{"id":287227,"date":"2022-09-23T07:07:57","date_gmt":"2022-09-23T05:07:57","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=287227"},"modified":"2022-09-23T07:07:57","modified_gmt":"2022-09-23T05:07:57","slug":"nuk-pranoi-te-firmoste-aferen-qe-po-heton-sot-spak-ish-gjenerali-perballet-me-dhendrin-e-berishes-dhe-tregon-si-e-liruan-nga-detyra-e-plote","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/nuk-pranoi-te-firmoste-aferen-qe-po-heton-sot-spak-ish-gjenerali-perballet-me-dhendrin-e-berishes-dhe-tregon-si-e-liruan-nga-detyra-e-plote\/","title":{"rendered":"Nuk pranoi t\u00eb firmoste afer\u00ebn q\u00eb po heton sot SPAK, Ish-gjenerali p\u00ebrballet me dh\u00ebndrin e Berish\u00ebs dhe tregon si e liruan nga detyra (E PLOT\u00cb)"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb diskutimet p\u00ebr procedur\u00ebn e ndjekur p\u00ebr privatizimin e ish-kompleksit \u201cPartizani\u201d dhe hetimin e nisur nga SPAK p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, ka nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb emision edhe ish-drejtuesi i Komand\u00ebs s\u00eb Mb\u00ebshtetjes Logjistike t\u00eb FA, Vladimir Qiriazi. Ai \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me Abi Malltezin dhe panelist\u00ebt e tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Pas akuzave t\u00eb hedhura n\u00eb drejtim t\u00eb tij nga dh\u00ebndri i Berish\u00ebs p\u00ebr korrupsion, Qiriazi nd\u00ebrhyri n\u00eb \u201cOpen\u201d dhe sqaroi \u00e7\u00ebshtjen duke deklaruar se ai asokohe ka marr\u00eb nj\u00eb urdh\u00ebr t\u00eb vazhduesh\u00ebm p\u00ebr 6 muaj nga Ministria e Mbrojtjes, me n\u00eb krye Gazmend Oket\u00ebn, p\u00ebr ta firmosur procedur\u00ebn.<\/p>\n<p>Por, ish-gjenerali Qiriazi n\u00ebnvizoi se firma nuk ishte n\u00eb kompetencat e tij pasi kjo pron\u00eb nuk gjendej n\u00eb kontabilitetin e Komand\u00ebs q\u00eb ai drejtonte. Ai nuk ka pranuar t\u00eb firmoste afer\u00ebn q\u00eb po heton sot SPAK dhe u shkarkuar nga detyra.<\/p>\n<p>\u201cIshte procedur\u00eb e gjitha fiktive. S\u2019po them q\u00eb kam patur presion. M\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar p\u00ebrmes urdhrave dhe shkresave dhe un\u00eb i kam kthyer p\u00ebrgjigje sipas ligjit. Ka ardhur antikorrupsioni i zotit Bylykbashi dhe m\u00eb ka k\u00ebrkuar q\u00eb ta firmosja at\u00eb gj\u00eb duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb se pronar\u00ebt q\u00eb e k\u00ebrkojn\u00eb kjo mund t\u00eb shkaktoj\u00eb probleme p\u00ebr shtetin, un\u00eb i kam \u00e7do gj\u00eb sipas ligjit.<\/p>\n<p>Pasi ika, q\u00eb m\u00eb shkarkuan n\u00eb muajin shtator nuk e di \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb. Deri n\u00eb momentin q\u00eb kam qen\u00eb n\u00eb komand\u00eb, un\u00eb nuk e kam firmosur sepse ka qen\u00eb antiligjore. P\u00ebr zotin Jamarb\u00ebr q\u00eb m\u00eb akuzon mua p\u00ebr t\u00eb korruptuar m\u00eb vjen shum\u00eb keq se un\u00eb e di \u00e7far\u00eb kam hequr pas k\u00ebsaj procedure. Un\u00eb kam qen\u00eb punonj\u00ebs  shteti, kam zbatuar detyrat n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb serioze\u201d, tha nd\u00ebr t\u00eb tjera Qiriazi.<\/p>\n<p>Debati i plot\u00eb n\u00eb studion e emisionit \u201cOpen\u201d<\/p>\n<p>Glidona Daci: Nuk ka lidhjet hetimi q\u00eb ka SPAK-u me zotin Berisha apo zotin Malltezi. \u00cbsht\u00eb thjesht\u00eb hetim me num\u00ebr nuk ka emra. Zoti Malltezi a do ishte i gatsh\u00ebm t\u00eb p\u00ebrballej me gjeneral Qirjazin n\u00eb SPAK?