionit Evropian.<\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Ajo \u00e7far\u00eb propozoi Komisioni Evropian m\u00eb 18 shtator ishte nj\u00eb pezullim prej 65 p\u00ebr qind t\u00eb angazhimeve buxhetore p\u00ebr tri programe operacionale n\u00ebn nj\u00eb korniz\u00eb politike t\u00eb BE-s\u00eb. Fondet nga programet, t\u00eb cilat trajtonin efikasitetin mjedisor dhe energjetik, transportin e integruar dhe zhvillimin rajonal, shkonin n\u00eb 7.5 miliard\u00eb euro. Mund t\u00eb ting\u00eblloj\u00eb si shum\u00eb, por n\u00ebse merret n\u00eb konsiderat\u00eb se Budapesti mund t\u00eb marr\u00eb ende deri n\u00eb 50 miliard\u00eb euro nga BE-ja gjat\u00eb shtat\u00eb vjet\u00ebve t\u00eb ardhsh\u00ebm, kjo nuk duket aq shum\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Fakti q\u00eb Hungaria duket e gatshme t\u00eb rrezikoj\u00eb q\u00eb t\u00eb humbas\u00eb rreth nj\u00eb t\u00eb pest\u00ebn e fondeve t\u00eb BE-s\u00eb duket qesharake p\u00ebr shum\u00eb njer\u00ebz, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr Parlamentin Evropian, i cili jav\u00ebn e kaluar miratoi nj\u00eb rezolut\u00eb ku e quajti vendin nj\u00eb \u201cregjim hibrid t\u00eb autokracis\u00eb zgjedhore\u201d, duke kritikuar pavar\u00ebsin\u00eb e sistemit gjyq\u00ebsor dhe lirin\u00eb e mediave n\u00eb Hungari. Megjithat\u00eb, rezoluta nuk ishte detyruese dhe dhoma e Parlamentit nuk ka asnj\u00eb kompetenc\u00eb mbi fondet e BE-s\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Megjithat\u00eb, ekziston nj\u00eb interpretim alternativ mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, nj\u00eb n\u00eb t\u00eb cilin Hungaria nuk po ndjek domosdoshm\u00ebrisht rrug\u00ebn e saj. Di\u00e7ka duket se po ndodh n\u00eb Budapest. Komisioni Evropian ka propozuar q\u00eb Hungaria t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb 17 masa konkrete n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb siguroj\u00eb fondet e BE-s\u00eb, ku p\u00ebrfshihet ngritja e nj\u00eb task-force kund\u00ebr korrupsionit, aplikimi sistematik i shfryt\u00ebzimit t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave n\u00eb prokurimet publike, p\u00ebrmir\u00ebsimi i deklaratave t\u00eb pasuris\u00eb, modifikimi i Kodit Penal p\u00ebr t\u00eb lejuar rishikimin gjyq\u00ebsor t\u00eb vendimeve t\u00eb Prokuroris\u00eb dhe, m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja, ngritja e nj\u00eb autoriteti t\u00eb pavarur me kompetenca gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse p\u00ebr t\u00eb mbik\u00ebqyrur t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta hapa.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Deri m\u00eb tani Hungaria ka filluar t\u00eb punoj\u00eb ose ka premtuar se do t\u2019i zbatoj\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto masa, di\u00e7ka q\u00eb do t\u00eb ishte e paimagjinueshme n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2022. Edhe Komisioni Evropian e ka pranuar gjat\u00eb muajve t\u00eb fundit vullnetin e mir\u00eb nga ana e Budapestit.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Pavar\u00ebsisht q\u00ebllimit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb Budapestit, nj\u00eb nga aspektet kryesore t\u00eb \u201cRregullores s\u00eb kusht\u00ebzimit\u201d \u00ebsht\u00eb se ajo nuk mund t\u00eb zvarritet p\u00ebrgjithmon\u00eb. Pasi aktivizohet, duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar brenda n\u00ebnt\u00eb muajve dhe, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e nevojshme, mekanizmi mund t\u00eb aktivizohet vazhdimisht.