{"id":287779,"date":"2022-09-25T12:21:10","date_gmt":"2022-09-25T10:21:10","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=287779"},"modified":"2022-09-25T12:21:10","modified_gmt":"2022-09-25T10:21:10","slug":"policia-morale-e-edi-rames-nga-ilir-levonja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/policia-morale-e-edi-rames-nga-ilir-levonja\/","title":{"rendered":"Policia morale e Edi Ram\u00ebs- Nga Ilir Levonja\u00a0"},"content":{"rendered":"<p>Nga Ilir Levonja<\/p>\n<p>Viti 2020, nj\u00eb tog\u00eb policore m\u00ebsynte k\u00ebtu aty p\u00ebr gjoja sekuestrimin e pasuris\u00eb s\u00eb paligjshme. Nj\u00eb bionde, po me flok\u00eb t\u00eb verdha ama, me syze t\u00eb err\u00ebta, kapele bejsbolli, njoftonte programin nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb her\u00ebt. Sho\u00eb ishte i garantuar. Kjo n\u00eb dukje luftonte krimin megjith\u00ebse si metod\u00eb ishte po aq e paligjshme sa objektet n\u00eb fjal\u00eb. Megjithat\u00eb karakteristika e shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb t\u00eb f\u00ebrkojn\u00eb duart. P\u00ebr ligjin kujtohen kur u bie p\u00ebr pjes\u00eb.<\/p>\n<p>Viti 2022, toga t\u00eb policis\u00eb s\u00eb p\u00ebrmbarimit mbyllin shkolla private me pretekstin se nuk kan\u00eb plot\u00ebsuar kushtet. Po t\u00eb nisesh me t\u00eb nj\u00ebjtat kritere q\u00eb gjoja i k\u00ebrkon ministria e arsimit, shkollat shtet\u00ebrore duhet t\u00eb mbyllen n\u00eb mas\u00ebn 90%. Megjith\u00ebse viti shkollor 2022-2023 ka filluar, akoma ke shkolla publike, pra shtet\u00ebrore q\u00eb nuk jan\u00eb hapur.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr godinat e shkollave, kan\u00eb qen\u00eb nj\u00eb minier\u00eb p\u00ebrfitimi fondesh pafund. Kush vjen nga bota e arsimit e di fare mir\u00eb se nuk kalonte nj\u00eb fillim viti pa u b\u00ebr\u00eb punime n\u00eb shkoll\u00eb. Diku kish r\u00ebn\u00eb suvaja, diku nuk funksiononin banjot, diku prishur parvaz\u00ebt e shkall\u00ebve, diku rrethimi etj. Mjafton dy sekuenca t\u00eb shoh\u00ebsh nga kjo shkolla Turgut Ozal, jan\u00eb ambiente farmaceutike. Nj\u00ebqind her\u00eb m\u00eb t\u00eb mira se shkollat e Edi Ram\u00eb. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, jo rast\u00ebsisht ka r\u00ebn\u00eb numri i student\u00ebve.<\/p>\n<p>Dhe jo rast\u00ebsisht po mbyllen Fizika dhe Kimia. Megjithat\u00eb, sado t\u00eb p\u00ebrpiqeni ta mbuloni budallall\u00ebkun qeveritar, jan\u00eb qokat karshi Erdoganit. Ju dha spital rajonal n\u00eb Fier, ju dha dy avion\u00eb, ju nd\u00ebrtoi ca pallate n\u00eb La\u00e7 etj. Erdogani i ka shpallur luft\u00eb nj\u00eb teologu me emrin Fetullah Gylen. I trembet si dreqi filozofis\u00eb s\u00eb tij, shkollave t\u00eb tia ku b\u00ebn pjes\u00eb edhe gjimnazi n\u00eb fjal\u00eb. Fetullah Gyleni dhe shkollat e tia veprojn\u00eb sot edhe n\u00eb Amerik\u00eb. N\u00ebse do ishin terrorist\u00eb Amerika do ua kishte treguar vendin. Nuk e b\u00ebn. E b\u00ebri Shqip\u00ebria e arnautit Edi Rama. Dhe mir\u00eb ai, po si nuk ju vjen turp ju ajka e m\u00ebsimdh\u00ebnies q\u00eb rrini dhe nuk flisni.