{"id":286429,"date":"2022-09-20T16:12:10","date_gmt":"2022-09-20T14:12:10","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=286429"},"modified":"2022-09-20T16:12:10","modified_gmt":"2022-09-20T14:12:10","slug":"sulmet-kibernetike-prokuroria-del-me-njoftim-per-hetimet-eshte-evidentuar-nje-profil-me-qender-jashte-vendit-i-perkiste-autoreve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/sulmet-kibernetike-prokuroria-del-me-njoftim-per-hetimet-eshte-evidentuar-nje-profil-me-qender-jashte-vendit-i-perkiste-autoreve\/","title":{"rendered":"Sulmet kibernetike, prokuroria del me njoftim p\u00ebr hetimet: \u00cbsht\u00eb evidentuar nj\u00eb profil me qend\u00ebr jasht\u00eb vendit, i p\u00ebrkiste autor\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p>Prokuroria e Tiran\u00ebs ka dal\u00eb me nj\u00eb njoftim n\u00eb lidhje me hetimet p\u00ebr sulmet kibernetike q\u00eb prek\u00ebn Shqip\u00ebrin\u00eb koh\u00ebt e fundit.<\/p>\n<p>N\u00eb njoftim thuhet se Prokuroria e Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb, ka regjistruar procedimin penal Nr.5430 p\u00ebr kryerjen e veprave penale \u201cP\u00ebrgjim i paligjsh\u00ebm i t\u00eb dh\u00ebnave kompjuterike\u201d, \u201cNd\u00ebrhyrja n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat kompjuterike\u201d, \u201cNd\u00ebrhyrja n\u00eb Sistemet kompjuterike\u201d dhe \u201cKeqp\u00ebrdorimi i pajisjeve\u201d.<\/p>\n<p>Objekti i hetimit sht\u00eb sulmi kibernetik ndaj institucionit shtet\u00ebror t\u00eb AKSHI-it q\u00eb p\u00ebrmbledh gjith\u00eb faqet zyrtare qeveritare n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, m\u00eb dat\u00eb 09.09.2022, \u00ebsht\u00eb kryer tjet\u00ebr sulm kibernetik n\u00eb pajisjet dhe sistemet q\u00eb administrohen dhe menaxhohen nga Ministria e Brendshme n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Sulmet jan\u00eb kryer me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn tipologji dhe kan\u00eb ardhur nga i nj\u00ebjti burim, por po hetohen n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb vetme. N\u00eb sistemet ku ka ndodhur sulmi \u00ebsht\u00eb evidentuar nj\u00eb profil n\u00eb dy rrjete sociale t\u00eb ndryshme me qend\u00ebr jasht\u00eb territorit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb i p\u00ebrkiste autoreve dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij sulmi.<\/p>\n<p><strong><em>Njoftimi i prokuroris\u00eb:<\/em><\/strong><\/p>\n<p><em>M\u00eb dat\u00eb 19.07.2022, Prokuroria e Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb, ka regjistruar procedimin penal Nr.5430 p\u00ebr kryerjen e veprave penale \u201cP\u00ebrgjim i paligjsh\u00ebm i t\u00eb dh\u00ebnave kompjuterike\u201d, \u201cNd\u00ebrhyrja n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat kompjuterike\u201d, \u201cNd\u00ebrhyrja n\u00eb Sistemet kompjuterike\u201d dhe \u201cKeqp\u00ebrdorimi i pajisjeve\u201d, t\u00eb parashikuara nga nenet 293\/a, 293\/b, 293\/c, 293\/\u00e7, t\u00eb Kodit Penal. Objekti i hetimit t\u00eb k\u00ebtij procedimi penal, \u00ebsht\u00eb sulmi kibernetik ndaj institucionit shtet\u00ebror t\u00eb AKSHI-it q\u00eb p\u00ebrmbledh gjith\u00eb faqet zyrtare qeveritare n\u00eb Republik\u00ebn e Shqiperis\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Po k\u00ebshtu, m\u00eb dat\u00eb 09.09.2022, \u00ebsht\u00eb kryer tjet\u00ebr sulm kibernetik n\u00eb pajisjet dhe sistemet q\u00eb administrohen dhe menaxhohen nga Ministria e Brendshme n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/em><br \/>\n<em>K\u00ebto dy veprime duke qen\u00eb se jan\u00eb kryer me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn tipologji dhe sulmi kibernetik ka ardhur nga i nj\u00ebjti burim, po hetohen n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb vetme.