{"id":287160,"date":"2022-09-22T18:23:13","date_gmt":"2022-09-22T16:23:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=287160"},"modified":"2022-09-22T18:23:13","modified_gmt":"2022-09-22T16:23:13","slug":"gomonet-me-shqiptare-drejt-anglise-rrumbullaku-takon-ambasadorin-king-smith-policia-nje-rresht-njoftim-per-emigrantet-e-paligjshem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/gomonet-me-shqiptare-drejt-anglise-rrumbullaku-takon-ambasadorin-king-smith-policia-nje-rresht-njoftim-per-emigrantet-e-paligjshem\/","title":{"rendered":"Gomonet me shqiptar\u00eb drejt Anglis\u00eb, Rrumbullaku takon ambasadorin King-Smith, Policia \u201cnj\u00eb rresht\u201d njoftim p\u00ebr emigrant\u00ebt e paligjsh\u00ebm"},"content":{"rendered":"<p>Drejtori i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka zhvilluar nj\u00eb takim sot me ambasadorin britanik n\u00eb Tiran\u00eb, Alastair King-Smith. N\u00eb fokus t\u00eb takimit thuhet se ka qen\u00eb thellimi i bashk\u00ebpunimit \u201cshum\u00eb t\u00eb mir\u00eb\u201d t\u00eb deritanish\u00ebm.<\/p>\n<p>Vlen t\u00eb theksohet se ky takim vjen n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb kur numri i shqiptar\u00ebve q\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb drejt vendit ishullor me gomone \u00ebsht\u00eb rritur shum\u00eb. Madje, Britania kishte vendosur t\u00eb bashk\u00ebpunonte me ish-drejtorin Nano p\u00ebr t\u00eb d\u00ebrguar ekipe t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta policore n\u00eb kanalin e La Manshit.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, edhe pse arsyet e v\u00ebrteta t\u00eb k\u00ebtij takimi t\u00eb sot\u00ebm kuptohen nga situata e krijuar, n\u00eb njoftimin zyrtar t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit nuk gjen as nj\u00eb rresht tamam p\u00ebr emigrant\u00ebt e paligjsh\u00ebm shqiptar\u00eb q\u00eb kan\u00eb mbushur brigjet e Anglis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026] si dhe lufta e p\u00ebrbashk\u00ebt kund\u00ebr emigracionit t\u00eb paligjsh\u00ebm\u201d, thuhet n\u00eb njoftimin e shp\u00ebrndar\u00eb p\u00ebr mediat nga Policia, t\u00eb cilin e gjeni t\u00eb plot\u00eb m\u00eb posht\u00eb.<\/p>\n<p>Takimi i Rrumbullakut me Ambasadorin britanik<\/p>\n<p>Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku priti n\u00eb takim ambasadorin britanik n\u00eb Shqip\u00ebri SHTZ Alastair King-Smith.<\/p>\n<p>N\u00eb fokus t\u00eb takimit ishin thellimi i bashk\u00ebpunimit shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb deritanish\u00ebm, dakord\u00ebsia p\u00ebr vijim\u00ebsin\u00eb e projekteve dhe marr\u00ebveshjeve t\u00eb n\u00ebnshkruara m\u00eb par\u00eb, ngritja e skuadrave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta hetimore, zhvillimi i operacioneve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, shk\u00ebmbimi n\u00eb koh\u00eb reale i\u00a0 informacioneve, duke vendosur kontakte t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta mes strukturave homologe, si dhe lufta e p\u00ebrbashk\u00ebt kund\u00ebr emigracionit t\u00eb paligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb takimit u vler\u00ebsua mb\u00ebshtetja e dh\u00ebn\u00eb nga agjencit\u00eb ligjzbatuese britanike, p\u00ebr struktura t\u00eb ndryshme t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, n\u00eb drejtim t\u00eb forcimit t\u00eb kapaciteteve profesionale dhe logjistike.<\/p>\n<p>Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb e njohu ambasadorin me prioritetet e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, duke u ndalur n\u00eb tri shtylla kryesore, reforma ligjore, arsimore dhe ajo strukturore.<\/p>\n<p>Reformimi i Akademis\u00eb s\u00eb Siguris\u00eb, ndryshimi i metodologjis\u00eb s\u00eb pun\u00ebs, ndryshimi i praktik\u00ebs s\u00eb vendimmarrjes s\u00eb deritanishme, n\u00eb menaxhimin e burimeve njerezore, p\u00ebr em\u00ebrimet apo transferimet n\u00eb detyr\u00eb, ishin disa nga \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb u trajtuan gjat\u00eb takimit.