<\/p>\n<p>Malltezi: Gjenerali nuk ia kam iden\u00eb se \u00e7far\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson. Po un\u00eb s\u2019kam pas asnj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie dhe nuk e di \u00e7far\u00eb funksioni kryen p\u00ebr \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb ballafaqohem un\u00eb me t\u00eb. N\u00eb SPAK shkoj p\u00ebr \u00e7far\u00ebdolloj gj\u00ebje, por k\u00ebtu t\u00eb thash\u00eb nj\u00eb fakt se ai njeri u shkarkuar se u gjet n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>Qiriazi: Meq\u00eb u p\u00ebrmenda d\u00ebshiroj t\u00eb them di\u00e7ka. Kam dijeni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb pasi kam qen\u00eb Komandant i Mb\u00ebshtetjes Logjistike dhe p\u00ebr nj\u00eb periduh\u00eb jo m\u00eb pak se 6 muaj jam marr\u00eb me k\u00ebt\u00eb problem. N\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb kam korrespodenc\u00eb q\u00eb duhet dhe mbase e keni p\u00ebrara dhe m\u00eb jep mua plot\u00ebsisht t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>Vasili: Lubonja shtroi nj\u00eb pyetje. Ju thoni q\u00eb ka qen\u00eb e paligjsh\u00ebm, por pse ka qen\u00eb?<\/p>\n<p>Qiriazi: N\u00ebse do ta kishit procedur\u00ebn q\u00eb kam l\u00ebn\u00eb, prona q\u00eb mua m\u00eb k\u00ebrkohej ta firmosja nuk ishte n\u00eb kontabilitet t\u00eb Komand\u00ebs Logjistike. Pronaret nuk paraqit\u00ebn asnj\u00eb certifikate ose dokument tjet\u00ebr q\u00eb ta merrnin. Kan\u00eb ardhur disa audite p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb kontrollin e atij dokumenti q\u00eb kishte ardhur. Prona nuk mund t\u00eb jepej se nuk kisha kontabilitet, asnj\u00eb lloj azhornimi. K\u00ebt\u00eb pron\u00eb e ka patur Ministria e Mbrojtjes.<\/p>\n<p>Vasili: At\u00ebher\u00eb p\u00ebrse ua k\u00ebrkonin juve? Ju keni qen\u00eb drejtues n\u00eb Komand\u00ebn e Logjistik\u00ebs mb\u00ebshtet\u00ebse q\u00eb administron shumic\u00ebn e pronave t\u00eb ushtris\u00eb.<\/p>\n<p>Qiriazi: Ishte procedur\u00eb e gjitha fiktive. S\u2019po them q\u00eb kam patur presion. M\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar p\u00ebrmes urdhrave dhe shkresave dhe un\u00eb i kam kthyer p\u00ebrgjigje sipas ligjit. Ka ardhur antikorrupsioni i zotit Bylykbashi dhe m\u00eb ka k\u00ebrkuar q\u00eb ta firmosja at\u00eb gj\u00eb duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb se pronar\u00ebt q\u00eb e k\u00ebrkojn\u00eb kjo mund t\u00eb shkaktoj\u00eb probleme p\u00ebr shtetin, un\u00eb i kam \u00e7do gj\u00eb sipas ligjit. Pasi ika, q\u00eb m\u00eb shkarkuan n\u00eb muajin shtator nuk e di \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb. Deri n\u00eb momentin q\u00eb kam qen\u00eb n\u00eb komand\u00eb, un\u00eb nuk e kam firmosur sepse ka qen\u00eb antiligjore. P\u00ebr zotin Jamarb\u00ebr q\u00eb m\u00eb akuzon mua p\u00ebr t\u00eb korruptuar m\u00eb vjen shum\u00eb keq se un\u00eb e di \u00e7far\u00eb kam hequr pas k\u00ebsaj procedure. Un\u00eb kam qen\u00eb punonj\u00ebs  shteti, kam zbatuar detyrat n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb serioze.<\/p>\n<p>Zheji: That\u00eb se nuk keni pasur presion, por te Komandanti i P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe ministri keni shkuar, ju ka ardhur disa her\u00eb Antikorrupsioni, pra ky \u00ebsht\u00eb presioni.