{"id":287734,"date":"2022-09-25T10:43:15","date_gmt":"2022-09-25T08:43:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=287734"},"modified":"2022-09-25T10:43:15","modified_gmt":"2022-09-25T08:43:15","slug":"non-pejperi-i-rreme-serb-dokumenti-origjinal-franko-gjerman-dhe-rruga-njekalimeshe-e-njohjes-se-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/non-pejperi-i-rreme-serb-dokumenti-origjinal-franko-gjerman-dhe-rruga-njekalimeshe-e-njohjes-se-kosoves\/","title":{"rendered":"Non-pejp\u00ebri i rrem\u00eb serb, dokumenti origjinal franko-gjerman dhe rruga nj\u00ebkalim\u00ebshe e njohjes s\u00eb Kosov\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Nga Shaban Murati<\/p>\n<p>Botuar n\u00eb DITA<\/p>\n<p>Duke demostruar vetin\u00eb tipike gjenetike serbe, t\u00eb pohuar nga ish-presidenti dhe shkrimtari serb \u00c7osi\u00e7 se \u201crrena \u00ebsht\u00eb virtut i serb\u00ebve\u201d, presidenti i Serbis\u00eb Vu\u00e7i\u00e7 po insinuon formatim t\u00eb ri, arkitektur\u00eb t\u00eb re dhe kuadrim t\u00eb ri t\u00eb dialogut Serbi-Kosov\u00eb, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb shtyj\u00eb ose t\u00eb shmang\u00eb or\u00ebn finale shtet\u00ebrore, q\u00eb po vjen e pashmang\u00ebshme p\u00ebr zgjidhjen p\u00ebrfundimtare t\u00eb dialogut me njohje reciproke.<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00ebn 10 shtator, nj\u00eb dit\u00eb pas\u00a0 bisedimeve t\u00eb tij n\u00eb Beograd me dy k\u00ebshilltar\u00ebt diplomatik\u00eb t\u00eb presidentit francez dhe t\u00eb kancelarit gjerman, Vu\u00e7i\u00e7 deklaroi se ai mori nj\u00eb propozim p\u00ebr nj\u00eb \u201ckuad\u00ebr t\u00eb ri t\u00eb bisedimeve t\u00eb Brukselit, i cili duhet t\u00eb \u00e7oj\u00eb te nj\u00eb zgjidhje finale me Kosov\u00ebn\u201d. Ngrefosja personale e presidentit serb mori fund shpejt dhe ai iu drejtua rren\u00ebs diplomatike dhe propagandistike p\u00ebr vet\u00ebngush\u00ebllim.<\/p>\n<p>Menjeher\u00eb e gjith\u00eb diplomacia dhe propaganda serbe ngriti konstruksionin fals propagandistik t\u00eb t\u00eb ashtuquajturit \u201ckuad\u00ebr t\u00eb ri apo korniz\u00eb t\u00eb re\u201d t\u00eb dialogut midis Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs, jo ashtu si\u00e7 ia kishin k\u00ebrkuar dy k\u00ebshilltar\u00ebt diplomatik\u00eb t\u00eb Franc\u00ebs dhe t\u00eb Gjermanis\u00eb, por ashtu si\u00e7 do ta d\u00ebshironte presidenti serb.<\/p>\n<p>Ky konstruksin propagandistik serb po mb\u00ebshtetet n\u00eb dy shtylla demagogjike.<\/p>\n<p>E para, q\u00eb Vu\u00e7i\u00e7 po tregohet trim mbi trimat dhe po u kund\u00ebrvihet presioneve t\u00eb Franc\u00ebs dhe t\u00eb Gjermanis\u00eb, madje n\u00eb 19 shtator n\u00eb Nju Jork u mburr se e ka refuzuar ta marr\u00eb letr\u00ebn e BE p\u00ebr \u201ckuadrin e ri\u201d t\u00eb dialogut.<\/p>\n<p>E dyta, propaganda serbe me nxitim hodhi n\u00eb qarkullim nj\u00eb t\u00eb ashtuquajtur projekt-marr\u00ebveshje gjoja t\u00eb propozuar nga Franca dhe Gjermania, nj\u00eb non pejp\u00ebr t\u00eb ri \u201cfake\u201d, i cili p\u00ebrmban d\u00ebshirat, tezat dhe interesat e Serbis\u00eb. Portali i njohur proqeveritar serb \u201cB92\u201d shkruante n\u00eb 19 shtator se \u201cKuadri i ri \u00ebsht\u00eb propozim i ri, q\u00eb erdhi direkt nga p\u00ebrfshirja e Makronit dhe e Sholcit