<\/em><\/p>\n<p><em>Si n\u00eb momentin e sulmit t\u00eb par\u00eb, ashtu edhe n\u00eb momentin e sulmit ndaj sistemit TIMS, Prokuroria ka qen\u00eb n\u00eb \u00e7do moment prezent n\u00eb kryerjen e veprimeve t\u00eb ngutshme duke operuar me vendimmarrjet urgjente q\u00eb ka diktuar dinamika e veprimeve.<\/em><br \/>\n<em>N\u00eb sistemet ku ka ndodhur sulmi \u00ebsht\u00eb evidentuar nj\u00eb profil n\u00eb dy rrjete sociale t\u00eb ndryshme me qend\u00ebr jasht\u00eb territorit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb i p\u00ebrkiste autoreve dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij sulmi.<\/em><\/p>\n<p><em>Menj\u00ebher\u00eb, m\u00eb dat\u00eb 19.07.2022 me vendim t\u00eb Prokuroris\u00eb pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Tiran\u00eb, \u00ebsht\u00eb urdh\u00ebruar sekuestrimi i k\u00ebtyre llogarive n\u00eb dy rrjete sociale t\u00eb ndryshme dhe si pasoj\u00eb e k\u00ebtij vendimi, kompanit\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse kan\u00eb reaguar duke mbyllur aksesin n\u00eb k\u00ebto llogari.<\/em><br \/>\n<em>Si pasoj\u00eb e mos aksesimit, autor\u00ebt e sulmit kibernetit hap\u00ebn nj\u00eb faqe tjet\u00ebr, e cila u p\u00ebrdor p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb mesazhe t\u00eb ndryshme n\u00eb lidhje me sulmin e kryer apo publikimin e t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb jan\u00eb vjedhur.<\/em><\/p>\n<p><em>Prokuroria, n\u00eb ushtrim t\u00eb kompetencave t\u00eb saj dhe n\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb me gjith\u00eb agjensit\u00eb ligjzbatuese dhe partner\u00ebt q\u00eb asistojn\u00eb autoritetet shqiptare, ka kryer nj\u00eb s\u00ebr\u00eb veprimesh hetimore duke p\u00ebrfshir\u00eb d\u00ebrgimin e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr ndihm\u00eb juridike n\u00eb disa shtete.<\/em><\/p>\n<p><em>Po k\u00ebshtu, jan\u00eb identifikuar t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb ndryshme t\u00eb nevojshme p\u00ebr hetimin p\u00ebr t\u00eb cilat po punohet n\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb me partner\u00ebt.<\/em><\/p>\n<p><em>T\u00eb dh\u00ebnat e publikuara s\u00eb fundmi p\u00ebrsa i p\u00ebrket informacioneve dhe t\u00eb dh\u00ebnave policore t\u00eb klasifikuara apo informacioneve dhe t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb marra nga partner\u00ebt t\u00eb klasifikuara, informacione mbi procedimet penale etj.., jan\u00eb konsideruar nga Prokuroria si prova q\u00eb kan\u00eb lidhje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me veprat penale n\u00eb hetim dhe si veprime q\u00eb c\u00ebnojn\u00eb r\u00ebnd\u00eb veprimtarin\u00eb e institucioneve shtet\u00ebrore si dhe sigurin\u00eb komb\u00ebtare apo marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrmjet shtetasve.<\/em><\/p>\n<p><em>Postimi i k\u00ebtyre t\u00eb dh\u00ebnave sekrete, jo vet\u00ebm c\u00ebnon privat\u00ebsin\u00eb e \u00e7do individi, c\u00ebnon Sigurin\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb por jan\u00eb edhe sekret hetimor n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb hetimeve t\u00eb nd\u00ebrmarra nga organi procedues.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, p\u00ebr shkak t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb, q\u00ebllimeve dhe autor\u00ebve n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb t\u00eb cil\u00ebve \u00a0po ndodh ky veprim kriminal, p\u00ebr shkak t\u00eb detyrimit ligjor p\u00ebr t\u00eb mbrojtur t\u00eb dh\u00ebnat e \u00e7do individi si edhe Sigurin\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe si rrjedhoj\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb urgjenc\u00ebs dhe domosdoshm\u00ebris\u00eb p\u00ebr marrjen e nj\u00eb vendimi t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm nga ana e Prokurorit, mb\u00ebshtetur n\u00eb nenet 103, 208 e vijues, 304 t\u00eb K.Pr.Penale nga ana e Prokuroris\u00eb u vendos:<\/em><\/p>\n<p><em>Sekuestrimi i t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb publikuara dhe atyre q\u00eb do t\u00eb publikohen n\u00eb vijim nga faqet objekt hetimi i procedimit penal n\u00eb fjal\u00eb dhe n\u00eb vijim bllokimin e publikimit t\u00eb \u00e7do lloj informacioni nga mediat e shkruara, audivizive, mediat online.