{"id":289222,"date":"2022-09-29T21:43:58","date_gmt":"2022-09-29T19:43:58","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=289222"},"modified":"2022-09-29T21:43:58","modified_gmt":"2022-09-29T19:43:58","slug":"lereni-spak-te-beje-punen-e-tij-yuri-kim-e-veme-me-bast-qe-nuk-e-mendonit-se-saimir-tahiri-do-te-shkonte-ne-burg-ideja-se-drejtesia-eshte-selektive","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/lereni-spak-te-beje-punen-e-tij-yuri-kim-e-veme-me-bast-qe-nuk-e-mendonit-se-saimir-tahiri-do-te-shkonte-ne-burg-ideja-se-drejtesia-eshte-selektive\/","title":{"rendered":"\u201cL\u00ebreni SPAK t\u00eb b\u00ebj\u00eb pun\u00ebn e tij\u201d- Yuri Kim: E v\u00ebm\u00eb me bast q\u00eb nuk e mendonit se Saimir Tahiri do t\u00eb shkonte n\u00eb burg! Ideja se drejt\u00ebsia \u00ebsht\u00eb selektive\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka folur mbr\u00ebmjen e sotme p\u00ebr rezultatet e Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Kim u shpreh se Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs s\u00eb bashku me Bashkimin Europian kan\u00eb qen\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebse t\u00eb reform\u00ebs s\u00eb gjyq\u00ebsorit n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb kushtet p\u00ebr integrimin n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Ajo deklaroi se mund t\u00eb v\u00ebr\u00eb bast\u00eb q\u00eb shumica e njer\u00ebzve nuk e mendonin q\u00eb Samir Tahiri mund t\u00eb shkonte n\u00eb burg pasi kishin krijuar iden\u00eb q\u00eb personat e fuqish\u00ebm nuk dalin para drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cE nj\u00ebjta gj\u00eb tregohet n\u00eb p\u00ebrcaktimet tona n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn. Prandaj ideja q\u00eb kjo drejt\u00ebsi \u00ebsht\u00eb selektive, mendoj se pasqyron padurimin dhe d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb par\u00eb drejt\u00ebsi\u2026\u201d, u shpreh Yuri Kim.<\/p>\n<p>Pjes\u00eb nga intervsita<\/p>\n<p>Cilat jan\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet tuaja me SPAK, Znj. Ambasadore?<\/p>\n<p>Ne, si\u00e7 e dini\u2026<\/p>\n<p>Ju keni qen\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb SPAK\u2026<\/p>\n<p>Shtetet e Bashkuara bashk\u00eb me Bashkimin Europian kan\u00eb qen\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebse t\u00eb fort\u00eb t\u00eb reform\u00ebs s\u00eb gjyq\u00ebsorit n\u00eb Shqip\u00ebri sepse duhet q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb kushtet p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb BE. SPAK ka qen\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebs qendror i reform\u00ebs s\u00eb gjyq\u00ebsorit. Ofrojm\u00eb k\u00ebshilla teknike, ofrjom\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb tjera, mendoj ndonj\u00ebher\u00eb ndihmojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb pajisje zyre si kompjutera e gj\u00ebra si k\u00ebto. Por kryesisht, p\u00ebrpiqemi t\u00eb sigurojm\u00eb\u00eb q\u00eb ata t\u00eb ken\u00eb mb\u00ebshtetjen q\u00eb iu duhet nga miq si Shtetet e Bashkuara p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb pun\u00ebn e tyre. Detyra e tyre \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht e v\u00ebshtir\u00eb dhe vijm\u00eb tek nj\u00eb reform\u00eb