{"id":287469,"date":"2022-09-23T21:11:07","date_gmt":"2022-09-23T19:11:07","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=287469"},"modified":"2022-09-23T21:11:07","modified_gmt":"2022-09-23T19:11:07","slug":"rama-rrefen-momentin-e-vecante-kancelari-scholz-mu-duk-si-merkel-por-e-kuptova-kur-me-tha","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/rama-rrefen-momentin-e-vecante-kancelari-scholz-mu-duk-si-merkel-por-e-kuptova-kur-me-tha\/","title":{"rendered":"Rama rr\u00ebfen momentin e ve\u00e7ant\u00eb: Kancelari Scholz m\u2019u duk si Merkel, por e kuptova kur m\u00eb tha\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Angela Merkel ishte politikania e vetme e cila i b\u00ebri ball\u00eb val\u00ebs s\u00eb refugjat\u00ebve n\u00eb vitin 2015 dhe sipas tij ajo u p\u00ebrpoq q\u00eb t\u00eb ishte gjithmon\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto deklarata Rama i b\u00ebri n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr emisionin radiofonik nga Alaister Campbell dhe Rory Ste\u00ebart.<\/p>\n<p>Gjithashtu Rama ka treguar nj\u00eb moment t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, se kur ka takuar kancelarin Olaf Scholz n\u00eb zyr\u00ebn e Merkel, e ka ngat\u00ebrruar me ish-kancelaren. Ai tha se e ka kuptuar q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb Merkel, kur kancelari i ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb i angazhuar q\u00eb Shqip\u00ebria dhe Ballkani Per\u00ebndimor t\u00eb futen n\u00eb BE gjat\u00eb mandatit t\u00eb tij, gj\u00eb q\u00eb sipas Ram\u00ebs, Merkel s\u2019do e thoshte asnj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Pjes\u00eb nga intervista:<\/p>\n<p>Ju keni nj\u00eb mar\u00ebdh\u00ebnie shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb me Angela Merkel. A ka vazhduar me Scholtz, vazhdoni ta ndieni mb\u00ebshtetjen e gjerman\u00ebve?<\/p>\n<p>Edi Rama: Do t\u00eb them nj\u00eb gj\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb shaka, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Kur takova Scholtz n\u00eb zyr\u00ebn e Angelas, p\u00ebr ca minuta po ndihesha shum\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm sepse po mendoja ishte ajo q\u00eb prezantonte veten e saj si burr\u00eb para meje. I nj\u00ebjti q\u00ebndrim, e nj\u00ebjta m\u00ebnyr\u00eb e mbajtjes s\u00eb duarve, e nj\u00ebjta pamje, i  nj\u00ebjti reagim, i nj\u00ebjti ton z\u00ebri. E kuptova q\u00eb nuk ishte ajo, por ai, n\u00eb momentin kur tha jam i angazhuar q\u00eb Shqip\u00ebria dhe Ballkani Per\u00ebndimor t\u00eb futen n\u00eb BE gjat\u00eb mandatit tim, ajo nuk do e thoshte kurr\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Por, ajo po e b\u00ebnte apo jo?<\/p>\n<p>Edi Rama: Jo por k\u00ebrkon koh\u00eb, shum\u00eb koh\u00eb dhe un\u00eb thash\u00eb edhe sa mandate duhet t\u00eb fitosh ta realizosh nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Mendoj se \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht e padrejt\u00eb ta kritikosh nisur nga krahasimi me Angela Merkelin, kur ajo u largua nga detyra dhe besoj q\u00eb n\u00ebse njer\u00ebzit p\u00ebrpiqen t\u00eb rikujtojn\u00eb Angelan n\u00eb muajt e saj t\u00eb par\u00eb n\u00eb detyr\u00eb, jam i sigurt q\u00eb ajo dhe Scholzi do t\u00eb jen\u00eb s\u00ebrish t\u00eb nj\u00ebjtit. Ajo nuk ishte Angela q\u00eb njohim sot. Ajo ishte shum\u00eb m\u00eb e brisht\u00eb, shum\u00eb m\u00eb e pasigurt. K\u00ebshtu q\u00eb mendoj se ai i ka t\u00eb gjith\u00eb kapacitetet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e Angelas n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb m\u00eb flisni rreth Angela Merkelit n\u00eb kulmin e saj. Meq\u00eb ju e admironi, \u00e7far\u00eb mendoni se e b\u00ebnte, ose mendoni se ajo \u00ebsht\u00eb politikania m\u00eb e madhe e Europ\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb dekad\u00eb?