{"id":287737,"date":"2022-09-25T10:52:21","date_gmt":"2022-09-25T08:52:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=287737"},"modified":"2022-09-25T10:52:21","modified_gmt":"2022-09-25T08:52:21","slug":"viktoria-vajza-e-mbuluar-nga-kievi-ben-blushi-rrefen-detajet-nga-vizita-ne-ukraine-pse-profeti-muhamed-ishte-me-liberal-se-shumica-e-myslimaneve-te-sotem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/viktoria-vajza-e-mbuluar-nga-kievi-ben-blushi-rrefen-detajet-nga-vizita-ne-ukraine-pse-profeti-muhamed-ishte-me-liberal-se-shumica-e-myslimaneve-te-sotem\/","title":{"rendered":"\u201cViktoria, vajza e mbuluar nga Kievi\u201d- Ben Blushi rr\u00ebfen detajet nga vizita n\u00eb Ukrain\u00eb: Pse Profeti Muhamed ishte me liberal se shumica e mysliman\u00ebve t\u00eb sot\u00ebm!"},"content":{"rendered":"<p>Nga Ben Blushi<\/p>\n<p>Un\u00eb e takova Viktorian n\u00eb 15 qershor, n\u00eb nj\u00eb nga rrug\u00ebt kryesore t\u00eb Kievit. Isha duke fotografuar gra, vajza, f\u00ebmij\u00eb dhe burra t\u00eb shpenguar q\u00eb ecnin t\u00eb qet\u00eb n\u00eb qytet, kur nj\u00eb vajz\u00eb me shami hyri n\u00eb rrezen e aparatit tim.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi vajzat e mbuluara muslimane, nuk pranojn\u00eb t\u00eb pozojn\u00eb, madje acarohen n\u00ebse arrin t\u2019u \u201cvjedh\u00ebsh\u201d ndonj\u00eb foto kur nuk e kan\u00eb mendjen. Besimi islam nuk \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i hapur ndaj piktur\u00ebs dhe fotografis\u00eb. Her\u00ebn e fundit q\u00eb fotografova disa nga vajzat e mbuluara t\u00eb Tiran\u00ebs, gjat\u00eb m\u00ebngjesit t\u00eb Bajramit, mora disa revolta t\u00eb vogla q\u00eb mu duk\u00ebn si llastime dhe prandaj nuk m\u00eb shqet\u00ebsuan.<\/p>\n<p>Fotografin\u00eb, piktur\u00ebn, artet n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, Islami i konsideron blasfemi apo idhujtari ndaj nj\u00eb njeriu t\u00eb caktuar dhe i ndalon me arsyetimin se p\u00ebrve\u00e7 Allahut, besimtar\u00ebve nuk u lejohet t\u00eb adhurojn\u00eb asnj\u00eb qenie tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Kjo norm\u00eb e ashp\u00ebr ka penalizuar edhe vet\u00eb Muhamedin, njeriun q\u00eb ka rregulluar \u00e7\u00ebshtjet e Islamit dhe ka p\u00ebrcaktuar rregullat p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ndjek\u00ebsit e tij n\u00eb shekuj. Sot nuk ka pothuajse fare portrete t\u00eb Profetit Muhamed dhe njer\u00ebzimi nuk ka arritur dot t\u00eb formoj\u00eb nj\u00eb perceptim t\u00eb imazhit t\u00eb k\u00ebtij burri, si\u00e7 ka ndodhur me Jezu Krishtin, q\u00eb \u00ebsht\u00eb vizatuar, pikturuar dhe inskenuar n\u00eb film, miliona her\u00eb, q\u00eb nga Rilindja Evropiane e deri sot.<\/p>\n<p>Madje kush guxon t\u00eb vizatoj\u00eb Muhamedin, mund t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb keq, si\u00e7 edhe ka ndodhur vitet e fundit nga Parisi n\u00eb Danimark\u00eb, pa folur k\u00ebtu p\u00ebr rastin e shkrimtarit Salman Ruzhdi q\u00eb u sulmua me thik\u00eb n\u00eb New Jork, para disa jav\u00ebsh.<\/p>\n<p>Pa u zgjatur n\u00eb k\u00ebt\u00eb argument, ku gjithnj\u00eb rrezikoj t\u00eb blasfemoj, me aq sa kam lexuar p\u00ebr jet\u00ebn e tij, jam i bindur se vet\u00eb Muhamedi do kishte patur shum\u00eb qejf t\u00eb fotografohej apo t\u00eb vizatohej. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi ai ishte m\u00eb liberal se shumica e musliman\u00ebve t\u00eb sotsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Por kthehemi te Viktoria.