{"id":287338,"date":"2022-09-23T13:15:59","date_gmt":"2022-09-23T11:15:59","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=287338"},"modified":"2022-09-23T13:15:59","modified_gmt":"2022-09-23T11:15:59","slug":"nje-leter-nga-ish-nxenesja-e-mehmet-akif-si-mund-te-mbyllet-nje-burim-dijesh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/nje-leter-nga-ish-nxenesja-e-mehmet-akif-si-mund-te-mbyllet-nje-burim-dijesh\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb let\u00ebr nga ish nx\u00ebn\u00ebsja e \u2018Mehmet Akif\u2019: Si mund t\u00eb mbyllet nj\u00eb burim dijesh?"},"content":{"rendered":"<p>K\u00ebshilli i Ministrave vendosi t\u00eb enjten mbylljen e institucionit arsimor parauniversitar \u201cMehmet Akif Ersoy\u201d, i cili funksiononte si kolegj p\u00ebr vajza dhe djem dhe financohej nga fondacioni \u201cGulistan\u201d i lakuar p\u00ebr lidhjet me klerikun turk Fetullah Gylen. Vendimi u publikua n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb Kryeministris\u00eb pa asnj\u00eb shpjegim apo arsyetim.<\/p>\n<p>Reagimet e nx\u00ebn\u00ebsve q\u00eb studiojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkoll\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb shumta, madje nj\u00eb ish nx\u00ebn\u00ebset e k\u00ebsaj shkolle ka reaguar me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb letre ku shpreh krenarin\u00eb e saj, p\u00ebr faktin se dikur u ul n\u00eb bankat e atij kolegji.<\/p>\n<p>Letra e plot\u00eb:<\/p>\n<p><em>E sot, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, pash\u00eb profesorin tim, drejtorin e shkoll\u00ebs, q\u00eb ishte burimi yn\u00eb i shpres\u00ebs, optimizmit, e qeshura e shkoll\u00ebs ton\u00eb, me lot n\u00eb sy. Me lot n\u00eb sy, por me kok\u00ebn lart. Me lot n\u00eb sy, por me dor\u00ebn n\u00eb zem\u00ebr duke k\u00ebnduar himnin shqiptar. Duke k\u00ebnduar himnin e vendit ton\u00eb, n\u00eb krye t\u00eb nx\u00ebn\u00ebseve t\u00eb rreshtuara n\u00eb m\u00ebngjesin m\u00eb t\u00eb dhimbsh\u00ebm q\u00eb kjo shkoll\u00eb ka d\u00ebshmuar. Duke k\u00ebnduar himnin komb\u00ebtar, para flamurit\u2026 nj\u00ebz\u00ebri, t\u00eb bashkuar.<\/em><\/p>\n<p><em>E un\u00eb jam nj\u00eb maturante e vjet\u00ebr, q\u00eb u ul n\u00eb k\u00ebto banka 3 vite, q\u00eb qeshi k\u00ebtyre korridor\u00ebve, e m\u00ebsoi e m\u00ebsoi e m\u00ebsoi. Un\u00eb jam nj\u00eb maturante mes atyre q\u00eb fitoi olimpiada komb\u00ebtare, gjithmon\u00eb e shtyr\u00eb nga m\u00ebsuesit e mi, profesori im, q\u00eb pan\u00eb potencial, t\u00eb cilin vet\u00eb un\u00eb nuk e njihja. Un\u00eb jam nj\u00eb maturante, q\u00eb arriti q\u00ebllimet e saja, kapi \u00ebndrrat m\u00eb t\u00eb larg\u00ebta, e krenoi jo vet\u00ebm veten, jo vet\u00ebm familjen, por fundja t\u00eb gjith\u00eb. Jam nj\u00eb maturante me medalje t\u00eb art\u00eb, cmimi m\u00eb i lart\u00eb p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit m\u00eb t\u00eb arrir\u00eb, e fundja ajo medalje nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm imja, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkushtimi i m\u00ebsuesve t\u00eb mi, besimi i tyre, puna e tyre e pamase. \u00cbsht\u00eb e shkoll\u00ebs sime, e frym\u00ebs s\u00eb saj motivuese dhe e cdo njeriu q\u00eb e p\u00ebrb\u00ebn at\u00eb. Cdo nx\u00ebn\u00ebsi, cdo m\u00ebsuesi, cdo kujdestareje, e cdo tezeje ton\u00ebn t\u00eb dashur. E sot pse vall\u00eb duhet ti shikoj me lot n\u00eb sy, me fytyra t\u00eb ngrira, me zemra t\u00eb thyera?<\/em><\/p>\n<p><em>Cili \u00ebsht\u00eb faji i tyre? Cili \u00ebsht\u00eb faji yn\u00eb? Vall\u00eb, se nxor\u00ebn brezni pas breznie me individ\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm, t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb? Vall\u00eb, se vendos\u00ebn rregullin, etik\u00ebn dhe moralin t\u00eb par\u00ebn? Vall\u00eb, se besuan n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb? Se k\u00ebnduan himnin cdo t\u00eb h\u00ebn\u00eb, n\u00eb shi a n\u00eb diell a n\u00eb bor\u00eb? Se festuan me jav\u00eb t\u00eb t\u00ebra dit\u00ebn e flamurit? A se frym\u00ebzuan nx\u00ebn\u00ebse t\u00eb panum\u00ebrta e kapur p\u00ebrdore i percoll\u00ebn drejt nj\u00eb t\u00eb ardhmeje m\u00eb t\u00eb mir\u00eb? Nj\u00eb shkoll\u00eb e vog\u00ebl, nj\u00eb zem\u00ebr e madhe.