{"id":289839,"date":"2022-10-02T09:43:33","date_gmt":"2022-10-02T07:43:33","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=289839"},"modified":"2022-10-02T09:43:33","modified_gmt":"2022-10-02T07:43:33","slug":"prodhimi-i-energjise-elektrike-ne-kohe-krize-dy-termocentralet-lundrues-hedhin-spirancat-ne-gjirin-e-vlores-ambientalistet-kunder-paralajmerojne-pasoja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/prodhimi-i-energjise-elektrike-ne-kohe-krize-dy-termocentralet-lundrues-hedhin-spirancat-ne-gjirin-e-vlores-ambientalistet-kunder-paralajmerojne-pasoja\/","title":{"rendered":"Prodhimi i energjis\u00eb elektrike n\u00eb koh\u00eb krize, dy termocentralet lundrues hedhin spirancat n\u00eb Gjirin e Vlor\u00ebs! Ambientalist\u00ebt kund\u00ebr, paralajm\u00ebrojn\u00eb pasoja"},"content":{"rendered":"<p>Edhe Shqip\u00ebria p\u00ebrballet me v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb pazakonta t\u00eb furnizimit me energji. Dy termocentral\u00eb lundrues pritet t\u00eb prodhojn\u00eb energji me kosto m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt.<\/p>\n<p>Dy termocentrale lundrues, q\u00eb kan\u00eb hedhur tanim\u00eb spirancat e tyre n\u00eb Gjirin e Vlor\u00ebs, n\u00eb detin Jon, do t\u00eb fillojn\u00eb t\u00eb prodhojn\u00eb n\u00eb 1 janar 2023, 15 p\u00ebrqind t\u00eb sasis\u00eb s\u00eb energjis\u00eb vjetore q\u00eb i duhen ekonomis\u00eb dhe familjeve n\u00eb Shqip\u00ebri. Sipas ekspert\u00ebve vendas energjia e prodhuar nga dy termocentral\u00ebt lundrues, t\u00eb marr\u00eb me qira p\u00ebr 2 vjet nga kompania amerikane \u201cExcelerate Energy,\u201d do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb kosto tri her\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt sesa e nj\u00ebjta sasi e importuar.<\/p>\n<p>Lufta n\u00eb Ukrain\u00eb, kriza energjitike nga reduktimi drastik prej Rusis\u00eb i furnizimit t\u00eb Europ\u00ebs me gaz natyror, parashikimet p\u00ebr nj\u00eb dim\u00ebr me reshje t\u00eb pakta shiu dhe d\u00ebbore, rritja stratosferike e \ua794mimit t\u00eb energjis\u00eb n\u00eb tregjet europiane dhe bot\u00ebrore jan\u00eb sinjale t\u00eb qarta edhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb q\u00eb parathon\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb pazakonta t\u00eb furnizimit me energji. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, qeveria Rama vendosi n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij muaji rritjen e \ua794mimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike p\u00ebr konsumator\u00ebt familjar\u00eb p\u00ebr tre muajt e fundit t\u00eb k\u00ebtij viti: duke filluar nga kjo e shtun\u00eb, (01.10) ata do t\u00eb  paguajn\u00eb 4, 5 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr 1 KW\/or\u00eb n\u00ebse konsumojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 800 KW\/or\u00eb n\u00eb muaj. Por t\u00eb premten (30.09) kryeministri  Rama njoftoi se qeveria vendosi q\u00eb vendimi p\u00ebr rritjen e \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb mbi konsumimin e 800 KW\/or\u00eb n\u00eb muaj t\u00eb mos hyj\u00eb n\u00eb fuqi \u201cnisur nga reshjet dhe kursimi i energjis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Arb\u00ebr Avrami, drejtor Ekzekutiv i AIbgaz, thot\u00eb p\u00ebr DW se \u201cme dy termocentralet lundrues Shqip\u00ebria ka mund\u00ebsuar sigurimin e nj\u00eb zgjidhjeje tejet t\u00eb vlefshme n\u00eb p\u00ebrballimin e sfidave imediate q\u00eb ka prodhuar kriza energjetike. Me kapacitet 110 MW\/or\u00eb dhe me potencial p\u00ebr t\u00eb prodhuar jo m\u00eb pak se 867 GW n\u00eb vit, k\u00ebto terminale lundruese ofrojn\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr p\u00ebrballimin e kriz\u00ebs energjetike globale q\u00eb pritet t\u00eb agravohet gjat\u00eb dimrit t\u00eb ardhsh\u00ebm.