{"id":290920,"date":"2022-10-06T11:52:49","date_gmt":"2022-10-06T09:52:49","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=290920"},"modified":"2022-10-06T11:52:49","modified_gmt":"2022-10-06T09:52:49","slug":"kreu-i-gjykates-se-larte-sadushi-drejtesi-perballe-nderhyrjeve-te-politikes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/kreu-i-gjykates-se-larte-sadushi-drejtesi-perballe-nderhyrjeve-te-politikes\/","title":{"rendered":"Kreu i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Sadushi: Drejt\u00ebsi p\u00ebrball\u00eb nd\u00ebrhyrjeve t\u00eb politik\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, Sokol Sadushi n\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr DW tregon sfidat e k\u00ebsaj gjykate p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb drejt\u00ebsi e fituar besimin e publikut. GJL p\u00ebrballet edhe me num\u00ebr t\u00eb madh t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>DW:\u00a0<\/strong><em>Z. Sadushi, nj\u00eb delegacion me gjykat\u00ebs t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, (GJL) i kryesuar nga ju, kreu nj\u00eb vizit\u00eb studimore n\u00eb Gjykat\u00ebn Federale Administrative n\u00eb Leipzig dhe n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese t\u00eb Landit t\u00eb Berlinit. \u00c7far\u00eb p\u00ebrfituat nga takimet me koleg\u00ebt gjerman\u00eb, si e vler\u00ebsoni bashk\u00ebpunimin me sistemin gjyq\u00ebsor t\u00eb Gjermanis\u00eb?\u00a0<\/em><\/p>\n<p><strong>Sokol Sadushi:\u00a0<\/strong><em>S<\/em>istemi gjyq\u00ebsor i Gjermanis\u00eb, ka nj\u00eb tradit\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe t\u00eb q\u00ebndrueshme n\u00eb nd\u00ebrtimin dhe funksionimin e nj\u00eb gjyq\u00ebsori efektiv dhe t\u00eb pavarur. Gjykata e Lart\u00eb e \u00e7mon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn e koleg\u00ebve gjerman\u00eb dhe t\u00eb jurisprudenc\u00ebs s\u00eb Gjermanis\u00eb. Kjo pasi legjislacioni yn\u00eb administrativ ka af\u00ebrsi me legjislacionin administrativ gjerman nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Gjermania \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb vend pararoj\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb p\u00ebr gjykimin administrativ. Fal\u00eb mb\u00ebshtetjes nga qeveria gjermane dhe pun\u00ebs s\u00eb pakursyer t\u00eb Fondacionit p\u00ebr Bashk\u00ebpunim Ligjor Nd\u00ebrkomb\u00ebtar, (Deutsche Stiftung f\u00fcr Internationale Rechtliche Zusammenarbeit, IRZ) kemi patur mund\u00ebsi t\u00eb ndajm\u00eb nga af\u00ebr pik\u00ebpamje dhe p\u00ebrvoja mbi praktikat m\u00eb t\u00eb mira gjyq\u00ebsore t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb dhe t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb Federale Administrative gjermane, sidomos n\u00eb drejtim t\u00eb kuptimit t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb juridiksioneve, kompetencave dhe vendimmarrjes s\u00eb gjykatave administrative, civile dhe kushtetuese. N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunimit me sistemin gjyq\u00ebsor gjerman, kemi zhvilluar edhe bashk\u00ebbisedime me koleg\u00ebt e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb Federale gjermane.<\/p>\n<p><strong>DW:<\/strong><em>\u00a0P\u00ebrvoja gjermane vjen n<\/em>\u00eb<em>\u00a0nj<\/em>\u00eb\u00a0<em>koh\u00eb kur trupa e Gjykat<\/em>\u00ebs\u00a0<em>s\u00eb Lart\u00eb, (GJL<\/em>)<em>\u00a0prej 19 gjyqtar\u00ebsh \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsuar sivjet me 15 syresh duke krijuar mund\u00ebsi<\/em>\u00a0<em>reale<\/em>\u00a0<em>q\u00eb qytetar\u00ebve t\u2019u jepet drejt\u00ebsi<\/em>.<em>\u00a0Si po ec\u00ebn evadimi i stokut prej mbi 36 mij\u00eb dosjesh t\u00eb pashqyrtuara, i krijuar k\u00ebtu e 10 vjet m\u00eb par\u00eb? .