{"id":293035,"date":"2022-10-15T12:28:51","date_gmt":"2022-10-15T10:28:51","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=293035"},"modified":"2022-10-15T12:28:51","modified_gmt":"2022-10-15T10:28:51","slug":"rama-po-tallet-kryeministri-donzhuan-kerkon-te-joshe-nderkombetaret-duke-u-afruar-me-kosoven","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/rama-po-tallet-kryeministri-donzhuan-kerkon-te-joshe-nderkombetaret-duke-u-afruar-me-kosoven\/","title":{"rendered":"\u201cRama po tallet!\u201d\/ Kryeministri donzhuan k\u00ebrkon t\u00eb \u2018josh\u00eb\u2019 nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt duke u afruar me Kosov\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Ermal Mulosmani<\/strong><\/p>\n<p>\u201cEdi Rama dhe Kosova\u201d<\/p>\n<p>Kjo ndodhia e djeshme e Ram\u00ebs me Albin Kurtin m\u00eb bindi p\u00ebrfundimisht se Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb re n\u00eb raportin me Kosov\u00ebn. Ai po tallet me t\u00eb. Po e shpjegoj si\u00e7 e kuptoj un\u00eb. Rama \u00ebsht\u00eb miksim i vanitozit, ekzibicionistit dhe donzhuanit. Kur them \u201cdonzhuanit\u201d e kam n\u00eb kuptimin metaforik t\u00eb fjal\u00ebs, pra n\u00eb at\u00eb t\u00eb mjeshtrit t\u00eb joshjes p\u00ebr t\u00eb rob\u00ebruar zemrat e pres\u00eb, menj\u00ebher\u00eb pastaj, p\u00ebr ta harruar n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb pres\u00eb s\u00eb re. Let\u00ebrsia ka prodhuar boll personazhe t\u00eb till\u00eb q\u00eb nga Bel Ami, Zhylien Soreli, Kazanova apo Markeza De M\u00ebrtej e Laklosit etj etj. Pret\u00eb e tij t\u00eb zakonshme jan\u00eb turma, figura publike, kund\u00ebrshtar\u00eb, bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb a t\u00eb larg\u00ebt, funksionar\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb apo udh\u00ebheq\u00ebs shtetesh. Preja m\u00eb interesante e Edi Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb Kosova.<\/p>\n<p>Edi Rama i dikursh\u00ebm as q\u00eb donte t\u00eb d\u00ebgjonte fjal\u00ebn Kosov\u00eb. Kulturalisht ai ishte nj\u00eb kozmopolit ekzibicionist, nj\u00eb qytetar i bot\u00ebs p\u00ebr t\u00eb cilin kauzat nacionale ishin aq arkaike, t\u00eb tejkaluara e t\u00eb kota sa ato fetare.<\/p>\n<p>Mesazhi i publikuar nga Sinisha Mihajllovi\u00e7, nj\u00eb nga serb\u00ebt m\u00eb t\u00eb z\u00ebsh\u00ebm pro kasapit t\u00eb Ballkanit Milloshevi\u00e7, ku Edi Rama shpreh nj\u00eb inferioritet t\u00eb skajm\u00eb kur i shpreh Mihajllovi\u00e7it ndjenj\u00ebn e \u201cadmirimit antik\u201d, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tregues i shk\u00eblqyer i t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. Vini re. Aspak nuk merakoset p\u00ebr teprimin e shprehjes. Ai ndien nevoj\u00ebn e miklimit t\u00eb vanitetit personal duke mos \u00e7ar\u00eb asfare kok\u00ebn se Mihajllovi\u00e7 ishte miku i Arkanit dhe Millshevi\u00e7it, dy kasap\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb momentin kur po shkruante at\u00eb sms, Edi Rama ishte duke pir\u00eb ver\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e ish z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit t\u00eb Milloshevi\u00e7it dhe p\u00ebrmendja a n\u00ebp\u00ebrmendja e Kosov\u00ebs ishte nj\u00eb bezdi e padurueshme. Do ket\u00eb koh\u00ebn e vet p\u00ebr Kosov\u00ebn. Ai ishte momenti i joshjes s\u00eb Mihajllovi\u00e7it, duhej t\u00eb zgjidhte fjal\u00ebt p\u00ebr t\u00eb. Duhet t\u00eb publikoj t\u00eb plot\u00eb tekstin p\u00ebr t\u00eb kuptuar karakterin seduktues t\u00eb Ram\u00ebs:<\/p>\n<p>\u201cI dashur mister, jam Edi Rama, kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, ish-lojtar i Komb\u00ebtares s\u00eb basketbollit shqiptar dhe nj\u00eb admirues i vjet\u00ebr i Sampdorias s\u00eb Vujadin Boshkovit. E mora numrin tuaj t\u00eb telefonit n\u00ebp\u00ebrmjet mikut ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, Aleksandar Vu\u00e7i\u00e7. Fol\u00ebm p\u00ebr ju dje n\u00eb mbr\u00ebmje k\u00ebtu n\u00eb Novi Sad.