<\/p>\n<p>Edi Rama: Ndoshta kjo dekad\u00eb ka qen\u00eb m\u00eb e lehta p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb m\u00eb e mira n\u00eb Evop\u00eb, pasi konkurrenca nuk ka qen\u00eb edhe aq e madhe. Po, mendoj se ajo i shp\u00ebtoi nderin Evrop\u00ebs dhe nderin e qytet\u00ebrimit ton\u00eb n\u00eb momentin kur ajo q\u00ebndroi shum\u00eb fort p\u00ebrball\u00eb val\u00ebs s\u00eb madhe t\u00eb refugjat\u00ebve n\u00eb vitin 2015. Kjo ishte di\u00e7ka fantastike. P\u00ebrkund\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb sondazheve, p\u00ebrkund\u00ebr gjith\u00eb opioninit publik, p\u00ebrkund\u00ebr gjith\u00eb frik\u00ebs dhe s\u00eb panjohur\u00ebs, ajo q\u00ebndroi fort dhe ky ishte padyshim nj\u00eb moment i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, kur njeriu e ndjehet v\u00ebrtet i privilegjuar q\u00eb e ka njohur kancelaren. Pastaj mendoj q\u00eb, po, ajo ishte e jasht\u00ebzakonshme n\u00eb kuptimin q\u00eb ajo nuk shprehu kurr\u00eb ide utopike. Ajo gjithmon\u00eb ishte e p\u00ebrgatitur, u q\u00ebndroi gjithmon\u00eb fakteve dhe u p\u00ebrpoq gjithmon\u00eb t\u00eb ishte e v\u00ebrtet\u00eb. Mendoj q\u00eb Angela Merkel ishte dikush q\u00eb nuk mund t\u2019i l\u00ebsh mbresa.<\/p>\n<p>Ishte e pamundur t\u2019i b\u00ebje p\u00ebrshtypje.<\/p>\n<p>Edi Rama: Po, e pamundur. Ajo ishte dikush q\u00eb nuk e ndjente nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u2019i r\u00ebn\u00eb n\u00eb sy. Ishte shum\u00eb e sjellshme dhe shum\u00eb e njer\u00ebzishme, por t\u00eb qen\u00ebt se nuk t\u00ebrhiqet nga gj\u00ebrat \u00ebsht\u00eb shkalla m\u00eb e lart\u00eb e respektit, dinjitetit dhe vet\u00ebdijes s\u00eb saj. Mendoj se ishte e jasht\u00ebzakonshme. Nuk ishte dikush q\u00eb t\u00eb mund t\u2019i lije mbresa.<\/p>\n<p>Nga kat\u00ebr pyetjet q\u00eb ju b\u00ebra m\u00eb her\u00ebt , u p\u00ebrgjigj\u00ebt p\u00ebr tre prej tyre, por jo p\u00ebr nj\u00ebr\u00ebn. Sapo p\u00ebrshkruat disa nga cil\u00ebsit\u00eb e Angela Merkelit, mendoni se t\u00eb nj\u00ebjtat cil\u00ebsi do t\u00eb vlenin edhe p\u00ebr kryeministrin ton\u00eb t\u00eb sapo larguar nga detyra?<\/p>\n<p>Edi Rama: Ju po p\u00ebrpiqeni t\u00eb m\u00eb \u00e7oni n\u00eb rrug\u00ebn e gabuar. Pak m\u00eb par\u00eb po m\u00eb flisje p\u00ebr pikturat. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb piktur\u00eb tjet\u00ebr e famshme, ku p\u00ebrshkruhet nj\u00eb vajz\u00eb e re mbi kal\u00eb dhe Alistair tani po m\u00eb shtyn q\u00eb un\u00eb t\u00eb jem n\u00eb rolin e asaj zonj\u00ebs s\u00eb re, pasi i tregon kryeministrit t\u00eb gjor\u00eb shqiptar se sa \u201ci tmerrsh\u00ebm ishte kryeministri Boris Johnson\u201d. Por, un\u00eb nuk do t\u00eb bie n\u00eb at\u00eb kurth.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Angela Merkel ishte politikania e vetme e cila i b\u00ebri ball\u00eb val\u00ebs s\u00eb refugjat\u00ebve n\u00eb vitin 2015 dhe sipas tij ajo u p\u00ebrpoq q\u00eb t\u00eb ishte gjithmon\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. K\u00ebto deklarata Rama i b\u00ebri n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr emisionin radiofonik nga Alaister Campbell dhe Rory Ste\u00ebart. Gjithashtu [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":287470,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-287469","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/287469","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=287469"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/287469\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/287470"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=287469"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=287469"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=287469"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}