{"id":290968,"date":"2022-10-06T14:12:06","date_gmt":"2022-10-06T12:12:06","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=290968"},"modified":"2022-10-06T14:12:06","modified_gmt":"2022-10-06T12:12:06","slug":"hapja-e-negociatave-rrugetim-me-risqe-tabaku-shqiperia-dhe-shqiptaret-duan-be-ne-qeveria-duhet-te-zgjedhe-njesoj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/hapja-e-negociatave-rrugetim-me-risqe-tabaku-shqiperia-dhe-shqiptaret-duan-be-ne-qeveria-duhet-te-zgjedhe-njesoj\/","title":{"rendered":"\u201cHapja e negociatave, rrug\u00ebtim me risqe\u201d, Tabaku: Shqip\u00ebria dhe shqiptar\u00ebt duan BE-n\u00eb! Qeveria duhet t\u00eb zgjedh\u00eb nj\u00ebsoj!"},"content":{"rendered":"<p>Kryetarja e K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb Integrimi, Jorida Tabaku deklaroi se shqiptar\u00ebt kan\u00eb zgjedhur BE. Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb saj Tabaku theksoi se Qeveria duhet t\u00eb zgjedh\u00eb nj\u00ebsoj.<\/p>\n<p><em>\u201cProcesi i integrimit, hapja e negociatave, \u00ebsht\u00eb qart\u00ebsisht nj\u00eb rrug\u00ebtim me risqe t\u00eb reja n\u00eb epok\u00ebn e nj\u00eb lufte n\u00eb Ukrain\u00eb q\u00eb k\u00ebrkoi t\u00eb ndaj\u00eb per\u00ebndimin p\u00ebr t\u00eb risjellur edhe nj\u00eb her\u00eb hijet e nj\u00eb rendi t\u00eb shkuar q\u00eb prodhoi dy luft\u00ebra bot\u00ebrore t\u00eb p\u00ebrgjakshme.\u201d<\/em>, tha Tabaku.<\/p>\n<p><strong>FJALA E TABAKUT NE K\u00cbSHILLIN KOMB\u00cbTAR T\u00cb INTEGRIMIT<\/strong><\/p>\n<p><em>T\u00eb nderuar deputet\u00eb<\/em><\/p>\n<p><em>Fort i nderuar Z. Krischbaum<\/em><\/p>\n<p><em>Koha dhe momenti q\u00eb ju keni zgjedhur t\u00eb vizitoni parlamentin shqiptar dhe vendin ton\u00eb \u00ebsht\u00eb tejet interesante. Shqip\u00ebria sapo ka nisur hapat e par\u00eb t\u00eb procesit t\u00eb \u00e7eljes s\u00eb negociatave nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vendi p\u00ebrballet me nj\u00eb kriz\u00eb e t\u00eb thell\u00eb politike t\u00eb nj\u00eb natyre q\u00eb duhet t\u00eb caktoj\u00eb realisht rrug\u00ebtimin q\u00eb duhet t\u00eb marr\u00eb Shqip\u00ebria. N\u00eb nj\u00eb pik\u00eb ne t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtu jemi dakord; Shqip\u00ebria duhet t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim drejt BE-s\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb nj\u00eb pik\u00eb shqiptar\u00ebt dhe besoj t\u00eb gjith\u00eb ne si deputet\u00eb mendojm\u00eb nj\u00ebsoj; edhe sot pas mbi 3 dekadave fund t\u00eb diktatur\u00ebs m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr n\u00eb Europ\u00eb, ne jemi ende me fytyr\u00ebn, mendjen dhe mend\u00ebsin\u00eb drejtuar nga BE dhe qasjes Euro-Atlantike.<\/em><\/p>\n<p><em>Mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Gjermanis\u00eb ka disa ngjashm\u00ebri q\u00eb jan\u00eb realisht mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse duke par\u00eb se sa shum\u00eb gj\u00ebra sot i kemi ndryshe. N\u00eb harkun kohor t\u00eb dy luft\u00ebrave bot\u00ebrore Gjermania dhe Shqip\u00ebria kan\u00eb kaluar proceset e republikave t\u00eb dob\u00ebta, totalitarizmave q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebnjuar m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb gjenerat\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00ebse Gjermania post-luft\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb bot\u00ebrore diti t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb se sa e r\u00ebnd\u00ebsishme dhe jetike \u00ebsht\u00eb demokracia dhe ngriti institucionet e nj\u00eb shteti funksional demokratik duke forcuar institucionet p\u00ebr t\u00eb parandualuar diktatur\u00ebn, Shqip\u00ebria post-komuniste do ende koh\u00eb q\u00eb t\u00eb shk\u00ebputet nga autokracia q\u00eb p\u00ebrpiqet t\u2019i p\u00ebrngjaj\u00eb diktatur\u00ebs komuniste duke shtypur institucionet dhe pavar\u00ebsin\u00eb e tyre.