n\u00eb procesin e dialogut, sepse sipas dokumentit Kosova dhe Serbia vet\u00eb nuk do t\u00eb jen\u00eb kurr\u00eb n\u00eb gjendje ta zgjidhin problemin dhe Serbis\u00eb nuk do t\u2019i k\u00ebrkohet t\u00eb njoh\u00eb legalisht Kosov\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb interesant, se ashtu si non-pejp\u00ebri serb i prillit t\u00eb vitit t\u00eb kaluar p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet Serbi-Kosov\u00eb, edhe ky i tanishmi zgjodhi Prishtin\u00ebn t\u00eb shp\u00ebrndahej n\u00eb 19 shtator. Madje presidenti serb Vu\u00e7i\u00e7 u b\u00eb qesharak n\u00eb 20 shtator kur n\u00eb Nujork iu referua mediave shqiptare p\u00ebr \u201ckuadrin e ri\u201d t\u00eb projekt-marr\u00ebveshjes, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb ai e ka n\u00eb zyr\u00ebn e tij projekt-marr\u00ebveshjen e v\u00ebrtet\u00eb, q\u00eb i lan\u00eb n\u00eb tavolin\u00eb k\u00ebshilltari diplomatik i Franc\u00ebs dhe i Gjermanis\u00eb.<\/p>\n<p>Por presidenti serb don ta fsheh\u00eb projekt-marr\u00ebveshjen\u00a0 reale q\u00eb ka marr\u00eb, dhe tenton t\u00eb shes\u00eb non-pejp\u00ebrin e shpikur serb, q\u00eb u shp\u00ebrnda n\u00eb 19 shtator nga vet\u00eb serb\u00ebt. Presidentit serb i duket se rrena serbe b\u00ebhet m\u00eb e besueshme n\u00ebse shp\u00ebrndahet nga shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Madje nj\u00eb portal per\u00ebndimor \u201creddit.com\u201d n\u00eb 19 shtator t\u00ebrhiqte v\u00ebmendjen se \u201cnj\u00eb portal n\u00eb Shqip\u00ebri, i af\u00ebrt me kryeministrin Edi Rama, publikoi \u201ckuadrin e ri\u201d t\u00eb dialogut midis Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>\u00c7udit\u00ebrisht non-pejp\u00ebri i tanish\u00ebm serb, ashtu si tre non-pejp\u00ebrat e vjetsh\u00ebm, p\u00ebrmban ide dhe teza, q\u00eb p\u00ebrputhen me interesat e Serbis\u00eb. K\u00ebshtu p\u00ebrfshihen zvarritja e dialogut p\u00ebr marr\u00ebveshjen e tret\u00eb t\u00eb normalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve deri n\u00eb vitin 2033, kur o gomari o i zoti do t\u00eb ken\u00eb ngordhur. P\u00ebrfshihet kushti i habitsh\u00ebm proserb q\u00eb \u201cSerbis\u00eb nuk do t\u2019i k\u00ebrkohet q\u00eb t\u00eb njoh\u00eb Kosov\u00ebn\u201d. Pastaj del oferta alogjike p\u00ebr t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsuar n\u00eb faz\u00ebn e tret\u00eb Kosov\u00ebn n\u00eb NATO, sikur an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb NATO p\u00ebrcaktohet nga BE dhe jo nga SHBA. Dhe n\u00eb fund non-pejp\u00ebri proserb ka nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm drejtuar Kosov\u00ebs q\u00eb n\u00ebse nuk pranon \u201cmarr\u00ebveshjen\u201d e m\u00ebsip\u00ebrme me idet\u00eb proserbe, do t\u00eb organizohet \u201cizolim komplet i qeveris\u00eb Kurti, q\u00eb do t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb r\u00ebnien e saj\u201d.<\/p>\n<p>Taktika dinake diplomatike e presidentit Vu\u00e7i\u00e7, p\u00ebr t\u00eb mos komprometuar autor\u00ebsin\u00eb serbe t\u00eb non-pejp\u00ebrit t\u00eb ri,\u00a0 \u00ebsht\u00eb t\u00eb shtiret sikur ka refuzuar ta marr\u00eb n\u00eb dor\u00ebzim k\u00ebt\u00eb non-pejp\u00ebr. Tenton t\u00eb krijoj\u00eb situat\u00ebn virtuale sikur ai mund t\u00eb detyrohet ta pranoj\u00eb me zor non-pejp\u00ebrin, q\u00eb e ka gatuar vet\u00eb, n\u00ebn presionin e diplomacis\u00eb europiane. Kemi nj\u00eb intrig\u00eb t\u00eb vog\u00ebl meskine bizantine t\u00eb presidentit serb dhe t\u00eb diplomacis\u00eb serbe.