{"id":28870,"date":"2016-12-30T10:54:48","date_gmt":"2016-12-30T08:54:48","guid":{"rendered":"http:\/\/zjarr.tv\/?p=28870"},"modified":"2016-12-30T10:54:59","modified_gmt":"2016-12-30T08:54:59","slug":"plani-i-ministrise-se-drejtesise-per-te-denuarit-para-ne-vend-te-burgut-kush-perfiton","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/plani-i-ministrise-se-drejtesise-per-te-denuarit-para-ne-vend-te-burgut-kush-perfiton\/","title":{"rendered":"Plani i Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuarit, para n\u00eb vend t\u00eb burgut, kush p\u00ebrfiton"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Shqip\u00ebri do t\u00eb aplikohet e drejta p\u00ebr t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar d\u00ebnimin me burg me nj\u00eb shum\u00eb t\u00eb hollash. Kush paguan 5 000 lek\u00eb p\u00ebr nj\u00eb dit\u00eb burgim do t\u00eb fitoj\u00eb lirin\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb plani i ri Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb ulur numrin e t\u00eb d\u00ebnuarve n\u00eb burgje.<\/p>\n<p>Me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrfitojn\u00eb baron\u00ebt drog\u00ebs, t\u00eb d\u00ebnuarit me rrezikshm\u00ebri t\u00eb lart\u00eb shoq\u00ebrore apo personat q\u00eb sapo jan\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr vepra t\u00eb r\u00ebnda penale, \u00ebsht\u00eb parashikuar nj\u00eb kategori e caktuar, e cila mund t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb. Konkretisht, t\u00eb d\u00ebnuarit deri n\u00eb tre vjet apo t\u00eb d\u00ebnuarit q\u00eb ju ka mbetur edhe 3 vjet burgim, mund t\u00eb paguajn\u00eb 5 000 lek\u00eb p\u00ebr \u00e7do dit\u00eb burgim t\u00eb mbetur dhe t\u00eb g\u00ebzojn\u00eb lirin\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, nj\u00eb i d\u00ebnuar, t\u00eb cilit i kan\u00eb mbetur edhe 3 vjet burg, p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb qelin\u00eb, duhet t\u00eb paguaj\u00eb 5.4 milion\u00eb lek\u00eb. K\u00ebshtu parashikon projektligji p\u00ebr disa ndryshime n\u00eb Kodin Penal, i propozuar nga Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb. Nisma pritet t\u00eb shqyrtohet dhe miratohet gjat\u00eb sesionit t\u00eb ri parlamentar, shkruan \u2018shqiptarja.com\u2019.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb ato persona q\u00eb jan\u00eb d\u00ebnuar me burgim deri n\u00eb 3 vjet apo q\u00eb u kan\u00eb mbetur pa vuajtur edhe 3 vjet burgim, mund t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb ta z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb d\u00ebnimin e mbetur me pagimin e nj\u00eb shume t\u00eb hollash n\u00eb favor t\u00eb shtetit, duke llogaritur 5000 lek\u00eb p\u00ebr nj\u00eb dit\u00eb burgim. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, d\u00ebnimi konsiderohet i shlyer\u201d, thuhet n\u00eb nenin 5 t\u00eb projektligjit, i cili shton k\u00ebt\u00eb paragraf pas paragrafit t\u00eb par\u00eb t\u00eb nenit 53\/a t\u00eb Kodit Penal n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p><b>Llogaritja e paraburgimit<\/b><\/p>\n<p>Projektligji zgjeron nenin 57 t\u00eb Kodit Penal n\u00eb fuqi sa i takon llogaritjes s\u00eb paraburgimit. Konkretisht, koha e paraburgimit llogaritet n\u00eb d\u00ebnimin me