{"id":292311,"date":"2022-10-12T13:22:00","date_gmt":"2022-10-12T11:22:00","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=292311"},"modified":"2022-10-12T13:22:00","modified_gmt":"2022-10-12T11:22:00","slug":"kur-ke-fasule-ne-tryeze-nuk-ke-pse-ankohesh-per-zhurmat-te-nesermen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/kur-ke-fasule-ne-tryeze-nuk-ke-pse-ankohesh-per-zhurmat-te-nesermen\/","title":{"rendered":"Kur ke fasule n\u00eb tryez\u00eb, nuk ke pse ankohesh p\u00ebr zhurmat t\u00eb nes\u00ebrmen"},"content":{"rendered":"<p>Nga Lorenc Vangjeli<\/p>\n<p>N\u00ebse nj\u00eb amvis\u00eb ka vet\u00ebm fasule dhe qep\u00eb n\u00eb dollapin e saj t\u00eb ushqimeve \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u2019i k\u00ebrkohet asaj q\u00eb t\u00eb servir\u00eb n\u00eb tryez\u00eb, fjala vjen, nj\u00eb delikates\u00eb n\u00eb trendin e sot\u00ebm t\u00eb kulinaris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs si sushit. Af\u00ebrmendsh q\u00eb amvisa nuk do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr therjet e stomakut n\u00eb mbr\u00ebmje dhe gurgullimat e zhurmshme gjat\u00eb t\u00eb nes\u00ebrmes. Menyja politike n\u00eb Tiran\u00eb nuk afron m\u00eb shum\u00eb alternativa. Me p\u00ebrjashtime shum\u00eb t\u00eb rralla, n\u00eb t\u00eb majt\u00eb e t\u00eb djatht\u00eb, n\u00eb pozit\u00eb apo n\u00eb opozit\u00eb, p\u00ebrjashtime q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb munges\u00ebn edhe m\u00eb d\u00ebshp\u00ebruese, pejsazhi politik n\u00eb Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkreti absolute bu\u00e7it\u00ebse. Duke nisur me qeverisjen e administrat\u00ebn, duke vazhduar me parlamentin, median dhe deri tek popullata me kostume e konferencave apo protestave pa molotov\u00eb,<\/p>\n<p>personazhet me autoritet vetjak, njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb d\u00ebshmuar nj\u00eb em\u00ebr t\u00eb p\u00ebrve\u00e7\u00ebm n\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshme dhe karakter moral t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb specie n\u00eb zhdukje. Gjith\u00eb-gjith\u00eb vet\u00ebm ca pak kokrra m\u00eb shum\u00eb se shuma e luan\u00ebve dhe tigrave q\u00eb ka sjell\u00eb n\u00eb kopshtin zoologjik Erion Veliaj. T\u00eb pakt\u00ebn kjo \u00ebsht\u00eb skica q\u00eb vizaton qytetari i d\u00ebshp\u00ebruar shqiptar, ankues nga natyra, mosbesues nga tradita dhe skeptik jo vet\u00ebm p\u00ebr forc\u00eb zakoni.<\/p>\n<p>Skena duket se \u00ebsht\u00eb e ndar\u00eb. Nga nj\u00eb an\u00eb Edi Rama, triumfues serial n\u00eb dekad\u00ebn e fundit dhe p\u00ebrball\u00eb tij, Berisha i rikthyer dhe Ilir Meta q\u00eb beson n\u00eb nj\u00eb rikthim t\u00eb ri, t\u00eb rreshtuar n\u00eb an\u00ebn e humb\u00ebsve n\u00eb seri. Pyka me mbiemrin Basha q\u00eb hyri mes tyre, doli pa kuptuar as vet\u00eb q\u00eb luajti vet\u00ebm rolin e pyk\u00ebs n\u00eb stin\u00ebt lesheli t\u00eb atdheut. Zgjedhjet e pritshme lokale duket se, p\u00ebrkund\u00ebr logjik\u00ebs normale t\u00eb konsumit t\u00eb pushtetit, do t\u00eb afrojn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn skem\u00eb t\u00eb ndarjes s\u00eb pushtetit: fituesin e vet\u00ebm q\u00eb do t\u00eb shp\u00ebrndaj\u00eb trofeun elektoral sipas vullnetit vetjak dhe humb\u00ebsit q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb bashk\u00eb p\u00ebr t\u00eb bashkuar alibit\u00eb e humbjes.