{"id":290351,"date":"2022-10-04T10:27:37","date_gmt":"2022-10-04T08:27:37","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=290351"},"modified":"2022-10-04T10:27:37","modified_gmt":"2022-10-04T08:27:37","slug":"golat-e-nentorit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/golat-e-nentorit\/","title":{"rendered":"Golat e n\u00ebntorit"},"content":{"rendered":"<p>RUDINA HAJDARI<\/p>\n<p>Nj\u00eb loj\u00eb e sh\u00ebmtuar \u00ebsht\u00eb duke u luajtur nga qeveria koh\u00ebt e fundit lidhur me \u00e7mimin e energjis\u00eb elektrike p\u00ebr konsumator\u00ebt.<\/p>\n<p>Para dy jav\u00ebsh, Edi Rama, duke shkelur ligjin p\u00ebr energjin\u00eb elektrike, i cili k\u00ebt\u00eb kompetenc\u00eb ia jep ekskluzivisht vet\u00ebm ERE, shpalli nj\u00eb rritje galopante \u00e7mimi p\u00ebr konsumator\u00ebt q\u00eb konsumojn\u00eb mbi 800 kw n\u00eb muaj, duke argumentuar se kjo rritje do t\u00eb prekte vet\u00ebm 4% t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Ky fakt nuk \u00ebsht\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb. Shifrat, mbi t\u00eb cilat ai mb\u00ebshtet k\u00ebt\u00eb tez\u00eb jan\u00eb t\u00eb manipuluara sepse p\u00ebrllogaritja b\u00ebhet duke mesatarizuar konsumin e gjith\u00eb vitit, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb abonent\u00ebt dhe k\u00ebtu ka dy detaje, mbas t\u00eb cilave fshihet djalli. E para jan\u00eb mbi 120 mij\u00eb konsumator\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt faturohen me 0 kw n\u00eb muaj, p\u00ebr shkak se nuk jetojn\u00eb fare n\u00eb Shqip\u00ebri, por ende i kan\u00eb kontratat aktive. Q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb p\u00ebrllogaritje e sakt\u00eb, k\u00ebta duhet t\u00eb hiqen nga defteri kur mesatarizojm\u00eb konsumin.<\/p>\n<p>E dyta, p\u00ebrllogaritja b\u00ebhet p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb vitit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebhet p\u00ebr periudh\u00ebn e pikut t\u00eb konsumit q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebntor-mars, pra, muajt m\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb t\u00eb vitit sepse dihet q\u00eb energjia \u00ebsht\u00eb burimi kryesor i ngrohjes n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>N\u00ebse e aplikojm\u00eb si\u00e7 duhet p\u00ebrllogaritjen, do na dal\u00eb se n\u00eb fakt jan\u00eb mbi 50% e konsumator\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt e kalojn\u00eb 800Kw n\u00eb muaj dhe se \u00e7mimi i rritur do t\u00eb r\u00ebndoj\u00eb tej mase n\u00eb xhepat e tyre. Duke qen\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fakt, Edi Rama doli s\u00ebrish, mbasi ERE mori vendimin pik\u00eb e presje, si\u00e7 ai e kishte paralajm\u00ebruar duke shkelur totalisht mbi pavar\u00ebsin\u00eb e vet si institucion dhe dha lajmin se \u00e7mimi nuk do t\u00eb rritej dhe se fasha nuk do t\u00eb aplikohej.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb mbasi shpalli anulimin, doli s\u00ebrish dhe deklaroi se ai ishte i p\u00ebrkohsh\u00ebm dhe se rritja do t\u00eb aplikohej n\u00eb n\u00ebntor. N\u00eb nj\u00eb vend normal, me institucione t\u00eb cilat zbatojn\u00eb ligjin dhe jo komandat e dh\u00ebna nga FB t\u00eb atij q\u00eb e quan veten Kryeminist\u00ebr, ERE do t\u00eb refuzonte t\u00eb merrte vendim bazuar n\u00eb deklaratat e KM. Po ashtu, n\u00eb nj\u00eb vend normal, OSHEE do t\u00eb duhej t\u2019i kujtonte KM se e ka t\u00eb pamundur tashm\u00eb t\u00eb mos aplikoj\u00eb fash\u00ebn pasi ligji p\u00ebr energjin\u00eb e detyron at\u00eb t\u00eb zbatoj\u00eb vendimet e ERE dhe jo t\u00eb KM. Por ne e dim\u00eb q\u00eb nuk jemi vend normal, q\u00eb ligji k\u00ebtu nuk do t\u00eb thot\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr asnj\u00eb nga ata q\u00eb na qeverisin dhe se institucionet p\u00ebrdoren r\u00ebndom si lecka p\u00ebr t\u00eb pastruar zullumet apo p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb shk\u00eblqim fasad\u00ebs s\u00eb qeverisjes. Pra, le ta harrojm\u00eb ligjin dhe t\u00eb shohim realitetin n\u00eb sy p\u00ebr t\u00eb kuptuar se \u00e7far\u00eb po ndodh.