{"id":288368,"date":"2022-09-27T14:47:53","date_gmt":"2022-09-27T12:47:53","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=288368"},"modified":"2022-09-27T14:47:53","modified_gmt":"2022-09-27T12:47:53","slug":"te-cmendur-bethoven-moxart-pikaso-van-gog-pse-gjenite-nuk-jane-asnjehere-normale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/te-cmendur-bethoven-moxart-pikaso-van-gog-pse-gjenite-nuk-jane-asnjehere-normale\/","title":{"rendered":"T\u00eb \u00e7mendur? Bethoven, Moxart, Pikaso, Van Gog, pse gjenit\u00eb nuk jan\u00eb asnj\u00ebher\u00eb normal\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Bethoven, Moxart, Pikaso, Van Gog: e v\u00ebshtir\u00eb shum\u00eb q\u00eb t\u2019i imagjinosh si metodik\u00eb dhe t\u00eb rregullt. Sepse gjenialiteti \u201cnuk \u00ebsht\u00eb normal\u201d. Gjenit\u00eb na p\u00eblqejn\u00eb k\u00ebshtu: ekstravagant\u00eb, t\u00eb pav\u00ebmendsh\u00ebm, mbi rregullat. Ndoshta sepse normaliteti pak u p\u00ebrshtatet mendjeve t\u00eb shk\u00eblqyera. E megjithat\u00eb shkenca sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb p\u00ebrg\u00ebnjeshtroj\u00eb stereotipet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapur. Nj\u00ebrin pas tjetrit\u2026<\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">I marr\u00eb, rebel dhe i izoluar. \u201cGomar\u201d n\u00eb shkoll\u00eb, i pav\u00ebmendsh\u00ebm, skorbutik. Jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb atribute q\u00eb duket se shkojn\u00eb shum\u00eb mir\u00eb me gjeniun. Kush nuk e ka n\u00eb mendje pamjen e Ajnshtainit? Apo shp\u00ebrthimet e karakterit t\u00eb Moxartit dhe Van Gogut? E megjithat\u00eb, jeta e mendjeve t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebs p\u00ebrg\u00ebnjeshtron pothuajse gjithmon\u00eb stereotipet. Duke filluar nga ai m\u00eb i zakonshmi, sipas t\u00eb cilit inteligjencat e jasht\u00ebzakonshme shoq\u00ebrohen pothuajse gjithmon\u00eb me marr\u00ebzin\u00eb. \u201cBiograf\u00ebt shkojn\u00eb dhe nxjerrin n\u00eb pah dob\u00ebsit\u00eb e karakterit t\u00eb gjenive, duke krijuar p\u00ebrshtypjen q\u00eb ata jan\u00eb psikologjikisht t\u00eb brisht\u00eb\u201d, thot\u00eb Cesare Cornoldi, docent i Psikologjis\u00eb n\u00eb Universitetin e Padov\u00ebs dhe autor i shum\u00eb librave mbi inteligjenc\u00ebn dhe t\u00eb kuptuarit; \u201cne besojm\u00eb sepse imagjinata jon\u00eb zakonisht goditet m\u00eb shum\u00eb prej p\u00ebrjashtimi n\u00eb jet\u00ebn e k\u00ebtyre personave, se sa nga normaliteti\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">M\u00eb pas, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrforcuar k\u00ebt\u00eb ide sh\u00ebrbejn\u00eb historit\u00eb ekzemplare, si ajo e matematicienit t\u00eb madh rus Grigorij Perelman, i cmendur pasi zgjidhi supozimin e Poincare, t\u00eb cilin shkenc\u00ebtar\u00ebt p\u00ebrpiqeshin ta zgjidhnin prej nj\u00eb shekulli. Pasi refuzoi nj\u00eb cmim prej nj\u00eb milion\u00eb dollar\u00ebsh q\u00eb iu ofrua nga Clay Mathematics Institute n\u00eb Cambridge, dhe nuk u paraqit q\u00eb t\u00eb marr\u00eb medaljen Fields, shp\u00ebrblimi m\u00eb i lart\u00eb q\u00eb i njihet nj\u00eb matematicieni, Perelman jeton sot n\u00eb varf\u00ebri bashk\u00eb me n\u00ebn\u00ebn e tij t\u00eb moshuar n\u00eb nj\u00eb lagje fam\u00ebkeqe t\u00eb Sh\u00ebn Pet\u00ebrsburgut, bishet si barbon dhe refuzon cdo lloj kontakti me ata q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u2019i afrohen. E megjithat\u00eb, rasti i tij \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjashtim m\u00eb shum\u00eb se sa nj\u00eb rregull.