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebr shqiptar\u00ebt, p\u00ebr ato mij\u00ebra shqiptar\u00eb q\u00eb jan\u00eb larguar nd\u00ebr vite prej vendit ton\u00eb, problemi demokracis\u00eb dhe Europ\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa teknikalitetet q\u00eb ky K\u00ebshill Komb\u00ebtar duhet t\u00eb trajtoj\u00eb me seriozitet t\u00eb padiskutuesh\u00ebm.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00ebse sot Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb zgripin e nj\u00eb demokracie q\u00eb kritikohet p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnien e saj me median, lirin\u00eb e shtypit, t\u00eb drejtat e qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb pasur dinjitetin dhe p\u00ebr t\u2019u ruajtur nga spiun\u00ebt digjital apo partiak, n\u00ebse ne sot vuajm\u00eb munges\u00ebn e nj\u00eb tregu konkurues, t\u00eb nj\u00eb klime biznesi q\u00eb ofron konkurrenc\u00eb dhe t\u00eb nj\u00eb meritokracie q\u00eb ofron mobilitetin social, kjo vjen sepse institucionet q\u00eb duhet t\u00eb garantonin pavar\u00ebsin\u00eb dhe demokracin\u00eb, pra n\u00eb pak fjal\u00eb t\u00eb ruanin dhe promovonin interesat e qytetar\u00ebve, sot nuk jan\u00eb plot\u00ebsisht funksionale. E shum\u00eb nga ato institucione jan\u00eb sot k\u00ebtu!<\/em><\/p>\n<p><em>Reforma n\u00eb Drejt\u00ebsi, ka nj\u00eb prej q\u00ebllimeve t\u00eb saj pik\u00ebrisht krijimin e institucioneve. Pasi pik\u00ebrisht institucioni i drejt\u00ebsis\u00eb do t\u00eb garantoj\u00eb jo vet\u00ebm Sundimin e Ligjit por nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb ofron drejt\u00ebsi dhe fund t\u00eb mosnd\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Parlamentarizmi, nj\u00eb tem\u00eb tejet e r\u00ebnd\u00ebsishme e raporteve t\u00eb Bashkimit Europian dhe jo vet\u00ebm, do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ky institucion q\u00eb ka r\u00ebnd\u00ebsi jetike p\u00ebr demokracin\u00eb t\u00eb mos rikthehet n\u00eb nj\u00eb noter t\u00eb ligjeve me porosi q\u00eb nuk mbrojn\u00eb interesin e qytetar\u00ebve por t\u00eb nj\u00eb grupi t\u00eb vog\u00ebl.<\/em><\/p>\n<p><em>Shqiptar\u00ebt sot shpresojn\u00eb q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb demokraci funksionale dhe reale p\u00ebr familjet dhe sip\u00ebrmarrjet. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb k\u00ebrkon dhe Gjermania e cila kushtet dhe parakushtet nuk i ka vendosur p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar mure t\u00eb pakalueshme p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, por p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar ato shkall\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria t\u2019i ngjis\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar demokracin\u00eb, p\u00ebr t\u00eb fituar Europ\u00ebn. Pasi procesi transformues i BE \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb realisht do e ndryshoj\u00eb rr\u00ebnj\u00ebsisht Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Ironikisht, nj\u00eb mazhoranc\u00eb q\u00eb nuk ka p\u00ebr synim meritokracin\u00eb nuk mund ta kuptoj\u00eb k\u00ebt\u00eb hap.<\/em><\/p>\n<p><em>Gjithsesi, nuk duhet mohuar se d\u00ebshira dhe q\u00ebllimi i p\u00ebrbashk\u00ebt i integrimit Europian na ka shtyr\u00eb t\u00eb gjitha forcat politike q\u00eb t\u00eb krijojm\u00eb nj\u00eb komision t\u00eb posa\u00e7\u00ebm t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr t\u00eb amenduar ligjin p\u00ebr rolin e parlamentit p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e integrimit Europian.