{"id":291089,"date":"2022-10-06T23:48:10","date_gmt":"2022-10-06T21:48:10","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=291089"},"modified":"2022-10-06T23:48:10","modified_gmt":"2022-10-06T21:48:10","slug":"fmn-paralajmeron-mbi-rrezikun-per-renie-te-madhe-ekonomike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/fmn-paralajmeron-mbi-rrezikun-per-renie-te-madhe-ekonomike\/","title":{"rendered":"FMN, paralajm\u00ebron mbi rrezikun p\u00ebr r\u00ebnie t\u00eb madhe ekonomike"},"content":{"rendered":"<p>Dy ekonomist\u00eb t\u00eb njohur dhan\u00eb t\u00eb enjten parashikime t\u00eb ndryshme mbi t\u00eb ardhmen e ekonomis\u00eb globale.<\/p>\n<p>Kristalina Georgieva, drejtore e Fondit Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar, tha n\u00eb nj\u00eb diskutim n\u00eb Universitetin Georgetown t\u00eb enjten se FMN-ja po ul s\u00ebrish parashikimet e saj p\u00ebr rritjen ekonomike globale n\u00eb vitin 2023. Ajo tha se rritja ekonomike bot\u00ebrore do t\u00eb jet\u00eb 4 trilion\u00eb dollar\u00eb m\u00eb e ul\u00ebt, deri n\u00eb vitin 2026.<\/p>\n<p>\u201cGj\u00ebrat kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb gjasa t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsohen p\u00ebrpara se t\u00eb ndodh\u00eb s\u00ebrish nj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim i tyre\u201d, tha ajo, duke shtuar se sulmi rus ndaj Ukrain\u00ebs q\u00eb filloi n\u00eb shkurt ka ndryshuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dramatike k\u00ebndv\u00ebshtrimin e FMN-s\u00eb p\u00ebr ekonomin\u00eb. \u201cRreziqet p\u00ebr nj\u00eb r\u00ebnie ekonomike po rriten\u201d, tha ajo, duke e quajtur mjedisin aktual ekonomik nj\u00eb \u201cperiudh\u00eb brisht\u00ebsie historike\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Sekretarja amerikane e Departamentit t\u00eb Thesarit, Janet Yellen, gjat\u00eb nj\u00eb diskutimi n\u00eb Qendr\u00ebn p\u00ebr Zhvillimin Global, u p\u00ebrqendrua n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si Shtetet e Bashkuara dhe aleat\u00ebt e saj mund t\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb investimet afatgjata n\u00eb ekonomin\u00eb globale.<\/p>\n<p>Ajo b\u00ebri thirrje p\u00ebr zgjidhje ambicioze politike dhe nuk e p\u00ebrdori fjal\u00ebn \u201cr\u00ebnie\u201d ekonomike. Por pavar\u00ebsisht pik\u00ebpamjes m\u00eb t\u00eb matur t\u00eb zonj\u00ebs Yellen, ajo tha se \u201cekonomia globale p\u00ebrballet me pasiguri t\u00eb konsiderueshme\u201d.<\/p>\n<p>Lufta n\u00eb Ukrain\u00eb ka rritur me shpejt\u00ebsi \u00e7mimet e ushqimit dhe energjis\u00eb n\u00eb nivel global, n\u00eb disa vende. Rusia, nj\u00eb nga furnizuesit kryesor global t\u00eb energjis\u00eb dhe plehrave kimike, ka p\u00ebrshkall\u00ebzuar ndjesh\u00ebm konfliktin dhe ka nxjerr\u00eb n\u00eb pah dob\u00ebsit\u00eb rreth furnizimit global t\u00eb ushqimit dhe energjis\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe pandemia e COVID-19, rritja e inflacionit dhe p\u00ebrkeq\u00ebsimi i kushteve klimatike po ndikojn\u00eb n\u00eb ekonomit\u00eb bot\u00ebrore dhe po p\u00ebrkeq\u00ebsojn\u00eb krizat e tjera, si nivelet e larta t\u00eb borxhit q\u00eb kan\u00eb vendet me t\u00eb ardhura m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta.<\/p>\n<p>Zonja Georgieva tha se FMN-ja vler\u00ebson se vendet q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebn e ekonomis\u00eb bot\u00ebrore do t\u00eb shohin t\u00eb pakt\u00ebn dy tremujor\u00eb radhazi t\u00eb tkurrjes ekonomike k\u00ebt\u00eb vit ose vitin e ardhsh\u00ebm dhe shtoi se institucioni q\u00eb ajo drejton ka ulur parashikimet mbi rritjen globale tashm\u00eb tre her\u00eb. Tani FMN-ja parashikon nj\u00eb rritje ekonomike me 3.2% p\u00ebr vitin 2022 dhe 2.9% p\u00ebr vitin 2023.<\/p>\n<p>Parashikimet e zymta t\u00eb FMN-s\u00eb vijn\u00eb pasi bankat qendrore n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn po rrisin normat e interesit me shpres\u00ebn p\u00ebr t\u00eb zbutur inflacionit e lart\u00eb. Rezerva Federale e Shteteve t\u00eb Bashkuara ka qen\u00eb m\u00eb agresive n\u00eb rritjen e normave t\u00eb interesit p\u00ebr t\u00eb luftuar inflacionin. K\u00ebt\u00eb jav\u00eb edhe bankat qendrore nga Azia deri n\u00eb Britani kan\u00eb filluar t\u00eb rrisin normat e tyre t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>Zonja Georgieva tha se \u201cshtr\u00ebngimi i politik\u00ebs monetare shum\u00eb dhe shum\u00eb shpejt \u2013 dhe duke e b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb sinkronizuar n\u00ebp\u00ebr vende mund t\u00eb shtyj\u00eb shum\u00eb ekonomi n\u00eb recesion t\u00eb zgjatur.