{"id":289364,"date":"2022-09-30T14:36:08","date_gmt":"2022-09-30T12:36:08","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=289364"},"modified":"2022-09-30T14:36:08","modified_gmt":"2022-09-30T12:36:08","slug":"mbyllja-e-kolegjit-mehmet-akif-reagon-komiteti-i-helsinkit-procedurat-e-ndjekura-nuk-jane-te-rregullt-qeveria-te-rishikoje-vendimin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/mbyllja-e-kolegjit-mehmet-akif-reagon-komiteti-i-helsinkit-procedurat-e-ndjekura-nuk-jane-te-rregullt-qeveria-te-rishikoje-vendimin\/","title":{"rendered":"Mbyllja e kolegjit \u201cMehmet Akif\u201d, reagon Komiteti i Helsinkit: Procedurat e ndjekura nuk jan\u00eb t\u00eb rregullt, qeveria t\u00eb rishikoj\u00eb vendimin"},"content":{"rendered":"<p>Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar lidhur me mbylljen e kolegjit turk \u201cMehmet Akif Ersoy\u201d n\u00eb Tiran\u00eb. N\u00eb deklarat\u00ebn e publikuar p\u00ebr mediat thuhet se procedurat e ndjekura p\u00ebr mbylljen e kolegjit, nuk p\u00ebrmbushnin standartet e procesit t\u00eb rregullt dhe se masaishte tep\u00ebr e ashp\u00ebr.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, n\u00eb deklarat\u00ebn e publikuar, Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka k\u00ebrkuar q\u00eb K\u00ebshilli i Ministrave t\u00eb rishikoj\u00eb vendimin p\u00ebr mbylljen e kolegjit.<\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">Deklarata e plot\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">Procedurat e autoriteteve p\u00ebr mbylljen e Kolegjit Turk \u201cMehmet Akif Ersoy\u201d nuk p\u00ebrmbushin standardet e procesit t\u00eb rregullt, duke rezultuar me dh\u00ebnien e nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr, t\u00eb nxituar, jo proporcionale dhe me pasoja t\u00eb d\u00ebmshme<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb vijim t\u00eb ankes\u00ebs s\u00eb pedagog\u00ebve dhe nx\u00ebn\u00ebseve t\u00eb Institucionit Arsimor Privat Parauniversitar \u201cMehmet Akif Ersoy\u201d lidhur me mbylljen e k\u00ebsaj shkolle n\u00eb baz\u00eb t\u00eb Vendimit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave nr. 614, dat\u00eb 22.09.2022 dhe t\u00eb sqarimeve t\u00eb dh\u00ebna nga Ministria e Arsimit dhe Sportit p\u00ebr opinionin publik me an\u00eb t\u00eb rrjetit social Facebook, Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) verifikoi ankes\u00ebn e m\u00ebsip\u00ebrme dhe dokumentacionin q\u00eb ka lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe arriti n\u00eb p\u00ebrfundimet e m\u00ebposhtme:<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb vitin 1996 Bashkia Tiran\u00eb dhe Fondacioni Gulistan kan\u00eb n\u00ebnshkruar nj\u00eb kontrat\u00eb uzufrukti (t\u00eb drejt\u00ebn e p\u00ebrdorimit dhe g\u00ebzimit) q\u00eb i jepte fondacionit t\u00eb drejt\u00ebn e p\u00ebrdorimit t\u00eb pron\u00ebs ku ishte vendosur m\u00eb her\u00ebt institucioni arsimor privat Mehmet Akif Ersoy, p\u00ebr nj\u00eb afat 30 vje\u00e7ar.<br \/>\n<\/em><\/p>\n<p><em>Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Fondacionit Gulistan, m\u00eb dat\u00eb 10.06.2022 i ka k\u00ebrkuar n\u00eb rrug\u00eb zyrtare Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit dhe Sportit miratimin e transferimit t\u00eb shkoll\u00ebs nga godina ekzistente n\u00eb nj\u00eb godin\u00eb n\u00eb Kashar. Ministria e Arsimit dhe Sportit, me shkres\u00ebn nr. 4030\/3, dat\u00eb 01.07.2022 i p\u00ebrgjigjet se sipas relacionit mbi gjendjen nd\u00ebrtimore t\u00eb objektit t\u00eb Zyr\u00ebs Vendore Arsimore (ZVA) Tiran\u00eb, godina ku mendohej transferimi i shkoll\u00ebs nuk plot\u00ebsonte standardet p\u00ebrkat\u00ebse. Kjo p\u00ebrgjigje e parakohshme ka ardhur n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Fondacionit i kan\u00eb komunikuar n\u00eb rrug\u00eb elektronike Ministris\u00eb se gjat\u00eb muajit korrik do t\u00eb zhvilloheshin punimet p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar aspektet e rekomanduara m\u00eb her\u00ebt nga inxhinierja e ZVA q\u00eb ka inspektuar godin\u00ebn e re n\u00eb dt.28 Qershor.