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebr zbatimin e k\u00ebtij urdh\u00ebri u ngarkua Nj\u00ebsia \u201cC\u201d Hetimi i Krimeve Kibernetike e Drejtoris\u00eb Vendore t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shteti, Autoriteti i Mediave Audiovize (AMA) dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) t\u00eb cil\u00ebt, duhet t\u00eb grumbullojn\u00eb gjith\u00eb informacionin e tanish\u00ebm dhe t\u00eb ardhsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave objekt sekuestrimi si edhe t\u00eb urdh\u00ebrojn\u00eb ndalimin e publikimit t\u00eb \u00e7do t\u00eb dh\u00ebne t\u00eb botuar nga autor\u00ebt e sulmit kibernetik, kjo konform nenit 103 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, nga mediat audiovizive, t\u00eb shkruara dhe online, si edhe n\u00eb rrjetet sociale apo t\u00eb \u00e7do forme t\u00eb publikimit apo transferimit t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb postohen nga autor\u00ebt e k\u00ebtij sulmi.<\/em><\/p>\n<p><em>Vendimi i Prokuroris\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrmar\u00eb n\u00eb ushtrim t\u00eb kompetencave t\u00eb saj, duke synuar gjithashtu edhe pengimin e ardhjes s\u00eb pasojave t\u00eb m\u00ebtejshme t\u00eb k\u00ebtij veprimi kriminal.<\/em><br \/>\n<em>Sqarojm\u00eb s\u00eb nj\u00eb vendim i till\u00eb, nuk ka p\u00ebr q\u00ebllim pengimin e veprimtaris\u00eb s\u00eb Medias por \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb procedimi penal ku publikimi apo shum\u00ebfishimi mediatik i informacioneve t\u00eb klasifikuara dhe sensitive (q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb vetvete q\u00ebllimi kriminal i k\u00ebtij sulmi), informacione k\u00ebto t\u00eb vjedhura, do t\u00eb c\u00ebnonte r\u00ebnd\u00eb si ecurin\u00eb e hetimeve, ashtu dhe sigurin\u00eb e \u00e7do qytetari t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebri\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Hetimet n\u00eb lidhje me k\u00ebto raste jan\u00eb komplekse dhe jan\u00eb n\u00eb vijim duke garantuar se Prokuroria Shqiptare \u00ebsht\u00eb maksimalisht e angazhuar dhe do t\u00eb kryej\u00eb \u00e7do veprim hetimor me q\u00ebllim zbardhjen e plot\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj veprimtarie kriminale.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokuroria e Tiran\u00ebs ka dal\u00eb me nj\u00eb njoftim n\u00eb lidhje me hetimet p\u00ebr sulmet kibernetike q\u00eb prek\u00ebn Shqip\u00ebrin\u00eb koh\u00ebt e fundit. N\u00eb njoftim thuhet se Prokuroria e Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb, ka regjistruar procedimin penal Nr.5430 p\u00ebr kryerjen e veprave penale \u201cP\u00ebrgjim i paligjsh\u00ebm i t\u00eb dh\u00ebnave kompjuterike\u201d, \u201cNd\u00ebrhyrja n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat kompjuterike\u201d, \u201cNd\u00ebrhyrja n\u00eb Sistemet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":283287,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-286429","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/286429","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=286429"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/286429\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/283287"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=286429"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=286429"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=286429"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}