<\/p>\n<p>Qiriazi: Mua m\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb firmosja procedur\u00ebn e privatizimit t\u00eb kompleksit Partizani nga ministri i Mbrojtjes zoti Oketa. Un\u00eb i kam th\u00ebn\u00eb q\u00eb kjo pron\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb kontabilitet dhe q\u00eb k\u00ebtu dal jasht\u00eb un\u00eb. Un\u00eb nuk mund t\u00eb zbatoja nj\u00eb urdh\u00ebr q\u00eb binte ndesh me ligjet.<\/p>\n<p>Lubonja: Pse erdh\u00ebn tek juve k\u00ebta dhe nuk shkuan te ai q\u00eb e kishte v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr ta firmosur k\u00ebt\u00eb dhe kush \u00ebsht\u00eb ai. Kush e kishte n\u00eb defter k\u00ebt\u00eb?<\/p>\n<p>Qiriazi: Ministria e Mbrojtjes ka shum\u00eb prona dhe sipas komandave kan\u00eb edhe kontabilitetin e tyre. Un\u00eb kisha prona n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb por klubin Partizani nuk ishte e imja. E kishte Ministria e Mbrojtjes.<\/p>\n<p>Hila: Cila komand\u00eb e kishte?<\/p>\n<p>Qiriazi: K\u00ebt\u00eb iu kam th\u00ebn\u00eb edhe un\u00eb. Kjo pron\u00eb ishte e ministris\u00eb dhe se kujt i takonte firma nuk e di.<\/p>\n<p>Vasili: Pse jua k\u00ebrkonin ju?<\/p>\n<p>Qiriazi: Nuk e di, mund ta kishte Ministria e Mbrojtjes apo Shtabi i P\u00ebrgjithsh\u00ebm. Un\u00eb di q\u00eb ka qen\u00eb e Ministres s\u00eb Mbrojtjes dhe at\u00ebher\u00eb ka qen\u00eb me SHA Partizani, me klubin e futbollit Partizani me president Albert Xhanin. Un\u00eb u vura para nj\u00eb urdhri p\u00ebr nj\u00eb pron\u00eb q\u00eb s\u2019e kisha.. Un\u00eb po ju them kam qen\u00eb koshient n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb at\u00eb \u00e7a kam b\u00ebr\u00eb. Se si u firmos m\u00eb tutje un\u00eb nuk di gj\u00eb. S\u2019kam asgj\u00eb me pronar\u00ebt, ta g\u00ebzoj\u00eb kush e ka marr\u00eb. Un\u00eb vet\u00eb si shtetar<br \/>\np\u00ebrball\u00eb k\u00ebtij urdhri nuk mund t\u2019i p\u00ebrgjigjesha. Mua m\u00eb erdhi urdhri i ministrit p\u00ebr ta firmosur dhe shefit t\u00eb shtabit i kam k\u00ebrkuar pse kjo pron\u00eb vjen p\u00ebr t\u00eb firmosur un\u00eb kur un\u00eb nuk e kam n\u00eb kontabilitet. Un\u00eb isha punonj\u00ebs i shtetit dhe iu drejtova shtetit tim n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjeve.<\/p>\n<p>Malltezi: Ushtarak\u00eb merrnin para p\u00ebr t\u00eb futur persona informal\u00eb. Kam raportin e anti korrupsionin q\u00eb min i mbrojtjes t\u00eb nisi masa disiplinore ndaj Qirjazit<\/p>\n<p>Qiriazi: E njoh mir\u00eb k\u00ebt\u00eb dokument!<\/p>\n<p>Malltezi: Kini mir\u00ebsin\u00eb t\u00eb m\u00eb d\u00ebgjoni. N\u00eb faqen 2 citon ju nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb dor\u00ebzim nga komanda mb\u00ebshtet\u00ebse e s\u2019mund ta dor\u00ebzoj\u00eb. Kjo pron\u00eb thuhet \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb administrim. k\u00ebto kan\u00eb p\u00ebrmendur drejtor\u00ebt p\u00ebrkat\u00ebs. K\u00ebto dy drejtor\u00eb thon\u00eb k\u00ebto jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb nuk paraqet interes. mbase ase dinit q\u00eb aty b\u00ebhej ping pong me pronat por dinit q\u00eb aty kishte persona informale.