{"id":291671,"date":"2022-10-10T11:51:38","date_gmt":"2022-10-10T09:51:38","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=291671"},"modified":"2022-10-10T11:51:38","modified_gmt":"2022-10-10T09:51:38","slug":"dinamika-ne-makine-te-blinduar-me-gruan-dhe-femijen-si-u-shoqerua-dhe-u-la-i-lire-indrit-dokle","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/dinamika-ne-makine-te-blinduar-me-gruan-dhe-femijen-si-u-shoqerua-dhe-u-la-i-lire-indrit-dokle\/","title":{"rendered":"Dinamika\/ N\u00eb makin\u00eb t\u00eb blinduar me gruan dhe f\u00ebmij\u00ebn, si u shoq\u00ebrua dhe u la i lir\u00eb Indrit Dokle"},"content":{"rendered":"<p>NIKOLETA KOVA\u00c7I\/ N\u00eb fillim t\u00eb korrikut, Policia e Tiran\u00ebs mori nj\u00eb s\u00ebr\u00eb t\u00eb dh\u00ebnash p\u00ebr baza armatimi n\u00eb t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt e kryeqytetit.<\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Pasi ishte realizuar zbulimi i disa bazave, dy t\u00eb rinj, nj\u00eb vajz\u00eb e nj\u00eb djal\u00eb, do t\u00eb ndaloheshin pasi ata po udh\u00ebtonin n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin mjet bashk\u00eb dhe me vete kishin nj\u00eb arm\u00eb zjarri. Policia nd\u00ebrhyri n\u00eb dy ambiente me qira dhe arriti q\u00eb brenda tyre t\u00eb zbulonte nj\u00eb arsenal me armatim thuajse t\u00eb ri; snajper\u00eb, selenciator\u00eb, maska dhe radio policie. T\u00eb rinjt\u00eb u vun\u00eb n\u00eb pranga, arm\u00ebt u sekuestruan, nd\u00ebrkoh\u00eb Policia nxori emrin e nj\u00eb personi q\u00eb quhej Fatjon Murati dhe u tha se ishte ai personi q\u00eb posedonte arm\u00ebt.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Fatjoni u zhduk dhe pas m\u00eb pak se nj\u00eb muaji, emri i tij risillet n\u00ebp\u00ebr dokumentet e Policis\u00eb pas presionit t\u00eb madh t\u00eb opinionit publik p\u00ebr ngjarjen horror n\u00eb ur\u00ebn e Fush\u00eb-Kruj\u00ebs. Ndon\u00ebse Policia nxori nj\u00eb dokument sekret, n\u00eb t\u00eb cilin listoheshin 6 persona, d\u00ebshmia e t\u00eb cil\u00ebve n\u00eb lidhje me at\u00eb masak\u00ebr ishte domosdoshm\u00ebri, personat nuk dihet ende n\u00ebse jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb pyetje, edhe pse t\u00eb pakt\u00ebn 5 prej tyre vijojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb brenda kufijve. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nga k\u00ebta 3 po udh\u00ebtonin n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin mjet t\u00eb blinduar mbr\u00ebmjen e s\u00eb shtun\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Policia tha se i shoq\u00ebruam n\u00eb saj\u00eb t\u00eb nj\u00eb operacioni blic, ku doli emri i Indrit Dokles, ish-an\u00ebtarit t\u00eb Band\u00ebs s\u00eb Durr\u00ebsit, t\u00eb d\u00ebnuarit me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm dhe nj\u00eb nga personazhet me shum\u00eb rekorde kriminale, rekorde q\u00eb datojn\u00eb dy dekada. Dokle u hetua dhe d\u00ebnua p\u00ebr 12 akuza, por u lirua me kusht q\u00eb ai p\u00ebr 5 vite t\u00eb mos kontaktonte dhe as t\u00eb shoq\u00ebrohej me persona me probleme me ligjin. Por mbr\u00ebmjen e s\u00eb shtun\u00ebs, Dokle ka qen\u00eb n\u00eb pranin\u00eb e nj\u00eb t\u00eb k\u00ebrkuari, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ai bashk\u00eb me kunatin e tij jan\u00eb liruar menj\u00ebher\u00eb nga Policia. Vet\u00ebm i k\u00ebrkuari u mbajt n\u00eb pranga, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Policia e Tiran\u00ebs nxitoi t\u00eb dilte n\u00eb nj\u00eb komunikat\u00eb or\u00ebve t\u00eb vona t\u00eb sqaronte se Fatjon Murati ishte i k\u00ebrkuar p\u00ebr mbajtje arme pa leje.<\/span><\/p>\n<p><strong><span data-preserver-spaces=\"true\">NDALIMI, LIRIMI DHE \u2018IMPLIKIMI\u2019<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Indrit Dokle, Fatjon Murataj dhe Gentian Re\u00e7i jan\u00eb shoq\u00ebruar t\u00eb shtun\u00ebn nga Policia e Tiran\u00ebs n\u00eb bulevardin \u201cMigjeni\u201d. Ata po udh\u00ebtonin me nj\u00eb makin\u00eb t\u00eb blinduar me targa bullgare. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave, Dokle kishte me vete edhe familjen e tij, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb timon ka qen\u00eb Gentjan Re\u00e7i, nd\u00ebrsa n\u00eb sediljen e par\u00eb t\u00eb mjetit i k\u00ebrkuari i Policis\u00eb, Fatjon Murataj. Gruaja dhe f\u00ebmija jan\u00eb larguar n\u00eb drejtim t\u00eb banes\u00ebs s\u00eb tyre me nj\u00eb mjet tjet\u00ebr, sh\u00ebrbimi taxi, nd\u00ebrsa tre t\u00eb tjer\u00ebt jan\u00eb mbajtur n\u00eb Polici p\u00ebr sqarime t\u00eb m\u00ebtejshme. N\u00eb fakt, Dokle dhe Re\u00e7i jan\u00eb l\u00ebn\u00eb t\u00eb lir\u00eb brenda pak kohe, por Murataj \u00ebsht\u00eb mbajtur n\u00eb pranga.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Policia e Tiran\u00ebs nuk b\u00ebn me dije n\u00ebse tre personat e shoq\u00ebruar kan\u00eb pasur arm\u00eb me vete, kur kujtojn\u00eb se q\u00eb t\u00eb tre kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb skeduar p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb n\u00eb pyetje p\u00ebr masakr\u00ebn e kryer n\u00eb Fush\u00eb-Kruj\u00eb, vet\u00ebm pak dit\u00eb pas zbulimit t\u00eb arsenalit t\u00eb arm\u00ebve ku ishte i p\u00ebrfshir\u00eb Murataj. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb policis\u00eb b\u00ebhet me dije se tre t\u00eb shoq\u00ebruarit nuk kan\u00eb pasur probleme t\u00eb tjera, p\u00ebrve\u00e7 Muratajt, i cili \u00ebsht\u00eb mbajtur n\u00eb pranga dhe dit\u00ebn e sotme pritet t\u00eb dal\u00eb para Gjykat\u00ebs p\u00ebr t\u2019u njohur me mas\u00ebn e siguris\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e arsenalit t\u00eb arm\u00ebve t\u00eb zbuluara n\u00eb dy baza t\u00eb marra me qira ku u arrestuan dy t\u00eb rinjt\u00eb, nj\u00eb vajz\u00eb dhe nj\u00eb djal\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Shoq\u00ebrimi i Indrit Dokles, t\u00eb d\u00ebnuarit me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm q\u00eb u lirua n\u00eb vitin 2020 p\u00ebr sjellje t\u00eb mir\u00eb nga burgu, b\u00ebri buj\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb shtun\u00ebn mbr\u00ebma, pasi emri i tij p\u00ebrve\u00e7 masakr\u00ebs n\u00eb Fush\u00ebKruj\u00eb u p\u00ebrfol edhe si person q\u00eb ka dijeni p\u00ebr rrethanat e zhdukjes s\u00eb Ervis Martinajt, 40-vje\u00e7arit me origjin\u00eb nga Burreli, q\u00eb sot konsiderohet edhe ngjarja m\u00eb e mistershme p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn policia dhe prokuroria nuk kan\u00eb asnj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr ta ndar\u00eb me opinionin publik.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Prej tri dit\u00ebsh RENEA dhe FNSH-t\u00eb e disa rretheve kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb aksione n\u00ebp\u00ebr zona ku pretendohet se \u00ebsht\u00eb par\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit, por pa mundur t\u00eb zbulojn\u00eb asnj\u00eb gjurm\u00eb. Ose t\u00eb pakt\u00ebn Policia e Shtetit i serviri operacionet e forcave speciale si k\u00ebrkime p\u00ebr Ervis Martinajn.<\/span><\/p>\n<p><strong><span data-preserver-spaces=\"true\">Tre t\u00eb shoq\u00ebruarit e s\u00eb shtun\u00ebs duhej t\u00eb pyeteshin p\u00ebr masakr\u00ebn e Fush\u00eb-Kruj\u00ebs<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Indrit Dokle u konsiderua si nj\u00eb prej personave kryesor\u00eb q\u00eb duhej t\u00eb pyetje p\u00ebr ekzekutimin mafioz t\u00eb ndodhur m\u00eb 17 korrik, rreth or\u00ebs 14:00, n\u00eb mbikalimin e Fush\u00eb-Kruj\u00ebs. Nj\u00eb ushtri me vras\u00ebs, rrethuan automjetin, n\u00eb t\u00eb cilin udh\u00ebtonte djali i xhaxhait t\u00eb Ervis Martinajt, Brilanti dhe dy shok\u00ebt e tij dhe l\u00ebshuan mbi mjet mbi 90 plumba. M\u00eb pas, nj\u00eb tjet\u00ebr person, zbriti n\u00eb tok\u00eb me nj\u00eb bidon benzine dhe i vuri flak\u00ebn mjetit, brenda t\u00eb cilit kishin mbetur t\u00eb pajet\u00eb Besmir Hoxha dhe Brilant Martinaj.