{"id":291123,"date":"2022-10-07T09:02:38","date_gmt":"2022-10-07T07:02:38","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=291123"},"modified":"2022-10-07T09:02:38","modified_gmt":"2022-10-07T07:02:38","slug":"rilindja-urbane-si-u-gllaberuan-2-miliarde-euro-nga-klientet-e-qeverise-per-sheshe-dhe-fasada","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/rilindja-urbane-si-u-gllaberuan-2-miliarde-euro-nga-klientet-e-qeverise-per-sheshe-dhe-fasada\/","title":{"rendered":"Rilindja Urbane\/ Si u \u201cgllab\u00ebruan\u201d 2 miliard\u00eb euro nga klient\u00ebt e qeveris\u00eb p\u00ebr sheshe dhe fasada"},"content":{"rendered":"<p>Top Channel\/ Sapo erdhi n\u00eb pushtet n\u00eb vitin 2013, kryeministri Rama lancoi projektin e Rilindjes Urbane, nj\u00eb projekt q\u00eb sipas tij do t\u00eb rigjall\u00ebronte jet\u00ebn dhe ekonomin\u00eb e \u00e7do qyteti.<\/p>\n<p>N\u00eb emisionin \u201cInside Story\u201d n\u00eb Top Channel u publikua denoncimi sesi  \u201ctorta\u201d e Rilindjes Urbane do t\u00eb p\u00ebsonte rritje t\u00eb konsiderueshme, duke arritur n\u00eb shifr\u00ebn rekord t\u00eb rreth 2 miliard eurove, t\u00eb investuara deri n\u00eb vitin 2020.<\/p>\n<p>Nga k\u00ebto rreth 600 mln euro kan\u00eb shkuar p\u00ebr fasada dhe sheshe t\u00eb reja. Me nj\u00eb buxhet tejet minimalist dhe mund\u00ebsi financiare t\u00eb kufizuara, ekspert\u00ebt gjykojn\u00eb se projekti i Rilindjes urbane \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i shtrenjt\u00eb dhe ka sh\u00ebrbyer si kapsul\u00eb korrupsioni.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb shum\u00eb i shtrenjt\u00eb p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb nuk kushton aq. ka pasur abuzime n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb projektet q\u00eb jan\u00eb abuzuar, pasi vlera e tenderit \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e lart\u00eb.E gjith\u00eb kjo para q\u00eb u investua p\u00ebr rilindjen urbane, parat\u00eb q\u00eb u hodh\u00ebn n\u00eb qendrat e qyteteve nuk arrit\u00ebn dot t\u00eb gjenerojm\u00eb at\u00eb kthim ekonomik q\u00eb duhet t\u00eb gjeneronin. sot mund t\u00eb themi se jan\u00eb 600 mln euro q\u00eb nuk kan\u00eb kthyer as nj\u00eb t\u00eb dhjet\u00ebn e atyre q\u00eb jan\u00eb hedhur\u201d u shpreh ekonomisti, Pano Soko<\/p>\n<p>N\u00eb kushtet kur sipas INSTAT, 23% e popullat\u00ebs s\u00eb vendit ose e th\u00ebn\u00eb ndryshe 671 mij\u00eb shqiptar\u00eb jetojn\u00eb n\u00ebn kufirin e varf\u00ebris\u00eb, a u p\u00ebrdor\u00ebn me efikasitet parat\u00eb e Rilindjes Urbane? A u ul varf\u00ebria? A u gjall\u00ebrua ekonomia?<\/p>\n<p>Apo k\u00ebto para u p\u00ebrdor\u00ebn p\u00ebr t\u00eb k\u00ebnaqur klient\u00ebt e qeveris\u00eb?<\/p>\n<p>P\u00ebr ekspert\u00ebt, kjo \u00ebsht\u00eb llogari e thjesht\u00eb p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb. Teksa sqarojn\u00eb se nd\u00ebrhyrjet n\u00eb fasada dhe sheshe jan\u00eb t\u00eb mir\u00ebpritura, k\u00ebmb\u00ebngulin se llogjika ekonomike ka rregullat e saja strikte kur nj\u00eb investim konsiderohet i suksessh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse mendon t\u00eb hedh\u00ebsh 1 mln euro n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb caktuar, duhet t\u00eb jet\u00eb e till\u00eb q\u00eb taksat q\u00eb vijn\u00eb nga ekonomia e shtuar e rrug\u00ebs t\u00eb t\u00eb paguajn\u00eb rrug\u00ebn. M\u00eb thjesht\u00eb q\u00eb n\u00ebse rruga kushton 1 mln, at\u00ebher\u00eb