\u201d<\/p>\n<p>Gjermania dhe termocentralet lundrues<\/p>\n<p>Sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Energjetik\u00ebs dhe Infrastruktur\u00ebs numri i anijeve-termocentrale lundrues- \u00ebsht\u00eb i kufizuar n\u00eb nivel global. Kompania amerikane \u201cExcelerate Energy\u201d ka vet\u00ebm 10 t\u00eb tilla, dy prej t\u00eb cilave jan\u00eb ato q\u00eb kan\u00eb mb\u00ebrritur n\u00eb Gjirin e Vlor\u00ebs. N\u00eb kushtet e kriz\u00ebs globale energjetike k\u00ebrkesa p\u00ebr termocentral\u00ebt lundrues sa vjen dhe po rritet.<\/p>\n<p>\u201cEdhe vende t\u00eb zhvilluara si Gjermania po i konsiderojn\u00eb k\u00ebto anije lundruese, q\u00eb gjenerojn\u00eb energji si  nj\u00eb mjet t\u00eb tejkalimit t\u00eb problematik\u00ebs emergjente po aq sa edhe nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme, q\u00eb mund\u00ebson balancimin e munges\u00ebs s\u00eb energjis\u00eb nga t\u00ebrheqja e vullnetshme e Gjermanis\u00eb prej p\u00ebrdorimit t\u00eb energjis\u00eb b\u00ebrthamore. Gjermania po i shikon termocentralet lundrues si nj\u00eb alternativ\u00eb t\u00eb preferueshme, efikase n\u00eb koh\u00eb, elastike lidhur me dislokimin gjeografik atje ku nevojiten m\u00eb shum\u00eb dhe me rrezik mjedisor m\u00eb t\u00eb reduktuar\u201d, thot\u00eb p\u00ebr DW, Arb\u00ebr Avrami.<\/p>\n<p>Impakti mjedisor brenda standarteve nd\u00ebrkomb\u00ebtare<\/p>\n<p>Prodhimi i energjis\u00eb elektrike nga dy termocemtralet lundrues pas tre muajve \u00ebsht\u00eb \u201ckonform legjislacionit vendas, standardeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb ruajtjes s\u00eb mjedisit dhe ka marr\u00eb edhe \u00e7ertifikat\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse mjedisore\u201d, sqaron p\u00ebr DW, Arb\u00ebr Avrami. \u201cPlatformat do ta zhvillojn\u00eb veprimtarin\u00eb e tyre n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb q\u00eb ka p\u00ebr destinacion p\u00ebrdorimin industrial. Ato jan\u00eb brenda kompleksit industrial t\u00eb Triportit n\u00eb Vlor\u00eb, ku ndodhet edhe Termocentrali i Vlor\u00ebs, zona e p\u00ebrpunimit t\u00eb hidrokarbureve Petrolifera si dhe veprimtari t\u00eb tjera me karakter t\u00eb ngjash\u00ebm\u201d, thekson ai.<\/p>\n<p>Lidhur me l\u00ebnd\u00ebn djeg\u00ebse q\u00eb do p\u00ebrdorin termocentralet lundruese p\u00ebr prodhimin e emergjis\u00eb elektrike \u201cdo t\u00eb jen\u00eb ato q\u00eb p\u00ebrmbushin standardin bot\u00ebror dhe p\u00ebrdoren n\u00eb mjete lundruese dhe veprimtari industriale, me emetime gazrash sipas normave t\u00eb lejuara vendase dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr emetimet industriale\u201d, thot\u00eb Arb\u00ebr Avrami. <\/p>\n<p>\u201cTeknologjia q\u00eb do p\u00ebrdoret n\u00eb k\u00ebto impiante garanton q\u00eb impakti mjedisor t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb konform manualeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Bank\u00ebs Bot\u00ebrore, marr\u00ebveshjeve ku Shqip\u00ebria b\u00ebn pjes\u00eb, rregullave p\u00ebr lejet mjedisore n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d thekson ai p\u00ebr DW.<\/p>\n<p>Ambientalist\u00ebt: dim\u00ebr n\u00eb err\u00ebsir\u00eb apo mjedis t\u00eb parrezikuar?<\/p>\n<p>Por ambientalist\u00ebt dhe organizatat mjedisore mendojn\u00eb ndryshe. Rreziku i munges\u00ebs s\u00eb energjis\u00eb dhe i nj\u00eb dimri n\u00eb err\u00ebsir\u00eb i kan\u00eb ndar\u00eb opinionet e tyre lidhur me pasojat e ndotjes s\u00eb  mjedisit dhe ato n\u00eb flor\u00ebn dhe faun\u00ebn e detit Jon, n\u00eb Gjirin e Vlor\u00ebs, nga prodhimi i energjis\u00eb prej dy termocentraleve lundrues duke p\u00ebrdorur nj\u00eb lloj nafte. Ambientalisti Xhemal Mato thot\u00eb p\u00ebr DW, se \u201cn\u00eb kushtet e munges\u00ebs s\u00eb energjis\u00eb elektrike dhe t\u00eb nj\u00eb dimri n\u00eb err\u00ebsir\u00eb dobia e prodhimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike nga dy termocentral\u00ebt lundrues \u00ebsht\u00eb m\u00eb e madhe sesa d\u00ebmtimi i mjedisit, q\u00eb mendoj se nuk do t\u00eb jet\u00eb i pakthyesh\u00ebm dhe shum\u00eb i r\u00ebnd\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Por organizata mjedisore \u201cAleanca p\u00ebr mbrojtjen e Gjirit t\u00eb Vlor\u00ebs\u201d dhe nj\u00eb grup tjet\u00ebr ambientalist\u00ebsh bashk\u00eb me qytetar\u00eb t\u00eb Vlor\u00ebs kan\u00eb protestuar kund\u00ebr vendosjes n\u00eb Vlor\u00eb t\u00eb dy anijeve q\u00eb pritet t\u00eb prodhojn\u00eb energji elektrike. Ambientalisti Sazan Guri thot\u00eb p\u00ebr DW, se p\u00ebrdorimi i naft\u00ebs si l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse do t\u00eb shkaktoj\u00eb d\u00ebm\u00eb t\u00eb m\u00ebdha \u201cpasi nuk ndodh n\u00eb tok\u00eb, e cila ka aft\u00ebsi gjeneruese por n\u00eb det q\u00eb nuk i ka k\u00ebto aft\u00ebsi, gj\u00eb q\u00eb rrezikon t\u00eb shkaktoj\u00eb d\u00ebm\u00eb t\u00eb m\u00ebdha mjedisore.\u201d \u201cTermocentralet lundruese nuk kan\u00eb ftohje. Uji q\u00eb do t\u00eb dal\u00eb prej tyre do t\u00eb jet\u00eb mbi 40-45 grad\u00eb gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb fauna dhe flora n\u00eb det n\u00eb det do t\u00eb shkat\u00ebrrohet pasi nuk e duron k\u00ebt\u00eb temperatur\u00eb. Ndotja e ujit t\u00eb detit dhe e ajrit do t\u00eb sjell\u00eb d\u00ebme t\u00eb m\u00ebdha mjedisore\u201d, thot\u00eb ambientalisti Sazan Guri.<\/p>\n<p>Infrastruktura e gazit n\u00eb zhvillim e sip\u00ebr<\/p>\n<p>Kund\u00ebrshtimi i l\u00ebvizjes ambientaliste ndaj vend-ndodhjes s\u00eb termocentraleve lundrues dhe funksionimit t\u00eb tyre t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm me naft\u00eb, duket se nuk mund t\u00eb jape rezultate t\u00eb menj\u00ebhershme. \u201eTani p\u00ebr tani nuk \u00ebsht\u00eb i mundur p\u00ebrdorimi i gazit natyror si l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse p\u00ebr t\u00eb prodhuar energji elektrike dhe patur emetime m\u00eb t\u00eb ulta gazrash t\u00eb d\u00ebmshme sesa hidrokarburet. N\u00eb Shqip\u00ebri infrastruktura e gazit \u00ebsht\u00eb n\u00eb zhvillim e sip\u00ebr dhe e kufizuar vet\u00ebm n\u00eb tubacionin TAP q\u00eb \u00e7on gazin drejt Italis\u00eb\u201d, thot\u00eb p\u00ebr DW Arb\u00ebr Avrami, Drejtori Ekzekutiv i Albgaz.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb po b\u00ebhen hapa p\u00ebrpara. \u201eN\u00eb bashk\u00ebpunim me partner\u00ebt strategjik\u00eb t\u00eb kompanive amerikane, \u201cExcelerate Energy\u201d dhe \u201eExxon Mobil\u201d po ngrihet infrastruktura e nj\u00eb terminali t\u00eb ri p\u00ebr portin e lundruesh\u00ebm t\u00eb gazit t\u00eb l\u00ebng\u00ebt (LNG) n\u00eb portin e Vlor\u00ebs dhe transmetimit t\u00eb LNG  deri n\u00eb TEC-in ekzistues n\u00eb Vlor\u00eb. M\u00eb pas n\u00ebp\u00ebrmjet tubacionit Fier-Vlor\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet nd\u00ebrlidhja me tubacionin TAP t\u00eb gazit,\u201d thekson p\u00ebr DW, Arb\u00ebr Avrami. Kur t\u00eb filloj\u00eb furnizimi me gaz p\u00ebrmes k\u00ebtij terminali, termocentralet lundrues do t\u00eb konvertohen p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur gazin natyror si l\u00ebnd\u00eb t\u00eb par\u00eb djeg\u00ebse p\u00ebr t\u00eb prodhuar energji elektrike.