<\/p>\n<p>Viti 2022, bota iraniane \u00ebsht\u00eb sot n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb frontale me klanet e pushtetit. Arsyeja, policia morale vrau nj\u00eb shtetase 22 vje\u00e7are p\u00ebr faktin se nga shamia e kok\u00ebs i kishte r\u00ebn\u00eb mbi ball\u00eb nj\u00eb cullufe floku. Shum\u00eb habiten kur d\u00ebgjojn\u00eb se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb policia morale. Nj\u00eb absurditet social i d\u00ebshtimit t\u00eb nj\u00eb klani pushtetar\u00ebsh.<\/p>\n<p>Asaj fryme maskiliste q\u00eb sundon vet\u00ebm me dhun\u00eb. N\u00eb Shqip\u00ebri ka pasur tentativa p\u00ebr shamin\u00eb e kok\u00ebs, kjo nga fryma erdoganiste aq sa ka arritur deri n\u00eb fushata synetll\u00ebqesh. Prekjen e laicitetit t\u00eb shkoll\u00ebs me gjoja zgjedhjet p\u00ebr programe fetare, turqishten etj. Madje ka frym\u00ebzime se p\u00ebr t&#8217;i shp\u00ebtuar sllavizmit shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb konvertohen 100% n\u00eb mysliman\u00eb etj.<\/p>\n<p>Viti 2022, policia morale e shtetit shqiptar arreston n\u00eb flagranc\u00eb nj\u00eb mjek. Me gjoja agjent t\u00eb infiltruar etj. P\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb ryshfeti 20 mij\u00eb lek\u00ebsh t\u00eb reja, apo dyqind mij\u00eb, pompoziteti p\u00ebr t\u00eb treguar forc\u00ebn. Se n\u00eb k\u00ebto 10 vjet qeverisje nuk pam\u00eb e d\u00ebgjuam sikur nj\u00eb agjent t\u00eb infiltruar n\u00eb bot\u00ebn e drog\u00ebs, t\u00eb nd\u00ebrtimeve pa leje, apo pallateve t\u00eb larta ku gjith\u00eb media europiane shkruan se po pastrohen parat\u00eb e karteleve t\u00eb drog\u00ebs.<\/p>\n<p>Nuk pam\u00eb nj\u00eb agjent t\u00eb infiltruar n\u00eb korrupsionin galopant t\u00eb l\u00ebvrimit t\u00eb fondeve p\u00ebr minier\u00ebn e gjoja p\u00ebrpunimit t\u00eb mbetjeve urbane, plehrave.<\/p>\n<p>Tani q\u00eb arrestuat nj\u00eb mjek edhe krimi kibernetik u izolua. Madje grusht bashkuar me Edi Ram\u00ebn dhe t\u00eb shkojm\u00eb prap\u00eb tek godina e re e ambasad\u00ebs ruse, t\u00eb vendosim tabel\u00ebn Ukraina e lir\u00eb. Nuk ke \u00e7far\u00eb i b\u00ebn, kjo \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria vendi q\u00eb ka p\u00ebr industri, madje tep\u00ebr t\u00eb fuqishme, demagogjin\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ilir Levonja Viti 2020, nj\u00eb tog\u00eb policore m\u00ebsynte k\u00ebtu aty p\u00ebr gjoja sekuestrimin e pasuris\u00eb s\u00eb paligjshme. Nj\u00eb bionde, po me flok\u00eb t\u00eb verdha ama, me syze t\u00eb err\u00ebta, kapele bejsbolli, njoftonte programin nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb her\u00ebt. Sho\u00eb ishte i garantuar. Kjo n\u00eb dukje luftonte krimin megjith\u00ebse si metod\u00eb ishte po aq e paligjshme [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":287780,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366,5380,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-287779","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/287779","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=287779"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/287779\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/287780"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=287779"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=287779"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=287779"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}