\u00a0 Si\u00e7 thash\u00eb, isha n\u00eb bulevardin kryesor t\u00eb Kievit, bashke me mikun tim Srdan Kosovic, kryeredaktor i gazet\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb Malit t\u00eb Zi, Vijesti.<\/p>\n<p>Pasi fotografova shum\u00eb vajza me cigare, muzikant\u00eb t\u00eb eksituar, f\u00ebmij\u00eb q\u00eb shisnin unaza n\u00eb trotuar, apo burra q\u00eb llastonin f\u00ebmij\u00ebt e tyre, i k\u00ebrkova Srdanit t\u00eb ecnim dhe pak n\u00eb bulevard me shpres\u00eb se mund t\u00eb zbuloja ndonj\u00eb thesar tjet\u00ebr me Nikkonin tim t\u00eb pangopur.\u00a0 Srdani m\u00eb tha se duhet t\u00eb prisnim dhe pak, sepse ai duhet t\u00eb takonte nj\u00eb vaz\u00eb ukrainase e cila do ti sillte nj\u00eb porosi p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb njohurin e tij, n\u00eb Malin e Zi. Pas disa minutave vajza erdhi. Ishte e mbuluar me shami. N\u00eb dor\u00eb mbante nj\u00eb Kuran t\u00eb cilin ia dha Srdanit p\u00ebr ta cuar n\u00eb Podgoric\u00eb. Kjo ishte porosia q\u00eb kishte sjell\u00eb.<\/p>\n<p>Mua m\u00eb \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb tek\u00eb t\u00eb fotografoj vajzat dhe grat\u00eb e mbuluara me shami dhe nuk mund ti b\u00ebja ball\u00eb tundimit p\u00ebr t\u00eb fotografuar nj\u00eb vajz\u00eb musliman\u00eb n\u00eb mes t\u00eb luft\u00ebs dhe n\u00eb mes t\u00eb nj\u00eb vendi shum\u00eb t\u00eb krishter\u00eb si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Ukraina.<\/p>\n<p>I thash\u00eb Srdanit. Ai i tha vajz\u00ebs. Ajo pranoi.\u00a0 N\u00eb fakt un\u00eb k\u00ebrkova edhe pak m\u00eb shum\u00eb. T\u00eb mbante Kuranin me g\u00ebrma cirilike n\u00eb dor\u00eb. Ajo pranoi s\u00ebrish. Duke qeshur.<\/p>\n<p>Sot q\u00eb vendosa ta postoj, pyeta Srdanin p\u00ebr emrin e vajz\u00ebs dhe ai m\u00eb tha se quhet Viktoria.<\/p>\n<p>Viktoria kishte sjell\u00eb nj\u00eb kopje t\u00eb Kuranit n\u00eb gjuh\u00ebn ukrainase, t\u00eb cil\u00ebn imami i Kievit do t\u2019a dhuronte nj\u00eb koleksionisti malazez t\u00eb botimeve t\u00eb Kuranit n\u00eb shum\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb bot\u00ebs. Ky koleksionist ishte lidhur me Srdanin dhe k\u00ebshtu Kurani cirilik p\u00ebrfundoi n\u00eb Malin e Zi, ku duhet t\u00eb jet\u00eb akoma, pasi b\u00ebri nj\u00eb tranzit t\u00eb shkurt\u00ebr n\u00eb aparatin tim fotografik. Ngaq\u00eb u b\u00ebra kurioz se si nj\u00eb vajz\u00eb ukrainase, me emrin Viktoria, ishte b\u00ebr\u00eb muslimane, madje ishte mbuluar, pyeta s\u00ebrish Srdan Kosovicin. Ai m\u00eb tha se nuk e dinte dhe nuk kishte patur as mund\u00ebsi, as koh\u00eb, as arsye ta pyeste, p\u00ebr aq pak minuta sa e kishte takuar, por mund t\u00eb m\u00eb jepte numrin e saj q\u00eb un\u00eb ta pyesja vet\u00eb.<\/p>\n<p>Po pse nuk e pyete ti, i thash\u00eb, me padurimin e nj\u00eb njeriu q\u00eb do t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb nga nj\u00eb siklet.\u00a0 Po pse ta pyesja, tha Srdani, \u00ebsht\u00eb nj\u00eblloj sikur t\u00eb pyes\u00ebsh postierin, cfar\u00eb ka ngr\u00ebn\u00eb n\u00eb m\u00ebngjes, apo si e ka emrin e gjyshit.<\/p>\n<p>Srdan Kosovic, q\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb me origjin\u00eb t\u00eb larg\u00ebt nga Kosova, trash\u00ebgon zakonet e kosovar\u00ebve. Ata b\u00ebjn\u00eb pak pyetje dhe prandaj nuk shkruajn\u00eb let\u00ebrsi t\u00eb mir\u00eb por nga ana tjet\u00ebr meq\u00eb nuk pyesin kot, shpifin m\u00eb pak se ne t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00ebp\u00ebr portalet e tyre.