<\/em><\/p>\n<p><em>Bashkia e Tiran\u00ebs, me vendimin nr. 69, dat\u00eb 12.07.2022, ka miratuar kalimin e s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb uzufruktit q\u00eb g\u00ebzonte Shkolla Mehmet Akif Ersoy tek t\u00eb tret\u00ebt e p\u00ebrzgjedhur prej tij. Pas k\u00ebtij vendimi, shkolla \u00ebsht\u00eb zhvendosur p\u00ebrfundimisht nga godina ku ndodhej, n\u00eb drejtim t\u00eb godin\u00ebs n\u00eb Kashar.<br \/>\nM\u00eb 27.07.2022 shkolla i drejtohet edhe nj\u00ebher\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit dhe Sportit, e m\u00eb specifikisht Drejtoris\u00eb s\u00eb Derregullimit, Lejeve dhe Licencave duke e njoftuar se kan\u00eb p\u00ebrfunduar punimet p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e godin\u00ebs dhe kan\u00eb k\u00ebrkuar kryerjen e nj\u00eb inspektimi p\u00ebr t\u00eb kontrolluar n\u00eb vend kushtet e godin\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb 14.09.2022 Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Arsimit Parauniversitar ngre nj\u00eb grup pune p\u00ebr vler\u00ebsimin e kushteve t\u00eb licencimit dhe ushtrimit t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb shkoll\u00ebs. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb vler\u00ebsimi, duke p\u00ebrcaktuar kriteret e parashikuara dhe kriteret q\u00eb vler\u00ebsoheshin t\u00eb pap\u00ebrmbushura por pa caktuar ndonj\u00eb afat p\u00ebr plot\u00ebsimin e tyre. Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb k\u00ebtij inspektimi, nj\u00eb kopje e tij i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb dorazi administratorit t\u00eb shkoll\u00ebs. Ky dokument ka qen\u00eb i vetmi q\u00eb \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb dispozicion dhe n\u00ebnshkruar nga p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shkoll\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nj\u00eb praktik\u00eb e till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ndjekur n\u00eb dy vizitat e m\u00ebparshme inspektuese t\u00eb ZVA-s\u00eb. Shkolla, n\u00eb godin\u00ebn e re, krahas plot\u00ebsimit t\u00eb mungesave t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb \u201cPlatform\u00ebn e Vler\u00ebsimit\u201d t\u00eb inxhinier\u00ebve (grupit t\u00eb pun\u00ebs), ka vazhduar gjithashtu edhe procesin m\u00ebsimor p\u00ebr vitin e ri shkollor, n\u00eb pritje t\u00eb miratimit t\u00eb licenc\u00ebs s\u00eb re. Ministria e Arsimit dhe Sportit apo Drejtoria e Derregullimit, Lejeve dhe Licencave nuk i ka kthyer asnj\u00eb p\u00ebrgjigje shkoll\u00ebs si p\u00ebr procesverbalet e ekipit t\u00eb vler\u00ebsimit edhe p\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr licenc\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb mbyllja e korrespondenc\u00ebs midis shkoll\u00ebs dhe Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit dhe Sportit dhe institucioneve n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb saj.<br \/>\n<\/em><\/p>\n<p><em>Vlen t\u00eb theksohet gjithashtu se p\u00ebrfaq\u00ebsuesit ligjor\u00eb t\u00eb Fondacionit deklarojn\u00eb se kan\u00eb vepruar n\u00eb kushtet e mir\u00ebbesimit dhe nuk kan\u00eb vler\u00ebsuar n\u00eb asnj\u00eb moment se zhvendosja n\u00eb nj\u00eb godin\u00eb tjet\u00ebr do t\u00eb krijonte rrezikun p\u00ebr mbylljen e aktivitetit t\u00eb tyre 30 vje\u00e7ar n\u00eb vend. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ata kan\u00eb vler\u00ebsuar se duke qen\u00eb nj\u00eb Fondacion, nuk mund t\u00eb ishte e p\u00ebrballueshme ekonomikisht t\u00eb vazhdohej mbajtja e dy godinave, deri sa t\u00eb miratohej k\u00ebrkesa nga MAS p\u00ebr godin\u00ebn e re, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn, k\u00ebrkesa e tyre \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb 3 muaj para se t\u00eb fillonte viti i ri shkollor.