<\/p>\n<p>Edi Rama e di fare mir\u00eb se faturat e kripura t\u00eb energjis\u00eb elektrike, me t\u00eb cilat ai do t\u00eb mbuloj\u00eb deficitin e thell\u00eb q\u00eb shkakton vjedhja pa limit dhe paaft\u00ebsia n\u00eb menaxhimin e KESH, do t\u00eb shkaktojn\u00eb jo vet\u00ebm pak\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb madhe popullore, por do t\u2019i \u00e7ojn\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb pamund\u00ebsi pagese. Imagjinoni nj\u00eb familje mesatare shqiptare, e cila ka f\u00ebmij\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl apo t\u00eb moshuar dhe q\u00eb e ka t\u00eb detyruar t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb ngrohje p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebs, si do t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrballoj\u00eb fatura energjia, t\u00eb cilat mund t\u00eb shkojn\u00eb mbi 200 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra n\u00eb muaj.<\/p>\n<p>Nj\u00eb kosto e pap\u00ebrballueshme, duke ditur se t\u00eb gjitha \u00e7mimet e tjera jan\u00eb rritur e do t\u00eb rriten ende si pasoj\u00eb e shtrenjtimit t\u00eb naft\u00ebs e tanim\u00eb edhe t\u00eb energjis\u00eb elektrike. E pra, loja q\u00eb po b\u00ebn sot Edi Rama me shqiptar\u00ebt ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb pik\u00ebrisht me dijenin\u00eb mbi k\u00ebt\u00eb fakt, ndaj shtyrja q\u00eb ai i b\u00ebri aplikimit t\u00eb fash\u00ebs nuk ka lidhje me asnj\u00eb nga argumentet q\u00eb ai paraqiti, por te shpresa q\u00eb ai ka se fillimi i kampionatit t\u00eb bot\u00ebrorit do t\u00eb b\u00ebj\u00eb q\u00eb v\u00ebmendja popullore t\u00eb zhvendoset nga korrupsioni dhe paaft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb qeverisur, te golat e skuadrave t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu edhe ai shpreson se bashk\u00eb me golat e bot\u00ebrorit edhe ai t\u00eb b\u00ebj\u00eb golin e tij n\u00eb xhepat e shqiptar\u00ebve duke u marr\u00eb atyre \u00e7do qindark\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet fryrjes s\u00eb fatur\u00ebs s\u00eb energjis\u00eb. Por un\u00eb besoj se nuk do t\u00eb ket\u00eb spektak\u00ebl, sado nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u2019i ket\u00eb p\u00ebrmasat q\u00eb t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb qeverin\u00eb m\u00eb t\u00eb korruptuar n\u00eb Europ\u00eb nga p\u00ebrballja me zem\u00ebrat\u00ebn n\u00eb rritje popullore. Besoj gjithashtu se opozita k\u00ebt\u00eb vjesht\u00eb do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e duhur p\u00ebr t\u00eb organizuar sa m\u00eb fort dhe sa m\u00eb shum\u00eb qytetar\u00eb e p\u00ebr t\u2019u kthyer n\u00eb mburoj\u00eb t\u00eb tyre dhe ekonomive familjare e duke mos lejuar k\u00ebshtu vazhdimin e grabitjes nga qeveria.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>RUDINA HAJDARI Nj\u00eb loj\u00eb e sh\u00ebmtuar \u00ebsht\u00eb duke u luajtur nga qeveria koh\u00ebt e fundit lidhur me \u00e7mimin e energjis\u00eb elektrike p\u00ebr konsumator\u00ebt. Para dy jav\u00ebsh, Edi Rama, duke shkelur ligjin p\u00ebr energjin\u00eb elektrike, i cili k\u00ebt\u00eb kompetenc\u00eb ia jep ekskluzivisht vet\u00ebm ERE, shpalli nj\u00eb rritje galopante \u00e7mimi p\u00ebr konsumator\u00ebt q\u00eb konsumojn\u00eb mbi 800 kw [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":189984,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-290351","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/290351","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=290351"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/290351\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/189984"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=290351"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=290351"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=290351"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}