v\u00ebllimi i ekonomis\u00eb s\u00eb shtuar duhet t\u00eb jet\u00eb 4 mln euro, dhe vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast marrim 1 mln euro taksa q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se rruga e ka paguar vet\u00eb veten\u201d, u shpreh ekonomisti, Pano Soko<\/p>\n<p>Por, nd\u00ebrsa sheshet dhe fasadat e shum\u00eb qyteteve iu \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb kazma, p\u00ebr tu veshur t\u00eb gjith\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn pllak\u00eb, k\u00ebto nd\u00ebrhyrje jan\u00eb shoq\u00ebruar me kritika t\u00eb forta p\u00ebr uniformitet dhe se investimet n\u00eb fasada jan\u00eb vet\u00ebm propagandistike.<\/p>\n<p>\u201cKa nj\u00eb handikap n\u00eb k\u00ebt\u00eb qasje. P\u00ebrve\u00e7se faktit q\u00eb jan\u00eb dy tre duar q\u00eb i kan\u00eb projektuar, apo faktit q\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb konkurs e b\u00ebhet copy paste gjithandej\u2026 b\u00ebhet nj\u00eb konkurs, merret nj\u00eb fare betoni gur dekorativ konglomerat dhe tani ai shkon n\u00eb Sarand\u00eb, n\u00eb Vlor\u00eb edhe pse ai nuk lidhet fare me vendin ku shkojn\u00eb.<\/p>\n<p>Eliminojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb at\u00eb rrug\u00ebtim historik q\u00eb ka nj\u00eb vendndodhje e caktuar dhe fillojn\u00eb e nd\u00ebrhyjn\u00eb me k\u00ebto skema t\u00eb njohura\u201d, u shpreh arkitekti, Kreshnik Merxhani.<\/p>\n<p>Sipas tyre, duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb metodologji si i qasemi qendr\u00ebs s\u00eb nj\u00eb qytetit, \u00e7far\u00eb shpirti ka vendi, \u00e7far\u00eb merren n\u00eb konsiderat\u00eb, si ndikon dhe investimi duhet t\u00eb prek\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetin, jo vet\u00ebm nj\u00eb cop\u00ebz qend\u00ebr.<\/p>\n<p>\u201cTi shkon n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr dhe gjen nj\u00eb situat\u00eb a thua nuk ka ndodhur asgj\u00eb aty. Diku aty n\u00eb mes, krijohet nj\u00eb ishull n\u00eb kushtet e skizofrenis\u00eb, ku ti ke t\u00eb gjith\u00eb qytetin ndryshe dhe ke nj\u00eb cop\u00ebz aty q\u00eb nuk lidhje fare\u201d u shpreh arkitekti, Kreshnik Merxhani.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht kritikave t\u00eb shumta, hijeve t\u00eb dyshimit p\u00ebr tendera korruptiv\u00eb e favorizime klienteliste, rilindja urbane ka ecur p\u00ebrpara me hapa galopant\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb mjafton t\u2019u hedhim nj\u00eb sy fondeve zem\u00ebrgjera q\u00eb qeveria ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion.<\/p>\n<p>M\u00eb konkretisht, n\u00eb vitin 2013 Rilindja urbane nisi me nj\u00eb fond modest prej vet\u00ebm 2.82 milion\u00eb euro. N\u00eb vitin 2014, ky fond sh\u00ebnoi nj\u00eb rritje t\u00eb ndjeshme duke kapur shifr\u00ebn e 73.78 mln euro.<br \/>\nM\u00eb 2015, q\u00eb \u00ebsht\u00eb vit elektoral, fondi p\u00ebr rilindjen urbane u dyfishua dhe dhan\u00eb plot 147 mln euro, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb vitin 2016 fondi i rilindjes urbane p\u00ebsoi nj\u00eb tjet\u00ebr rritje dhe arriti n\u00eb 274 mln euro.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjat\u00eb 2017-\u00ebs, vit n\u00eb t\u00eb cilin kryeministri Rama do t\u00eb k\u00ebrkonte mandatin e dyt\u00eb qeveris\u00ebs, \u2018thesi\u201d i Rilindjes Urbane shkoi n\u00eb 358 mln euro. Rritja, ndon\u00ebse me shifra modeste, vijoi edhe p\u00ebrgjat\u00eb 2018-\u00ebs dhe 2019-\u00ebs, vite p\u00ebr t\u00eb cilat u vun\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb Rilindjes Urbane respektivisht 363 mln euro dhe 365 mln euro.