{"id":292066,"date":"2022-10-11T13:29:26","date_gmt":"2022-10-11T11:29:26","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=292066"},"modified":"2022-10-11T13:29:26","modified_gmt":"2022-10-11T11:29:26","slug":"prokuroria-kerkoi-burg-per-jete-per-autorin-e-vrasjes-se-dy-biznesmeneve-njeri-prej-tyre-mik-i-ervis-martinajt-si-ndodhi-perplasja-me-arme-ne-hotel","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/prokuroria-kerkoi-burg-per-jete-per-autorin-e-vrasjes-se-dy-biznesmeneve-njeri-prej-tyre-mik-i-ervis-martinajt-si-ndodhi-perplasja-me-arme-ne-hotel\/","title":{"rendered":"Prokuroria k\u00ebrkoi burg p\u00ebr jet\u00eb p\u00ebr autorin e vrasjes s\u00eb dy biznesmen\u00ebve, nj\u00ebri prej tyre mik i Ervis Martinajt! Si ndodhi p\u00ebrplasja me arm\u00eb n\u00eb hotel"},"content":{"rendered":"<p>Eduard Lamaj, nj\u00ebri nga ekzekutuesit e Bujar Lik\u00ebs dhe Paulin Gjergjit n\u00eb 30 maj 2020 n\u00eb Gjorm t\u00eb Kurbinit, rrezikon t\u00eb d\u00ebnohet me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm.<\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Kjo mas\u00eb d\u00ebnimi \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar n\u00eb seanc\u00ebn e 4 tetorit 2022 nga Prokuroria e Kurbinit, e cila lexoi pretenc\u00ebn para gjykat\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb proces gjyq\u00ebsor i pandehur \u00ebsht\u00eb edhe Ilir Lika (Xhepa), ndaj t\u00eb cilit organi i hetimit k\u00ebrkoi deklarimin fajtor dhe d\u00ebnimin me 35 vite burgim. Pas pretenc\u00ebs s\u00eb Prokuroris\u00eb, pritet n\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vijim vendimi p\u00ebrfundimtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Kurbini.<\/span><\/p>\n<p><strong><span data-preserver-spaces=\"true\">MOTIVET E NGJARJES<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Sipas Prokuroris\u00eb, motivet e ngjarjes mbeten t\u00eb paqarta, por ka dyshime t\u00eb forta se 4 autor\u00ebt kan\u00eb pasur si q\u00ebllim grabitjen e biznesmenit Paulin Gjergji, ngjarje q\u00eb p\u00ebrfundoi m\u00eb pas n\u00eb p\u00ebrdorimin e arm\u00ebs, duke qen\u00eb se edhe Bujar Lika ka qen\u00eb i armatosur. N\u00eb d\u00ebshmin\u00eb tij, Eduart Lamaj \u00ebsht\u00eb shprehur se u ka k\u00ebrkuar ndihm\u00eb tre shok\u00ebve t\u00eb tij p\u00ebr realizimin e planit, por objektiv sipas tij ishte Ilirjan Allamani, i cili n\u00eb ato momente nuk ka qen\u00eb n\u00eb ambientet e lokalit. Sipas d\u00ebshmit\u00eb, me k\u00ebt\u00eb persona, Lamaj kishte konflikte t\u00eb hershme q\u00eb n\u00eb Itali p\u00ebr drog\u00eb, ky ku i fundit nuk i jepte borxhin.<\/span><\/p>\n<p><strong><span data-preserver-spaces=\"true\">N\u00cb K\u00cbRKIM DJALI I POLICIT<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Nd\u00ebrsa n\u00eb k\u00ebrkim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb jan\u00eb shpallur Klaudio P\u00ebrkola, djali i nj\u00eb oficeri policie t\u00eb Forcave t\u00eb Nd\u00ebrhyrjes s\u00eb Shpejt\u00eb dhe Oltion Vlashi, t\u00eb cil\u00ebt prej dy vitesh ende nuk jan\u00eb arrestuar nga Policia e Shtetit. Procesi ndaj dy personave t\u00eb k\u00ebrkuar \u00ebsht\u00eb pezulluar me nj\u00eb afat 1-vje\u00e7ar. Eduart Lamaj akuzohet se ka pasur rolin e ekzekutorit, nd\u00ebrsa miqt\u00eb e tij Ilir Lika (Xhepaj), Klaudio P\u00ebrkola dhe Oltion Vlashi n\u00eb rolin e ndihm\u00ebsit.