<br \/>\n<\/em><\/p>\n<p><em>M\u00eb von\u00eb, me Vendimin nr. 614, dat\u00eb 22.09.2022 K\u00ebshilli i Ministrave n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb neneve 42 dhe 70 t\u00eb ligjit 69\/2012 \u201cP\u00ebr sistemin arsimor parauniversitar n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d ka vendosur mbylljen e veprimtaris\u00eb s\u00eb institucionit arsimor parauniversitar privat \u201cMehmet Akif Ersoy\u201d, i cili e zhvillon m\u00ebsimin edhe n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaj.<br \/>\nDuke u njohur me k\u00ebt\u00eb Vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, t\u00ebrheq v\u00ebmendjen fakti q\u00eb n\u00eb t\u00eb p\u00ebrmenden vet\u00ebm detyrimet e institucionit arsimor parauniversitar privat dhe jo arsyet apo motivet konkrete si dhe shkeljet e ligjit q\u00eb kusht\u00ebzuan miratimin p\u00ebr mbylljen e k\u00ebsaj shkolle. Ky vendim nuk p\u00ebrmbush standartet thelb\u00ebsore t\u00eb arsyetimit, si nj\u00eb akt administrativ me pasoja p\u00ebr pal\u00ebt, por edhe p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit dhe prind\u00ebrit e tyre q\u00eb i kan\u00eb besuar Fondacionit edukimin dhe arsimimin e tyre. Sipas standarteve t\u00eb jurisprudenc\u00ebs s\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, p\u00ebrve\u00e7 elementeve formale, akti administrativ duhet t\u00eb jet\u00eb i qart\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrmbaj\u00eb, krahas shpjegimit t\u00eb situat\u00ebs faktike mbi t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb marr\u00eb, edhe shpjegimin e p\u00ebrmbledhur t\u00eb rezultatit t\u00eb hetimit administrativ dhe t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb provave, baz\u00ebn ligjore t\u00eb aktit, nj\u00eb shpjegim pse kushtet ligjore p\u00ebr zbatimin e tij plot\u00ebsohen n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast (shih vendimet nr. 25, dat\u00eb 10.05.2021; nr. 29, dat\u00eb 27.06.2013 t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese).<\/em><\/p>\n<p><em>Duke iu referuar nenit 42 t\u00eb Ligjit 69\/2012, licencimi i k\u00ebtyre institucioneve b\u00ebhet sipas p\u00ebrcaktimeve t\u00eb ligjit nr. 10081, dat\u00eb 23.2.2009 \u201cP\u00ebr licencat, autorizimet dhe lejet n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, i ndryshuar. N\u00eb nenin 12\/3 t\u00eb ligjit t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrm parashikohet se: p\u00ebrpara marrjes s\u00eb vendimit t\u00eb revokimit, organi kompetent, si rregull, urdh\u00ebron rip\u00ebrmbushjen e kritereve apo ndreqjen e shkeljeve t\u00eb detyrimeve, brenda nj\u00eb afati t\u00eb arsyesh\u00ebm, pa pezullim t\u00eb titullit dhe\/ose pezullimin e titullit, p\u00ebr nj\u00eb afat t\u00eb arsyesh\u00ebm, deri n\u00eb zbatimin e urdhrit p\u00ebr rip\u00ebrmbushjen e kritereve apo ndreqjen e shkeljeve t\u00eb detyrimeve.<\/em><\/p>\n<p><em>Nga p\u00ebrmbajtja e dispozit\u00ebs q\u00eb p\u00ebrmend\u00ebm m\u00eb lart dhe korrespondenca midis shkoll\u00ebs dhe Drejtoris\u00eb s\u00eb Derregullimit, Lejeve dhe Licencave, nuk rezulton t\u00eb jet\u00eb caktuar ndonj\u00eb afat p\u00ebr kushtet q\u00eb duheshin plot\u00ebsuar dhe as \u00ebsht\u00eb marr\u00eb ndonj\u00eb vendim p\u00ebr pezullimin e licenc\u00ebs deri n\u00eb plot\u00ebsimin e tyre.<\/em><\/p>\n<p><em>Sipas nenit 70, pika 2 e ligjit 69\/2012, Inspektorati q\u00eb ka kontrolluar gjendjen e godin\u00ebs, kur \u00ebsht\u00eb e nevojshme vendos ve\u00e7 d\u00ebnimit kryesor (paralajm\u00ebrim ose gjob\u00eb) edhe \u201curdh\u00ebrimin e subjektit t\u00eb inspektimit p\u00ebr t\u00eb korrigjuar shkeljet e konstatuara dhe p\u00ebr t\u00eb eliminuar pasojat e tyre, duke p\u00ebrcaktuar edhe nj\u00eb afat t\u00eb arsyesh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim.\u201d<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb Udh\u00ebzimin nr. 15, dat\u00eb 12.07.2013 t\u00eb Ministrit t\u00eb Arsimit dhe Shkencave, n\u00eb pik\u00ebn 7.1 t\u00eb kreut parashikohet se n\u00eb rastet kur k\u00ebrkesa e subjektit nuk miratohet, vendimi refuzues duhet t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb qart\u00eb shkaqet e refuzimit, t\u00eb shprehura n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb q\u00eb k\u00ebrkuesi t\u00eb kuptoj\u00eb se \u00e7 \u2018masa duhet t\u00eb marr\u00eb q\u00eb, me nj\u00eb aplikim t\u00eb dyt\u00eb, t\u00eb mund t\u00eb pajiset me licenc\u00ebn e k\u00ebrkuar.