<\/p>\n<p>Por kthehemi prap\u00eb tek Viktoria. I shkrova Viktorias. Nj\u00eb sms n\u00eb whatsapp.<\/p>\n<p>Ti shkruash nj\u00eb vajze t\u00eb panjohur p\u00ebr ta pyetur pse je b\u00ebr\u00eb muslimane, nuk \u00ebsht\u00eb shum\u00eb etike, madje mund t\u00eb konsiderohet nj\u00eb c\u00ebnim privacie, nj\u00eb sulm n\u00eb kufijt\u00eb e fyerjes, por mua m\u00eb duhej ky detaj dhe pasi i \u00e7ova fotografin\u00eb me Kuran, q\u00eb ajo e p\u00eblqeu, gjeta nj\u00eb shteg p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb bot\u00ebn e saj t\u00eb thjesht\u00eb.<\/p>\n<p>Viktoria u tregua shum\u00eb e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb dhe pas tre pyetjesh, m\u00eb rr\u00ebfeu historin\u00eb e saj si muslimane.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2017 kishte nisur t\u00eb udh\u00ebtonte n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb dhe pas nj\u00eb vizite n\u00eb Sri Lanka ku kishte njohur disa vajza muslimane, kishte nisur t\u00eb lexonte Kuranin. Pas n\u00ebnt\u00eb muajsh, kishte shkuar s\u00ebrish n\u00eb Sri Lanka dhe ishte konvertuar nga Krisht\u00ebrimi n\u00eb Islam. Ka shum\u00eb vajza ukrainase q\u00eb jan\u00eb konvertuar, e pyeta.<\/p>\n<p>Para luft\u00ebs kishte m\u00eb shum\u00eb, tha Viktoria, pothuajse p\u00ebrdit\u00eb nj\u00eb vajz\u00eb vinte n\u00eb xhami p\u00ebr t\u2019u kthyer n\u00eb Islam.<\/p>\n<p>Nuk e pyeta pse para luft\u00ebs kishte m\u00eb shum\u00eb konvertime se tani, por historia tregon, se kur vendet monofetare shkojn\u00eb n\u00eb luft\u00eb, feja dhe kombi b\u00ebhen nj\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj t\u00eb braktis\u00ebsh besimin e kombit duket sikur ke tradh\u00ebtuar edhe vet\u00eb kombin.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb Viktoria e kishte gjetur Paqen brenda Luft\u00ebs. Ajo \u00ebsht\u00eb nje ukrainase muslimane. Fotografin\u00eb e saj mund ta shikoni n\u00eb ambjentet e COD, deri t\u00eb premten e ardhshme dat\u00eb 30 shtator. M\u00eb pas e gjeni n\u00eb facebook tim\/ Panorama.al<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ben Blushi Un\u00eb e takova Viktorian n\u00eb 15 qershor, n\u00eb nj\u00eb nga rrug\u00ebt kryesore t\u00eb Kievit. Isha duke fotografuar gra, vajza, f\u00ebmij\u00eb dhe burra t\u00eb shpenguar q\u00eb ecnin t\u00eb qet\u00eb n\u00eb qytet, kur nj\u00eb vajz\u00eb me shami hyri n\u00eb rrezen e aparatit tim. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi vajzat e mbuluara muslimane, nuk pranojn\u00eb t\u00eb pozojn\u00eb, madje [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":287738,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-287737","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment","9":"category-kryesore","10":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/287737","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=287737"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/287737\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/287738"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=287737"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=287737"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=287737"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}