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebr shum\u00eb prej nesh, Mehmet Akifi nuk ishte thjesht gjimnazi yn\u00eb, ishte shtepia jon\u00eb, familja jon\u00eb e madhe. Vajza nga e gjith\u00eb Shqip\u00ebria u b\u00ebn\u00eb bashk\u00eb n\u00eb konvikte. Q\u00eb t\u00eb vockla, larg familjes, larg jet\u00ebs q\u00eb dikur njihnin. E s\u00ebrisht nuk u ndien kurr\u00eb t\u00eb humbura n\u00eb nj\u00eb qytet t\u00eb huaj, kurr\u00eb t\u00eb vetmuara n\u00eb mes njer\u00ebzve t\u00eb rinj. P\u00ebr to ishte gjithnj\u00eb Mehmet Akifi, gjithnj\u00eb pran\u00eb tyre, gjithnj\u00eb aty. Me nj\u00eb kujdestare t\u00eb buz\u00ebqeshur, me nj\u00eb p\u00ebrqafim t\u00eb ngroht\u00eb nga nj\u00eb mesues, a me nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb mir\u00eb. M\u00ebsuesit vinin tek ne, ndon\u00ebse jasht\u00eb orarit m\u00ebsimor, kurdo kishim nevoj\u00eb, kurdoher\u00eb ne k\u00ebrkonim. Kaluan nat\u00ebn n\u00eb shkolle, kur ra termeti. Jo pran\u00eb familjeve t\u00eb tyre, pran\u00eb nesh. Ishin gjithnj\u00eb aty, gjithnj\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Para dyerve t\u00eb Mehmet Akifit hodha kapelen e diplomimit. Para dyerve t\u00eb Mehmet Akifit mu dhan\u00eb medaljet e olimpiadave, certifikatat e arritjeve. E para dyerve t\u00eb Mehmet Akifit zemra ime u frym\u00ebzua, e u hap p\u00ebr burimim e dijeve q\u00eb rridhte brenda atyre dyerve.<\/em><\/p>\n<p><em>E pra, n\u00eb sekretarin\u00eb e universitetit t\u00eb mjeksis\u00eb, zyrtar\u00ebt thonin \u201cSa shum\u00eb nx\u00ebn\u00ebse t\u00eb Mehmet Akifit paskan fituar! Shkoll\u00eb cil\u00ebsore!\u201d. Ah, \u201cshkoll\u00eb cilesor\u00eb\u201d epiteti q\u00eb i vishej Mehmet Akifit gjithnj\u00eb, gjithandej nga gjithkush. E pra sot, pa asnj\u00eb arsye, pa asnj\u00eb arsye te vetme, erdhi nj\u00eb urdher absurd, nj\u00eb urdher i papritur p\u00ebr ta mbyllur institucionin ton\u00eb t\u00eb dijes e vlerave t\u00eb larta.<\/em><\/p>\n<p><em>Mesuesit ashtu si nx\u00ebn\u00ebsit ashtu si priderit ashtu si dhe ju, \u00e7do shqiptar tjet\u00ebr u informuan nga lajmet, mediat. Ishin t\u00eb papergatitur, e mburojat si kishin v\u00ebn\u00eb akoma. Ishte nj\u00eb thike q\u00eb na \u00e7au zemr\u00ebn tej p\u00ebr tej. Nj\u00eb teh q\u00eb gjakosi lot\u00ebt e nx\u00ebn\u00ebsve q\u00eb e duan shkoll\u00ebn e tyre.. Nj\u00eb teh q\u00eb shembi bot\u00ebn e m\u00ebsuesve e punonjesve p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt shkolla ishte vete jeta, e jeta e g\u00ebrshetuar me shkollen. Ne nuk duam t\u00eb largohemi. P\u00ebrse po debohemi jasht\u00eb saj pa th\u00ebn\u00eb nj\u00eb lamutumir\u00eb t\u00eb fundit? Ne e duam Mehmet Akifin ton\u00eb \u00cbsht\u00eb shkolla jon\u00eb! Zgjedhja jon\u00eb, dhe e 30 brezave para nesh!<\/em><\/p>\n<p><em>Na d\u00ebgjoni, se z\u00ebri yn\u00eb jehon! Z\u00ebri yn\u00eb \u00ebsht\u00eb z\u00ebri i cdo nx\u00ebn\u00ebsi, i cdo m\u00ebsuesi, i cdo prindi. Si mund t\u00eb mbyllet nj\u00eb shkoll\u00eb, burim dijesh? Si mund t\u00eb mbyllet shkolla me rezultatet m\u00eb t\u00eb mira n\u00eb Shqip\u00ebri? P\u00ebrse? P\u00ebrse pra? Na d\u00ebgjoni! Nuk do largohemi! Fundja c\u2019mund t\u00eb humbim m\u00eb shum\u00eb\u2026<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebshilli i Ministrave vendosi t\u00eb enjten mbylljen e institucionit arsimor parauniversitar \u201cMehmet Akif Ersoy\u201d, i cili funksiononte si kolegj p\u00ebr vajza dhe djem dhe financohej nga fondacioni \u201cGulistan\u201d i lakuar p\u00ebr lidhjet me klerikun turk Fetullah Gylen. Vendimi u publikua n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb Kryeministris\u00eb pa asnj\u00eb shpjegim apo arsyetim. Reagimet e nx\u00ebn\u00ebsve q\u00eb studiojn\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":287339,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-287338","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-lajme","10":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/287338","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=287338"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/287338\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/287339"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=287338"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=287338"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=287338"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}