\u00a0<\/em><\/p>\n<p><strong>Sokol Sadushi:<\/strong>\u00a0Gjykata e Lart\u00eb po kthehet n\u00eb pozicionin e saj t\u00eb natyrsh\u00ebm t\u00eb nj\u00eb gjykate ligji. Situata lidhur me stokun e dosjeve t\u00eb pashqyrtuara po ndryshon p\u00ebr mir\u00eb: ritmi i uljes s\u00eb k\u00ebtij stoku \u00ebsht\u00eb i lart\u00eb. N\u00eb mars 2020 kishte mbi 36 mij\u00eb dosje n\u00eb pritje p\u00ebr tu gjykuar, tani numri i tyre \u00ebsht\u00eb ulur n\u00eb 30.751. Kjo n\u00eb saj\u00eb t\u00eb rritjes graduale t\u00eb numrit t\u00eb gjyqtar\u00ebve, nga tre n\u00eb 2020 n\u00eb 15 k\u00ebt\u00eb vit, t\u00eb shtimit t\u00eb numrit t\u00eb k\u00ebshilltar\u00ebve ligjor\u00eb, t\u00eb p\u00ebrshtatjes s\u00eb kuadrit ligjor me nevojat dhe k\u00ebrkesat e gjykimit kasacional dhe zbatimit t\u00eb nj\u00eb plani veprimi dhe strategjie t\u00eb mir\u00eb menduar.<\/p>\n<p>Jam optimist q\u00eb rezultatet do t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb efekt shum\u00eb m\u00eb t\u00eb ndjesh\u00ebm n\u00eb vitet n\u00eb vijim. Trupa e GJL po tregon nj\u00eb efektivitet n\u00eb rritje p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar sa m\u00eb shum\u00eb dosje nga stoku i krijuar n\u00eb 10 vitet e fundit dhe n\u00ebp\u00ebrmjet vendimeve p\u00ebr dosjet e gjykuara po orienton praktik\u00ebn gjyq\u00ebsore drejt nj\u00ebsimit n\u00eb tre kolegjet e saj: kolegjin civil, penal dhe at\u00eb administrativ.\u00a0N\u00eb GJL regjistrohen \u00e7do dit\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb reja. Aktualisht gjenden t\u00eb regjistruara 34.272 dosje gjyq\u00ebsore administrative, civile dhe penale.<\/p>\n<p><strong>DW:\u00a0<\/strong><em>A p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb shif\u00ebr t\u00eb konsiderueshme n\u00eb stokun e prapambetur \u00e7\u00ebshtje t\u00eb administrat\u00ebs publike dhe kompanive me kapital shtet\u00ebror q\u00eb sipas nj\u00eb udh\u00ebzimi t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave duhet t\u00eb heqin dor\u00eb nga rekursi apo nga padit\u00eb p\u00ebr d\u00ebmshp\u00ebrblim, q\u00eb t\u00eb leht\u00ebsohet stoku, p\u00ebr t\u00eb cilin po flasim?\u00a0<\/em><\/p>\n<p><strong>Sokol Sadushi:<\/strong>\u00a0Heqja dor\u00eb nga rekursi krijon nj\u00eb leht\u00ebsi p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e regjistruara n\u00eb GJL por nuk \u00ebsht\u00eb zgjidhja e problemit. Deri n\u00eb muajin shtator t\u00eb k\u00ebtij viti, numri i \u00e7\u00ebshtjeve p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb hequr dor\u00eb nga rekurset e paraqitura pran\u00eb GJL nga institucionet e administrat\u00ebs publike \u00ebsht\u00eb rreth 1200. Ky num\u00ebr edhe mund t\u00eb rritet, pasi udh\u00ebzimi hyri n\u00eb fuqi n\u00eb maj t\u00eb k\u00ebtij viti. Le t\u00eb shohim n\u00eb vijim sa do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrqindja e rekurseve nga t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb hequr dor\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb llogaritje t\u00eb sakt\u00eb. Megjithat\u00eb GJL do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb zbatoj\u00eb me p\u00ebrpikm\u00ebri planin e saj t\u00eb veprimit ku jan\u00eb parashikuar mekanizma konkret\u00eb p\u00ebr uljen e numrit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb prapambetura, q\u00eb nuk kusht\u00ebzohen me heqjen dor\u00eb nga rekursi.<\/p>\n<p><strong>DW:\u00a0<\/strong><em>A prek ky udh\u00ebzim t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr drejt\u00ebsi, pra aksesin n\u00eb nj\u00eb drejt\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb?<\/em><\/p>\n<p><strong>Sokol Sadushi:<\/strong>\u00a0Aksesi n\u00eb drejt\u00ebsi preket kur krijohen mekanizma q\u00eb nuk t\u00eb lejojn\u00eb t\u2019i drejtohesh gjykat\u00ebs. Udh\u00ebzimi i miratuar nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb disfavor t\u00eb aksesit q\u00eb kan\u00eb organet\u00a0 publike p\u00ebr t\u2019iu drejtuar gjykat\u00ebs. Fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr rastet kur individi ka fituar n\u00eb gjykat\u00ebn e apelit dhe organi publik ka ushtruar rekurs ndaj vendimit Ky udh\u00ebzim besoj se do t\u2019u sh\u00ebrbej\u00eb organeve publike p\u00ebr t\u00eb rikonsideruar pozicionin e tyre n\u00eb ushtrimin e rekursit p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb cilat kan\u00eb marr\u00eb zgjidhje n\u00eb gjykat\u00ebn e apelit dhe nuk kan\u00eb pritshm\u00ebri p\u00ebr t\u00eb kaluar me sukses testin e pranimit t\u00eb rekursit n\u00eb GJL. Nj\u00eb qasje e till\u00eb padyshim q\u00eb do t\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb ndikim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb pozitiv tek qytetari q\u00eb ka fituar \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb apel dhe nj\u00ebherazi do t\u00eb ul\u00eb\u00a0 stokun ekzistues t\u00eb dosjeve t\u00eb pashqyrtuara. Institucionet publike, sidomos Avokatura e Shtetit, duhet t\u00eb kuptoj\u00eb rolin q\u00eb ka Gjykata e Lart\u00eb si nj\u00eb gjykat\u00eb ligji dhe se jo domosdoshm\u00ebrisht p\u00ebr \u00e7do \u00e7\u00ebshtje t\u00eb humbur n\u00eb gjykat\u00ebn e apelit duhet b\u00ebr\u00eb rekurs n\u00eb GJL.<\/p>\n<p><strong>DW:\u00a0<\/strong><em>\u00c7far\u00eb sfidash ka Gjykata e Lart\u00eb n\u00eb shqyrtimin e vendimeve t\u00eb gjykatave m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta p\u00ebr t\u00eb rikthyer besimin e publikut n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, tani q\u00eb ka kuorumin e mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb funksionim efektiv?\u00a0<\/em><\/p>\n<p><strong>Sokol Sadushi:<\/strong>\u00a0Sfida kryesore e sistemit gjyq\u00ebsor n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb dh\u00ebnia e drejt\u00ebsis\u00eb dhe kthimi i besimit t\u00eb publikut. Kjo vlen p\u00ebr t\u00eb gjitha nivelet e gjyq\u00ebsorit, p\u00ebrfshir\u00eb edhe GJL, gjyqtar\u00ebt e t\u00eb cil\u00ebs vijn\u00eb nga karriera n\u00eb gjykatat m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta dhe n\u00eb\u00a0Gjykat\u00ebn Kushtetuese. Ata i njohin problematikat me t\u00eb cilat p\u00ebrballet sot gjyq\u00ebsori. Thelb\u00ebsore \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsimi dhe zhvillimi i praktikave gjyq\u00ebsore n\u00ebp\u00ebrmjet vendimmarrjeve sa m\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe efektive. Kjo rrit besimin n\u00eb GJL t\u00eb vet\u00eb profesionist\u00ebve t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe jep efekt t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb parandalimin e stokut. Mend\u00ebsia se \u00e7do konflikt gjyq\u00ebsor duhet t\u00eb shkoj\u00eb patjet\u00ebr deri n\u00eb GJL duhet t\u00eb ndryshoj\u00eb. Pal\u00ebt n\u00eb konflikt kan\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb marrin p\u00ebrgjigje p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e tyre nga dy gjykata t\u00eb niveleve m\u00eb t\u00eb ulta, gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb pajtim me standardet e gjykimit t\u00eb rregullt n\u00eb Evrop\u00eb dhe m\u00eb gjer\u00eb. Nj\u00eb nga m\u00ebnyrat me t\u00eb cilat do t\u00eb arrihet ndryshimi i k\u00ebsaj mend\u00ebsie, por edhe rritja e besimit tek drejt\u00ebsia, \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebria q\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb vendimmarrja n\u00eb GJL, duke u p\u00ebrqendruar tek interpretimi i ligjit n\u00eb funksion t\u00eb nj\u00ebsimit dhe orientimit t\u00eb praktik\u00ebs gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p><strong>DW:\u00a0<\/strong><em>A po ju dalin v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb unifikimin\/nj\u00ebsimin e praktikave gjyq\u00ebsore p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb nj\u00ebjta, q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb pik\u00ebsynim strategjik i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb?\u00a0<\/em><\/p>\n<p><strong>Sokol Sadushi:<\/strong>\u00a0Rifunksionimi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb me nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb re kushtetuese dhe ligjore k\u00ebrkon q\u00eb trupa gjyq\u00ebsore t\u00eb mbaj\u00eb q\u00ebndrime, t\u00eb cilat jo vet\u00ebm duhet t\u00eb zgjidhnin konfliktet konkrete, por edhe t\u00eb orientojn\u00eb praktik\u00ebn gjyq\u00ebsore. Ky proces \u00ebsht\u00eb kompleks dhe aspak i leht\u00eb. Evidentimi i \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr zhvillimin dhe nj\u00ebsimin e praktik\u00ebs gjyq\u00ebsore \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb m\u00eb vete. Jo \u00e7do \u00e7\u00ebshtje, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ka dy ose m\u00eb shum\u00eb interpretime, duhet patjet\u00ebr t\u00eb nj\u00ebsohet. Jan\u00eb gjykatat m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta ato q\u00eb kan\u00eb detyrimin t\u00eb qart\u00ebsojn\u00eb apo interpretojn\u00eb ligjin n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sa m\u00eb adekuate dhe t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrt me q\u00ebllimin e ligjv\u00ebn\u00ebsit. N\u00ebse kjo nuk ndodh, at\u00ebher\u00eb i takon GJL t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb duke interpretuar p\u00ebrfundimisht dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebsuar ligjin. Vitin e kaluar, kur GJL iu shtuan 6 gjyqtar\u00eb t\u00eb rinj dhe u krijuan mund\u00ebsit\u00eb ligjore p\u00ebr t\u00eb patur trupa me 5 gjyqtar\u00eb, q\u00eb kan\u00eb kompetenc\u00eb p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb vendime nj\u00ebsuese, u mor\u00ebn 7 vendime t\u00eb tilla. K\u00ebt\u00eb vit, kur trupa e GJL ka 15 gjyqtar\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e mundur edhe mbledhja e Kolegjeve t\u00eb Bashkuara q\u00eb pritet t\u00eb nxjerrin vendimet e tyre gjat\u00eb tetorit 2022. GJL nuk ka asnj\u00eb penges\u00eb ligjore p\u00ebr t\u00eb ushtruar funksionin e saj t\u00eb plot\u00eb n\u00eb\u00a0 zhvillimin, nj\u00ebsimin dhe ndryshimin e praktik\u00ebs gjyq\u00ebsore me t\u00eb gjitha trupat gjyq\u00ebsore t\u00eb formatuara.<\/p>\n<p><strong>DW:\u00a0<\/strong><em>Si i shmang Gjykata e Lart\u00eb nd\u00ebrhyrje potenciale t\u00eb politik\u00ebs dhe ekzekutivit p\u00ebr t\u00eb mos c\u00ebnuar pavar\u00ebsin\u00eb dhe paanshm\u00ebrin\u00eb e saj n\u00eb gjykim?<\/em><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Sokol Sadushi:<\/strong>\u00a0\u00cbsht\u00eb fakt i njohur dhe i pranuar q\u00eb edhe n\u00eb demokracit\u00eb e zhvilluara sistemi gjyq\u00ebsor \u00ebsht\u00eb vazhdimisht i k\u00ebrc\u00ebnuar nga pushtetet e tjera, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb hapur ose t\u00eb fsheht\u00eb, t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb apo t\u00ebrthorazi. \u00c7do gjyqtar e ka t\u00eb qart\u00eb se funksioni i tij duhet t\u00eb ushtrohet n\u00eb pavar\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb nga t\u00eb gjitha grupimet e interesat. Prandaj, pavar\u00ebsia fillon tek vet\u00eb koncepti q\u00eb gjyqtari ka krijuar p\u00ebr at\u00eb funksion q\u00eb kryen. V\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb me t\u00eb cilat p\u00ebrballemi k\u00ebrkojn\u00eb angazhimin dhe kontributin e secilit prej nesh, si individ\u00eb dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, duke mbajtur n\u00eb v\u00ebmendje interesin e qytetar\u00ebve q\u00eb duan drejt\u00ebsi. Vendimet gjyq\u00ebsore t\u00eb GJL d\u00ebshmojn\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb dhe paanshm\u00ebrin\u00eb n\u00eb gjykim, autoritetin dhe legjitimitetin n\u00eb ngritje q\u00eb po ushqen dita \u2013 dit\u00ebs besimin e madh se drejt\u00ebsia po b\u00ebhet dhe do t\u00eb b\u00ebhet.