<\/p>\n<p>Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm ka theksuar se \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi b\u00ebrja e disa ndryshimeve n\u00eb ligjin \u201cP\u00ebr Policin\u00eb e Shtetit\u201d, sidomos n\u00eb nenet q\u00eb parashikojn\u00eb masa ndeshkimore, ndaj shkeljeve disiplinore, duke qen\u00eb se \u00ebsht\u00eb prioritet nd\u00ebshkimi dhe largimi nga organizata e Policis\u00eb i punonj\u00ebsve q\u00eb jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb paligjshm\u00ebri.<\/p>\n<p>Po ashtu, \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi ndryshimi strukturor i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, p\u00ebr t\u00eb forcuar m\u00eb shum\u00eb\u00a0 strukturat q\u00eb merren me krimin e organizuar, me q\u00ebllim b\u00ebrjen sa m\u00eb efikase t\u00eb organizat\u00ebs s\u00eb Policis\u00eb.<\/p>\n<p>Drejtori e ka siguruar ambasadorin se lufta ndaj krimit t\u00eb organizuar, migracionit dhe trafiqeve t\u00eb paligjshme, si dhe ndaj krimeve nd\u00ebrkufitare, jan\u00eb prioritete t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, t\u00eb cilat mund t\u00eb p\u00ebrmbushen m\u00eb s\u00eb miri kur Policia e Shtetit g\u00ebzon mb\u00ebshtetjen dhe besimin e partner\u00ebve dhe agjencive ligjzbatuese brenda dhe jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm garantoi ambasadorin se t\u00eb gjitha nismat, projektet dhe marr\u00ebveshjet e nisura m\u00eb par\u00eb do t\u00eb vijojn\u00eb t\u00eb realizohen plot\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Ambasadori SHTZ Alastair King-Smith e uroi Drejtorin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm, p\u00ebr misionin e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb ka marr\u00eb p\u00ebr drejtimin e organizat\u00ebs s\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit. Ai theksoi se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb partner shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr Britanin\u00eb e Madhe. Ambasadori i shprehu Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, mb\u00ebshtetjen e pal\u00ebkundur t\u00eb Britanis\u00eb s\u00eb Madhe, p\u00ebr t\u00eb luftuar bashk\u00ebrisht krimin e organizuar dhe terrorizmin, p\u00ebr nevojat q\u00eb ka aktualisht Policia e Shtetit, si dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar projektin p\u00ebr rikonstruktimin e DVKM Tiran\u00eb, q\u00eb vjen pas rikonstruktimit t\u00eb Komisariatit t\u00eb Policis\u00eb Rinas, investimit n\u00eb Nj\u00ebsin\u00eb e Pasagjer\u00ebve dhe projektit p\u00ebr aeroportin e Kuk\u00ebsit.<\/p>\n<p>Ambasadori i shprehu Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, gatishm\u00ebrin\u00eb e tij p\u00ebr t\u00eb ndihmuar Policin\u00eb e Shtetit, p\u00ebr sulmin kibernetik dhe ftoi nj\u00eb ekip ekspert\u00ebsh p\u00ebr krimin ekonomik dhe kriptomonedhat, p\u00ebr nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Drejtori i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka zhvilluar nj\u00eb takim sot me ambasadorin britanik n\u00eb Tiran\u00eb, Alastair King-Smith. N\u00eb fokus t\u00eb takimit thuhet se ka qen\u00eb thellimi i bashk\u00ebpunimit \u201cshum\u00eb t\u00eb mir\u00eb\u201d t\u00eb deritanish\u00ebm. Vlen t\u00eb theksohet se ky takim vjen n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb kur numri i shqiptar\u00ebve q\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb drejt vendit ishullor me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":287161,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-287160","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment","9":"category-kryesore","10":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/287160","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=287160"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/287160\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/287161"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=287160"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=287160"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=287160"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}