<\/p>\n<p>Qiriazi: Nuk e dija aspak. kam b\u00ebr\u00eb at\u00eb pun\u00eb q\u00eb m\u00eb \u00ebsht\u00eb caktuar t\u00eb b\u00ebj. E di shum\u00eb mir\u00eb dokumentit dhe i jam p\u00ebrgjigjur duke iu drejtuar kryeministrit t\u00eb koh\u00ebs Sali Berisha dhe Bamir Topit. jam t\u00ebr\u00ebsisht i bindur n\u00eb at\u00eb q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb dhe th\u00ebn\u00eb. I kam th\u00ebn\u00eb t\u00eb gjitha, prona nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb kontabilitet, nuk kam tentuar ta marr, kam dashur t\u00eb b\u00ebj procedura ligjore q\u00eb ta marr e t\u00eb vijoj m\u00eb tej dhe nuk m\u00eb kan\u00eb lejuar.<\/p>\n<p>Eni Vasili: Kan\u00eb dashur t\u2019jua ngecnin firm\u00ebn?<\/p>\n<p>Qiriazi: M\u00eb vjen mir\u00eb q\u00eb e the sepse un\u00eb nuk e thash\u00eb. P\u00ebr sa koh\u00eb un\u00eb i vet\u00ebm merresha me k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb kjo i tregon t\u00eb gjitha.<\/p>\n<p>Eni Vasili: N\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin tuaj, procedura e pasardh\u00ebsit tuaj \u00ebsht\u00eb e ligjshme apo jo, privatizimi dometh\u00ebn\u00eb?<\/p>\n<p>Qiriazi: Zonja Eni, po shoh q\u00eb zoti Jamarb\u00ebr p\u00ebrpiqet t\u00eb nxjerr\u00eb dokumente q\u00eb nuk kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me mua dhe duke th\u00ebn\u00eb q\u00eb kishte njer\u00ebz q\u00eb merrnin ryshfet, ju siguroj q\u00eb s\u2019kan\u00eb lidhje me mua. Procedur\u00ebn e kam nisur n\u00eb 2009. \u00cbsht\u00eb nj\u00eblloj si nj\u00eb drejtori aty ti jap\u00ebsh urdh\u00ebr shitma News24, \u00ebsht\u00eb e tmerrshme. N\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb kam b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm detyr\u00ebn si shtetar. \u00cbsht\u00eb naive t\u00eb mendosh q\u00eb nj\u00eb gjeneral i Forcave t\u00eb Armatosura, di \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb urdhri dhe \u00e7p\u00ebrpjekje b\u00ebhet p\u00ebr t\u00eb zbatuar urdhrin e drejtuesve, por jam aq i qet\u00eb p\u00ebr gjith\u00e7ka kam b\u00ebr\u00eb. U transferova nga ajo komand\u00eb, u lirova n\u00eb 2009, sot i kam sheshuar brenga dhe vuaj pasojat e di\u00e7kaje q\u00eb kam zbatuar me urdhrat e shtetit. Ajo nuk \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e babait tim.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb diskutimet p\u00ebr procedur\u00ebn e ndjekur p\u00ebr privatizimin e ish-kompleksit \u201cPartizani\u201d dhe hetimin e nisur nga SPAK p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, ka nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb emision edhe ish-drejtuesi i Komand\u00ebs s\u00eb Mb\u00ebshtetjes Logjistike t\u00eb FA, Vladimir Qiriazi. Ai \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me Abi Malltezin dhe panelist\u00ebt e tjer\u00eb. Pas akuzave t\u00eb hedhura n\u00eb drejtim t\u00eb tij nga dh\u00ebndri [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":287228,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-287227","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/287227","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=287227"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/287227\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/287228"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=287227"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=287227"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=287227"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}