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Tre studiuesit e tjer\u00eb q\u00eb fituan medaljen Fields bashk\u00eb me t\u00eb jan\u00eb tashm\u00eb profesor\u00eb universitetesh t\u00eb afirmuar. Ashtu sikurse dhe 50 matematicien\u00ebt q\u00eb e kan\u00eb marr\u00eb k\u00ebt\u00eb cmim nga viti 1936 e deri sot, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb mbuluar t\u00eb gjith\u00eb detyra t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme akademike.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Pak\u00ebz marr\u00ebzi<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Por klishet\u00eb p\u00ebrg\u00ebnjeshtrohen mbi t\u00eb gjitha prej numrave t\u00eb m\u00ebdhenj. Si ata t\u00eb nj\u00eb studimi t\u00eb Karolinska Institute n\u00eb Stokholm, q\u00eb ka marr\u00eb n\u00eb pyetje t\u00eb gjith\u00eb popullsin\u00eb suedeze me objektivin p\u00ebr t\u00eb verifikuar n\u00ebse me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nivele t\u00eb rritur t\u00eb krijueshm\u00ebris\u00eb dhe inteligjenc\u00ebs jan\u00eb m\u00eb t\u00eb zakonsh\u00ebm mes t\u00eb s\u00ebmur\u00ebve psikiatrik\u00eb se sa mes popullsis\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">P\u00ebrgjigja \u00ebsht\u00eb jo. Jo vet\u00ebm nuk ka asnj\u00eb lidhje mes gjenis\u00eb dhe s\u00ebmundjes mendore; por p\u00ebrkundrazi, thuhet n\u00eb studim, \u201cmendjet krijuese kan\u00eb nj\u00eb probabilitet m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl q\u00eb t\u00eb vuajn\u00eb nga skizofrenia, depresioni, crregullimet e ankthit, autizmit, munges\u00ebs s\u00eb v\u00ebmendjes, abuzimit me alkool dhe drog\u00eb, apo p\u00ebr t\u00eb kryer vet\u00ebvrasje\u201d. Dhe motivi \u00ebsht\u00eb cudit\u00ebrisht banal. \u201c93 p\u00ebrqind e personave q\u00eb kan\u00eb ndonj\u00eb mani thon\u00eb se kan\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb cuar p\u00ebrpara nj\u00eb projekt\u201d, shpjegon Simon Kyaga, q\u00eb ka koordinuar studimin. \u201cS\u00ebmundja mendore n\u00eb fakt kompromenton motivimin dhe ambicien, cil\u00ebsi q\u00eb jan\u00eb n\u00eb fakt thelb\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb arritur suksesin personal\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Duke th\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb, Kyaga p\u00ebrg\u00ebnjeshtron edhe nj\u00eb tjet\u00ebr klishe mes gjenive: at\u00eb pra, q\u00eb atyre u vjen gjithcka e leht\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb ndonj\u00eb aft\u00ebsie pothuajse t\u00eb mbinatyrshme. Nuk \u00ebsht\u00eb aspak e v\u00ebrtet\u00eb. P\u00ebr t\u00eb pikturuar Les demoiselles d\u2019Avignon Pikaso b\u00ebri m\u00eb shum\u00eb se 500 boca. Ajnshtaini u mor 9 vjet me elaborimin e teorin\u00eb e relativitetit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm duke nisur nga relativiteti i ngusht\u00eb botuar n\u00eb 1905. Dhe Carls Darvin punoi me iden\u00eb e tij t\u00eb evolucionit p\u00ebr disa dekada p\u00ebrpara se t\u00eb mb\u00ebrrinte n\u00eb formulimin p\u00ebrfundimtar, n\u00eb 1859. Giacomo Leopardi, i rishkruante vargjet e tij dhjet\u00ebra her\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur kombinimin e duhur mes tingullit dhe kuptimit.