<br \/>\nKam dashur gjithnj\u00eb t\u2019ju shprehja admirimin tim p\u00ebr eg\u00ebrsin\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn po p\u00ebrballoni armikun tuaj m\u00eb t\u00eb friksh\u00ebm t\u00eb jet\u00ebs, por edhe p\u00ebr t\u2019ju th\u00ebn\u00eb se pasi keni mundur shum\u00eb portier\u00eb direkt nga goditjet e d\u00ebnimit, ju me siguri jeni i zoti t\u00eb mundni edhe hijen q\u00eb \u00ebsht\u00eb vendosur mes jush dhe port\u00ebs tuaj t\u00eb s\u00eb ardhmes.<br \/>\nE di shum\u00eb mir\u00eb rrezikun q\u00eb mesazhe t\u00eb tilla solidariteti mund t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb m\u00ebrzitshme p\u00ebr nj\u00eb kok\u00ebfort\u00eb si puna juaj, por ju siguroj se ky i imi nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mesazh i k\u00ebsaj natyre. P\u00ebrkundrazi, \u00ebsht\u00eb shprehje e nj\u00eb admirimi antik.<\/p>\n<p>Ju k\u00ebrkoj ndjes\u00eb q\u00eb nuk arrita t\u2019ju shpreh m\u00eb mir\u00eb ndjenj\u00ebn e vler\u00ebsimit t\u00eb lart\u00eb dhe simpatis\u00eb kundrejt jush, por n\u00ebse do t\u00eb duhej nj\u00eb d\u00ebshmitar, at\u00ebher\u00eb miku yn\u00eb i p\u00ebrbashk\u00ebt mund t\u2019ju siguroj\u00eb se, tashm\u00eb prej vitesh, nuk ndodh asnj\u00ebher\u00eb q\u00eb t\u00eb mos flasim p\u00ebr ju si nj\u00eb figur\u00eb speciale n\u00eb bot\u00ebn e futbollit.<br \/>\nDuke ju uruar gjith\u00eb t\u00eb mirat juve dhe t\u00eb dashurve tuaj, nuk po ju bezdis m\u00eb me shpres\u00ebn se nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb mund t\u2019ju takoj personalisht. ER\u201d.\u201d<br \/>\n*********<br \/>\nInstrumentet e Ram\u00ebs p\u00ebr joshjen e pres\u00eb nuk kan\u00eb kufinj. At\u00eb e shohim me ekzibicionizmin e kilotave n\u00eb takime formale, n\u00eb kollaret me dizenjo porno a \u00e7orapet e ndezura, atletet ekstravagante apo gjetjet artistike si ajo e tre lapsave n\u00eb ngjyr\u00ebn e flamurit francez n\u00eb rastin e masakr\u00ebs s\u00eb Charlie Hebdos\u00eb. P\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen ai e shfrenon fantazin\u00eb si pakkush, ai \u00ebsht\u00eb talenti i par\u00eb i tij. N\u00eb rastin e Charlie Hebdos\u00eb mori pas vetes edhe kat\u00ebr klerik\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha besimeve dhe arriti t\u00eb marr\u00eb v\u00ebmendje maksimale.<br \/>\nPor krahas k\u00ebsaj ai ka edhe talente t\u00eb tjera ku spikat mbi t\u00eb tjer\u00ebt. Aft\u00ebsia e Ram\u00ebs p\u00ebr t\u00eb luajtur me fjal\u00ebn, manipulimi i ndjenjave t\u00eb pres\u00eb duke mikluar at\u00eb me pikat e dob\u00ebta, strategjia e komunikimit dhe interpretimi aktoresk i tij jan\u00eb mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebs p\u00ebr \u00e7do njeri q\u00eb nuk e njeh. Rama dallon me politikan\u00ebt e \u00e7do vendi n\u00eb komunikimin publik sa nj\u00eb profesionist me amator. Ai \u00ebsht\u00eb n\u00eb sallonet mondane t\u00eb politik\u00ebs si peshku n\u00eb det. Mund\u00ebsisht do t\u00eb donte t\u00eb jetonte aty, t\u00eb mahniste udh\u00ebheq\u00ebsit me vizionin, batutat fine, fjalorin galant, elokuenc\u00ebn e p\u00ebrsosur apo sharmin ekstravagnat.<br \/>\n******<br \/>\nTani po kaloj pak te Kosova dhe raporti i Ram\u00ebs me t\u00eb. P\u00ebr sa koh\u00eb rrug\u00ebt e Ram\u00ebs dhe Kosov\u00ebs ishin paralele, Rama nuk kishte m\u00eb shum\u00eb sesa p\u00ebr\u00e7mim p\u00ebr at\u00eb provinc\u00eb katundare t\u00eb prapambetur n\u00eb qoshe t\u00eb ish Jugosllavis\u00eb, vendit t\u00eb idhujve t\u00eb tij: Mihajllovi\u00e7it, Boshkovit, Stojkovi\u00e7it apo Dragan Xhai\u00e7it. Atje jetonin shiptar\u00eb anadollak\u00eb, gjysm\u00ebnjer\u00ebz q\u00eb k\u00ebndonin me \u00e7ifteli dhe pinin \u00e7aj.