\u201d<\/p>\n<p>Maurice Obstfeld, ekonomist n\u00eb Universitetin e Kalifornis\u00eb, Berkeley, shkroi koh\u00ebt e fundit se shtr\u00ebngimi i tep\u00ebrt nga Rezerva Federale mund t\u00eb \u201c\u00e7oj\u00eb ekonomin\u00eb bot\u00ebrore n\u00eb nj\u00eb tkurrje t\u00eb panevojshme t\u00eb fort\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Zonja Yellen ra dakord t\u00eb enjten se \u201cshtr\u00ebngimi makroekonomik n\u00eb vendet e p\u00ebrparuara mund t\u00eb ket\u00eb pasoja nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u201d.<\/p>\n<p>Fjalimet e dy ekonomist\u00ebve vijn\u00eb p\u00ebrpara takimeve vjetore q\u00eb mbahen jav\u00ebn e ardhshme t\u00eb FMN-s\u00eb me 190 vende an\u00ebtare dhe agjencis\u00eb s\u00eb saj simot\u00ebr huadh\u00ebn\u00ebse, Bank\u00ebs Bot\u00ebrore, t\u00eb cilat synojn\u00eb t\u00eb trajtojn\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb rreziqesh p\u00ebr ekonomin\u00eb globale.<\/p>\n<p>Zonja Georgieva tha se Perspektiva e p\u00ebrdit\u00ebsuar Ekonomike Bot\u00ebrore e fondit q\u00eb do t\u00eb publikohet jav\u00ebn e ardhshme ul shifrat e rritjes p\u00ebr vitin e ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Shum\u00eb vende tani po ndjejn\u00eb ndikime t\u00eb m\u00ebdha nga pushtimi i Ukrain\u00ebs n\u00eb ekonomit\u00eb e tyre dhe parashikimet e zymta t\u00eb FMN-s\u00eb jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me parashikimet e tjera p\u00ebr r\u00ebnie t\u00eb rritjes.<\/p>\n<p>Organizata p\u00ebr Bashk\u00ebpunim dhe Zhvillim Ekonomik jav\u00ebn e kaluar tha se ekonomia globale do t\u00eb humbas\u00eb 2.8 trilion dollar\u00eb n\u00eb prodhim n\u00eb vitin 2023 p\u00ebr shkak t\u00eb luft\u00ebs.<\/p>\n<p>Parashikimet vijn\u00eb pasi aleanca OPEC+ e vendeve eksportuese t\u00eb naft\u00ebs vendosi t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn t\u00eb ul\u00eb ndjesh\u00ebm prodhimin si reagim ndaj \u00e7mimeve t\u00eb ul\u00ebta t\u00eb naft\u00ebs, nj\u00eb l\u00ebvizje kjo q\u00eb mund t\u2019i jap\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr goditje ekonomis\u00eb globale n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi dhe t\u00eb rris\u00eb \u00e7mimet e naft\u00ebs, nj\u00eb tem\u00eb e ndjeshme politike p\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebsit amerikan\u00eb pak p\u00ebrpara zgjedhjeve p\u00ebr Kongresin, q\u00eb do mbahen n\u00eb n\u00ebntor.<\/p>\n<p>Zonja Yellen tha duke qen\u00eb se shum\u00eb vende n\u00eb zhvillim po p\u00ebrballen nj\u00ebkoh\u00ebsisht me shum\u00eb sfida, nga borxhi tek uria deri tek \u00e7mimet n\u00eb rritje, \u201ckjo nuk \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb ne t\u00eb t\u00ebrhiqemi\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNe kemi nevoj\u00eb p\u00ebr ambicie n\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsimin e vizionit ton\u00eb p\u00ebr financimin dhe realizimin e zhvillimit. Dhe ne kemi nevoj\u00eb p\u00ebr ambicie n\u00eb p\u00ebrmbushjen e sfidave tona globale\u201d, tha ajo.\/VOA<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dy ekonomist\u00eb t\u00eb njohur dhan\u00eb t\u00eb enjten parashikime t\u00eb ndryshme mbi t\u00eb ardhmen e ekonomis\u00eb globale. Kristalina Georgieva, drejtore e Fondit Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar, tha n\u00eb nj\u00eb diskutim n\u00eb Universitetin Georgetown t\u00eb enjten se FMN-ja po ul s\u00ebrish parashikimet e saj p\u00ebr rritjen ekonomike globale n\u00eb vitin 2023. Ajo tha se rritja ekonomike bot\u00ebrore do t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":291090,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-291089","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/291089","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=291089"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/291089\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/291090"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=291089"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=291089"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=291089"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}