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">T\u00eb keqkuptuar dhe rebel\u00eb<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Pra, angazhimi \u00ebsht\u00eb themelor me q\u00ebllim q\u00eb talenti t\u00eb afirmohet dhe t\u00eb njihet, gj\u00eb q\u00eb zakonisht ndosh shum\u00eb shpejt. Pavar\u00ebsisht mitit t\u00eb krijuar p\u00ebr gjeniun e keqkuptuar dhe q\u00eb nuk ka shkuar mir\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u201cn\u00eb shumic\u00ebn e rasteve gjenialiteti identifikohet dhe kultivohet q\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebris\u00eb\u201d, thot\u00eb Katherine Uollett, studiuese e University College n\u00eb Lond\u00ebr. Shembujt jan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Moxarti \u2013 q\u00eb kishte padyshim nj\u00eb far\u00eb crregullimi t\u00eb personalitetit \u2013 ka qen\u00eb nj\u00eb gjeni muzikor q\u00eb kur ishte f\u00ebmij\u00eb. Dhe aft\u00ebsia jasht\u00eb t\u00eb zakonshmes n\u00eb dizenjim dhe n\u00eb piktur\u00eb nisi q\u00eb t\u00eb shfaqet shum\u00eb her\u00ebt edhe tek Pikaso dhe tek Leonardo Da Vinci. Shkrimtari i ardhsh\u00ebm gjerman, Volfgang G\u00ebte (i cili ka patur nj\u00eb kuocient t\u00eb inteligjenc\u00ebs, t\u00eb vler\u00ebsuar aposteriori, prej 210, pra m\u00eb i larti i historis\u00eb), shk\u00eblqente q\u00eb f\u00ebmij\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha l\u00ebnd\u00ebt, dhe q\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 15-vjecare ai njihte dhe fliste shum\u00eb mir\u00eb latinishten, greqishten, fr\u00ebngjishten dhe italishten, i binte pianos, ishte shum\u00eb i aft\u00eb n\u00eb skerm\u00eb dhe n\u00eb kal\u00ebrim. Dhe n\u00eb fund Ajnshtaini ka qen\u00eb gjithmon\u00eb i zoti n\u00eb matematik\u00eb dhe n\u00eb fizik\u00eb, dhe ai u p\u00ebrjashtua n\u00eb provimin e par\u00eb p\u00ebr pranimin n\u00eb Politeknikun e Zyrihut p\u00ebrpara se ngelej pas n\u00eb l\u00ebnd\u00ebt e tjera.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Sigurisht, p\u00ebrjashtimet ekzistojn\u00eb: Stephen Hauking dhe Alessandro Manzoni, respektivisht fizikani m\u00eb i madh q\u00eb \u00ebsht\u00eb ende gjall\u00eb dhe nj\u00eb prej shkrimtar\u00ebve m\u00eb t\u00eb mir\u00eb italian\u00eb, konsideroheshin si dembel\u00eb nga m\u00ebsuesit e tyre. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Carls Darvin, i detyruar q\u00eb t\u00eb rregjistrohej p\u00ebr mjek\u00ebsi, mungonte n\u00eb leksione p\u00ebr t\u00eb kaluar dit\u00ebt n\u00eb mes t\u00eb natyr\u00ebs dhe n\u00eb aj\u00ebr t\u00eb past\u00ebr. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, megjithat\u00eb, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb flas\u00ebsh p\u00ebr \u201cgomer\u00eb\u201d: b\u00ebhet fjal\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr talente q\u00eb e konsideronin shkoll\u00ebn shum\u00eb t\u00eb leht\u00eb, apo q\u00eb \u2013 n\u00eb rastin e Darvinit \u2013 ishin t\u00eb vendosur q\u00eb t\u00eb ndiqnin prirjen e tyre, pavar\u00ebsisht kostos, q\u00eb ishte p\u00ebrplasja me prind\u00ebrit dhe konvencionet sociale.