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn ndjenj\u00eb ka edhe sot. Por tani nuk e thot\u00eb<br \/>\nKur u ul n\u00eb karriken e Kryeministrit ai e dinte larg\u00ebsin\u00eb q\u00eb kishte me Kosov\u00ebn dhe kosovar\u00ebt por edhe rolin jetik t\u00eb saj n\u00eb suksesin politik t\u00eb qeverisjes s\u00eb tij. Ai \u00ebnd\u00ebrronte veten nj\u00eb misionar politik q\u00eb tejkalon p\u00ebrmas\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb dhe rruga m\u00eb e leht\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb faktor nd\u00ebrkomb\u00ebtar kalonte nga Kosova.<br \/>\nSi\u00e7 e kan\u00eb donzhuan\u00ebt, sa m\u00eb e larg\u00ebt mund\u00ebsia p\u00ebr ta sht\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb aq m\u00eb e madhe joshja. Rama filloi strategjin\u00eb e seduktimit. Filloi me figura publike t\u00eb Kosov\u00ebs. Afrimi i Batos ishte i pari; ai nuk mund t\u2019i rezistonte m\u00eb shum\u00eb sesa tri or\u00eb elokuenc\u00ebs s\u00eb pashoq dhe vizionit modern. Dor\u00ebzimi ishte pa kushte; ai u shnd\u00ebrrua n\u00eb apostull i Ram\u00ebs dhe ishte interlokutori p\u00ebr dor\u00ebzimin e udh\u00ebheq\u00ebsve luft\u00ebtar\u00eb, kulturalisht e politikisht inferior\u00eb ndaj Kryeminsitrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Por kjo nuk mjaftonte. Afrimi me kosovar\u00ebt k\u00ebrkonte nj\u00eb gjest publik m\u00eb t\u00eb fort\u00eb sesa udh\u00ebheq\u00ebsit ish luft\u00ebtar\u00eb. Ehhh, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb Rama \u00ebsht\u00eb mjesht\u00ebr! Ai shfryt\u00ebzoi vizit\u00ebn e par\u00eb, historike, n\u00eb Beograd, p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb se Kosova e pavarur \u00ebsht\u00eb nj\u00eb realitet dhe duhet pranuar edhe nga Beogradi! Ishte nj\u00eb thyerje brutale protokolli; Kryeministri Vu\u00e7i\u00e7 hoqi kufjet n\u00eb shenj\u00eb proteste por ku pyet mjeshtri p\u00ebr rregulla.<\/p>\n<p>Serb\u00ebt u \u00e7mend\u00ebn por Kosova p\u00ebrfundoi n\u00eb shtratin e Edi Ram\u00ebs!<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj dinte Zhylien Soreli se si e trajtonte dashnoren! Ai do ta p\u00ebrbuzte sa her\u00eb t\u00eb donte, do t\u00eb lidhte nj\u00eb miq\u00ebsi sa t\u00eb \u00e7uditshme aq edhe t\u00eb tepruar me armikun m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb Kosov\u00ebs, Aleksandar Vu\u00e7i\u00e7. Por kosovar\u00ebt tashm\u00eb nuk ia hiqnin dashurin\u00eb. Fuqia e fjal\u00ebve, gjesteve dhe batutave i kishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebr vete p\u00ebrfundimisht. Si\u00e7 i t\u00ebrhiqte grat\u00eb mondane t\u00eb ministrave frnacez\u00eb bukuria e Zhulien Sorelit apo Bel Ami-t. Kosovar\u00ebt zbeheshin, d\u00ebgjonin fjalimet, hutoheshin, habiteshin.<br \/>\nMjeshtri i fjal\u00ebve hudhte vazhdimisht \u201ckocka fjal\u00ebsh\u201d p\u00ebr t\u00eb ushqyer fanatik\u00ebt e tij analist\u00eb q\u00eb l\u00ebshoheshin me euforin\u00eb e rasti. \u201cE kalli e hajt\u201d \u2013 \u00ebsht\u00eb sinjali q\u00eb amplifikon emocionet e popullit opozitar.<\/p>\n<p>Polarizimi politik i Kosov\u00ebs shum\u00ebfishohet nga q\u00ebndrimi i Edi Ram\u00ebs. Duket sikur opozita e Kosov\u00ebs e ka liderin e saj n\u00eb Tiran\u00eb. Lider\u00ebt opozitar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, Krasniqi, Abdixhiku dhe Haradinaj ftohen n\u00eb Tiran\u00eb dhe fotografohen t\u00eb lumtur me Kryetarin de fakto t\u00eb tyre. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb enturazhi i Kurtit l\u00ebshohet n\u00eb sharje me dhe pa arsye.<br \/>\n****<br \/>\nEdhe episodi i fundit i djesh\u00ebm duhet par\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, n\u00eb nevoj\u00ebn gati fiziologjike t\u00eb Ram\u00ebs p\u00ebr shfaqje. Nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi sesi, as protokolli, as etika e as skrupujt.<\/p>\n<p>Rama \u00ebsht\u00eb aq i sigurt\u00eb n\u00eb ep\u00ebrsin\u00eb e tij ndaj Kosov\u00ebs saq\u00eb arrin t\u00eb luaj\u00eb me duar me Kryeministrin e Kosov\u00ebs, njeriun q\u00eb ka pas\u00eb p\u00ebrplasjet politike m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha; ai e b\u00ebn t\u00eb ndihet keq, t\u00eb skuqet si nx\u00ebn\u00ebs filloreje, t\u00eb humbas\u00eb toruan e fjal\u00ebt nga veprimi skandaloz me mask\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrore i nj\u00eb mujshari t\u00eb paskrupullt!<br \/>\nDuke futur n\u00ebn sqetull\u00ebn e tij t\u00eb st\u00ebrmadhe Albin Kurtin dhe me shprehjen gjakftohte prej sip\u00ebrani, Rama n\u00ebn petkun e v\u00ebllait t\u00eb madh po zvet\u00ebnon imazhin prej \u201cbabe\u201d t\u00eb Kurtit. Ai mund t\u00eb jet\u00eb \u201cbaba\u201d juaj por p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebs hutaq e i turpsh\u00ebm q\u00eb emocionohet e kompleksohet si p\u00ebrpara Bidenit.<br \/>\nSjellja e djeshme ndaj Albinit ishte padyshim nj\u00eb tallje e hapur me t\u00eb. Rama dhe Kurti kan\u00eb mospajtime publike dhe i dyti nuk l\u00eb rast pa e treguar padurimin e alergjin\u00eb q\u00eb i shkakton Rama.<\/p>\n<p>P\u00ebrkundrejt k\u00ebsaj, apo i joshur prej nj\u00eb q\u00ebndrimi t\u00eb till\u00eb, Edi Rama zgjedh t\u00eb b\u00ebj\u00eb gjeste publike gjasme v\u00ebllaz\u00ebrie. P\u00ebr t\u00eb treguar se un\u00eb as t\u00eb llogaris fare.<br \/>\nProfesor\u00ebt e filozofis\u00eb apo analist\u00ebt mediatik\u00eb fillojn\u00eb zb\u00ebrthimin e porositur\u2026<br \/>\nKjo \u00ebsht\u00eb dhuna e dashnorit q\u00eb e ka futur nj\u00eb her\u00eb n\u00eb shtrat t\u00eb dashur\u00ebn e tani eksitohet vet\u00ebm nga posht\u00ebrimi publik, jo m\u00eb nga pallimi. Ky \u00ebsht\u00eb perversitet politik.<br \/>\nVet\u00ebm nj\u00eb monst\u00ebr si Edi Rama mundet q\u00eb t\u00eb ket\u00eb mikun m\u00eb t\u00eb mir\u00eb Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7in, xhelatin e Kosov\u00ebs, dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht t\u00eb ket\u00eb admirimin dhe dashurin\u00eb pakushte t\u00eb viktim\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb tij, Kosov\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ermal Mulosmani \u201cEdi Rama dhe Kosova\u201d Kjo ndodhia e djeshme e Ram\u00ebs me Albin Kurtin m\u00eb bindi p\u00ebrfundimisht se Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb re n\u00eb raportin me Kosov\u00ebn. Ai po tallet me t\u00eb. Po e shpjegoj si\u00e7 e kuptoj un\u00eb. Rama \u00ebsht\u00eb miksim i vanitozit, ekzibicionistit dhe donzhuanit. Kur them [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":293036,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,2006,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-293035","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kosova","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/293035","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=293035"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/293035\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/293036"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=293035"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=293035"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=293035"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}