burgim, gjob\u00eb ose pun\u00eb n\u00eb interes publik, ku nj\u00eb dit\u00eb paraburgim \u00ebsht\u00eb barabart\u00eb me 1.5 dit\u00eb burgim, nj\u00eb dit\u00eb arrest sht\u00ebpie \u00ebsht\u00eb barabart\u00eb me nj\u00eb dit\u00eb burgim, nj\u00eb dit\u00eb paraburgim \u00ebsht\u00eb barabart\u00eb me 3000 lek\u00eb gjob\u00eb, nj\u00eb dit\u00eb burgim \u00ebsht\u00eb barabart\u00eb me 2000 lek\u00eb gjob\u00eb dhe nj\u00eb dit\u00eb paraburgim \u00ebsht\u00eb barabart\u00eb me 18 or\u00eb pune n\u00eb interes publik. Po ashtu, pas nenit 43\/a, \u00ebsht\u00eb shtuar neni 43\/b, i cili parashikon q\u00eb shp\u00ebrblimi i d\u00ebmit t\u00eb shkaktuar konsiston n\u00eb pagimin n\u00eb favor t\u00eb t\u00eb d\u00ebmtuarit nga vepra penale e nj\u00eb shume t\u00eb hollash brenda kufijve t\u00eb parashikuar n\u00eb ligj. Gjykata cakton mas\u00ebn e shp\u00ebrblimit pasi ka b\u00ebr\u00eb vler\u00ebsimin e d\u00ebmit t\u00eb ardhur. Gjykata, duke marr\u00eb parasysh gjendjen ekonomike t\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarit, mund t\u00eb lejoj\u00eb q\u00eb shp\u00ebrblimi i d\u00ebmit t\u00eb shkaktuar t\u00eb paguhet me k\u00ebste, duke caktuar k\u00ebstet dhe afatin e pagimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p><b>Parashkrimi i ndjekjes penale<\/b><\/p>\n<p>Projektligji p\u00ebrcakton q\u00eb nuk mund t\u00eb b\u00ebhen ndjekje penale kur nga kryerja e vepr\u00ebs deri n\u00eb \u00e7astin e marrjes s\u00eb personit si t\u00eb pandehur kan\u00eb kaluar tridhjet\u00eb vjet n\u00eb rastin e krimeve q\u00eb parashikojn\u00eb d\u00ebnim me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm, nj\u00ebzet vjet p\u00ebr krimet, t\u00eb cilat parashikojn\u00eb d\u00ebnim me mbi dhjet\u00eb vjet burgim dhe dhjet\u00eb vjet p\u00ebr krimet q\u00eb parashikojn\u00eb d\u00ebnim deri n\u00eb dhjet\u00eb vjet burgim. Nd\u00ebrkaq vrasja me dashje dhe vrasja e funksionar\u00ebve publik\u00eb p\u00ebrjashtohen nga parashikimi.<\/p>\n<p><b>Llogaritja e paraburgimit<\/b><\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb paraburgim e barabart\u00eb me 1.5 dit\u00eb burgim.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb arrest sht\u00ebpie e barabart\u00eb me nj\u00eb dit\u00eb burgim.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb paraburgim e barabart\u00eb me 3000 lek\u00eb gjob\u00eb<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb burgim e barabart\u00eb me 2000 lek\u00eb gjob\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb paraburgim e barabart\u00eb me 18 or\u00eb pune n\u00eb interes publik.<\/p>\n<p><b>Disa nga ndryshimet n\u00eb Kodin Penal<\/b><\/p>\n<p><b>Neni 5<\/b><\/p>\n<p>N\u00eb nenin 53\/a, pas paragrafit t\u00eb par\u00eb, shtohet paragrafi me p\u00ebrmbajtjen si m\u00eb posht\u00eb vijon: \u201cT\u00eb gjith\u00eb ato persona q\u00eb jan\u00eb d\u00ebnuar me burgim deri n\u00eb 3 vjet apo q\u00eb u kan\u00eb mbetur pa vuajtur edhe 3 vjet burgim, mund t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb ta z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb d\u00ebnimin e mbetur me pagimin e nj\u00eb shume t\u00eb hollash n\u00eb favor t\u00eb shtetit, duke llogaritur 5000 lek\u00eb p\u00ebr nj\u00eb dit\u00eb burgim. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, d\u00ebnimi konsiderohet i shlyer.\u201d<\/p>\n<p><b>Neni 11<\/b><\/p>\n<p>Neni 96 riformulohet me k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbajtje: \u201cNeni 96. Shkelja e etik\u00ebs mjek\u00ebsore dhe trajtimi mjek\u00ebsor alternativ. Veprimi apo mosveprimi i mjekut n\u00eb kund\u00ebrshtim me k\u00ebrkesat e kodit t\u00eb etik\u00ebs profesionale, duke shkaktuar d\u00ebmtim t\u00eb konsideruesh\u00ebm t\u00eb sh\u00ebndetit t\u00eb pacientit, d\u00ebnohet me gjob\u00eb, heqje t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb ushtrimit t\u00eb profesionit dhe me shp\u00ebrblimin e d\u00ebmit t\u00eb shkaktuar pacientit. Veprimi apo mosveprimi i punonj\u00ebsve t\u00eb tjer\u00eb mjek\u00ebsor\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt gjat\u00eb kryerjes s\u00eb detyrave kan\u00eb vepruar n\u00eb kund\u00ebrshtim me k\u00ebrkesat e kodit t\u00eb etik\u00ebs profesionale, duke shkaktuar d\u00ebmtim t\u00eb konsideruesh\u00ebm t\u00eb sh\u00ebndetit t\u00eb pacientit, d\u00ebnohet me gjob\u00eb, heqje t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb ushtrimit t\u00eb profesionit dhe me shp\u00ebrblimin e d\u00ebmit t\u00eb shkaktuar pacientit. Ushtrimi i mjek\u00ebsis\u00eb alternative, pa autorizimin p\u00ebrkat\u00ebs t\u00eb autoriteteve sh\u00ebndet\u00ebsore, kur i ka shkaktuar nj\u00eb d\u00ebmtim t\u00eb konsideruesh\u00ebm sh\u00ebndetit t\u00eb pacientit, d\u00ebnohet me gjob\u00eb, heqje t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb ushtrimit t\u00eb profesionit dhe me shp\u00ebrblimin e d\u00ebmit t\u00eb shkaktuar. Po kjo vep\u00ebr, kur ka shkaktuar vdekjen e pacientit, d\u00ebnohet me burgim nga dy deri n\u00eb pes\u00eb vjet.\u201d<\/p>\n<p><b>Neni 96\/b<\/b><\/p>\n<p>D\u00ebshtimi p\u00ebr dh\u00ebnien e ndihm\u00ebs mjek\u00ebsore<\/p>\n<p>Mosdh\u00ebnia e ndihm\u00ebs s\u00eb par\u00eb nga mjeku apo ndonj\u00eb punonj\u00ebs tjet\u00ebr mjek\u00ebsor, n\u00eb shkelje t\u00eb detyrave t\u00eb tyre profesionale, d\u00ebnohet me gjob\u00eb ose burgim deri n\u00eb nj\u00eb vit.<\/p>\n<p><b>Neni 96\/c<\/b><\/p>\n<p>Mashtrimi n\u00eb trajtimin mjek\u00ebsor<\/p>\n<p>Kryerja e trajtimit mjek\u00ebsor ose trajtimit alternativ mjek\u00ebsor, nga mjeku q\u00eb nuk ka kualifikimet e duhura, duke shkaktuar vones\u00eb n\u00eb marrjen e ndihm\u00ebs mjek\u00ebsore n\u00eb koh\u00ebn e duhur p\u00ebr pacientin, d\u00ebnohet me heqje t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs se ushtrimit t\u00eb profesionit dhe me shp\u00ebrblimin e d\u00ebmit t\u00eb shkaktuar.<\/p>\n<p>Po kjo vep\u00ebr, kur ka shkaktuar d\u00ebm serioz p\u00ebr sh\u00ebndetin e personit, d\u00ebnohet me gjob\u00eb, heqje t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb ushtrimit t\u00eb profesionit dhe me shp\u00ebrblimin e d\u00ebmit t\u00eb shkaktuar.<\/p>\n<p>Kur vepra ka sjell\u00eb si pasoj\u00eb vdekjen, d\u00ebnohet me burg nga dy deri n\u00eb tet\u00eb vjet.