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Prej rastesh t\u00eb till\u00eb ka rezultuar miti i gjeniut rebel dhe t\u00eb izoluar, edhe ky fals. N\u00eb fakt, pasi kan\u00eb gjetur rrug\u00ebn e tyre, t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb e t\u00eb kaluar\u00ebs zakonisht jan\u00eb nd\u00ebrfutur shum\u00eb mir\u00eb n\u00eb shoq\u00ebri, dhe risit\u00eb e zbulimet tek t\u00eb cilat ata kan\u00eb qen\u00eb protagonist\u00eb kan\u00eb ardhur edhe prej p\u00ebrballjes me artist\u00eb apo shkenc\u00ebtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Asnj\u00eb zbulim nuk vjen krejt papritur, nga fija e flokut. Ka qen\u00eb k\u00ebshtu p\u00ebr Leonardon, i cili jetoi n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb kur inxhinieria po p\u00ebsonte nj\u00eb zhvillim shum\u00eb t\u00eb madh, p\u00ebr Ajnshtainin i cili nisi nga zbulimet e fizikan\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb fillimit t\u00eb N\u00ebnt\u00ebqind\u00ebs, p\u00ebr Galileon, q\u00eb mbante lidhje t\u00eb ngushta me astronom\u00ebt e koh\u00ebs s\u00eb tij, dhe p\u00ebr shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Super mendje<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">E megjithat\u00eb, pasi p\u00ebrg\u00ebnjeshtrohen stereotipet, mbetet fakti q\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb dicka t\u00eb vecant\u00eb n\u00eb personalitetin e gjenive. Nj\u00eb kuocient inteligjence shum\u00eb m\u00eb i madh se sa mesatarja nuk mjafton dhe madje, n\u00eb disa raste nuk \u00ebsht\u00eb as i domosdosh\u00ebm. \u201cInteligjenca e lart\u00eb dhe gjenia nuk identifikohen\u201d, shpjegon Cesare Cornoldi. \u201cGjeniu ka shpesh por jo domosdoshm\u00ebrisht nj\u00eb inteligjenc\u00eb t\u00eb lart\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb zot\u00ebroj\u00eb n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe talente specifik\u00eb, t\u00eb kombinuar me tipare krijues dhe me karakteristika si vazhdim\u00ebsia, bindja n\u00eb mjetet dhe n\u00eb objektivat e veta. Esht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb studim mbi biografit\u00eb e njer\u00ebzve t\u00eb famsh\u00ebm, dhe mes karakteristikave t\u00eb gjetura ka qen\u00eb nj\u00eb aft\u00ebsi e jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr t\u00eb punua n\u00eb kushte t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb dhe b\u00ebr\u00eb pun\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, interesa t\u00eb gjer\u00eb, kund\u00ebrshtim i dogmave dhe nj\u00eb vet\u00ebvler\u00ebsim shum\u00eb i lart\u00eb\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Gjith\u00eb k\u00ebsaj i shtohet pastaj praktikimi konstant i materies n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn shk\u00eblqen, aft\u00ebsia e jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr t\u00eb mbledhur detaje dhe papajtueshm\u00ebri, si dhe aft\u00ebsia p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrq\u00ebndruar p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb nj\u00eb problem specifik. K\u00ebto tre vecanti ndeshen edhe tek autist\u00ebt, dhe kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb mendohet q\u00eb k\u00ebta t\u00eb fundit zot\u00ebrojn\u00eb nj\u00eb inteligjenc\u00eb q\u00eb shkon p\u00ebrtej t\u00eb zakonshmes.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Tema \u00ebsht\u00eb delikate, dhe \u00ebsht\u00eb sigurisht e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb disa individ\u00eb autist\u00eb , t\u00eb ashtuquajturit savant, jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb aft\u00eb n\u00eb dizenjim, apo kan\u00eb aft\u00ebsi matematikore si dhe nj\u00eb memorie t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Megjithat\u00eb, k\u00ebrkimet mbi k\u00ebt\u00eb tem\u00eb kan\u00eb prirjen q\u00eb t\u00eb p\u00ebrjashtojn\u00eb q\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr gjenialitet, dhe