{"id":292806,"date":"2022-10-14T13:23:30","date_gmt":"2022-10-14T11:23:30","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=292806"},"modified":"2022-10-14T13:23:30","modified_gmt":"2022-10-14T11:23:30","slug":"pd-depoziton-projektligjin-per-lustracionin-ne-kuvend-collaku-synojme-mbrojtjen-e-institucioneve-te-brishta-nga-bashkpunetoret-e-regjimit-komunist","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/pd-depoziton-projektligjin-per-lustracionin-ne-kuvend-collaku-synojme-mbrojtjen-e-institucioneve-te-brishta-nga-bashkpunetoret-e-regjimit-komunist\/","title":{"rendered":"PD depoziton projektligjin p\u00ebr lustracionin n\u00eb Kuvend\/ \u00c7ollaku: Synojm\u00eb mbrojtjen e institucioneve t\u00eb brishta nga bashkpun\u00ebtor\u00ebt e regjimit komunist"},"content":{"rendered":"<p>Partia Demokratike ka depozituar dit\u00ebn e sotme n\u00eb Kuvend projektligjin p\u00ebr lustracionin nd\u00ebrsa ka dal\u00eb n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat deputeti Kreshnik \u00c7ollaku.<\/p>\n<p>\u00c7ollaku tha se \u00ebsht\u00eb p\u00ebr keqardhje, q\u00eb akoma sot n\u00eb Shqip\u00ebri vazhdon diskutimi p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt, drejtuesit, bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e strukturave t\u00eb larta drejtuese t\u00eb regjimit totalitar komunist apo ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>Ai shtoi se synimi i k\u00ebtij projektligji \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb mbroj\u00eb institucionet e brishta shqiptare nga individ\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn e tyre kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb angazhuar n\u00eb strukturat e larta drejtuese t\u00eb regjimit totalitar komunist apo ish-Sigurimin e Shtetit.<\/p>\n<p><strong><em>Deklarata e plot\u00eb:<\/em><\/strong><\/p>\n<p><em>N\u00eb Shqip\u00ebri, pas r\u00ebnies s\u00eb regjimit komunist, si n\u00eb t\u00eb gjitha vendet e Evrop\u00ebs Lindore dhe Q\u00ebndrore, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb vazhdueshme p\u00ebr t\u2019u shk\u00ebputur nga sistemi totalitar komunist. K\u00ebto p\u00ebrpjekje jan\u00eb shprehur n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb s\u00ebr\u00eb masash ligjore, institucionale dhe financiare, t\u00eb cilat p\u00ebrfshihen n\u00eb konceptin e \u201cdrejt\u00ebsis\u00eb tranzitore\u201d. Megjithat\u00eb, fatkeq\u00ebsisht, nismat e nd\u00ebrmarra n\u00eb vendin ton\u00eb kan\u00eb rezultuar jo cil\u00ebsore ose t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr dekomunistizimin e plot\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00cbsht\u00eb p\u00ebr keqardhje, q\u00eb akoma sot n\u00eb Shqip\u00ebri vazhdon diskutimi p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt, drejtuesit, bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e strukturave t\u00eb larta drejtuese t\u00eb regjimit totalitar komunist apo ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit, t\u00eb cil\u00ebt, si rezultat i d\u00ebshtimit t\u00eb procesit t\u00eb dekomunistizimit dhe lustracionit, ia kan\u00eb dal\u00eb t\u00eb promovohen n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb hierarkis\u00eb shtet\u00ebrore n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb post-komuniste. Persona dhe ngjarje t\u00eb tilla, jo vet\u00ebm fyejn\u00eb kujtimin dhe l\u00ebndojn\u00eb plag\u00ebt e mij\u00ebra t\u00eb vrar\u00ebve, t\u00eb burgosurve, t\u00eb internuarve n\u00eb burgjet dhe kampet komuniste, por gjat\u00eb viteve t\u00eb tranzicionit u shnd\u00ebrruan n\u00eb nj\u00eb penges\u00eb reale p\u00ebr progresin e proceseve demokratike