<\/p>\n<p>N\u00eb demokraci, si\u00e7 citohet ende me qejf ish-presidenti amerikan Regan, pushteti \u00ebsht\u00eb problemi q\u00eb duhet zgjidhur. N\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paradoksale, opozita nuk ka mundur t\u00eb b\u00ebhet shpres\u00eb p\u00ebr zgjidhjen e problemit, por \u00ebsht\u00eb ende nj\u00eb problem p\u00ebr t\u2019u zgjidhur. Dhe arsyeja kryesore \u00ebsht\u00eb se n\u00eb em\u00ebr t\u00eb saj po flet jo realizmi, por d\u00ebshp\u00ebrimi. Dhe d\u00ebshp\u00ebrimi p\u00ebrdor gjithmon\u00eb mjetet e gabuara. Sot n\u00eb opozit\u00eb pothuaj t\u00eb gjith\u00eb i jan\u00eb dor\u00ebzuar bindjes se nuk \u00ebsht\u00eb vota mjeti i vet\u00ebm q\u00eb demokracia afron p\u00ebr ndryshimin e ngjyrave n\u00eb qeverisje. Shum\u00ebkush ka pranuar si t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb pohimin se Rama i ka afruar Shqip\u00ebris\u00eb nj\u00eb regjim dhe se ndaj regjimit vota nuk ka vler\u00eb dhe se fjal\u00ebn duhet ta marr\u00eb dhuna dhe revolucioni dhe se n\u00eb foltore duhet t\u00eb ngjitet kallashnikovi. Pak r\u00ebnd\u00ebsi ka n\u00ebse k\u00ebto thirrje vijn\u00eb nga klithmat tragjike t\u00eb nj\u00eb t\u00eb moshuare q\u00eb flet p\u00ebr snajper\u00eb, nga pushtuesit e mendimit opozitar apo nga z\u00ebrat autoritar\u00eb t\u00eb medias. K\u00ebto skaje i bashkon harresa dhe bindja e verb\u00ebr se p\u00ebrdorimi i t\u00eb nj\u00ebjtave mjete, her\u00ebt a von\u00eb, do t\u00eb sjell\u00eb rezultat t\u00eb ndrysh\u00ebm. Fiks si\u00e7 mendonin dikur socialist\u00ebt e d\u00ebshp\u00ebruar n\u00eb opozit\u00eb kur Berisha q\u00eb i linte pa gjum\u00eb, ju dukej gogoli q\u00eb ju trembte dhe zgjimin.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu u tha kur u dogj\u00ebn mandatet e opozit\u00ebs. K\u00ebshtu u brohorit kur u bojkotuan zgjedhjet lokale. Rezultati ishte q\u00eb ata q\u00eb shfaqshin si armiqt\u00eb m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr t\u00eb Edi Ram\u00ebs, n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb u b\u00ebn\u00eb garantues t\u00eb humbjes s\u00eb tyre duke e b\u00ebr\u00eb triumfin e kryeministrit jo thjesht merit\u00eb, por efekt an\u00ebsor t\u00eb marr\u00ebzis\u00eb s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Duhet ndryshuar e gjitha dhe duhet ndryshuar n\u00eb gjith\u00e7ka. Aty ku mund t\u00eb fitoj\u00eb durimi, duhet shmangur nguti. Pjesa bosh e got\u00ebs ul\u00ebrin duke d\u00ebshmuar se Shqip\u00ebria ka kaluar nj\u00eb brez njer\u00ebzor n\u00eb pluraliz\u00ebm duke q\u00ebndruar ende n\u00ebn pushtetin e mend\u00ebsive revolucionare dhe frym\u00ebzimeve sovjetike n\u00eb t\u00eb b\u00ebrit politik\u00eb. Pjesa plot e gjysm\u00ebs s\u00eb got\u00ebs thot\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn duke kujtuar se tre dekada jan\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb hapjembyllje sysh n\u00eb jet\u00ebn e nj\u00eb kombi. Duke ul\u00ebritur se duhet nj\u00eb sjellje krejt tjet\u00ebr. Opozita duhet t\u00eb sillet sikur t\u00eb jet\u00eb duke qeverisur q\u00eb t\u00eb ket\u00eb shanse q\u00eb edhe qeverisja t\u00eb mendoj\u00eb nga brenda kostumit t\u00eb opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Duhet rishpikja e t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs opozitare q\u00eb nuk vjen n\u00ebp\u00ebrmjet g\u00ebnjeshtr\u00ebs dhe refleksit patologjik: kush qeveris \u00ebsht\u00eb armik. Q\u00eb \u00ebsht\u00eb pronar dhe jo qeramarr\u00ebs i p\u00ebrkohsh\u00ebm i t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr t\u00eb vendosur. Pa rilindjen e emrave t\u00eb opozit\u00ebs \u00ebsht\u00eb e kot\u00eb t\u00eb k\u00ebrkohet ikja e rilindjes s\u00eb Edi Ram\u00ebs. Duhet nisur me Doktorin. Jepini Doktorin opozit\u00ebs dhe do t\u00eb d\u00ebgjoni vet\u00ebm bresh\u00ebri t\u00eb s\u00ebmura arm\u00ebsh dhe arom\u00eb revolucioni. Kjo \u00ebsht\u00eb menyja e vetme q\u00eb di t\u00eb gatuaj\u00eb Sali Berisha dhe jo p\u00ebr faj t\u00eb tij. Nj\u00eblloj si ai deputeti ekzotik i PD-s\u00eb me atlete n\u00eb kok\u00ebn e divanit t\u00eb tij dhe k\u00ebmb\u00ebt zbathur n\u00ebn tryez\u00eb: fasule kishte n\u00eb dollap, fasule i gatoi vetes n\u00eb TikTok!<\/p>\n<p>\u201cMe jepni nj\u00eb pik\u00eb ku t\u00eb mb\u00ebshtetem dhe un\u00eb l\u00ebviz gjith\u00eb bot\u00ebn\u201d, thoshte dikur Arkimedi me lev\u00eb n\u00eb dor\u00eb. Jepini qoft\u00eb dhe nj\u00eb pik\u00eb morali ku t\u00eb mbahet opozita dhe ajo mund t\u00eb l\u00ebviz\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn e ngurt\u00ebsuar t\u00eb pushtetit t\u00eb Edi Ram\u00ebs. Ndryshe, ai thjesht nuk do t\u00eb fitoj\u00eb s\u00ebrish, por do t\u00eb pres\u00eb si do t\u00eb rihumbasin kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Lorenc Vangjeli N\u00ebse nj\u00eb amvis\u00eb ka vet\u00ebm fasule dhe qep\u00eb n\u00eb dollapin e saj t\u00eb ushqimeve \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u2019i k\u00ebrkohet asaj q\u00eb t\u00eb servir\u00eb n\u00eb tryez\u00eb, fjala vjen, nj\u00eb delikates\u00eb n\u00eb trendin e sot\u00ebm t\u00eb kulinaris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs si sushit. Af\u00ebrmendsh q\u00eb amvisa nuk do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr therjet e stomakut n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":292312,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-292311","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/292311","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=292311"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/292311\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/292312"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=292311"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=292311"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=292311"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}