<\/p>\n<p><strong>DW:\u00a0<\/strong><em>Z. Sadushi, e drejta e pron\u00ebs vazhdon t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e nxeht\u00eb gjyqesh n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb mb\u00ebrrin edhe n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb. \u00c7far\u00eb po ndodh me harmonizimin e praktikave gjyq\u00ebsore n\u00eb fush\u00ebn e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb pron\u00ebsis\u00eb, q\u00eb kjo e drejt\u00eb t\u00eb zbatohet me efektshm\u00ebri p\u00ebrball\u00eb shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs dhe korrupsionit, me t\u00eb cilat publiku po njihet p\u00ebrmes informacioneve nga mediat e pavarura?\u00a0<\/em><\/p>\n<p><strong>Sokol Sadushi:<\/strong>\u00a0N\u00eb GJL jan\u00eb depozituar dhe presin t\u00eb shqyrtohen nj\u00eb num\u00ebr i lart\u00eb k\u00ebrkesash, mes t\u00eb cilave edhe k\u00ebrkesa q\u00eb kan\u00eb n\u00eb objektin e tyre t\u00eb drejt\u00ebn e pron\u00ebsis\u00eb. Arsyeja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb num\u00ebr t\u00eb lart\u00eb \u00e7\u00ebshtjesh me k\u00ebt\u00eb objekt lidhet drejtp\u00ebrdrejt me keqzbatimin e ligjit nga vet\u00eb organet e ngarkuara me zbatimin e tij dhe me mosnd\u00ebshkimin e personave p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr krijimin e konflikteve t\u00eb panevojshme, me nd\u00ebrhyrjen e shpesht\u00eb dhe t\u00eb pastudiuar n\u00eb legjislacionin p\u00ebrkat\u00ebs, ashtu si edhe me munges\u00ebn nd\u00ebr vite t\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb n\u00eb praktik\u00ebn gjyq\u00ebsore t\u00eb t\u00eb gjitha niveleve. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, Gjykata e Lart\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet disa vendimeve nj\u00ebsuese t\u00eb saj, ka orientuar praktik\u00ebn gjyq\u00ebsore lidhur me aspekte apo probleme t\u00eb ve\u00e7anta q\u00eb kan\u00eb rezultuar gjat\u00eb zbatimit t\u00eb legjislacionit p\u00ebr kthimin dhe kompensimin e pronave.<\/p>\n<p>T\u00ebr\u00eb procesi q\u00eb lidhet me \u00e7\u00ebshtjet e pron\u00ebsis\u00eb k\u00ebrkon koh\u00ebn e tij p\u00ebr zgjidhje p\u00ebrfundimtare. Gjykata e Lart\u00eb ka nj\u00eb rol t\u00eb paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm n\u00eb minimizimin e konflikteve t\u00eb pron\u00ebs n\u00ebp\u00ebrmjet funksionit t\u00eb saj vendimmarr\u00ebs. Gjykata e Lart\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb se e vet\u00ebdijshme q\u00eb qytetar\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb presin drejt\u00ebsi prej vitesh. Jemi t\u00eb p\u00ebrkushtuar p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn n\u00eb funksion t\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, me nj\u00eb orientim t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn sesi\u00a0 duhet t\u00eb veprojm\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p><em>Intervistoi Ani Ruci\/ DW<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, Sokol Sadushi n\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr DW tregon sfidat e k\u00ebsaj gjykate p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb drejt\u00ebsi e fituar besimin e publikut. GJL p\u00ebrballet edhe me num\u00ebr t\u00eb madh t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb. DW:\u00a0Z. Sadushi, nj\u00eb delegacion me gjykat\u00ebs t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, (GJL) i kryesuar nga ju, kreu nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":290921,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-290920","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-lajme","10":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/290920","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=290920"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/290920\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/290921"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=290920"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=290920"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=290920"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}