<\/span><\/p>\n<p><strong><span data-preserver-spaces=\"true\">ARRESTIMI I AUTOR\u00cbVE<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">M\u00eb 23 qershor t\u00eb vitit 2020, n\u00eb prangat e Policis\u00eb p\u00ebrfundoi autori kryesor i atentatit me arm\u00eb zjarri n\u00eb Kurbin. Eduart Lamaj, em\u00ebr i njohur p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb dhe sapo i liruar nga burgu p\u00ebr grabitje, u p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr ngjarje kriminale. Lamaj u arrestua n\u00eb nj\u00eb spital privat n\u00eb qytetin Studenti n\u00eb Tiran\u00eb, ku po merrte mjekim p\u00ebr plag\u00ebn q\u00eb kishte marr\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb gjat\u00eb shk\u00ebmbimit t\u00eb zjarrit, mbr\u00ebmjen kur ndodhi vrasja. Pak dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, mbr\u00ebmjen e 30 qershorit, u prangos autori tjet\u00ebr i vrasjes, shtetasi Ilir Xhepa (Lika), i cili u arrestua n\u00eb zon\u00ebn e Yzberishtit n\u00eb kryeqytet n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb apartament me qira.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">\u201cMbi baz\u00ebn e informacioneve t\u00eb siguruara gjat\u00eb hetimeve t\u00eb kryera p\u00ebr zbardhjen e ngjarjeve kriminale t\u00eb ndodhura gjat\u00eb muajit maj 2020, Policia e Kurbinit ka arritur t\u00eb lokalizojn\u00eb vendndodhjen e 33-vje\u00e7arit t\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim, ku pas disa dit\u00eb ndjekjeje n\u00eb bashk\u00ebpunim me DVP Tiran\u00eb, \u00ebsht\u00eb finalizuar operacioni policor \u2018Ndjekja\u2019, duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit I. Xh. (L.), 33 vje\u00e7, banues n\u00eb La\u00e7, Kurbin, i dyshuar si autor i dyt\u00eb i vrasjes s\u00eb dyfisht\u00eb t\u00eb ndodhur m\u00eb 30 maj 2020 n\u00eb Fush\u00eb Gjorm\u00eb Kurbin\u201d, njoftonte Policia.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Ilir Xhepaj, dyshohet se ka qen\u00eb pjes\u00eb e skuadr\u00ebs prej 4 personash t\u00eb veshur si polic\u00eb, q\u00eb ekzekutuan me 20 plumba, Bujar Hasanin (Lika) dhe Paulin Gjergjin (Markaj), n\u00eb hotelin A&amp;A n\u00eb Mamurras. Sipas grupit hetimor q\u00eb po punon p\u00ebr zbardhjen e k\u00ebsaj ngjarjeje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, Ilir Xhepaj ka qen\u00eb njeriu q\u00eb ka mbajtur t\u00eb neutralizuar me arm\u00eb dy djemt\u00eb e Paulin Gjergjit, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ata t\u00eb mos l\u00ebviznin nga makina e tyre.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Nd\u00ebrkoh\u00eb, po sipas dosjes hetimore, pas shk\u00ebmbimit t\u00eb zjarrit mes viktimave dhe autorit, ku mbeti i plagosur Eduart Lamaj, Ilir Xhepaj s\u00eb bashku me Elson Alijan, kan\u00eb hyr\u00eb brenda n\u00eb lokalin \u201cA&amp;A\u201d duke ndihmuar t\u00eb plagosurin Eduart Lamaj. P\u00ebr policin\u00eb dhe prokurorin\u00eb e La\u00e7it, Ilir Xhepaj konsiderohet si person i rreziksh\u00ebm n\u00eb Mamuras dhe Kurbin. Ai \u00ebsht\u00eb nga fshati Gjorm, i Mamurasit dhe autor\u00ebt, por edhe Bujar Hasani njiheshin me nj\u00ebri-tjetrin, pasi rezultojn\u00eb nga e nj\u00ebjta zon\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><strong><span data-preserver-spaces=\"true\">Si u ekzekutuan miqt\u00eb e Ervis Martinajt nj\u00ebri pas tjetrit<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Nj\u00eb nga biznesmen\u00ebt e ekzekutuar mbr\u00ebmjen e 30 majit 2020 brenda nj\u00eb hoteli n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb nj\u00eb prej viktimave n\u00eb Mamurras, kishte miq\u00ebsi me Ervis Martinaj, i zhdukur pa gjurm\u00eb q\u00eb prej fillimit t\u00eb muajit gusht. Vrasja e Bujar Lik\u00ebs brenda hotelit pas nj\u00eb p\u00ebrplasje me arm\u00eb zjarri midis autor\u00ebve dhe viktimave, nisi sag\u00ebn e ekzekutimit t\u00eb \u201cmiqve\u201d dhe \u201cushtar\u00ebve\u201d t\u00eb Ervis Martinajt.