<\/p>\n<p>Cila \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta e realitetit diplomatik lidhur me k\u00ebt\u00eb tem\u00eb?<\/p>\n<p>S\u00eb pari, theksojm\u00eb se askush n\u00eb BE, as Franca, as Gjermania dhe as diplomacia e BE, nuk kan\u00eb p\u00ebrmendur dhe as kan\u00eb folur p\u00ebr ndonj\u00eb \u201ckuad\u00ebr t\u00eb ri\u201d, \u201ckorniz\u00eb t\u00eb re\u201d apo \u201carkitektur\u00eb t\u00eb re\u201d t\u00eb dialogut Serbi-Kosov\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilat po zhurmon k\u00ebto dit\u00eb presidenti serb dhe diplomacia e propaganda serbe. Flet vet\u00ebm Vu\u00e7i\u00e7i.<\/p>\n<p>I d\u00ebrguari i posa\u00e7\u00ebm i BE p\u00ebr dialogun Serbi-Kosov\u00eb, Miroslav Laj\u00e7ak, i cili ishte i pranish\u00ebm n\u00eb bisedimet, q\u00eb dy k\u00ebshilltar\u00ebt diplomatik\u00eb t\u00eb presidentit francez dhe t\u00eb kancelarit gjerman zhvilluan n\u00eb 9 shtator n\u00eb Prishtin\u00eb me kryeministrin Albin Kurti dhe n\u00eb Beograd me presidentin Vu\u00e7i\u00e7, e p\u00ebrg\u00ebnjeshtroi n\u00eb 15 shtator se ka nj\u00eb \u201ckuad\u00ebr t\u00eb ri\u201d t\u00eb dialogut\u201d.<\/p>\n<p>Lajcak deklaroi se u habit, q\u00eb po flitet p\u00ebr\u00a0 nj\u00eb \u201ckuad\u00ebr t\u00eb ri\u201d t\u00eb dialogut Serbi-Kosov\u00eb. Stacioni i njohur televiziv serb \u201cn1TV\u201d shkruante n\u00eb portalin e\u00a0 tij n\u00eb 19 shtator se \u201cBurime diplomatike t\u00eb BE deklaruan se nuk kan\u00eb dijeni p\u00ebr ndonj\u00eb dokument me nj\u00eb \u201ckuad\u00ebr t\u00eb ri\u201d t\u00eb dialogut. Burimet e BE theksuan se disa her\u00eb ndodh q\u00eb i paraqiten publikut dokumenta anonime p\u00ebr keqinformim\u201d. Stacioni televiziv serb pohon se dokumenti i qarkulluar n\u00eb mediat serbe dhe shqiptare \u00ebsht\u00eb nj\u00eb keqinformim.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta diplomatike e bisedimeve t\u00eb fundit t\u00eb dy k\u00ebshilltar\u00ebve diplomatik\u00eb t\u00eb presidentit francez dhe t\u00eb kancelarit Sholc n\u00eb Begrad dhe n\u00eb Prishtin\u00eb \u00ebsht\u00eb krejt ndryshe dhe lidhet me nj\u00eb aksion diplomatik t\u00eb dyshes m\u00eb t\u00eb fuqishme europiane p\u00ebr t\u2019i sht\u00ebrguar rripat Serbis\u00eb q\u00eb t\u00eb shk\u00ebputet nga Rusia, t\u00eb bashkohet me sanksionet e BE ndaj Rusis\u00eb dhe t\u00eb njoh\u00eb Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Nj\u00eb diplomat per\u00ebndimor n\u00eb Bruksel vuri n\u00eb dispozicion t\u00eb gazet\u00ebs \u201cDita\u201d dokumentin e projekt-marr\u00ebveshjes s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, q\u00eb u \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar presidentit serb dhe kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs nga dy k\u00ebshilltar\u00ebt diplomatik\u00eb francez dhe gjerman. Projekt-marr\u00ebveshja origjinale ka vet\u00ebm dy faqe, dhe jo kat\u00ebr si\u00e7 pretendon propaganda serbe p\u00ebr non-pejp\u00ebrin e rrem\u00eb t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb nga propaganda serbe.