drejt\u00ebsie nga shum\u00eb vite ku njer\u00ebzit ndjenin se sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb nuk iu sh\u00ebrbente atyre. Pra, tani kan\u00eb kaluar gjasht\u00eb vjet nga miratimi i ligjeve p\u00ebr reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi\u2026<\/p>\n<p>Dhe puna e v\u00ebrtet\u00eb filloi\u2026<\/p>\n<p>Njer\u00ebzit ndjejn\u00eb shum\u00eb, shum\u00eb padurim. Duan rezultate m\u00eb shpejt dhe duan rezultate m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Mendoj q\u00eb ajo q\u00eb po fillojm\u00eb t\u00eb shohim \u00ebsht\u00eb\u2026<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb normale, apo jo, sepse pritshm\u00ebrit\u00eb nga reforma n\u00eb drejt\u00ebsi kan\u00eb qen\u00eb shum\u00eb t\u00eb larta\u2026<\/p>\n<p>Po.<\/p>\n<p>Dhe njer\u00ebzit presin t\u00eb shohin tani di\u00e7ka konkrete.<\/p>\n<p>Po. Dhe un\u00eb jam me njer\u00ebzit. Mendoj se reforma n\u00eb drejt\u00ebsi duhet t\u00eb jap\u00eb rezultate. Mendoj edhe q\u00eb reforma n\u00eb drejt\u00ebsi ka filluar t\u00eb jap\u00eb rezultate. Dhe, n\u00ebse do isha qytetare shqiptare, edhe un\u00eb do kisha padurim. Por k\u00ebtu, mendoj, do ndaj me ju disa fakte\u2026<\/p>\n<p>Shum\u00eb mir\u00eb, po<\/p>\n<p>Gjithnj\u00eb mendoj se ka r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb kesh fakte n\u00eb vend t\u00eb thjesht thashethemeve apo spekulimeve ose p\u00ebrshtypjeve.<\/p>\n<p>Por n\u00eb fillim po ju pyes, mendoni ende se SPAK mund t\u2019ia dal\u00eb?<\/p>\n<p>Absolutisht.<\/p>\n<p>Jeni e sigurt?<\/p>\n<p>Po!<\/p>\n<p>Sepse shum\u00eb njer\u00ebz mendojn\u00eb se SPAK b\u00ebn di\u00e7ka sa p\u00ebr fasad\u00eb, por jo gj\u00ebrat reale. Le t\u00eb themi, drejt\u00ebsi selektive. K\u00ebrkojn\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb nuk jan\u00eb m\u00eb n\u00eb pushtet dhe nuk shohin ata q\u00eb jan\u00eb v\u00ebrtet t\u00eb fuqish\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>Epo, \u00e7far\u00eb do t\u00eb thuash me k\u00ebt\u00eb, Blendi? Po t\u00eb intervistoj un\u00eb tani ty. \u00c7far\u00eb do t\u00eb thuash me njer\u00ebz jo n\u00eb pushtet? Kush duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb burg dhe mbi \u00e7\u2019baz\u00eb p\u00ebrpara se njer\u00ebzit t\u00eb mendojn\u00eb se reforma n\u00eb drejt\u00ebsi \u00ebsht\u00eb reale?<\/p>\n<p>Po, absolutisht, njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb pushtet n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Okay, deri tani, po t\u00eb jap disa\u2026<\/p>\n<p>Por jo drejt\u00ebsi publike, drejt\u00ebsi me fakte dhe ligj<\/p>\n<p>Okay, po t\u00eb jap disa t\u00eb dh\u00ebna. SPAK deri m\u00eb sot ka nj\u00eb p\u00ebrqindje d\u00ebnimesh 90%. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, kur padisin dik\u00eb, dhe e \u00e7ojn\u00eb at\u00eb person apo ent n\u00eb gjyq, 90% t\u00eb koh\u00ebs, vendimi \u00ebsht\u00eb p\u00ebr fajtor, i merren asetet, dhe njer\u00ebzit shkojn\u00eb n\u00eb burg. P\u00ebr 12 vitet p\u00ebrpara vitit 2019, sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb, prokuror\u00ebt e posa\u00e7\u00ebm k\u00ebtu kishin kapur di\u00e7ka tek 20 milion\u00eb euro asete, dakord? P\u00ebr mbi 10 vjet.<\/p>\n<p>Po.