<\/p>\n<p>N\u00eb 2020, nj\u00eb vit i v\u00ebshtir\u00eb me termet dhe pandemi, qeveria shqiptare ndau nga buxheti i shtetit plot 400 mln eurove p\u00ebr \u201cFondin e Zhvillimit t\u00eb rajoneve\u201d.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm p\u00ebr vitin 2019 n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Rilindjes urbane jan\u00eb tenderuar 581 projekte, me nj\u00eb vler\u00eb prej 365 mln euro, t\u00eb cil\u00ebt u mor\u00ebn p\u00ebrsip\u00ebr nga 338 kontraktor\u00eb.<\/p>\n<p>Referuar dhjet\u00ebra k\u00ebrkesave p\u00ebr informacion q\u00eb Inside Story d\u00ebrgoi pran\u00eb \u00e7do nj\u00ebsie t\u00eb qeverisjes vendore, parat\u00eb e rilindjes urbane jan\u00eb p\u00ebrqendruar vet\u00ebm n\u00eb disa duar.<\/p>\n<p>Si u majm\u00ebn fondet e projektit ambicioz\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare q\u00eb do t\u00eb rilindte qytetin<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht kritikave t\u00eb shumta, hijeve t\u00eb dyshimit p\u00ebr tendera korruptiv\u00eb e favorizime klienteliste, rilindja urbane ka ecur p\u00ebrpara me hapa galopant\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb mjafton t\u2019u hedhim nj\u00eb sy fondeve zem\u00ebrgjera q\u00eb qeveria ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion.<\/p>\n<p>M\u00eb konkretisht, n\u00eb vitin 2013 Rilindja urbane nisi me nj\u00eb fond modest prej vet\u00ebm 2.82 milion\u00eb euro. N\u00eb vitin 2014, ky fond sh\u00ebnoi nj\u00eb rritje t\u00eb ndjeshme duke kapur shifr\u00ebn e 73.78 mln euro.<\/p>\n<p>M\u00eb 2015, q\u00eb \u00ebsht\u00eb vit elektoral, fondi p\u00ebr rilindjen urbane u dyfishua dhe dhan\u00eb plot 147 mln euro, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb vitin 2016 fondi i rilindjes urbane p\u00ebsoi nj\u00eb tjet\u00ebr rritje dhe arriti n\u00eb 274 mln euro.P\u00ebrgjat\u00eb 2017-\u00ebs, vit n\u00eb t\u00eb cilin kryeministri Rama do t\u00eb k\u00ebrkonte mandatin e dyt\u00eb qeveris\u00ebs, \u2018thesi\u201d i Rilindjes Urbane shkoi n\u00eb 358 mln euro. Rritja, ndon\u00ebse me shifra modeste, vijoi edhe p\u00ebrgjat\u00eb 2018-\u00ebs dhe 2019-\u00ebs, vite p\u00ebr t\u00eb cilat u vun\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb Rilindjes Urbane respektivisht 363 mln euro dhe 365 mln euro.<\/p>\n<p>N\u00eb 2020, nj\u00eb vit i v\u00ebshtir\u00eb me termet dhe pandemi, qeveria shqiptare ndau nga buxheti i shtetit plot 400 mln eurove p\u00ebr \u201cFondin e Zhvillimit t\u00eb rajoneve\u201d.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm p\u00ebr vitin 2019 n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Rilindjes urbane jan\u00eb tenderuar 581 projekte, me nj\u00eb vler\u00eb prej 365 mln euro, t\u00eb cil\u00ebt u mor\u00ebn p\u00ebrsip\u00ebr nga 338 kontraktor\u00eb.<\/p>\n<p>Referuar dhjet\u00ebra k\u00ebrkesave p\u00ebr informacion q\u00eb Inside Story d\u00ebrgoi pran\u00eb \u00e7do nj\u00ebsie t\u00eb qeverisjes vendore, parat\u00eb e rilindjes urbane jan\u00eb p\u00ebrqendruar vet\u00ebm n\u00eb disa duar.<\/p>\n<p>Rilindja e Memaliajt, si u hodh\u00ebn 1 mln euro p\u00ebr sheshe e pallat kulture n\u00eb qytetin fantazm\u00eb<\/p>\n<p>I krijuar si qytet m\u00eb 1946 dhe i bazuar n\u00eb industrin\u00eb e minierave, Memaliaj pothuajse \u00ebsht\u00eb braktisur t\u00ebr\u00ebsisht gjat\u00eb viteve t\u00eb demokracis\u00eb.