<\/p>\n<p>Dokumenti orgjinal mban titullin \u201cMarr\u00ebveshje bazike midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb\u201d dhe ka gjithsej 10 nene. Projektmarr\u00ebveshja origjinale franko-gjermane e dor\u00ebzuar k\u00ebrkon q\u00eb n\u00eb preambul konkretisht \u201crespektin reciprok p\u00ebr integritetin territorial dhe sovranitetin\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb nenin 1 thekson angazhimin e t\u00eb dy pal\u00ebve \u201cp\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb fqinj\u00ebsis\u00eb s\u00eb mir\u00eb me njeri-tjetrin mbi baz\u00ebn e t\u00eb drejtave t\u00eb barabarta\u201d. Po n\u00eb at\u00eb nen thuhet se \u201ct\u00eb dy pal\u00ebt do te njohin reciprokisht dokumentat respektive t\u00eb njeri-tjetrit dhe simbolet komb\u00ebtare, p\u00ebrfshir\u00eb pasaportat, diplomat, targat e makinave dhe pullat doganore\u201d. N\u00eb nenin 4 thuhet se \u201ct\u00eb dy pal\u00ebt do t\u00eb procedojn\u00eb me qendrimin q\u00eb asnjeri prej t\u00eb dyve nuk mund t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb pal\u00ebn tjet\u00ebr n\u00eb sfer\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare ose t\u00eb veproj\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb saj\u201d. Po n\u00eb at\u00eb nen thuhet se \u201dSerbia dhe Kosova nuk do t\u00eb kund\u00ebrshtojn\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimin e njera-tjetr\u00ebs n\u00eb ndonj\u00eb organizat\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb nenin 5 thuhet se t\u00eb dy pal\u00ebt do t\u00eb mb\u00ebshtesin aspiratat respektive per t\u2019u b\u00ebr\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb BE.<\/p>\n<p>N\u00eb nenin 6 thuhet se \u201ct\u00eb dy pal\u00ebt do t\u00eb vazhdojn\u00eb me nj\u00eb forc\u00eb t\u00eb re procesin e dialogut t\u00eb udh\u00ebhequr nga BE, i cili duhet t\u00eb \u00e7oj\u00eb te nj\u00eb marr\u00ebveshje legalisht detyruese p\u00ebr normalizimin e plot\u00eb t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb tyre t\u00eb qend\u00ebrzuar n\u00eb njohjen reciproke\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb nenin 8 thuhet se t\u00eb dy pal\u00ebt do t\u00eb shk\u00ebmbejn\u00eb misione permanente.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb dokumenti i v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb dy k\u00ebshilltar\u00ebt diplomatik\u00eb t\u00eb presidentit francez dhe t\u00eb kancelarit gjerman i kan\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb tryez\u00eb presidentit serb dhe kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs. Ky sanksionon rrug\u00ebn nj\u00ebkalim\u00ebshe t\u00eb njohjes s\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb detyrohet t\u00eb kaloj\u00eb Serbia. Ky dokument p\u00ebrputhet me k\u00ebrkes\u00ebn e qart\u00eb kategorike t\u00eb njohjes s\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb ia parashtroi presidentit serb Vu\u00e7i\u00e7 kancelari gjerman Olaf Sholc n\u00eb vizit\u00ebn e tij n\u00eb Beograd n\u00eb 10 qershor 2022.