<\/p>\n<p><b>Neni 69<\/b><\/p>\n<p>Rehabilitimi<\/p>\n<p>Quhen t\u00eb pad\u00ebnuar:<\/p>\n<p>a) ata q\u00eb jan\u00eb d\u00ebnuar me burgim p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb gjer n\u00eb gjasht\u00eb muaj ose me \u00e7do d\u00ebnim tjet\u00ebr m\u00eb t\u00eb leht\u00eb dhe q\u00eb gjat\u00eb dy vjet\u00ebve nga dita e vuajtjes s\u00eb d\u00ebnimit nuk kan\u00eb kryer vep\u00ebr tjet\u00ebr penale;<\/p>\n<p>b) ata q\u00eb jan\u00eb d\u00ebnuar me burgim p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb nga gjasht\u00eb muaj gjer n\u00eb pes\u00eb vjet dhe q\u00eb gjat\u00eb pes\u00eb vjet\u00ebve nga dita e vuajtjes s\u00eb d\u00ebnimit nuk kan\u00eb kryer vep\u00ebr tjet\u00ebr penale;<\/p>\n<p>c) ata q\u00eb jan\u00eb d\u00ebnuar me burgim p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb nga pes\u00eb gjer n\u00eb dhjet\u00eb vjet dhe q\u00eb gjat\u00eb shtat\u00eb vjet\u00ebve nga dita e vuajtjes s\u00eb d\u00ebnimit nuk kan\u00eb kryer vep\u00ebr tjet\u00ebr penale;<\/p>\n<p>\u00e7) ata q\u00eb jan\u00eb d\u00ebnuar me burgim p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb nga dhjet\u00eb gjer n\u00eb nj\u00ebzet e pes\u00eb vjet dhe q\u00eb gjat\u00eb dhjet\u00eb vjet\u00ebve nga dita e vuajtjes s\u00eb d\u00ebnimit nuk kan\u00eb kryer vep\u00ebr tjet\u00ebr penale.<\/p>\n<p><b>Neni 70<\/b><\/p>\n<p>Falja<\/p>\n<p>Me aktin e faljes organi kompetent p\u00ebrjashton t\u00ebr\u00ebsisht apo pjes\u00ebrisht personin nga vuajtja e d\u00ebnimit t\u00eb dh\u00ebn\u00eb me nj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor ose b\u00ebn z\u00ebvend\u00ebsimin e d\u00ebnimit me nj\u00eb lloj d\u00ebnimi m\u00eb t\u00eb but\u00eb.<\/p>\n<p><b>Neni 71<\/b><\/p>\n<p>Amnistia<\/p>\n<p>Me aktin e amnistis\u00eb organi kompetent p\u00ebrjashton nga ndjekja penale, nga vuajtja t\u00ebr\u00ebsisht apo pjes\u00ebrisht e d\u00ebnimit ose b\u00ebn z\u00ebvend\u00ebsimin e d\u00ebnimit me nj\u00eb lloj d\u00ebnimi m\u00eb t\u00eb but\u00eb. Amnistia shtrihet p\u00ebr ato vepra penale t\u00eb kryera deri nj\u00eb dit\u00eb para shpalljes s\u00eb saj, ve\u00e7 rastit kur n\u00eb aktin p\u00ebrkat\u00ebs vendoset ndryshe.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Shqip\u00ebri do t\u00eb aplikohet e drejta p\u00ebr t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar d\u00ebnimin me burg me nj\u00eb shum\u00eb t\u00eb hollash. Kush paguan 5 000 lek\u00eb p\u00ebr nj\u00eb dit\u00eb burgim do t\u00eb fitoj\u00eb lirin\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb plani i ri Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb ulur numrin e t\u00eb d\u00ebnuarve n\u00eb burgje. Me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrfitojn\u00eb baron\u00ebt [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2044,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,258,1,235,201],"tags":[],"class_list":{"0":"post-28870","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-lajme","8":"category-shtypi-dites","9":"category-uncategorized-sq","10":"category-vendi","11":"category-zbardhi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28870","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2044"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=28870"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28870\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=28870"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=28870"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=28870"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}