<\/p>\n<p>Prej reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, nga dhjetori 2019, dhe gjat\u00eb gjith\u00eb vitit 2021, SPAK ka mundur t\u00eb marr\u00eb 70 milion\u00eb euro asete. Shtat\u00eb, zero. Shtat\u00ebdhjet\u00eb million euro. Kjo p\u00ebrfshin nd\u00ebrtesa, biznese, para n\u00eb banka. Deri m\u00eb sot, n\u00eb 2022\u2026<\/p>\n<p>T\u00eb ngrira p\u00ebrkoh\u00ebsisht apo\u2026<\/p>\n<p>Jo, po flas p\u00ebr\u2026<\/p>\n<p>\u2026p\u00ebrfunduar, le t\u00eb themi, vendimi p\u00ebrfundimtar\u2026<\/p>\n<p>Po, po. Deri m\u00eb sot, kan\u00eb sekuestruar diku tek\u2026 p\u00ebr shembull vet\u00ebm n\u00eb korrik, ishte nj\u00eb rast me mbi 10 milion\u00eb euro asete t\u00eb kapura.<\/p>\n<p>Cili rast?<\/p>\n<p>Nuk e kam emrin e rastit por \u00ebsht\u00eb mbi 10 milion\u00eb euro asete. Dhe, me k\u00ebt\u00eb prirje, mendoj q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit 2022, do t\u00eb arrijn\u00eb mbi 70 milion\u00eb, dhe me siguri do jet\u00eb m\u00eb af\u00ebr 100 milion\u00ebve. SPAK tani ka 60 hetues me koh\u00eb t\u00eb plot\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb marr\u00eb trajnim t\u00eb posa\u00e7\u00ebm nga FBI e SHBA n\u00eb Kuantiko. SPAK po merr edhe tet\u00eb hetues financiar\u00eb t\u00eb dedikuar. Pra, k\u00ebta do t\u00eb shohin se ku jan\u00eb fshehur asetet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb prokuror\u00ebt t\u2019i kapin ato.<\/p>\n<p>Po ndihmoni ju p\u00ebr k\u00ebt\u00eb?<\/p>\n<p>Po. Dhe kjo v\u00ebrtet q\u00eb do t\u2019i godas\u00eb kriminel\u00ebt tek xhepi i tyre ku ka v\u00ebrtet vler\u00eb. Nga viti 2021, numri i hetimeve q\u00eb SPAK ka b\u00ebr\u00eb me vendet e BE-s\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se dyfishuar. M\u00eb shum\u00eb se dyfish edhe me ne. Tani do t\u00eb kemi Agjencin\u00eb e Ligjzbatimit p\u00ebr Drog\u00ebn q\u00eb do ngrej\u00eb nj\u00eb prani n\u00eb Shqip\u00ebri. Dhe, kjo \u00ebsht\u00eb me shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi. M\u00eb lejo t\u2019i kthehem pik\u00ebs tuaj fillestare p\u00ebr mosmarrjen me njer\u00ebzit q\u00eb jan\u00eb n\u00eb pushtet\u2026<\/p>\n<p>Drejt\u00ebsi selektive. Ju mund<\/p>\n<p>Kur ka qen\u00eb hera e fundit, kur ka qen\u00eb hera e fundit Blendi kur dy ministra, dy ministra t\u00eb fuqish\u00ebm, t\u00eb partis\u00eb n\u00eb pushtet, menj\u00ebher\u00eb pasi kan\u00eb l\u00ebn\u00eb zyr\u00ebn, kur ka qen\u00eb hera e fundit kur dy ministra jan\u00eb futur n\u00eb burg? A mendoje se Saimir Tahiri do t\u00eb futej n\u00eb burg? E v\u00ebm\u00eb me bast, nuk e mendoje. Jam e sigurt\u00eb se pjesa m\u00eb e madhe e njer\u00ebzve mendonin, ja nj\u00eb person q\u00eb kurr\u00eb nuk do t\u00eb dal\u00eb p\u00ebrpara drejt\u00ebsis\u00eb sepse \u00ebsht\u00eb i fuqish\u00ebm. Ja nj\u00eb person q\u00eb \u00ebsht\u00eb i mbrojtur. Apo jo? Asaj kohe pand\u00ebshkueshm\u00ebrie po i vjen fundi. E nj\u00ebjta gj\u00eb tregohet n\u00eb p\u00ebrcaktimet tona n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn. Prandaj ideja q\u00eb kjo drejt\u00ebsi \u00ebsht\u00eb selektive, mendoj se pasqyron padurimin dhe d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb par\u00eb drejt\u00ebsi\u2026<\/p>\n<p>\u2026m\u00eb t\u00eb fort\u00eb\u2026<\/p>\n<p>\u2026t\u00eb ec\u00eb m\u00eb shpejt. Mendoj se ka nj\u00eb lidhje t\u00eb