<\/em><\/p>\n<p><em>Jan\u00eb k\u00ebto hapa q\u00eb do forcojn\u00eb m\u00eb tej rolin e kuvendit p\u00ebr t\u00eb drejtuar k\u00ebt\u00eb proces q\u00eb \u00ebsht\u00eb i shqiptar\u00ebve dhe jo vet\u00ebm i qeveris\u00eb. Ne, t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, duhet t\u00eb m\u00ebsohemi se Integrimi Europian \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces q\u00eb na tejkalon t\u00eb gjith\u00ebve dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb projekt q\u00eb do ndikoj\u00eb n\u00eb jet\u00ebt tona dhe t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve tan\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, por mbi t\u00eb gjitha sepse procesi integrimit ka qen\u00eb dhe mbetet kryefjal\u00eb e Partis\u00eb Demokratike q\u00eb n\u00eb gjenez\u00eb t\u00eb saj, do t\u00eb jemi k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb luftuar q\u00eb ky proces sa teknik edhe politik t\u00eb shtrohet n\u00eb shinat e duhura.<\/em><\/p>\n<p><em>Opozita do t\u00eb vijoj\u00eb t\u00eb luaj\u00eb nj\u00eb rol kontribuues dhe bashk\u00ebpunues p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar p\u00ebrpara reformat q\u00eb k\u00ebrkohen referuar procesit t\u00eb integrimit evropian por nga ana tjet\u00ebr do jet\u00eb po aq k\u00ebrkuese sa i p\u00ebrket transparenc\u00ebs dhe llogaridh\u00ebnies s\u00eb qeveris\u00eb dhe institucioneve e tjera. Ne nuk jemi n\u00eb Kuvend thjesht\u00eb p\u00ebr t\u00eb monitoruar qeverin\u00eb apo p\u00ebr t\u00eb miratuar ligje. Ne k\u00ebtu jemi edhe p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar llogari mbi pun\u00ebn e b\u00ebr\u00eb, procedurat dhe hapat e kryera apo mbi at\u00eb q\u00eb duhesh apo nuk duhesh b\u00ebr\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces jet\u00ebsor dhe thelb\u00ebsor p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne dhe secili duhet t\u00eb mbaj\u00eb dhe luaj rolin e tij.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nuk kam p\u00ebr tu lodhur p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb se sot m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb duhet \u00e7do ligj, \u00e7do iniciativ\u00eb t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb frym\u00ebn e normat e BE dhe iniciativa t\u00eb tilla si Amnistia Fiskale, Legalizimi i Kanabisit p\u00ebr q\u00ebllime mjek\u00ebsore, Pashaportat e Arta jan\u00eb iniciativa q\u00eb as duhet t\u00eb diskutohen tani kur Shqip\u00ebria nuk ka kontroll mbi territorin, kur \u00ebsht\u00eb n\u00eb list\u00ebn gri t\u00eb pastrimit t\u00eb parave e kur \u00e7do institucion vendas edhe i huaj ngre shqet\u00ebsimin p\u00ebr parat\u00eb e krimit dhe t\u00eb drog\u00ebs q\u00eb sot k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb ekonomin\u00eb formale.<\/em><\/p>\n<p><em>Procesi i negociatave p\u00ebr antar\u00ebsimin n\u00eb Bashkimin Evropian \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces transfomues p\u00ebr t\u00ebr\u00eb vendin q\u00eb nuk i p\u00ebrket vet\u00ebm k\u00ebsaj qeverie apo opozit\u00ebs por na p\u00ebrket t\u00eb gjith\u00ebve ne, popullit shqiptar. Nevoja p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb transparent dhe bashk\u00ebpunues n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces \u00ebsht\u00eb m\u00eb urgjent dhe m\u00eb i domosdosh\u00ebm se kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb duhet ta kuptojn\u00eb se \u00e7far\u00eb p\u00ebrfitimesh apo kostosh do t\u00eb ken\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtij procesi pasi asnj\u00eb nuk mund t\u00eb justifikohet me shprehjen q\u00eb po e b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb apo at\u00eb reform\u00eb se k\u00ebrkon Brukseli. Un\u00eb nuk kam p\u00ebr ta toleruar, dhe se besoj q\u00eb e tolerojn\u00eb qytetar\u00ebt.