<\/p>\n<p>Vendosm\u00ebria p\u00ebr nj\u00eb zgjidhje t\u00eb shpejt\u00eb finale t\u00eb dialogut Serbi-Kosov\u00eb, e nd\u00ebrmarr\u00eb nga krer\u00ebt e dy shteteve kryesore t\u00eb BE, e ka t\u00ebrbuar presidentin serb. Ndaj ai ngriti menj\u00ebher\u00eb alarmin shtet\u00ebror duke thirrur me urgjenc\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit Komb\u00ebtar dhe nj\u00eb sesion t\u00eb posa\u00e7\u00ebm t\u00eb parlamentit t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb maskuar alarmin Vu\u00e7i\u00e7 hodhi n\u00eb qarkullim ballkanik non-pejp\u00ebrin e rrem\u00eb serb, q\u00eb cituam n\u00eb fillim t\u00eb shkrimit, ku kushdo e sheh se non-pejp\u00ebri nu ka asgj\u00eb q\u00eb t\u00eb alarmohet Serbia, sepse ai \u00ebsht\u00eb n\u00eb favor t\u00eb Serbis\u00eb. Presidentin serb e ka nxjerr\u00eb nga binar\u00ebt p\u00ebrmbajtja e dokumentit origjinal, q\u00eb i lan\u00eb n\u00eb tavolin\u00eb dy k\u00ebshilltar\u00ebt diplomatik\u00eb franko-gjerman\u00eb me k\u00ebrkesat, q\u00eb e detyrojn\u00eb Serbin\u00eb p\u00ebr njohjen e Kosov\u00ebs si shtet fqinj\u00eb i barabart\u00eb.<\/p>\n<p>Dokumenti origjinal franko-gjerman e ka b\u00ebr\u00eb presidentin serb t\u00eb humb\u00eb ekuilibrin dhe t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnoj\u00eb pa logjik\u00eb nga Njujorku ku ndodhet, se Serbia nuk do t\u00eb lejoj\u00eb kurr\u00eb q\u00eb Kosova t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtare e OKB, nj\u00eb absurditet diplomatik sikur varet nga Serbia n\u00ebse nj\u00eb shtet hyn apo jo n\u00eb OKB. Ai b\u00ebri thirrje absurde q\u00eb Serbia duhet t\u00eb rimb\u00ebshtetet n\u00eb mitet e saj mesjetare p\u00ebr Kosov\u00ebn, sikur mitet do ia zgjidhin \u00e7eshtjen e detyrimit p\u00ebr t\u00eb njohur shtetin e pavarur fqinj. Humbjen e ekuilibrit t\u00eb udh\u00ebheqjes serbe e d\u00ebshmoi edhe aleati i tij kryesor n\u00eb qeverit\u00eb e m\u00ebparshme dhe n\u00eb qeverin\u00eb e re, filorusi radikal Ivica Da\u00e7i\u00e7.<\/p>\n<p>N\u00eb 14 shtator n\u00eb sesionin e posa\u00e7\u00ebm t\u00eb parlamentit Da\u00e7i\u00e7 deklaroi se serb\u00ebt kan\u00eb b\u00ebr\u00eb gabim t\u00eb madh q\u00eb kan\u00eb vrar\u00eb sulltan Muratin n\u00eb betej\u00ebn e Kosov\u00ebs n\u00eb 1389 dhe duhet ta kishim lejuar at\u00eb q\u00eb t\u00eb hynte n\u00eb Vien\u00eb dhe n\u00eb Budapest, sepse ata q\u00eb ne mbrojt\u00ebm at\u00ebhere kan\u00eb njohur sot Kosov\u00ebn si shtet i pavarur. \u201cSerb\u00ebt ishin mbrojtja e fundit e Europ\u00ebs dhe ajo nuk na e ktheu nderin\u201d-ka th\u00ebn\u00eb Da\u00e7i\u00e7, ish-kryeminist\u00ebr, ish-minist\u00ebr i jasht\u00ebm dhe ish-kryetar parlamenti i Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>A e shikoni se n\u00eb \u00e7far\u00eb niveli mendor jan\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit e sot\u00ebm t\u00eb Serbis\u00eb, dhe se sa jan\u00eb \u00e7ekuilibruar nga dokumenti origjinal franko-gjerman?<\/p>\n<p>Aq keq jan\u00eb, sa q\u00eb presidenti i Rusis\u00eb Puti nxitoi n\u00eb 20 shtator t\u2019u jepte zem\u00ebr me deklarat\u00ebn se \u201cRusia do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u2019i jap\u00eb mb\u00ebshtetje Serbise si aleat strategjik, nj\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb gjth\u00eban\u00ebshme miqve serb\u00eb n\u00eb mbrojtjen e interesave legjitime t\u00eb Serbis\u00eb\u201d. Presidenti rus e nd\u00ebrmerr k\u00ebt\u00eb p\u00ebr\u00e7apje t\u00eb re personale si kund\u00ebrveprim ndaj aksionit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt diplomatik t\u00eb presidentit francez dhe t\u00eb kancelarit gjerman, dhe p\u00ebr ta lidhur m\u00eb fort Serbin\u00eb pas aleanc\u00ebs strategjike me Rusin\u00eb.