n\u00eb vendin ton\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Pik\u00ebrisht, p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb k\u00ebtij debati, dhe p\u00ebr t\u00eb mbyllur nj\u00eb kapitull aspak t\u00eb lavdish\u00ebm t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb postkomuniste, Grupi Parlamentar i Partis\u00eb Demokratike, s\u00eb bashku me ekspert\u00ebt e saj, ka p\u00ebrgatitur nj\u00eb paket\u00eb ligjore p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb tranzitore, t\u00eb materializuar n\u00eb kat\u00ebr nisma ligjore, p\u00ebrkat\u00ebsisht: (i) Projektligji p\u00ebr shpalljen muze komb\u00ebtar t\u00eb Spacit dhe kampit t\u00eb Tepelen\u00ebs; (ii) Projektligji p\u00ebr hapjen e plot\u00eb t\u00eb dosjeve t\u00eb ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit: (iii) Projektligji p\u00ebr nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin, kujtes\u00ebn kolektive, ekspozimin dhe nd\u00ebshkimin publik t\u00eb regjimit totalitar komunist; dhe (iv) Projektligji p\u00ebr lustracionin.<\/em><\/p>\n<p><em>Tre projektligjet e para jan\u00eb depozituar tashm\u00eb n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb, nd\u00ebrsa projektligji i lustracionit \u00ebsht\u00eb depozituar sot. Ky projektligj \u00ebsht\u00eb hartuar me mjaft kujdes, duke pasur vecan\u00ebrisht n\u00eb v\u00ebmendje vendimin nr. 9, dat\u00eb 23.03.2010 t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe jurisprudenc\u00ebn e cmuar t\u00eb Gjykat\u00ebs Evropiane t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut.<\/em><\/p>\n<p><em>Projektligji i propozuar reflekton standardet m\u00eb t\u00eb larta kushtetuese dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare lidhur me legjislacionin p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs (lustracionin). Q\u00ebllimi i k\u00ebtij projektligji nuk \u00ebsht\u00eb aspak hakmarrja, nxitja e urrejtjes, konfliktit apo p\u00ebrcarjes sociale, por n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb kuadri ligjor t\u00eb detajuar synon q\u00eb t\u00eb mbroj\u00eb institucionet e brishta shqiptare nga individ\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn e tyre kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb angazhuar n\u00eb strukturat e larta drejtuese t\u00eb regjimit totalitar komunist apo ish-Sigurimin e Shtetit. Kjo mbrojtje realizohet n\u00ebp\u00ebrmjet shkarkimit nga detyra, n\u00eb rastet kur personat jan\u00eb t\u00eb zgjedhur apo em\u00ebruar n\u00eb detyr\u00eb, apo ndalimit t\u00eb zgjedhjes apo em\u00ebrimit, kur ata jan\u00eb duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb z\u00ebn\u00eb nj\u00eb funksion t\u00eb caktuar publik.<\/em><\/p>\n<p><em>Sidoqoft\u00eb, ky shkarkim nga detyra apo ndalim p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb funksion publik nuk kryhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb arbitrare, por n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb procesi t\u00eb rregullt ligjor q\u00eb respekton t\u00eb gjitha t\u00eb drejtat dhe garancit\u00eb e p\u00ebrcaktuara nga Kushtetuta dhe Konventa Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut. P\u00ebrkat\u00ebsisht, cdo funksionari apo kandidati i garantohet e drejta p\u00ebr t\u2019u njohur me materialet e dosjes s\u00eb tij, p\u00ebr t\u2019i kund\u00ebrshtuar gjetjet paraprake, p\u00ebr t\u2019u d\u00ebgjuar n\u00eb seanc\u00eb publike, p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrfaq\u00ebsuar vet\u00eb ose me avokat, p\u00ebr t\u2019u njohur me vendimin e arsyetuar, dhe kur e vler\u00ebson t\u00eb arsyeshme p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb kund\u00ebrshtimin e tij n\u00eb gjykat\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Projektligji ka p\u00ebrcaktuar n\u00eb nj\u00eb list\u00eb shteruese rrethin e funksionar\u00ebve publik\u00eb q\u00eb i n\u00ebnshtrohen verifikimit. Kjo list\u00eb p\u00ebrmban funksionar\u00ebt m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shtetit shqiptar, qofshin ata t\u00eb zgjedhur nga populli, t\u00eb em\u00ebruar nga Kuvendi, t\u00eb dekretuar nga Presidenti i Republik\u00ebs, organe kushtetuese apo t\u00eb krijuara me ligj, si dhe funksionar\u00eb q\u00eb ushtrojn\u00eb detyra t\u00eb nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie t\u00eb vecant\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr, lista e funksioneve t\u00eb mbajtura gjat\u00eb regjimit totalitar komunist, i referohet vet\u00ebm atyre detyrave, t\u00eb cilat kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr hartimin dhe zbatimin e politikave t\u00eb dhun\u00ebs dhe represionit, pra kan\u00eb shkaktuar nj\u00eb d\u00ebm aq t\u00eb madh n\u00eb shoq\u00ebri, sa duhen prezumuar fajtor\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Ky projektligj p\u00ebrmban disa risi, nj\u00eb prej t\u00eb cilave q\u00ebndron n\u00eb faktin se p\u00ebr aplikimin e ndalimit t\u00eb zgjedhjes, em\u00ebrimit apo ushtrimit t\u00eb funksioneve publike, Autoriteti i Dosjeve duhet t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb, p\u00ebrvec q\u00ebnies ose jo n\u00eb nj\u00eb pozicion t\u00eb caktuar, edhe veprimtarit\u00eb e kryera dhe vullnetin e personit gjat\u00eb kryerjes s\u00eb k\u00ebtyre veprimeve. Kjo i p\u00ebrgjigjet standardit t\u00eb vendosur nga jurisprudenca kushtetuese p\u00ebr individualizimin e fajit. Thjesht dhe vet\u00ebm fakti q\u00eb nj\u00eb person ka pasur nj\u00eb pozicion apo ka qen\u00eb an\u00ebtar n\u00eb nj\u00eb struktur\u00eb t\u00eb caktuar, nuk n\u00ebnkupton automatikisht shkarkimin e tij apo ndalimin e zgjedhjes a em\u00ebrimit. K\u00ebrkohet gjithashtu q\u00eb personi t\u00eb ket\u00eb kryer disa veprimtari me vullnetin e tij. Projektligji p\u00ebrjashton nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia personat q\u00eb kan\u00eb vepruar n\u00eb kushtet e shtr\u00ebngimit a kanosjes, si dhe ata n\u00ebn mosh\u00ebn 18 vjec.<\/em><\/p>\n<p><em>Nj\u00eb tjet\u00ebr risi e projektligjit, \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb funksionari g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn q\u00eb t\u00eb t\u00ebrhiqet nga funksioni dhe rasti i tij t\u00eb mos b\u00ebhet publik. N\u00ebse nga veprimtaria e tij iu \u00ebsht\u00eb shkaktuar d\u00ebm t\u00eb tret\u00ebve, mospublikimi vendoset n\u00ebse krahas aktit t\u00eb t\u00ebrheqjes, zyrtari ka paraqitur edhe nj\u00eb let\u00ebr pranimi mbi faktet dhe ka k\u00ebrkuar ndjes\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebmtuarit. Po ashtu, funksionari mund t\u00eb shfaq\u00eb pendes\u00eb p\u00ebr veprimet e kryera nga ana e tij, duke pasur detyrimin q\u00eb t\u00eb rr\u00ebfej\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn q\u00eb ai di. Kur rr\u00ebfimi rezulton i v\u00ebrtet\u00eb, zyrtari p\u00ebrfiton p\u00ebrgjysmimin e koh\u00ebs s\u00eb ndalimit t\u00eb ushtrimit t\u00eb funksioneve publike. N\u00eb cdo rast p\u00ebr funksionar\u00ebt e zgjedhur apo ata q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb zgjidhen, periudha e ndalimit duhet t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb s\u00eb paku nj\u00eb proces zgjedhor, vendor apo t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm.<\/em><\/p>\n<p><em>Projektligji, n\u00eb respekt t\u00eb parimit t\u00eb proporcionalitetit, ka p\u00ebrcaktuar edhe koh\u00ebzgjatjen e ndalimit, duke e kufizuar at\u00eb n\u00eb 15 vjet nga data e marrjes s\u00eb vendimit t\u00eb Autoritetit, si dhe duke vendosur nj\u00eb afat maksimal p\u00ebr koh\u00ebshtrirjen e efekteve t\u00eb projektligjit deri m\u00eb 1 janar 2037. Afati 15-vjecar i ndalimit \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjti me at\u00eb t\u00eb parashikuar nga Kushtetuta p\u00ebr magjistrat\u00ebt q\u00eb shkarkohen nga detyra apo japin dor\u00ebheqjen me vullnetin e tyre. Duke qen\u00eb se ky afat ndalimi i \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshtruar vler\u00ebsimit nga Komisioni i Venecias dhe Gjykata Kushtetuese, duke u konsideruar proporcional, cmohet se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ndalim i arsyesh\u00ebm.<\/em><\/p>\n<p><em>Megjith\u00ebse, procedura e zhvilluar nga Autoriteti respekton me p\u00ebrpik\u00ebri parimet dhe standardet e procesit t\u00eb rregullt ligjor, kjo nuk e pengon funksionarin, kur e vler\u00ebson me vend, q\u00eb t\u2019ia n\u00ebnshtroj\u00eb c\u00ebshtjen e tij gjykimit nga nj\u00eb gjykat\u00eb e pavarur, e paanshme dhe e caktuar me ligj. Prandaj, projektligji ka p\u00ebrcaktuar t\u00eb drejt\u00ebn e subjektit p\u00ebr t\u2019u ankuar n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Apelit. N\u00eb cdo rast, funksionari mund t\u00eb ushtroj\u00eb edhe t\u00eb drejt\u00ebn e rekursit n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb. E drejta e ankimit i njihet edhe partive politike parlamentare, 10 deputet\u00ebve t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Avokatit t\u00eb Popullit dhe organizatave t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile q\u00eb merren me c\u00ebshtjet e dekomunistizimit.<\/em><\/p>\n<p><em>D\u00ebshirojm\u00eb t\u00eb theksojm\u00eb q\u00eb p\u00ebrgatitja e k\u00ebsaj pakete ligjore ka filluar q\u00eb n\u00eb nisje t\u00eb k\u00ebsaj legjislature, me nj\u00eb konsultim t\u00eb gj\u00ebr\u00eb me shoqatat e t\u00eb p\u00ebrndjekurve politik\u00eb, organizatat q\u00eb punojn\u00eb me c\u00ebshtjet e dekomunistizimit dhe ekspert\u00eb t\u00eb fush\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb kat\u00ebr produkte finale q\u00eb synojn\u00eb adresimin e thelbit t\u00eb problemeve.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Partia Demokratike ka depozituar dit\u00ebn e sotme n\u00eb Kuvend projektligjin p\u00ebr lustracionin nd\u00ebrsa ka dal\u00eb n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat deputeti Kreshnik \u00c7ollaku. \u00c7ollaku tha se \u00ebsht\u00eb p\u00ebr keqardhje, q\u00eb akoma sot n\u00eb Shqip\u00ebri vazhdon diskutimi p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt, drejtuesit, bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e strukturave t\u00eb larta drejtuese t\u00eb regjimit totalitar komunist apo ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit. Ai shtoi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":292808,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-292806","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-lajme","10":"category-politike","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/292806","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=292806"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/292806\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/292808"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=292806"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=292806"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=292806"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}