<\/em><\/p>\n<p><em>S\u00eb fundi, m\u00eb lejoni t\u2019i rikthehem marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me Gjermanin\u00eb q\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb ndihm\u00eb reale dhe e madhe p\u00ebr procesin ton\u00eb t\u00eb integrimit n\u00eb \u00e7do faz\u00eb t\u00eb tij. P\u00ebr shum\u00ebk\u00ebnd q\u00eb k\u00ebt\u00eb proces e ka par\u00eb jo aq si nj\u00eb mision historik por si nj\u00eb qok\u00eb q\u00eb duhet marr\u00eb, Gjermania jo rrall\u00eb \u00ebsht\u00eb par\u00eb si nj\u00eb penges\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Jo rrall\u00eb kemi d\u00ebgjuar zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb apo t\u00eb mes\u00ebm q\u00eb kan\u00eb m\u00ebsyr\u00eb n\u00eb sulme qesharake dhe deri patetike ndaj politikan\u00ebve me integritet duke menduar q\u00eb k\u00ebshtu do t\u00eb mund t\u00eb zhb\u00ebnin faktet. N\u00ebse sot drejt\u00ebsia shqiptare nuk ka folur ende p\u00ebr dosjet e vjedhjes s\u00eb vot\u00ebs 184 dhe 339, nuk \u00ebsht\u00eb problemi dhe faji i partner\u00ebve strategjik\u00eb, por munges\u00ebs s\u00eb gatishm\u00ebris\u00eb dhe d\u00ebshir\u00ebs p\u00ebr t\u2019i shkuar hetimeve deri n\u00eb fund.<\/em><\/p>\n<p><em>Gjermania ka qen\u00eb dhe do jet\u00eb p\u00ebrher\u00eb nj\u00eb shtys\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb Shqip\u00ebri Europiane, akoma m\u00eb tej nj\u00eb Ballkan Per\u00ebndimor q\u00eb bashk\u00ebndan vlerat euroatlantike.<\/em><\/p>\n<p><em>Prandaj e shoh shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe tejet dobiprur\u00ebse ringjalljen e Procesit t\u00eb Berlinit q\u00eb padyshim dhe padiskutueshm\u00ebrisht do t\u2019i jap\u00eb frym\u00eb t\u00eb re rrug\u00ebtimit t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor drejt integrimit Europian n\u00eb grup.<\/em><\/p>\n<p><em>Procesi i integrimit, hapja e negociatave, \u00ebsht\u00eb qart\u00ebsisht nj\u00eb rrug\u00ebtim me risqe t\u00eb reja n\u00eb epok\u00ebn e nj\u00eb lufte n\u00eb Ukrain\u00eb q\u00eb k\u00ebrkoi t\u00eb ndaj\u00eb per\u00ebndimin p\u00ebr t\u00eb risjellur edhe nj\u00eb her\u00eb hijet e nj\u00eb rendi t\u00eb shkuar q\u00eb prodhoi dy luft\u00ebra bot\u00ebrore t\u00eb p\u00ebrgjakshme.<\/em><\/p>\n<p><em>Prandaj le ta shohim k\u00ebt\u00eb proces, nj\u00eb rrug\u00ebtim p\u00ebr t\u00eb forcuar demokracin\u00eb institucionale, p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr hov dedikimit ton\u00eb ndaj institucioneve euro-atlantike dhe Bashkimit Europian dhe p\u00ebr t\u00eb vazhduar nd\u00ebrtimin e nj\u00eb vendi q\u00eb \u00ebsht\u00eb realisht p\u00ebr shqiptar\u00ebt.<\/em><\/p>\n<p><em>Ose do ta b\u00ebjm\u00eb ne apo do vazhdojm\u00eb t\u00eb g\u00ebnj\u00ebjm\u00eb shqiptar\u00ebt p\u00ebr 30 vite t\u00eb tjera!<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetarja e K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb Integrimi, Jorida Tabaku deklaroi se shqiptar\u00ebt kan\u00eb zgjedhur BE. Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb saj Tabaku theksoi se Qeveria duhet t\u00eb zgjedh\u00eb nj\u00ebsoj. \u201cProcesi i integrimit, hapja e negociatave, \u00ebsht\u00eb qart\u00ebsisht nj\u00eb rrug\u00ebtim me risqe t\u00eb reja n\u00eb epok\u00ebn e nj\u00eb lufte n\u00eb Ukrain\u00eb q\u00eb k\u00ebrkoi t\u00eb ndaj\u00eb per\u00ebndimin p\u00ebr t\u00eb risjellur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":290969,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-290968","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-lajme","10":"category-politike","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/290968","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=290968"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/290968\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/290969"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=290968"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=290968"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=290968"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}