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Dikler Vata, i cili u gjend n\u00eb sediljen e pasme, tentoi t\u00eb dilte i gjall\u00eb nga makina e b\u00ebr\u00eb shosh\u00eb dhe me skuad\u00ebr qit\u00ebsish p\u00ebrpara, por ai u vra pak metra larg vendit, ku po u vihej flaka trupave t\u00eb dy miqve t\u00eb vet. Gjith\u00e7ka ndodhi n\u00eb syt\u00eb e dhjet\u00ebra kalimtar\u00ebve, por Policia nuk mundi t\u00eb shquante asnj\u00eb mjet t\u00eb dyshimt\u00eb e aq m\u00eb pak autor\u00ebt e asaj masakre. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb m\u00ebvonshme, Policia b\u00ebri njoftim p\u00ebr ndalim n\u00eb kufi dhe k\u00ebrkonte pyetjen e Murataj, t\u00eb Indrit Dokles dhe kunatit t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit, Gentian Re\u00e7i, n\u00ebn dyshimet se mund t\u00eb kishin dijeni p\u00ebr ngjarjen, p\u00ebrderisa ishin n\u00eb konflikt t\u00eb ashp\u00ebr me Ervis Martinaj.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Dokle dha shpjegime n\u00eb lidhje me ngjarjen afro 3 jav\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb Policin\u00eb e Durr\u00ebsit, nd\u00ebrsa Murataj me gjas\u00eb do t\u00eb pyetet tashm\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pranga. Dokle u pyet nga Policia dhe n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e tij, ku mohoi lidhjen me ngjarjen duke ofruar dhe nj\u00eb alibi. Ai tha se mund t\u00eb vinte n\u00eb dispozicion dhe kamerat e vendit ku kishte qen\u00eb n\u00eb koh\u00ebn kur ndodhi vrasja e trefisht\u00eb n\u00eb Fush\u00eb-Kruj\u00eb. \u201cS\u2019kam lidhje me ngjarjen, nuk kam asnj\u00eb konflikt me ta. Jam ndodhur m\u00eb nj\u00eb ambient me kamera sigurie kur ka ndodhur ngjarja dhe mund tua v\u00eb n\u00eb dispozicion\u201d, m\u00ebsohet t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb Dokle.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">T\u00eb shtun\u00ebn ai u shoq\u00ebrua pas ishte n\u00eb makin\u00eb me Fatjon Muratajn, i cili ishte n\u00eb k\u00ebrkim p\u00ebr arm\u00ebmbajtje pa leje. Krahas faktit q\u00eb ishte n\u00eb k\u00ebrkim p\u00ebr arm\u00ebt, emri i Fatjon Muratit, sipas raportimit t\u00eb b\u00ebr\u00eb me her\u00ebt, gjithashtu u lakua pas vrasjes s\u00eb 17 korrikut t\u00eb Brilant Martinajt, Dikler Vat\u00ebs dhe Besmir Hoxh\u00ebs. Ai pritet t\u00eb dal\u00eb brenda afatit ligjor p\u00ebr mas\u00eb sigurie n\u00eb gjykat\u00eb, nd\u00ebrsa hetimet p\u00ebr Doklen e Re\u00e7in vijojn\u00eb. Indrit Dokle rifitoi lirin\u00eb me kusht nga Gjykata e Kruj\u00ebs afro 2 vite me par\u00eb, ndon\u00ebse ishte d\u00ebnuar m\u00eb burg p\u00ebrjet\u00eb. Emri i tij doli s\u00ebrish n\u00eb sken\u00eb, pas d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb t\u00eb penduarit Nuredin Dumani, i cili tha se Ervis Martinaj i kishte premtuar shum\u00ebn prej gjysm\u00eb milioni euro p\u00ebr ta eliminuar ish-t\u00eb d\u00ebnuarin.<\/span><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NIKOLETA KOVA\u00c7I\/ N\u00eb fillim t\u00eb korrikut, Policia e Tiran\u00ebs mori nj\u00eb s\u00ebr\u00eb t\u00eb dh\u00ebnash p\u00ebr baza armatimi n\u00eb t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt e kryeqytetit. Pasi ishte realizuar zbulimi i disa bazave, dy t\u00eb rinj, nj\u00eb vajz\u00eb e nj\u00eb djal\u00eb, do t\u00eb ndaloheshin pasi ata po udh\u00ebtonin n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin mjet bashk\u00eb dhe me vete kishin nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":291674,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-291671","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/291671","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=291671"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/291671\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/291674"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=291671"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=291671"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=291671"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}