<\/p>\n<p>Projekte rajonale p\u00ebr siguri energjetike<\/p>\n<p>Ambicia e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u2019u shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb nyje rajonale energjetike synon t\u00eb realizohet  brenda dy viteve kur t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb nd\u00ebrtimi i terminalit t\u00eb lundruesh\u00ebm n\u00eb portin e Vlor\u00ebs, i cili  \u201edo t\u00eb garantoj\u00eb jo vet\u00ebm plot\u00ebsimin e nevojave t\u00eb brendshme por do t\u00eb shnd\u00ebrroj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb edhe n\u00eb nj\u00eb kontributor t\u00eb siguris\u00eb energjitike n\u00eb Ballkan dhe n\u00eb Europ\u00ebn Jug-Per\u00ebndimore,\u201d thot\u00eb Arb\u00ebr Avrami. \u201eShqip\u00ebria po negocion me Maqedonin\u00eb e Veriut dhe Kosov\u00ebn q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb mundur nj\u00eb integrim m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb infrastrukturor t\u00eb rajonit p\u00ebr sigurin\u00eb energjitike. Ajo do t\u00eb  kontribuoj\u00eb jo vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrshpejtimit t\u00eb nd\u00ebrlidhjes n\u00ebp\u00ebrmjet TAP dhe gazit natyror por edhe kontributit me energji elektrike nga v\u00ebnia n\u00eb funksionim e TEC-it t\u00eb Vlor\u00ebs dhe nd\u00ebrtimit t\u00eb Hidrocentralit t\u00eb Skavic\u00ebs\u201d, thekson Avrami.<\/p>\n<p>Nj\u00eb projekt tjet\u00ebr me r\u00ebnd\u00ebsi rajonale \u00ebsht\u00eb ai i nd\u00ebrtimit t\u00eb tubacionit Jonian-Adriatik q\u00eb do t\u00eb lidh\u00eb sistemin ekzistues t\u00eb transmetimit t\u00eb gazit t\u00eb Kroacis\u00eb me gazsjell\u00ebsin TAP p\u00ebrmes Malit t\u00eb Zi, Shqip\u00ebris\u00eb dhe n\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb me Bosnj\u00eb-Hercegovin\u00ebn.<\/p>\n<p>Shnd\u00ebrrimi i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr energjitike rajonale ka sjell\u00eb interes n\u00eb rritje t\u00eb partner\u00ebve rajonal\u00eb p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar, bazuar n\u00eb interesa t\u00eb nd\u00ebrsjellta p\u00ebr diversifikimin e burimeve t\u00eb energjis\u00eb dhe uljen e var\u00ebsis\u00eb n\u00eb rajon nga gazi rus. Nj\u00eb shembull inkurajues \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebpunimi mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe kompanis\u00eb amerikano-bullgare, Overgas, lider n\u00eb Bullgari n\u00eb sektorin e gazit. Kjo kompani n\u00ebnshkroi n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb janar t\u00eb k\u00ebtij viti nj\u00eb Memorandum Mir\u00ebkuptimi me kompanin\u00eb shtet\u00ebrore shqiptare Albgas lidhur me bashk\u00ebpunimin dy pal\u00ebsh p\u00ebr realizimin e projekteve q\u00eb diversifikojn\u00eb furnizimin me gaz natyror n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor (BP) dhe n\u00eb Europ\u00eb. K\u00ebtu p\u00ebrfshihet edhe furnizimin e kompanis\u00eb Overgas me Gaz t\u00eb L\u00ebngsh\u00ebm, (LNG) n\u00eb portin e Vlor\u00ebs dhe realizimit t\u00eb terminalit t\u00eb lundruesh\u00ebm n\u00eb portin e Vlor\u00ebs, q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrtohet nga kompanit\u00eb amerikane Exxon Mobil dhe Excelerate Energy, lidere n\u00eb tregun global t\u00eb LNG. \/DW<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Edhe Shqip\u00ebria p\u00ebrballet me v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb pazakonta t\u00eb furnizimit me energji. Dy termocentral\u00eb lundrues pritet t\u00eb prodhojn\u00eb energji me kosto m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt. Dy termocentrale lundrues, q\u00eb kan\u00eb hedhur tanim\u00eb spirancat e tyre n\u00eb Gjirin e Vlor\u00ebs, n\u00eb detin Jon, do t\u00eb fillojn\u00eb t\u00eb prodhojn\u00eb n\u00eb 1 janar 2023, 15 p\u00ebrqind t\u00eb sasis\u00eb s\u00eb energjis\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":289840,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-289839","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/289839","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=289839"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/289839\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/289840"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=289839"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=289839"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=289839"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}