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Lika ishte mik i ngusht\u00eb i Martinajt dhe Ylli Brahimit, ky i fundit sh\u00ebnjest\u00ebr e nj\u00eb atentati pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb por q\u00eb arriti t\u00eb mbijetonte. Brahimi gjat\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebs s\u00eb ngjarjes, ka qen\u00eb n\u00ebn shoq\u00ebrin\u00eb e Bujar Lik\u00ebs, dhe n\u00eb gjyqin kund\u00ebr Lamaj dhe Ilir Lik\u00ebs, Brahimi rezulton t\u00eb jet\u00eb thirrur si d\u00ebshmitar.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Vet\u00eb Lika i druhej nj\u00eb atentati dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, mbante nj\u00eb pistolet\u00eb me vete, dhe p\u00ebr pasoj\u00eb edhe kafen me mikun e tij, Paulinin, po e pinte i armatosur. Likaj iu kund\u00ebrp\u00ebrgjigj atentator\u00ebve mbr\u00ebmjen e ngjarjes duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb plagosur nj\u00ebrin prej tyre, por vet\u00eb nuk arriti t\u00eb mbijetonte. Nj\u00ebri pas tjetrit, miqt\u00eb e Martinajt u ekzekutua me arm\u00eb zjarri n\u00eb ngjarje t\u00eb ndryshme. T\u00eb nj\u00ebjtin fat pat\u00ebn edhe miqt\u00eb e tjer\u00eb t\u00eb Martinajt, shtetasit Fabian Gaxha, i cili mbeti i vrar\u00eb nga nj\u00eb p\u00ebrplasje me arm\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e ish-Bllokut n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb 4 tetor t\u00eb vitit 2018 pas nj\u00eb p\u00ebrplasje mes dy grupeve.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Santiago Malko u vra n\u00eb zon\u00ebn e Porcelanit n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2019 teksa u q\u00ebllua n\u00eb makin\u00ebn e tij \u201cBMW X5\u201d. Santiago Malko ishpunonj\u00ebs policie, njihej si \u201cushtar\u201d i Ervis Martinajt. N\u00eb lidhje me vrasjen e tij \u00ebsht\u00eb arrestuar Blendi Teta. M\u00eb 13 n\u00ebntor t\u00eb vitit 2021, u ekzekutua Erigers Mihasi, 32-vje\u00e7, mik i ngusht\u00eb i Malkos. Ai udh\u00ebtonte me nj\u00eb automjet luksoz n\u00eb zon\u00ebn e Astirit s\u00eb bashku me mikun e tij Armand Dumani, t\u00eb cil\u00ebt u q\u00ebllua me bresh\u00ebri kallashnikovi duke mbetur t\u00eb vdekur n\u00eb vend. Nd\u00ebrkoh\u00eb, m\u00eb 17 korrik 2022, u ekzekutuan n\u00eb zon\u00ebn e Fush\u00eb Kruj\u00ebs, Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha. Makina me t\u00eb cil\u00ebn udh\u00ebtonin t\u00eb rinjt\u00eb, u q\u00ebllua me rreth 90 plumba dhe pasi u vran\u00eb, makin\u00ebs ku ndodheshin iu vu zjarri.<\/span><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Eduard Lamaj, nj\u00ebri nga ekzekutuesit e Bujar Lik\u00ebs dhe Paulin Gjergjit n\u00eb 30 maj 2020 n\u00eb Gjorm t\u00eb Kurbinit, rrezikon t\u00eb d\u00ebnohet me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm. Kjo mas\u00eb d\u00ebnimi \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar n\u00eb seanc\u00ebn e 4 tetorit 2022 nga Prokuroria e Kurbinit, e cila lexoi pretenc\u00ebn para gjykat\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb proces gjyq\u00ebsor i pandehur \u00ebsht\u00eb edhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":292067,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-292066","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/292066","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=292066"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/292066\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/292067"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=292066"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=292066"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=292066"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}