<\/p>\n<p>Presidenti Vu\u00e7i\u00e7 e d\u00ebshmoi p\u00ebrs\u00ebri rreshtimin e tij me agresionin e Rusis\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb, kur n\u00eb 22 shtator Serbia refuzoi t\u00eb bashkohej me vendimin e\u00a0 ri t\u00eb K\u00ebshillit Europian t\u00eb BE lidhur me masat restriktive ndaj personave dhe veprimeve, q\u00eb c\u00ebnojn\u00eb dhe k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb integritetin territorial, sovranitetin dhe pavar\u00ebsin\u00eb e Ukrain\u00ebs.<\/p>\n<p>Presidenti serb dhe Serbia po k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb autosugjestionojn\u00eb veten se do t\u00eb arrijn\u00eb ta mbajn\u00eb t\u00eb pazgjidhur dhe t\u00eb hapur pafund\u00ebsisht \u00e7eshtjen e normalizimit p\u00ebrfundimtar t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve me Kosov\u00ebn dhe t\u00eb njohjes s\u00eb saj si shtet i pavarur. Ne k\u00ebt\u00eb klim\u00eb iluzionesh Beogradi prodhoi edhe non-pejp\u00ebrin e rrem\u00eb p\u00ebr t\u00eb g\u00ebnjyer m\u00eb shume veten se t\u00eb tjer\u00ebt. Serbia si shtet, si diplomaci dhe si propagand\u00eb, ka ekzistuar gjenetikisht me rren\u00ebn. Por efektiviteti i rren\u00ebs shtet\u00ebrore serbe tashm\u00eb i p\u00ebrket s\u00eb kaluar\u00ebs.<\/p>\n<p>As Ballkani, as Europa dhe as bota, nuk ecin sipas modeleve t\u00eb rrejshme serbe, por i n\u00ebnshtrohen ligj\u00ebsive t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb realiteteve objektive, me ose pa d\u00ebshir\u00ebn e Serbis\u00eb. Presidenti amerikan ia ka treguar rrug\u00ebn e duhur. Kancelari gjerman ia ka treguar rrug\u00ebn e duhur. Tani edhe nisma e p\u00ebrbashk\u00ebt e presidentit francez dhe e kancelarit gjerman po ia tregon rrug\u00ebn, q\u00eb duhet t\u00eb ndjek\u00eb. \u00cbsht\u00eb rruga nj\u00ebkalim\u00ebshe e njohjes s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Shaban Murati Botuar n\u00eb DITA Duke demostruar vetin\u00eb tipike gjenetike serbe, t\u00eb pohuar nga ish-presidenti dhe shkrimtari serb \u00c7osi\u00e7 se \u201crrena \u00ebsht\u00eb virtut i serb\u00ebve\u201d, presidenti i Serbis\u00eb Vu\u00e7i\u00e7 po insinuon formatim t\u00eb ri, arkitektur\u00eb t\u00eb re dhe kuadrim t\u00eb ri t\u00eb dialogut Serbi-Kosov\u00eb, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb shtyj\u00eb ose t\u00eb shmang\u00eb or\u00ebn finale [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":287735,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,3366,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-287734","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-koment","10":"category-kryesore","11":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/287734","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=287734"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/287734\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/287735"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=287734"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=287734"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=287734"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}