n\u00ebnvizojn\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e praktik\u00ebs ngulmuese n\u00eb plazmimin e trurit dhe p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb at\u00eb shum\u00eb efikas n\u00eb zhvillimin e nj\u00eb detyre t\u00eb caktuar. Dicka e ngjashme u ndodh taksist\u00ebve t\u00eb Londr\u00ebs, q\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb licenc\u00ebn duhet t\u00eb demonstrojn\u00eb se njohin p\u00ebrmend\u00ebsh pothuajse 25 mij\u00eb rrug\u00ebt e kryeqytetit britanik si dhe adres\u00ebn e pothuajse 20 mij\u00eb vendeve. Aft\u00ebsia e jasht\u00ebzakonshme e taksist\u00ebve t\u00eb Londr\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb fund t\u00eb fundit shum\u00eb e ndryshme nga ajo e savant-\u00ebve, por nuk mjafton sigurisht p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb ata gjeni.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Ka persona me aft\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, kujtes\u00eb t\u00eb pabesueshme, aft\u00ebsi matematikore dhe artistike t\u00eb paimagjinueshme p\u00ebr njer\u00ebzit e zakonsh\u00ebm. Origjina e k\u00ebtyre aft\u00ebsive \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej mistereve t\u00eb shumt\u00eb q\u00eb rezervon ende truri i njeriut.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">\u201cShum\u00eb prej k\u00ebtyre personave me aft\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7anta vuajn\u00eb nga autizmi apo nj\u00eb gjendje e caktuar e sindrom\u00ebs savant\u201d, shpjegon Carlo Alberto Marzi, i departamentit t\u00eb shkencave neurologjike, neuropsikologjike, morfologjike dhe motore t\u00eb Universitetit t\u00eb Veron\u00ebs. \u201cPor nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Jill Price, p\u00ebr shembull, ka nj\u00eb kujtes\u00eb autobiografike t\u00eb pabesueshme, por nuk shfaq asnj\u00eb shenj\u00eb autizmi dhe ka nj\u00eb jet\u00eb normale. I tiji \u00ebsht\u00eb ndoshta rasti m\u00eb misterioz\u201d. Sindroma savant \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjendje shum\u00eb e rrall\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn persona me crregullime t\u00eb r\u00ebnd\u00eb mendor\u00eb kan\u00eb aft\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme n\u00eb disa fusha, q\u00eb krijojn\u00eb nj\u00eb kontrast t\u00eb fort\u00eb me paaft\u00ebsin\u00eb e tyre p\u00ebr t\u00eb kryer veprime q\u00eb p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt jan\u00eb normal\u00eb. Lidhet shpesh me autizmin, por jo t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb sindrom\u00ebn savant jan\u00eb edhe autist\u00eb: ndonj\u00ebher\u00eb vuajn\u00eb nga shqet\u00ebsime t\u00eb tjer\u00eb apo d\u00ebme t\u00eb sistemit nervor. \u201cNuk dihen shum\u00eb gj\u00ebra p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sindrom\u00eb\u201d, vazhdon Marzi. \u201cEkziston hipoteza q\u00eb, n\u00ebse ka probleme di\u00e7ka n\u00eb mekanizmat vet\u00ebrregullues t\u00eb trurit, mund t\u00eb manifestohen fenomene t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. N\u00eb munges\u00eb t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb sakta shkencore, krijohet p\u00ebrshtypja q\u00eb prania e nj\u00eb anomalie t\u00eb r\u00ebnd\u00eb arrin q\u00eb, n\u00eb disa raste, \u201ct\u00eb \u00e7liroj\u00eb\u201d funksione q\u00eb m\u00eb par\u00eb jan\u00eb mbajtur n\u00ebn kontroll\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Po tek