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Data ky\u00e7e \u00ebsht\u00eb 19 n\u00ebntori, kur Komisioni Evropian do t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb se sa p\u00ebrparim ka b\u00ebr\u00eb Hungaria. Pastaj i takon K\u00ebshillit t\u00eb Bashkimit Evropian, i cili ka fuqin\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndryshuar, miratuar ose t\u00eb vendos\u00eb veton p\u00ebr propozimet e Komisionit dhe 26 shtetet e tjera an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb q\u00eb t\u00eb marrin nj\u00eb vendim me votim me shumic\u00eb t\u00eb cil\u00ebsuar. Ashtu si shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb tjera n\u00eb Bruksel, gjith\u00e7ka do t\u00eb vendoset pak para Krishtlindjes.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Se n\u00eb cilin drejtim do t\u00eb anoj\u00eb Hungaria, kjo do t\u00eb varet kryesisht nga dy gj\u00ebra: si po ec\u00ebn ekonomia dhe si po shkon lufta n\u00eb Ukrain\u00eb. Me inflacionin n\u00eb rritje, nj\u00eb valut\u00eb [forint] t\u00eb paq\u00ebndrueshme dhe fatura t\u00eb shtrenjta t\u00eb energjis\u00eb q\u00eb grumbullohen, Qeveria hungareze po e ndien shtr\u00ebngimin. Orbanit i duhet \u00e7do cent q\u00eb mund t\u00eb marr\u00eb. Dhe, nd\u00ebrsa Rusia merr goditje pas goditjeje n\u00eb luft\u00ebn e saj t\u00eb zgjatur me Ukrain\u00ebn, dhe me BE-n\u00eb q\u00eb po b\u00ebhet gjithnj\u00eb e m\u00eb dyshuese ndaj pranis\u00eb ekonomike kineze n\u00eb Evrop\u00eb, p\u00ebr Orbanin jan\u00eb zvog\u00ebluar ndjesh\u00ebm edhe hap\u00ebsirat p\u00ebr manovra.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Nj\u00eb diplomat i BE-s\u00eb, i cili donte t\u00eb mbetej anonim theksoi se: \u201cNdoshta, vet\u00ebm ndoshta, ky \u00ebsht\u00eb fillimi i ecjes s\u00eb Orbanit n\u00eb Canossa\u201d, nj\u00eb referenc\u00eb ndaj n\u00ebnshtrimit posht\u00ebrues t\u00eb perandorit t\u00eb shenjt\u00eb romak, Henri IV ndaj Pap\u00ebs Gregori VII n\u00eb vitin 1077. P\u00ebr t\u00eb kthyer shkish\u00ebrimin e tij nga Kisha, Henrit iu desh t\u00eb udh\u00ebtonte n\u00ebp\u00ebr alpe dhe m\u00eb pas t\u00eb gjunj\u00ebzohej p\u00ebr tri dit\u00eb gjat\u00eb nj\u00eb stuhie n\u00eb port\u00ebn e k\u00ebshtjell\u00ebs italiane t\u00eb Canossa-s. \/REL<\/span><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M\u00eb 18 shtator, Komisioni Evropian propozoi pezullimin e 7.5 miliard\u00eb eurove nga buxheti i BE-s\u00eb, t\u00eb caktuara p\u00ebr Hungarin\u00eb, nj\u00eb p\u00ebrgjigje ndaj asaj q\u00eb blloku e sheh si performanc\u00eb t\u00eb dob\u00ebt t\u00eb Budapestit mbi respektimin e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe sundimin e ligjit. Ky vendim \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm akti m\u00eb i fundit i nj\u00eb beteje [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":286389,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-286388","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/286388","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=286388"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/286388\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/286389"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=286388"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=286388"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=286388"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}