<\/p>\n<p>Aktualisht qyteti num\u00ebron rreth 4400 banor\u00eb dhe regjistron rreth 20 lindje t\u00eb reja n\u00eb vit. Sheshi i vjet\u00ebr, me dy lulishte t\u00eb vogla dhe me pem\u00eb q\u00eb b\u00ebnin hije gjat\u00eb ver\u00ebs, u prish dhe u z\u00ebvend\u00ebsua me k\u00ebt\u00eb shesh masiv prej pllakash dhe nj\u00eb shat\u00ebrvan n\u00eb mes, q\u00eb aktualisht sh\u00ebrben si kosh mbeturinash.<\/p>\n<p>Shenjat e amortizimit duksh\u00ebm jan\u00eb shfaqur kudo, vet\u00ebm 5 vite pasi ky shesh p\u00ebrfundoi.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt e konsiderojn\u00eb nd\u00ebrhyrjen ne sheshin e Memaliaj pa f\u00ebmij\u00eb, si grafia e t\u00eb gjith\u00eb nd\u00ebrhyrjeve t\u00eb rilindjes urbane.<\/p>\n<p>\u201cMemaliaj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr sheshet m\u00eb t\u00eb trisht\u00eb q\u00eb kam par\u00eb. Ka nj\u00eb minator dhe nuk ekziston fare pjesa e asaj industrie. Nuk ka f\u00ebmij\u00eb, qyteti po braktiset dhe n\u00eb vend q\u00eb ne ta lidhnim investimet publike q\u00eb jan\u00eb taksat me p\u00ebrmir\u00ebsimin e kualitetit t\u00eb jet\u00ebs ti shkon aty dhe nd\u00ebrton nj\u00eb skenografi q\u00eb \u00ebsht\u00eb po kaq e that\u00eb sa edhe ato gur\u00ebt\u201d u shpreh arkitekti, Kreshnik Merxhani.<\/p>\n<p>Baor\u00ebt tregojn\u00eb se t\u00eb vetmen her\u00eb kur e kan\u00eb par\u00eb k\u00ebt\u00eb shat\u00ebrvan me uj\u00eb ishte kur erdhe kryeministri Rama dhe e inauguroi, nd\u00ebrsa dera e pallatit t\u00eb kultur\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb hapur asnj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Mes d\u00ebshp\u00ebrimit p\u00ebr nivelin e papun\u00ebsis\u00eb dhe munges\u00ebs s\u00eb perspektiv\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ardhmen, ata b\u00ebjn\u00eb ironi me projektin e Rilindjes Urbane q\u00eb e b\u00ebri edhe me\u201damfiteat\u00ebr\u201d, qytetin pa banor\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cA \u00ebsht\u00eb sheshi q\u00eb zgjidh problemin e Memaliaj. A e ndaloi ky shesh i ri braktisjen? Jo, do ta b\u00ebnte nxitja e pun\u00ebsimit dhe kjo vjen duke nxitur njer\u00ebzit q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb biznese\u201d u shpreh ekonomisti, Panajot Soko.<\/p>\n<p>Panorama .al<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Top Channel\/ Sapo erdhi n\u00eb pushtet n\u00eb vitin 2013, kryeministri Rama lancoi projektin e Rilindjes Urbane, nj\u00eb projekt q\u00eb sipas tij do t\u00eb rigjall\u00ebronte jet\u00ebn dhe ekonomin\u00eb e \u00e7do qyteti. N\u00eb emisionin \u201cInside Story\u201d n\u00eb Top Channel u publikua denoncimi sesi \u201ctorta\u201d e Rilindjes Urbane do t\u00eb p\u00ebsonte rritje t\u00eb konsiderueshme, duke arritur n\u00eb shifr\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":291124,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-291123","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/291123","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=291123"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/291123\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/291124"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=291123"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=291123"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=291123"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}