muzika, Tony DeBlois \u00ebsht\u00eb nj\u00eb muzikan jo i zakonsh\u00ebm. Ka nisur t\u00eb luaj\u00eb muzik\u00eb kur ishte vet\u00ebm 2 vje\u00e7, n\u00eb garazhdin e sht\u00ebpis\u00eb, me nj\u00eb organo t\u00eb vog\u00ebl. Sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb luaj\u00eb n\u00eb nivele t\u00eb ndrysh\u00ebm 22 instrumenta, q\u00eb nga piano tek violina, nga fizarmonika tek saksofoni, nga flauti indian tek kitara. Nj\u00eb aft\u00ebsi mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse, sidomos kur mendon q\u00eb DeBlois \u00ebsht\u00eb i verb\u00ebr q\u00eb n\u00eb lindje dhe q\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 5 vje\u00e7 u diagnostikua me autiz\u00ebm. N\u00eb vijim, kur ishte 15 vje\u00e7, u njoh si savant i lindur. Pavar\u00ebsisht verb\u00ebris\u00eb dhe shqet\u00ebsimeve t\u00eb tjer\u00eb prej t\u00eb cil\u00ebve vuan, t\u00eb cil\u00ebt i kufizojn\u00eb aft\u00ebsit\u00eb sa i p\u00ebrket kryerjes s\u00eb veprimtarive t\u00eb p\u00ebrditshme, \u00ebsht\u00eb diplomuar me nota maksimale n\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb prestigjoze muzike n\u00eb Boston. Luan kryesisht jazz dhe \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht i zoti n\u00eb improvizim: ve\u00e7 k\u00ebsaj, ka nj\u00eb kujtes\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr muzik\u00ebn dhe luan p\u00ebrmend\u00ebsh 8000 k\u00ebng\u00eb. Esht\u00eb nj\u00eb muzikant i suksessh\u00ebm, i njohur edhe jasht\u00eb SHBA.<\/span><\/p>\n<p>N\u00eb fakt, nj\u00eb studim anglez ka demonstruar se kjo aft\u00ebsi \u00ebsht\u00eb e lidhur me nj\u00eb zhvillim m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb zonave t\u00eb trurit q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr kujtes\u00ebn. Dhe nj\u00eb fenomen i ngjash\u00ebm \u00ebsht\u00eb v\u00ebrejtur tek violinist\u00ebt, q\u00eb kan\u00eb m\u00eb t\u00eb zhvilluar nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb korteksit t\u00eb trurit q\u00eb drejton gishtat e dor\u00ebs s\u00eb majt\u00eb, me t\u00eb cil\u00ebt preken kordat. Natyrisht ka qen\u00eb k\u00ebshtu edhe p\u00ebr Paganinin. Por gjenialiteti i tij varej nga tjet\u00ebr gj\u00eb. \/Bota.al<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bethoven, Moxart, Pikaso, Van Gog: e v\u00ebshtir\u00eb shum\u00eb q\u00eb t\u2019i imagjinosh si metodik\u00eb dhe t\u00eb rregullt. Sepse gjenialiteti \u201cnuk \u00ebsht\u00eb normal\u201d. Gjenit\u00eb na p\u00eblqejn\u00eb k\u00ebshtu: ekstravagant\u00eb, t\u00eb pav\u00ebmendsh\u00ebm, mbi rregullat. Ndoshta sepse normaliteti pak u p\u00ebrshtatet mendjeve t\u00eb shk\u00eblqyera. E megjithat\u00eb shkenca sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb p\u00ebrg\u00ebnjeshtroj\u00eb stereotipet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapur. Nj\u00ebrin pas tjetrit\u2026 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":288369,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-288368","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/288368","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=288368"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/288368\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/288369"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=288368"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=288368"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=288368"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}