ngusht\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Gj\u00ebja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb rastet \u00ebsht\u00eb q\u00eb\u2026<\/p>\n<p>\u2026duhet t\u00eb kesh rezultate, apo jo? E di \u00e7far\u00eb kam v\u00ebn\u00eb re n\u00eb studimin tim t\u00eb ndjekjeve penale dhe drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri? Kam par\u00eb se ka pasur shum\u00eb ndjekje penale t\u00eb hapura p\u00ebrpara reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, pak p\u00ebrpara se t\u00eb ngrihej SPAK, \u00e7do vit, prokuroria e ve\u00e7ant\u00eb, k\u00ebtu, atje, kudo hapte shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje\u2026<\/p>\n<p>Po.<\/p>\n<p>Kush shkoi n\u00eb burg? Cili minist\u00ebr u fut n\u00eb burg?<\/p>\n<p>Shum\u00eb, shum\u00eb pak njer\u00ebz? Po. Zyrtar\u00eb, jo ministra.<\/p>\n<p>Jo shum\u00eb pak njer\u00ebz. Asnj\u00ebher\u00eb ndonj\u00eb minist\u00ebr nuk \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb burg. Asnj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Ka qen\u00eb nj\u00eb, mendoj, n\u00eb 2014.<\/p>\n<p>Kush?<\/p>\n<p>Spiro Ksera.<\/p>\n<p>Oh, v\u00ebrtet?  Dakord. Por \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e rrall\u00eb.<\/p>\n<p>Po.<\/p>\n<p>Dhe mendoj se po shohim SPAK t\u00eb jap\u00eb rezultate. Prandaj mendoj se, n\u00ebse do t\u00eb isha qytetar\u00eb shqiptare, edhe un\u00eb do t\u00eb kisha padurim. Por edhe nuk do t\u00eb humbisja besimin, sepse po ec\u00ebn p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>Por ka pasur nj\u00eb rast, p\u00ebr shembull, t\u00eb cilin e kan\u00eb ndjekur t\u00eb gjith\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja e incenerator\u00ebve. Dhe njer\u00ebzit thon\u00eb, nuk garantoj p\u00ebr faktet, por \u00e7do dit\u00eb, n\u00eb \u00e7do studio, ata nxjerrin fakte, letra, dokumenta, dhe ne ende nuk kemi di\u00e7ka konkrete.<\/p>\n<p>L\u00ebreni SPAK t\u00eb b\u00ebj\u00eb pun\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Po punon n\u00eb at\u00eb drejtim?<\/p>\n<p>L\u00ebreni SPAK t\u00eb b\u00ebj\u00eb pun\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>\u00a9 Panorama.al<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka folur mbr\u00ebmjen e sotme p\u00ebr rezultatet e Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi. Kim u shpreh se Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs s\u00eb bashku me Bashkimin Europian kan\u00eb qen\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebse t\u00eb reform\u00ebs s\u00eb gjyq\u00ebsorit n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb kushtet p\u00ebr integrimin n\u00eb BE. Ajo deklaroi se mund t\u00eb v\u00ebr\u00eb bast\u00eb q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":289223,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-289222","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/289222","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=289222"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/289222\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/289223"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=289222"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=289222"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=289222"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}