<\/em><\/p>\n<p><em>Zbatimi i udh\u00ebzimit t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrm nuk rezulton t\u00eb jet\u00eb zbatuar, p\u00ebrkundrazi \u00ebsht\u00eb kaluar n\u00eb mas\u00ebn m\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr dhe t\u00eb pamotivuar, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb edhe mbyllja e shkoll\u00ebs dhe mosdh\u00ebnia e licenc\u00ebs s\u00eb re.<\/em><\/p>\n<p><em>KShH, duke patur parasysh ato q\u00eb u than\u00eb m\u00eb lart, si dhe interesin q\u00eb ka vazhdimi normal i shkoll\u00ebs (p\u00ebr 159 nx\u00ebn\u00ebse), vler\u00ebson se masa e mbylljes s\u00eb shkoll\u00ebs \u00ebsht\u00eb jo n\u00eb p\u00ebrputhje me k\u00ebrkesat e parashikuara n\u00eb dispozitat e m\u00ebsip\u00ebrme ligjore, si dhe p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb nxituar, jo proporcionale dhe me pasoja t\u00eb d\u00ebmshme.<\/em><\/p>\n<p><em>KShH vler\u00ebson se n\u00eb rastin e mbylljes s\u00eb k\u00ebtij institucioni arsimor privat para universitar, nuk jan\u00eb respektuar standardet e procesit t\u00eb rregullt q\u00eb k\u00ebrkon neni 42 i Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb vendimin nr. 25, dat\u00eb 10.05.2021 t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese theksohet se e drejta p\u00ebr proces t\u00eb rregullt ligjor nuk kufizohet vet\u00ebm n\u00eb procesin gjyq\u00ebsor, por p\u00ebrfshin edhe at\u00eb me karakter administrativ. Njohja paraprake e personit me faktet q\u00eb e ngarkojn\u00eb at\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi, respektimi i s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr t\u2019u d\u00ebgjuar dhe mbrojtur, n\u00ebp\u00ebrmjet dh\u00ebnies s\u00eb sqarimeve paraprake, ashtu dhe gjat\u00eb shqyrtimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, jan\u00eb disa nga elementet baz\u00eb q\u00eb garantojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn kushtetuese t\u00eb cilitdo p\u00ebr proces t\u00eb rregullt ligjor.<\/em><\/p>\n<p><em>Gjithashtu, vlen t\u00eb theksohet se n\u00eb praktik\u00ebn e Gjykat\u00ebs Evropian\u00eb t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut, problemit t\u00eb arsimit i \u00ebsht\u00eb kushtuar v\u00ebmendje e ve\u00e7ant\u00eb. K\u00ebshtu, p.sh. n\u00eb nj\u00eb nga rastet e saj (Timishev kund\u00ebr Rusis\u00eb) thuhet se n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike e drejta p\u00ebr arsim luan nj\u00eb rol themelor saq\u00eb nj\u00eb interpretim kufizues nuk do t\u00eb ishte n\u00eb p\u00ebrputhje me q\u00ebllimin e fjalis\u00eb s\u00eb par\u00eb t\u00eb nenit 2 t\u00eb Protokollit Nr. 1 t\u00eb Konvent\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">\u00cbsht\u00eb kjo arsyeja q\u00eb KShH sugjeron rishikimin e Vendimit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb k\u00ebrkesave ligjore.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar lidhur me mbylljen e kolegjit turk \u201cMehmet Akif Ersoy\u201d n\u00eb Tiran\u00eb. N\u00eb deklarat\u00ebn e publikuar p\u00ebr mediat thuhet se procedurat e ndjekura p\u00ebr mbylljen e kolegjit, nuk p\u00ebrmbushnin standartet e procesit t\u00eb rregullt dhe se masaishte tep\u00ebr e ashp\u00ebr. M\u00eb tej, n\u00eb deklarat\u00ebn e publikuar, Komiteti Shqiptar i Helsinkit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":287286,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-289364","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-lajme","10":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/289364","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=289364"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/289364\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/287286"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=289364"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=289364"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=289364"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}